Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Dorėzohet Ministria: Mungon gjaku, pacientėt nė rrezik pėr jetėn

Situata alarmante ka detyruar MSH-nė tė bėjė apel pėr dhurime vullnetare. Provuam por nuk mundėm ta importojmė Tė sėmurėt kronik qė kanė nevojė pėr transfuzion gjaku po iu rrezikohet seriozisht jeta. Alarmin e ka dhėnė vetė dikasteri i Shėndetėsisė tė cilėt deklarojnė se nuk kanė mė rezerva gjaku. »»


Kanceri i veshkave dhe sheqeri nė gjak tek gratė shtatzėna

11.06.2008 18:12 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia

Diagnostikimi i hershėm i kancerit tė veshkave

Shkencėtarėt besojnė se rastet e kancerit tė veshkave po shkojnė drejt pakėsimit, tani qė gjithnjė e mė shpesh ky kancer zbulohet qė nė fazat e hershme dhe kurohet.

Mbi 50 mijė amerikanė diagnostikohen ēdo vit me kancer nė veshka, por tani mundėsitė pėr mbijetesėn e tyre janė pėrmirėsuar dukshėm falė mėnyrave tė reja pėr zbulimin e herėshėm tė kėtij tumori.

Mjekėt nė universitetin tė Kalifornisė nė San Diego morrėn nė shqyrtim 200 mijė raste tė kancerit nė veshka gjatė periudhės 1993 - 2004. Ata vunė re se numri i pacientėve tė diagnostikuar nė fazė tė herėshme me tumore tė vegjėl u rrit nga 43 pėrqind nė 57 pėrqind. Ky, thonė ekspertėt ėshtė njė lajm i mire, sepse 88 pėrqind e tumoreve qė zbulohen nė fazat e herėshme janė tė trajtueshėm. Kur tumori zbulohet vonė, pacientėt mund tė trajtohen sukseshėm vetėm nė 23 pėrqind tė rasteve.

Kanceri i veshkave, ėshtė njė prej 10 kancereve mė vdekjeprurės dhe  ėshtė cilėsuar si vrasės i heshtur sepse simptomat bėhen tė dukėshme vetėm pasi tumori ėshtė zmadhuar. Por mjekėt thonė se kryerja mė shpesh e analizave me aparate skanimi MRI e ultratinguj, ka tė ngjarė tė ndihmojnė pėr zbulimin e tumoreve para se ato tė rriten e zhvillohen.

Sipas ekspertėve, nuk ėshtė e thėnė qė njerėzit tė shkojnė nė klinikė a spital pėr njė skanim ose kontroll me aparat ultratingujsh vetėm pėr tė parė gjendjen e veshkave, por sa herė qė ata u nėnshtrohen kėtyre procedurave pėr arsye tė tjera, njė kontroll kalimtar i veshkave, do tė ishte i dobishėm

Niveli i sheqerit nė gjak tek grate shtatzėna

Niveli i sheqerit nė gjak tek grate shtatzėna ėshtė pėrcaktues pėr lindje normale e foshnje tė shėndetėshme. Ekspertėt thonė se nuk ka ndonjė nivel tė caktuar tė sheqerit nė gjak, ku kėto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen nė pėrpjestim me shtimin e nivelit tė sheqerit.

Foshnjet e lindur nga nėna me diabet janė nė rrezik mė tė lartė pėr lindje tė vėshtirė si me operacion cesarian. Kėta fėmijė gjithashtu, ka gjasa tė kenė nė gjakun e tyre edhe  nivele tė papėrshatėshme insuline.

Njė studim i ri lė tė kuptohet se foshnjet e lindura nga nėna me nivel tė lartė sheqeri nė gjak, janė nė tė shumtėn e rasteve njėsoj nė rrezik, edhe nėse nėna nuk preket mga sėmundja e diabetit.

Mjekė tė universitetit Northwestern sė bashku me kolegė nga vende tė ndryshme tė botės, grumbulluan tė dhėnat e mbi 23 mijė grave shatzėna.

Gjatė shqyrtimit, ata panė se grate me nivel tė ulėt tė sheqerit nė gjak, nė 5 pėrqind tė rasteve lindėn foshnje me peshė trupore shumė mė tė madhe sesa pesha normale, nė krahasim me 26 pėrqind pėr gratė me nivel tė lartė tė sheqerit nė gjak.

Niveli i lartė i sheqerit tek grate shtatzėna gjithashtu rrit mundėsinė qė lindja tė kryhet me operacion ceserian. Tek grate me nivel tė ulėt sheqeri nė gjak, mundėsia e njė lindjeje tė tillė ishte 10 pėrqind.

Ekspertėt thonė se nuk ka ndonjė nivel tė caktuar tė sheqerit nė gjak, ku kėto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen nė pėrpjestim me shtimin e nivelit tė sheqerit.

Ekspertėt, megjithatė kėmbėngulin se mirėmbajtja e njė peshe tė tė rregullt trupore, si para dhe gjatė shtatzėnisė, ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė gratė mund tė bėjnė pėr tė mbajtur tė ulėt nivelin e sheqerit nė gjak. 

Rėndėsia e kontrollit tė tensionit tė gjakut

Rreth 60 milionė amerikanė vuajnė nga tensioni i lartė i gjakut apo hypertension. Pėr kontrollin e tensionit tė gjakut, rėndėsi tė madhe ka njohja e saktė shkallės sė tensionit ėshtė dhe nė si luhatet kjo shkallė nga koha nė kohė.

Gjithnjė e mė shumė ekspertė tani thonė se mėnyra mė e mirė pėr tė kontrolluar tensionin e gjakut ėshtė qė pacientėt ta masin vetė atė me aparate shtėpiakė. Tre shoqata organizata amerikane tė shėndetėsisė; Shoqata mbi sėmundjet e zemrės, Shoqata mbi Hipertensionin dhe Shoqata e infermjereve pėr parandalimin e sėmundjeve kardiovaskulare, dolėn kohėt e fundit me njė deklaratė tė pėrbashkėt ku thuhet se vėzhgimi apo matja e tensionit tė gjakut nė shtėpi ėshtė tepėr i rėndėsishėm prandaj firmat e sigurimeve shėndtetėsore duhet tė mbulojnė koston e aparateve pėr matjen e tensionit qė u jepen pacientėve.

Njė pajisje pėr matjen e tensionit kushton rreth 100 dollarė. Kėto organizata thonė se pacientėt duhet tė zgjedhin aparate qė vendosen mbi pjesėn e parakrahut, pasi nė kėtė vend tė krahut, treguesit e shkallės sė tensionit janė mė tė saktė. Mjekėt gjithashtu rekomandojnė qė pacienti duhet t’a masė tensionin e gjakut 2 deri 3 herė rresht, nė njė interval 1 minutė nga ēdo matje, pėr tė marrė numra tė saktė tė shkallės sė tensionit. Pacientėt pastaj ia dėrgojnė kėto shifra mjekut nė klinikė, i cili nė bazė tė treguesve ėshtė mund tė pėrcaktojė mė mirė dozėn e saktė tė barnave pėr rregullimin e tensionit.  



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare