Helmohen nga ushqimet, fluks pacientėsh nė Infektiv
19.07.2008 12:04 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Sipas mjekes Esmeralda Metaj nė Infektiv paraqiten rreth60 pacientė nė ditė nga intoksikacinet ushqimore dhe virozat e stinės
Produktet ushqimorė tė pakontrolluar por edhe virozat e stinės kanė mbipopulluar Spitalin Infektiv nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza. Rreth 60 persona paraqiten pėr tė marrė ndihmė mjekėsore ēdo ditė pranė kėtij shėrbimi duke sjellė fluks pacientėsh. Mjekja Esmeralda Metaj thekson pėr gazetėn se Inspektorati Sanitar duhet tė ushtrojė kontrolle sa mė tė rrepta ndaj tregtimit tė produkteve ushqimore, por edhe vetė qytetarėt duhet tė jenė mė tė kujdesshėm me produktet qė konsumojnė.
Infektivi
Shtretėrit e urgjencės sė Infektivit i sheh tė mbushur me pacientė dhe mjekėt qė vrapojnė pėr t’u dhėnė ndihėm e shpejtė. Duken tė kėputur dhe tė verdhė nė fytyrė dhe shumica e tyre kanė marrin serume pėr tė marrė disi veten. Intoksikacionet ushqimore janė shkaku kryesor i fluksit tė pacientėve, qė nė kėtė stinė bėhen shumė problematike,- pohon mjekja Esmeralda Metaj duke shpjeguar se kėto produkte nuk ruhen nė temperatura normale dhe tregtohen jashtė standardeve. Por, sipas saj, ka raste qė kėto produkte e kanė kaluar afatin e skadencės dhe konsumimi i tyre sjell nė mėnyrė tė pashmangshme intoksikacione. Ditėt e fundit ėshtė shtuar numri i pacientėve qė paraqiten nė Infektiv dhe numri i tyre shkon rreth 50-60 nė ditė,-pohon Meta duke shtuar se nė kėtė zonė vijnė edhe pacientė me probleme nga entrovirozat qė janė tipike pėr stinėn e nxehtė. Ndėrkohė ajo pohon se shenjat tipike me tė cilat paraqiten pacientėt janė tė vjellat, diarre, kėputje trupore, por nė disa raste edhe temperaturė e lartė, qė mund tė ketė ardhur si rrjedhojė e infeksioneve tė tjera. Ndėrsa sa i takon moshave, specialistja thekson se ato prekin tė gjitha moshat, por mė tė prekurit janė fėmijėt dhe tė moshuarit pėr shkak tė organizmit tė dobėt qė kanė.
Rekomandime
Inspektorati Sanitar duhet tė veprojė mė fuqishėm ndaj tė gjitha subjekteve qė nuk plotėsojnė standardet pėr tė tregtuar produktet ushqimore sidomos nė sezonin e verės. Por nga ana tjetėr edhe vetė qytetarėt duhet tė tregojnė kujdes maksimal ndaj produkteve qė konsumojnė, pasi ato janė shkaku kryesor qė stimulojnė intoksikacionet nė kėto ditė tė nxehta. Duke kėrkuar qė kėto rekomandime tė ndiqen nė mėnyrė tė pėrpiktė, mjekja Esmeralda Meta thekson se ēdo person qė ka probleme nga intoksikacionet ushqimore dhe virozat e stinės duhet tė paraqiten tek mjeku specialist, pasi neglizhenca mund tė sjellė pasoja mė tė rėnda.
Shenjat
Tė vjella
Diarre
Kėputje trupore
Temperaturė e lartė
lajme.parajsa.com


































