Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Celuliti luftohet nė tavolinė

Dieta anticelulit duhet tė jetė e lehtė, e pasur me kos, fruta dhe perime. »»


Ekspertiza: 17-vjeēarja ėshtė operuar nė vendin e gabuar

12.05.2008 20:50 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

 

Ekspertėt mjeko-ligjor dyshojnė se gabimi nė operacion dhe mė pas pakujdesia e treguar nga viktima ka shkaktuar hemorragjinė

Dora e mjekut Xhevahir Hoxhallari ka gabuar vetėm disa milimetra dhe mė pas gjithēka ka pėrfunduar tragjikisht pėr 17-vjeēaren Matilda Petriti. Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni paraprak i nxjerrė nga ekspertėt mjeko-ligjor, tė cilėt prej disa ditėsh po punojnė pėr zbardhjen e ngjarjes tragjike tė radhės nėpėr spitalet shqiptare. E ndėrsa kanė zbuluar gabimet nė ndėrhyrjen kirurgjikale tė mjekut pogradecar, ekspertėt ligjorė dyshojnė edhe pėr pakujdesi shėndetėsore tė treguar nga viktima pas operacionit tė kryer nė klinikėn e tij private nė qytetin e Pogradecit.

Ekspertiza

Ndėrhyrja kirurgjikale nė fytin e Matilda Petrit ėshtė bėrė disa milimetra larg vendit tė duhur, ku kryhet ndėrhyrja pėr heqjen e bajameve tė pacientėve kronikė qė i nėnshtrohen operacionit. Sipas burimeve nga grupi i ekspertėve, thuhet se vajza ėshtė operuar nė vendin jo tė duhur, ēka i ka dėmtuar edhe venėn kryesore tė qarkullimit tė gjakut.E ndėrsa kanė konstatuar gabimin nė ndėrhyrje kirurgjikale tė mjekut pogradecar, burime nga grupi i ekspertėve bėjnė me dije se ky gabim nė bisturinė e mjekut kurrsesi nuk mund tė ishte fatal pėr jetėn e 17- vjeēares. Pakujdesiae treguar nga pacientja pas operacionit mund tė ketė shkaktuar pėrkeqėsimin e gjendjes sė saj shėndetėsore dhe mė pas hemorragjinė, prej sė cilės ka gjetur vdekjen Matilda Petrit. Mjekėt ekspertė dyshojnė se viktima mund tė ketė acaruar plagėn ose duke pirė lėngje tė ngrohta, ose duke u kollitur forcėrisht, dhe mė pas gjithēka ka pėrfunduar tragjikisht. Por gjithsesi, zyrtarisht ende nuk ka asnjė pėrfundim nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ēdo qelizė dhe ind i viktimės i ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve laboratorike, nėpėrmjet tė cilave pritet tė zbulohet arsyeja e shpėrthimit tė hemorragjisė 4 ditė pas operacionit. Kėtė fakt e pohon edhe drejtori i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, Besim Ymaj. Sipas tij, ēdo qelizė e trupit tė viktimės i ėshtė nėnshtruar proceseve tė ekzaminimeve laboratorike, rezultatet e tė cilave do tė nxjerrin nė pah pėrse viktima ka pėsuar hemorragji dhe nėse gjithēka ka ardhur si rezultat i pakujdesisė sė bluzave tė bardha.E ndėrsa Ymaj thotė se pėrfundimi i ekspertizės mjeko-ligjore tė Madilta Petritit do tė pėrfundojė brenda afateve qė pėrcakton ligji, katėr javė, shton se nė kėtė institucion nuk ka mbėrritur asnjė dosje nga Prokuroria pėr ngjarjen qė tronditi opinionin publik. "Pėr ngjarjen nė fjalė nga prokuroria dyshohet se vdekja ėshtė shkaktuar nga njė mjekim i pakujdesshėm, por deri mė tani nė institucionin qė unė drejtoj nuk ka ardhur asnjė dosje pėr kėtė akuzė",-thotė Drejtori i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, Besim Ymaj.

Rreth njė javė mė parė Matilda Petriti gjen vdekjen si pasojė e hemorragjisė pas tre ndėrhyrjeve kirurgjikale tė kryera. Pėr shkak tė problemeve tė shpeshta me bajamet qė kishte Matilda, prindėrit e saj, mė 7 prill i janė drejtuar njė klinike private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindėrve tė saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndėrhyrjen kirurgjikale kundrejt njė pagese prej 11 mijė lekėsh, 2 orė pas operacionit ka rekomanduar dėrgimin e saj nė shtėpi, pasi ajo nuk ka pasur mė probleme. Nė fakt, nuk ka ndodhur kėshtu, pasi 22 ditėt nė vijim pėr Matildėn kanė qenė me hemorragji, ku i ėshtė nėnshtruar edhe 2 operacioneve tė tjera derisa ajo ndėrroi jetė nė spital. Prindėrit e saj, akuzojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mjekun Hoxhallari, por edhe mjekėt e QSUT-sė, si pėrgjegjės tė vdekjes sė vajzės sė tyre. Ndėrkohė qė deri mė tani ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrė nė pah se hemorragjia ka shkaktuar vdekjen e 17 vjeēares Matilda Petritit.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare