Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Gurėt nė veshka, si tė mbrohemi gjatė verės

19.08.2008 12:05 Shendeti - Burimi: Panorama Shendeti

• Temperaturat e larta qė shoqėrojnė stinėn e verės, paralajmėrojnė probleme me gurėt nė veshka. 

AIDA MALAJ

Humbja e lėngjeve, nėpėrmjet djersės, ndikon nė rritjen e koncentrimit tė urinės. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, qė pėrveēse ndikojnė nė krijimin e gurėve, mund tė ēojnė dhe nė rritje tė pėrmasave tė gurėve qė mund tė jenė ekzistues. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja nefrologe Benereta Hoxha, jep disa kėshilla se si pacientėt me gurė nė veshka tė kalojnė njė verė pa probleme: 
Doktoreshė, stina e verės konsiderohet si mjaft problematike pėr tė sėmurėt me veshka. Cilat probleme mund tė acarohen nė kėto rrethana?
Po. Ėshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė verės tė sėmurėt me veshka mund tė ndiejnė rėndim tė gjendjes sė tyre klinike. Nė pėrgjithėsi janė pacientė qė kanė probleme me H.T.A, infeksionet urinare apo dhe kalkulozat renale. Kjo lidhet me faktin qė temperaturat e larta bėjnė qė organizmi tė humbė shumė lėngje nėpėrmjet djersės, gjė qė ndikon nė rritjen e koncentrimit tė kripėrave nė urinė. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, qė pėrveēse ndikojnė nė krijimin e gurėve, mund tė ēojnė dhe nė rritje tė pėrmasave tė gurėve qė mund tė jenė ekzistues.
Po nė rastin e sėmundjeve tė tjera tė veshkės apo infeksioneve urinare?
Nė rastin e infeksioneve urinare, nė kėtė stinė janė mė tė shpeshta infeksionet e rrugėve tė poshtme, si ato tė fshikėzės sė urinės, pa pėrjashtuar ato tė rrugėve tė sipėrme, pasi njė pjesė e mirė e lėngjeve qė pimė nuk eliminohet me rrugė urinare, por nėpėrmjet djersitjes.
Ēfarė rekomandohet gjatė kėsaj stine, pėr tė parandaluar dehidrimin?
Hidruesi mė i pėrshtatshėm, mė i mirė e mė i lirė ėshtė uji natyral. Sasia e ujit duhet tė jetė e bollshme, qė tė plotėsojė humbjet qė bėhen me djersėn. Rekomandohet pirja e tė paktėn 2-3 deri nė 4 litra ujė nė ditė (kjo nė vartėsi tė djersitjes). Pėrveē ujit duhet tė shtohet dhe njė sasi e moderuar kripe pėr tė kompensuar humbjet e saj nga djersitja, si dhe frutat e ndryshme qė zėvendėsojnė humbjet e elektroliteve tė tjerė dhe mikroelementeve tė rėndėsishėm pėr organizimin. Tek te sėmurėt me gurė nė veshka rekomandohet njė dietė e pėrshtatshme, e cila duhet tė jetė e ekuilibruar dhe sipas llojit tė gurit p.sh., rekomandohet reduktimi i mishit te pacientėt qė krijojnė gurė me bazė uratet, ushqimeve me yndyrna shtazore, proteina dhe shtimi i ushqimeve tė freskėta, qė pėrmbajnė shumė lėngje. Pėrveē kėtyre, me shfaqjen e shenjave tė para (dhimbje mesi, urinim tė shpeshtė e sidomos me ngjyrė tė errėt, temperaturė, djegien gjatė urinimit) duhet t’i drejtoheni menjėherė mjekut specialist pėr tė marrė trajtim tė specializuar, qė dhimbja tė bėhet mė e lehtė dhe gurėt e vegjėl tė kalojnė pa shumė shqetėsime e tė parandalohen infeksionet qė krijojnė kėta gurė.
Ēfarė komplikacionesh mund tė japin gurėt nė veshka nėse nuk trajtohen me seriozitet?
Gurėt nė aparatin urinar mund tė japin disa komplikacione, shpesh serioze pėr jetėn e pacientit. Kėshtu mund tė japin dėmtim tė veshkės nga infeksione tė pėrsėritura, bllokim tė ureterit, apo dhe anuri (bllokim total i urinės) nga bllokimi i ureteve tė dy veshkave ose i veshkės sė vetme.

Kėshilla

-Evitoni kryerjen e aktiviteteve tė rėnda fizike gjatė orėve mė tė nxehta tė mesditės, pasi rrisin humbjet e ujit dhe kripėrave nga organizmi.
-Evitoni, sipas mundėsisė, qėndrimet nė ambiente tė nxehta dhe tė pa ajrosura mirė.
-Shmangni qėndrimin direkt nėn rrezet e diellit.
-Pini sa mė shumė lėngje, sidomos ujė natyral, larg vakteve, madje edhe kur nuk ndjeni etje.
-Bėni konsulta tė herėpashershme me mjekun specialist.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare