Goditjet pa dhimbje mė tė rrezikshme pėr zemrėn. Shqetėsime rreth shtimit tė rasteve tė diabetit
09.07.2008 00:03 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Goditjet pa dhimbje janė mė tė rrezikshme pėr zemrėn
Nga mesi i muajit tė kaluar pasi ishte kthyer nga udhėtim pune, gazetari i njohur amerikan Tim Rasėrt vdiq nė zyrėn e tij. Shkaku ishte njė sėmundje e papritur nė arteret e zemrės. Studimet kanė treguar se ndonjėherė kėto goditje pa dhimbje nė zemėr, janė shpesh mė tė rrezikėshme sesa ato me dhimbje tė cilat mund tė dallohen dhe trajtohen. Gjithashtu studimet tregojnė pėr njė shtim tė rasteve tė kėsaj sėmundjeje edhe nė vendet nė zhvillim.
Sėmundjet koronare, janė sėmundje tė artereve qė furnizojnė zemrėn me gjak dhe qė mund tė shkaktojnė vdekje tė papritur. Mundėsia e vdekjes nga njė sėmundje e tillė, pa shenja paralajmėruese, nė fakt ėshtė e frikėshme.
Kardiologu Peter Libi thotė se kjo sėmundje godet papritur prek rreth 50 pėrqind tė burrave dhe 65 pėrqind tė grave. Ajo shfaqet me njė goditje tė vogėl nė zemėr, pa dhimbje, dhe kjo shpesh mund tė jetė shenja e parė dhe e fundit.
Mjekėt pėrllogarisimin se thuajse gjysma e atyre qė provojnė njė goditje tė tillė nė zemėr nuk e dijnė se e kanė pėsuar atė. Kjo pėr arsye se zemra nuk ndjen dhimbje. Dhimbja qė njerėzit ndjejnė gjatė njė goditje tė zakonėshme nė zemėr ndodh kur fijet nervore tė zemrės pėrplasen ose ndėrthuren me fijet nervore tė krahut, gjoksit ose shtyllės kurrizore.
Pacientėt nė kėto raste mund t'iu nėnshtrohen analizave tė stresit dhe skanimeve dhe mjekėt madje mund tė fusin kamera shumė tė vogla nėpėr arteret e gjakut pėr tė parė nėse nė to ėshtė depozituar kolesterinė ose nė se arteriet janė ngushtuar.
Doktor Daniel Rader, i secializuar pėr sėmundjet kardio-vaskulare thotė se kėto analiza janė shumė tė dobishme pėr parandalimin e bllokimit tė artereve, por megjithatė shumica e goditjeve nė zemėr, sidomos ato pa dhimbje, nuk ndodhim kėshtu. Nė fakt ato ndodhin kur njė pjesės e vogėl gjaku i mpiksur a kolesterinė pėllcet ose fryhet menjėherė, njėsoj si misrat kokoshkė
Ky shpėrthim i menjėherėshėm mund tė shkaktojė brenda pak sekondash bllokimin e rrjedhės sė gjakut nė zemėr. Rezultati ėshtė vdekja e papritur. Kjo ėshtė arsyeja qė masat parandaluese janė tė domosdoshme dhe shoqata amerikane kundėr sėmundjeve tė zemrės rekomandon disa hapa tė thjeshtė:
Mospirje duhani, dietė tė shėndetėshme, mbajtja e peshės trupore, kolesterinės nėn kontroll dhe tė paktėn 30 minuta ushtrime fizike nė ditė edhe nė qoftėse ato kryehen me ndėrprerje brenda njė intervali 10 minutash.
Shumė amerikanė i kanė ndjekur kėto udhėzime dhe gjatė 20 vjetėve tė fundit numri i vdekjeve nga sėmundjet e zemrės nė Shtetet e Bashkuara ėshtė pakėsuar 25 pėrqind.
Shqetėsime rreth shtimit tė rasteve tė diabetit
Ekspertė tė shėndetėsisė paralajmėrojnė se sėmundja e diabetit po vjen duke u pėrhapur dhe kjo prirje mund tė ndryshohet vetėm nė se rreziku qė e shkakton atė, si mbipesha dhe plogėshtia fizike, njihen nga tė gjithė.
Diabeti po pėrhapet me shpejtėsi, thonė ekspertėt amerikanė tė shėndetėsisė. Sot 8 pėrqind e amerikanėve vuajnė nga diabeti, ndėrsa mė 1960 kjo shifėr ishte 4 pėrqind. Rastet e tė sėmurėve me diabet po shtohen me shpejtėsi edhe nė vende tė tjera. Sipas federatės ndėrkombėtare kundėr diabetit, nė mbarė botėn ka 246 milionė tė prekur nga diabeti dhe ky numėr pritet tė arrijė nė 380 milionė nė vitin 2025. Tė njėjtat burime thonė se 80 pėrqind e njerėzve me diabet tė tipit 2 jetojnė nė vendet nė zhvillim.
Ky lloj diabeti ėshtė vdekjeprurės dhe numri i tė vdekurve nga kjo sėmundje sot nė botė ėshtė i barabartė me numrin e tė vdekurve nga virusi HIV e Sida. Nė Shtetete e Bashkuara, ekspertėt thonė se diagnostikimi i herėshėm i diabetit ka bėrė qė numri i vdekjeve nga kjo sėmundje nė Amerikė tė pakėsohet.
Ekspertė tė shėndetėsisė paralajmėrojnė gjithashtu se rreziqet qė e shkaktojnė diabetin, si mbipesha dhe plogėshtia fizike, duhet tė njihen nga tė gjithė, nė mėnyrė qė raste e diabetit tė shkojnė drejt pakėsimit.
lajme.parajsa.com


































