Jaupllari: Po cenohet cilėsia dhe siguria e banave
30.07.2008 11:51 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Urdhri i Farmacistėve konteston ndryshimet e ligjit Pėr barnat dhe Shėrbimin Farmaceutik. Po legalizohet kontrabanda e barnave
Cilėsia, siguria dhe efikasiteti i barnave nuk do tė jetė i garantuar. Madje po lejohet legalizimi i tregut informal dhe kontrabandės sė barnave. Kėto janė argumentet kryesore qė bėn Urdhri i Farmacistėve nė Shqipėri pėr tė kontestuar ndryshimin e Ligjit Nr.9323, datė 25.11.2004 Pėr Barnat dhe Shėrbimin Farmaceutik. Presidenti i UFSH-sė, Arjan Jaupllari pohon se ky projektligj i paraqitur nga Ministria e Shėndetėsisė dhe tashmė i miratuar nė Kėshillin e Ministrave, ėshtė i kontestueshėm nga tė gjithė aktorėt e shėrbimit farmaceutik. Ndėrkohė ai paraqiti tė gjitha argumentet qė kundėrshtojnė kėto ndryshime dhe pasojat qė sjell ky ligj pėr shėndetin e popullatės dhe sektorin farmaceutik.
Argumentet
Kontestimi i Urdhrit tė Farmacistėve pėr ndryshimet nė ligjin Pėr barnat dhe Shėrbimin Farmaceutik fillon nga neni 24, pėr tregtimin me shumicė tė barnave. Sipas Jaupllarit ky nen, sė pari, bie ndesh me propozimin e Ligjit pėr Kujdesin Shėndetėsor. Sė dyti, veprimtaria e tregtimit me shumicė tė barnave nuk ėshtė e kufizuar brenda njė njėsie vendore tė varur nga ndonjė Drejtori e Shėndetit Publik, por ajo shtrihet nė gjithė Shqipėrinė, qė do tė thotė se del jashtė autoritetit qė paraqitet nė kėtė ndryshim,- pohon Jaupllari duke shtuar se sipas direktivave tė Komunitetit Europian pėr qarkullimin e barnave, licencimi i kėtyre veprimtarive bėhet nga struktura tė specializuara tė fushės, pra Drejtorinė Farmaceutike nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Nė bazė tė kėtij neni, sipas Jaupllarit, rezulton se licencimi i njė veprimtarie nė fushėn e tregtimit me shumicė tė barnave nuk ka nevojė pėr farmacist. Ndėrsa, neni 25, Drejtuesi Teknik i Shpėrndarėsit Farmaceutik, kundėrshtohet nga Urdhri i Farmacistėve pasi pėrforcohet ideja e rrėzimit fare tė licencimit sipas licencės sė drejtuesit teknik. Duke e paraqitur farmacistin si njė person qė mund tė shkojė tė punojė nė njė veprimtari tė licencuar dhe tė pėrgjigjet pėr gjithė veprimtarinė edhe teknike, kur teknikisht nuk ėshtė pyetur si i tillė. Kėtu, sipas Arjan Jaupllarit, bėhet fjalė pėr drejtuesin teknik tė shpėrndarėsit farmaceutik, konceptimi ėshtė krejt i ndryshėm nga neni 25 i Ligjit ekzistues, i cili bėn fjalė pėr licencimin. Gjithashtu edhe neni 32, kundėrshtohet pasi Urdhri i Farmacistėve bėn me dije se nė draftin e paraqitur nenet 32, 33, 34 janė bashkuar nė njė tė vetėm dhe ky nen ka rrėzuar tre konceptet bazė tė shėrbimit nė farmaci. Sė pari, farmacia mund tė hapet nga kushdo, pa qenė nevoja e farmacistit, ai mund tė thirret nė njė kohė tė dytė, ose mund tė mos thirret asnjėherė pėr tė drejtuar farmacinė,- pohon Jaupllari duke argumentuar se njė farmacist mund tė drejtojė disa farmaci. Nė bazė tė kėtij neni, nė farmaci mund tė punojnė pa praninė e drejtuesit teknik dhe nd/farmacistė, madje ata mund tė drejtojnė dhe farmacinė e hapur nga njė pronar i ēfarėdoshėm. Pėr sa shprehim mė sipėr ky nen shkakton kaos nė shėrbimin farmaceutik dhe i jep atribute qė nuk i kanė fituar nga shkolla, personave pa kualifikimin e nevojshėm,- thekson Jaupllari. Tepėr i kontestuar ėshtė edhe neni 31, pėr uljen e pėrvojės nė punė nga tre vjet, nė njė vit, ku sipas Urdhrit tė Farmacistėve ky nen nuk duhet jetė pėr farmacistin qė do ushtrojė profesionin si i pavarur. Nė tė gjitha vendet e KE, drejtuesi i farmacisė ėshtė farmacisti i kualifikuar, qė presupozon pėrvojė nė farmaci mbi tre vjet, nė disa vende shkon dhe mbi pesė vjet,- pohon Jaupllari duke shpjeguar se farmacisti, pėrveē dijeve shkencore qė fillon t’i verė nė zbatim me ushtrimin e profesionit, mėson dhe praktikon artin e ushtrimit tė profesionit dhe komunikimit me tė sėmurin nė pėrputhje me Kodin Deontologjik Farmaceutik. Gjithashtu presupozohet se drejtuesi i farmacisė do tė jetė dhe mėsuesi i farmacistėve pa pėrvojė. Pra, minimalisht duhet tė jetė mbi dy vjet.
