Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Godo : Tenderat e privatėt, jashtė kontrollit

03.09.2008 12:02 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Ministria Godo pohon se do tė monitorohet procesi i tenderimit. Sektori privat do funksionojė sipas standardeve

Korrupsioni nė shėndetėsi mbetet njė fenomen pėr tė cilin tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se ekziston, nė nivele e forma tė ndryshme. Auditimi i rreptė e i vazhdueshėm i tė gjitha proceseve tenderuese e prokuruese, si dhe tė marrėdhėnieve midis sektorit publik e atij privat do tė pėrbėjnė bazėn e luftės kundėr korrupsionit. Kėshtu u shpreh ministria Anila Godo nė analizėn 7- mujore tė dikasteri tė Shėndetėsisė, e cila tregoi strategjinė e saj pėr tė luftuar korrupsionin. Ndėrkohė ajo u tregua tepėr e ashpėr edhe ndaj sektorit privat duke e cilėsuar atė si sektor tė dalė jashtė kontrollit.

Korrupsioni

Sfidė tė vėshtirė pėr tė mbajtur nėn kontroll korrupsionin qė ka pushtuar shėndetėsinė. Kėtė sfidė Anila Godo e sheh sidomos tek procesi i tenderimeve ku nė emėr tė shėndetėsisė ėshtė abuzuar me miliona lekė. « Do tė bėhet kontroll i vazhdueshėm i tė gjitha proceseve tenderuese prokuruese”, thekson Anila Godo, duke shtuar se do kėrkohen e do gjenden rrugė e mekanizma pėr tė mbyllur shtigjet e korrupsionit e pėr tė prerė fijet e rrjetat e tij. Ndėrkohė ajo shpjegon sfida tė tjera pėr t’i vėnė fre korrupsionit, do tė jenė politikat mė tė mira tė pagave, pėrdorimi mė me efektivitet i tė ardhurave dytėsore, ndryshimi i mekanizmit tė financimit tė shėrbimeve shėndetėsore dhe ndėrhyrje reformuese nė sektorin farmaceutik.

Sektori privat

Sektori privat nė shėndetėsi ėshtė jashtė kontrollit dhe ai duhet tė funksionojė vetėm nėse plotėson standardet. Kėshtu ministria Godo shpjegon se sektorin privat e konsideron si tė komplementar me atė publik, por rezulton se ky sektor akoma nuk ėshtė nėn kontroll. « Funksionojnė mjaft kabinete dhe klinika mjekėsore si dhe janė duke u hapur disa spitale private. Duhen pėrcaktuar qartė standardet pėr akreditimin e strukturave private, marrėdhėniet dhe mundėsitė e konvencioneve midis tyre dhe sektorit publik, qė do mund tė ofronin shėrbimet e munguara », pohon Godo. Sipas saj po organizohen grupe pune qė nė Qendrėn Spitalore Universitare « Nėnė Tereza » ėshtė privatizuar shėrbimi i kuzhinės, ėshtė kontraktuar ai i hotelerisė dhe me njė projekt tė Bankės Botėrore po punohet pėr konsulencė pėr privatizimin e shėrbimeve ndihmesė spitalore. Impakti i pritshėm sipas saj ėshtė pozitiv, por duhen monitoruar sektorėt e privatizuar.

------------------------------------------------------------Godo : Prioritet skema e sigurimeve nė spitale

Reforma spitalore, sipas skemės sė Projektit pilot me spitalin e Durrėsit pėrbėn prioritet. Kėshtu u shpreh ministria Godo, e cila thekson se lidhur me skemėn e sigurimeve tė kujdesit shėndetėsor po punohetpėr konsolidimin e financimit tė kujdesit parėsor,me qėllim pėrdorimin me sa me eficencė tė fondeve.

« Reforma spitalore, sipas skemės sė Projektit pilot me spitalin e Durrėsit pėrbėn prioritet. Gjatė muajit shtator, njė grup punė i pėrbashkėt (Ministra e Shėndetėsisė dhe Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor) do hartojė bazat e kėsaj reforme qė deri nėfund tė vitit apo mė parė do diskutohen nė njė kėshill tė gjerė tė personaliteteve tė institucionevetė pėrfshira », -pohon GodoPetrela: Sigurimet nuk do na nxjerrin nga kriza

Sigurimet shėndetėsore nė spital nuk ėshtė se do nxjerrin sistemin shėndetėsor nga kriza nėse nuk bėhet mė parė informatizimi. Kėshtu u shpreh shefi i Neurokirurgjisė, profesor Mentor Petrela, i cili thekson se kjo ėshtė treguar edhe me eksperiencėn e spitalit tė Durrėsit. ”Fjalėt se do tė fusin sigurimet nė spitale mendoj se janė kot se sigurimet nuk shtojnė lekė. Sigurimet do tė aplikohen mirė vetėm nėse do tė futet sistemi i informatizimit ku pėr ēdo shėrbim qė merr pacienti tė jetė i regjistruar”, pohon Petrela. Sipas tij edhe eksperienca e Durrėsit nė tė cilėn janė futur sigurimet ėshtė me fonde tė humbura dhe ėshtė pėr t’u riparė”Kur dikush vjen nė spital dhe merr njė mall duhet tė jetė e regjistruar. Kėtė nuk e ka as spitali i Durrėsit. Pra Godo ka sfidė edukimin dhe ngritjen e informatimit nė mėnyrė qė tė mos punojmė mė me buxhete tė humbura”,- thekson Petrela.

