I nxehti afrikan mban peng vendin tonė edhe kėtė javė
02.07.2008 12:04 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Sinoptikanėt parashikojnė temperatura tė larta deri nė mesjavė. Fluks pacientėsh me “goditje” dielli nė Pediatri dhe urgjenca
Temperaturat e larta do tė vazhdojnė tė mbizotėrojnė edhe kėtė javė vendin tonė. Tė paktėn kėshtu do tė ndodhė tre ditėt e para tė javės. Kėshtu, sinoptikanėt parashikojnė ditė tė nxehta dhe shpresa e vetme pėr vranėsira mbetet vetėm mesjava. “Vendi ynė vazhdon tė mbetet nėn efektin e tė nxehtit afrikan, ndaj kjo javė do tė nisė me temperatura tė larta”,- pohon sinoptikania Rezarta Xhakollari. Ndėrkohė ditėt e nxehta kanė shkaktuar fluks pacientėsh nė urgjencat e spitalit, ku mė problematikėt mbeten fėmijėt dhe mosha e tretė.
Temperaturat
Fundjava ka shėnuar temperaturėn maksimale 38 gradė celsius, por kjo vetėm nė hije, pasi nė diell temperaturat kanė qenė gati 2 gradė mė tė larta, duke arritur 40 gradė celsius. Por sinoptikanėt nuk parashikojnė lajme tė mirė ta paktėn deri nė mesjavė, pasi i nxehti afrikan do tė mbajė “peng” vendin tonė tė paktėn edhe 3 ditė. “E njėjta situatė parashikohet edhe pėr fillimjavėn, kur shpresa e vetme mbeten vranėsirat e mesjavės”,-pohon sinoptikania Rezarta Xhakollari, duke shpjeguar se kjo masė e nxehtė ajrore ka pėrfshire jo vetėm Ballkanin, por edhe Italinė. Ende nuk dihet se sa do tė zgjasė, por temperaturat e kėtyre ditėve, kanė hedhur poshtė parashikimet se kjo do tė ishte njė verė e freskėt.
Fluks pacientėsh
E ndėrsa ditėt e nxehta kanė filluar tė pasojnė njėra-tjetrėn fluksi i pacientėve ka zėnė dyert e spitaleve dhe mjekėt ngrenė alarmin sidomos pėr fėmijėt. Kėshtu, rreth 200 fėmijė paraqiten ēdo ditė nė dyert e Pediatrisė, nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. Por goditjet nga dielli kanė filluar tė japin efektet negative mbi shėndetin e popullatės edhe nė mosha tė rritura. Kėtė e dėshmon fluksi i pacientėve qė paraqitet pėr ndihmė mjekėsore nė urgjencė. “Nė fakt, po pėrballemi me fluks pacientėsh, situatė kjo qė pėrsėritet gjithmonė duke krijuar probleme. Paraqiten ēdo ditė rreth 100 urgjenca, madje, ka raste edhe 150 pacientė”,- thonė mjekėt. Ndėrkohė mjekėt pohojnė se pacientėt paraqiten nė gjendje tė fikėti, kanė dobėsi trupore, temperaturė, ethe dhe plot shqetėsime tė tjera, tė cilat duken qė janė stimuluar nga temperaturat e larta tė ditėve tė fundit.
Mjekėt: Ja kush janė mė tė rrezikuarit nga “goditja” e diellit
Kujdes nga temperaturat e larta, ato mund tė shkaktojnė pasoja shumė tė rėnda. Ky ėshtė alarmi qė japin mjekėt e QSUT-sė, tė cilėt theksojnė se kėshillat e mjekėve nuk duhet tė neglizhohen. “Fėmijėt dhe mosha e tretė janė mė tė rrezikuarit, pėr shkak tė organizimit tė dobėt qė kanė”,- pohojnė mjekėt. Ndėrkohė ata shpjegojnė se problematikė janė sidomos ata qė vuajnė nga sėmundjet kronike, ku vendin e parė e zėnė sėmundjet kardiake, si mė tė ndjeshmet ndaj rrezeve tė forta. “Nuk duhet tė neglizhojnė as pacientėt qė vuajnė nga hipertensioni, sinoziti dhe sėmundje tė tjera”,- pohojnė mjekėt. Ndėrkohė ata japin disa kėshilla pėr stinėn e nxehtė dhe kėrkojnė zbatimin e tyre. “Pėr kategoritė e rrezikuara qė sapo pėrmendėm, por edhe pėr gjithė popullatėn, rekomandohet qė tė evitohet dalja nė orėt e pikut dhe pikėrisht nga ora 11 deri nė orėn 17”,- theksojnė mjekėt. Konsumimi i sa mė shumė lėngjeve, deri nė 2-3 litra nė ditė dhe zgjedhja e ambienteve tė freskėta, janė kėshilla tė tjera qė duhen zbatuar nė kėto ditė tė nxehta. Gjithashtu mjekėt rekomandojnė veshjen e rrobave sa mė tė lehta dhe me ngjyra tė hapura.
Kėshilla
Tė tregohet kujdes maksimal nga temperaturat e larta, pėr fėmijėt dhe tė moshuarit.
Tė sėmurėt me zemėr dhe sėmundje tė tjera kronike, tė tregojnė kujdes ndaj temperaturave tė larta.
Tė evitohen daljet nė orėt e pikut nga ora 11 e mesditės, deri nė orėn 17.
Tė pėrdoren veshje tė lehta dhe me ngjyra tė hapura.
Tė konsumohen sa mė shumė lėngje tė freskėta, deri nė 2-3 litra nė ditė.
Tė qėndrohet nė ambiente sa mė tė freskėta dhe me ajėr tė kondicionuar.
lajme.parajsa.com
