Sipas Jaupllarit, ligji i heq kompetencat QKKB-sė pėr autorizimin e importit tė barnave. Kjo bie ndesh me direktivat e KE-sė
Ligji lejon importin e barnave nga kushdo
Veprimtaria e import-eksportit tė barnave dhe importimi i barnave tė regjistruara, nė nenin 8 dhe 9, janė mė tė kontestuarat nga Urdhri i Farmacistėve Shqiptarė. Sipas Presidentit tė kėtij institucioni, Jaupllari, nė kėto nene, lejohet importimi i barnave nga tė gjithė subjektet e licencuara pėr ushtrimin e veprimtarisė sė tregtimit me shumicė tė barnave, si dhe importimi vetėm nė bazė tė Regjistrit tė Barnave dhe nga kushdo. Kjo, sipas tij, heq autorizimin e importit tė lėshuar nga Qendra Kombėtare e Kontrollit tė Barnave qė bie nė kundėrshtim me direktivat e Komunitetit Europian 2001/83/EC, tė datės 06.11.2001, nenet 35 dhe 36, pėr qarkullimin e barnave dhe kontrollin nė tė gjitha hallkat e qarkullimit tė tyre. Sipas tij, nė nenin 35, thuhet se ėshtė e nevojshme tė ushtrohet kontroll nė lidhje me tė gjithė zinxhirin e shpėrndarjes sė produkteve mjekėsore nga prodhuesi i tyre, ose importi nė Komunitet, deri tek dhėnia publikut, me qėllim qė tė garantohet qė kėto produkte magazinohen, transportohen dhe trajtohen nė kushte tė pėrshtatshme. Kėrkesat qė duhet tė miratohen pėr kėtė qėllim do tė lehtėsojnė dukshėm tėrheqjen e produkteve me defekte nga tregu dhe lejojnė pėrpjekje mė tė efektshme kundėr produkteve tė falsifikuara,- pohon Jaupllari. Ndėrsa nė nenin 36, sipas tij, ēdo person i pėrfshirė nė shpėrndarjen me shumicė tė produkteve mjekėsore duhet tė jetė nė zotėrim tė njė autorizimi tė veēantė. Farmacistėt dhe personat e autorizuar pėr t’i dhėnė publikut produkte mjekėsore, dhe qė pėrqendrohen nė kėtė aktivitet, duhet tė pėrjashtoheshin nga marrja e kėtij autorizimi. Megjithatė, ėshtė e nevojshme, me qėllim qė tė kontrollohet i gjithė zinxhiri i shpėrndarjes sė produkteve mjekėsore, qė farmacistėt dhe personat e autorizuar t’i ofrojnė publikut produkte mjekėsore tė sigurta dhe mbajtja e regjistrave pėr transaksionet me produktet e marra.
Ja pasojat qė sjell ndryshimi i ligjit pėr popullatėn dhe shėrbimin farmaceutik
1.Destabilizimin e shėrbimit farmaceutik.
2.Kthim 15 vjet mbrapa, qė nga miratimi i ligjit tė parė pėr barnat.
3.Mosgarantim tė cilėsisė, sigurisė dhe efikasitetit tė barit.
4.Prishje tė rregullave tė qarkullimit tė barnave.
5.Heqje tė konceptit tė pullės dhe ēmimit tė barnave.
6.Shkatėrrim tė skemės sė Sigurimeve Shėndetėsore.
7.Heqje tė kompetencės sė QKKB-sė pėr kontrollin mbi barin, farmacistin dhe shėrbimin farmaceutik.
8. Vėrshim tė barnave me skadencė tė ulėt ose tė skaduara.
9. Legalizim tė tregut informal dhe kontrabandės sė barnave.
10. Largimin e kompanive farmaceutike multinacionale nga tregu
farmaceutik shqiptar.
11. Shkatėrrimin e hallkave tė shėrbimit farmaceutik.
12. Humbjen e konceptit tė deklarimit tė ēmimit tė barnave.
13. Krijimin e mallrave stok, tė cilat janė tė destinuara ose tė shiten nė
mėnyrė ilegale, ose tė asgjėsohen. Kthimi i Shqipėrisė nė Bajzė dhe
Portoromano.
14. Kthimi i vendit me njė risk tė madh pėr futjen e barnave tė falsifikuara.
15. Mosgarantim tė kushteve tė ruajtjes gjatė transportimit tė barnave.
lajme.parajsa.com


