Godo: Cilėsia e shėrbimeve nė spitale lė pėr tė dėshiruar

Cilėsia e shėrbimeve tė ofruara si dhe performanca e spitaleve lenė mjaft pėr tė dėshiruar. Kėshtu u shpreh Anila Godo duke theksuar se buxheti pėr shėndetėsinė ėshtė i pamjaftueshėm, por kėtij fakti i shtohen edhe mjaft mangėsi nė menaxhimin e shėrbimeve shėndetėsore. «Njė menaxhim i ngathėt e i papėrgjegjshėm ēoi nė mungesėn e thellėnė medikamente, reagente, materiale konsumi pėr arsye tė mosidentifikimit si duhet tė nevojave e kėrkesave, herė dhe pa njė analizė reale tė gjendjes aktuale tė tyre, duke krijuar edhe stoqe e vonesa tė pajustifikuara nė prokurim, me kosto shėndetėsore e financiare pėr qytetarėt »,- thotė Godo, duke pohuar se pėr kėtė me pėrparėsi tė veēantė,kanė pėrfunduar prokurimin pėr pjesėn mė tė madhe tė medikamenteve, po lidhen kontratat dhe sė shpejti fillon lėvrimi i kontratave.

----------------------------------------------------Shefi i Neurokirurgjisė, profesor Petrela tregon sfidat me tė cilat duhet tė ndeshet Godo. Nuk jam dakord me ndryshimet nė administratė

Petrela: Godo po e kalon shėndetėsinė nė purgator

Shėndetėsia duhet tė kalojė nė purgator. Kjo ėshtė barra e rėndė qė duhet tė mbajė mbi supe Ministria e Shėndetėsisė, Anila Godo, pėr tė sjellė ndryshime nė sistemin shėndetėsor. Kėshtu u shpreh shefi i Shėrbimit tė Neurokirurgjisė, Mentor Petrela, nė njė intervistė pėr gazetėn ”Shekulli” i cili dha rekomandimet e tij pėr hapat qė duhen marrė pėr tė ndryshuar situatėn tejet tė rėnduar nė sektorin e shėndetėsisė. Ndėrsa sa i takon ndryshimeve nė administratė, Petrela nuk i shikon si pozitive, ndaj i quan ato hapa prapa nė shėndetėsi.

Ministria e Shėndetėsisė sapo priti njė ministre tė re. A mendoni se kjo do tė ndikojė nė ndryshimin e situatės dhe cilat janė sfidat me tė cilat duhet tė pėrballet Anila Godo?

Anila Godo ka marrė pėrsipėr njė barrė tė rėndė. Asaj i duhet ta kalojė mjekėsinė nė purgator. Qė ta kalojė nė purgator, ėshtė njė detyrė mjaft e rėndė pėr tė. Kjo do tė thotė se kemi njė sistem deri diku tė korruptuar dhe mbi tė gjithė njė sektor shumė problematik. Natyrisht qė ajo do tė ketė sfidat e veta pėr profilin e kohės qė ka si ministre e Shėndetėsisė. Por dy gjėra duket qė i ka tė qarta, e para, se ajo duhet tė mbėshtetet shumė nė edukimin e vazhdueshėm dhe tė arrijė tė nisė atė qė quhet projekti i financimit qė ėshtė sfidė pėr tė gjithė qeverinė. Ne sot funksionojmė me buxhete tė humbura qė do tė thotė se shėndetėsisė i merr X sasi parash dhe se si dalin kėto financime nuk dihen. Gjithė tentativat qė janė bėrė pėr informatizimin e sistemit shėndetėsor, qė do tė thotė se ēdo i sėmurė me kėtė X sėmundje kushton kaq, nuk ėshtė realizuar deri mė sot dhe pikėrisht kėtu duhet tė fillojė puna. Kjo kėrkon njė informatizim shumė tė mirė dhe njė ekspertizė tė njerėzve qė duan ta bėjnė. Po arriti tė bėhet informatizimin ėshtė e mundur qė tė bėhet kostoja dhe qė me anė tė saj tė kalojmė nga buxhete tė humbura nė sistem tė financuar mirė. Ndėrsa sfida e dytė e madhe e qė duhet tė kalojė shėndetėsia ėshtė edukimi i vazhdueshėm i njerėzve nė shėndetėsi.

Sa i takon ndryshimeve qė po bėhen nė administratė, a mendoni se janė pozitive ?

Mė ngacmon shumė njė thėnie e Gandit qė thotė se administrata ėshtė bazė korrupsioni dhe njė administratė qė ndryshon ėshtė dy herė mė shumė e korruptuar. Kjo do tė thotė se unė nuk jam aspak dakord me ndryshimet nė administratė. Tendenca e administratave sot ėshtė se ēdo gjė e nisin nga fillimi. Ne kemi disa dokumente bazė qė na i kanė prodhuar tė huajt dhe ndaj ata nuk vijnė mė. Nėse dokumentet strategjike zėnė pluhur nėpėr dollapėt e zyrave nuk do ecet para. Gjėratjanė tė shkruara dhe janė shkruar pėr Shqipėrinė. Kėtu vijnė drejtues tė ri dhe nuk shohin asnjė dokument qė kanė lėnė paraardhėsit e tyre, duke e filluar ēdo gjė nga fillimi. Ndaj dhe fillojnė ndryshimet.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare