Ligji pėr shėrbimin dentar, kush pėrfiton mjekim falas
07.05.2008 21:06 Shendeti - Burimi: Observer Shendeti
Por nga kėta persona tė kategorive qė pėrfitojnė nuk lihen mėnjanė edhe kategori tė veēanta individėsh, qė me ligje dhe akte nėnligjore tė veēanta, pėrfitojnė shėrbim shėndetėsor stomatologjik falas. Gjithashtu projektligji “Pėr shėrbimin shėndetėsor stomatologjik nė Republikėn e Shqipėrisė” parashikon qė pėr ushtrimin e kėtij profesioni, ėshtė i detyrueshėm licencimi i institucioneve, nė tė kundėrt pėrbėn kundėrvajtje administrative dhe kėto subjekte gjobiten me njė shumė prej 50 000 lekėsh si edhe veprimtaria e tyre mbyllet. Personeli i punėsuar nė klinikat dentare duhet tė ushtrojė veprimtarinė nė pėrputhje me rregullat e miratuara nga ministri i Shėndetėsisė, nė rast se shkelen ligjet, kėta punonjės gjobiten me 50 000 lekė, dhe nė rast sė ky veprim pėrsėritet sėrish, atėherė subjekti rrezikon tė mbyllet. Pėrpos kėtyre, ky projektligj synon edhe vendosjen e shėrbimit shėndetėsor stomatologjik falas nė tė gjitha institucionet arsimore tė nivelit tė detyrueshėm. Gazeta boton tė plotė 14 nenet e projektligjit, tė cilat synojnė lehtėsimin e shėrbimit dentar nė Shqipėri.
Nė mbėshtetje tė neneve 81, pika 1 dhe 100 tė Kushtetutės, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave
Vendosi:
Kreu 1
Dispozita tė Pėrgjithshme
Neni 1
Qėllimi dhe fusha e zbatimit
Ky ligj ka pėr qėllim tė pėrcaktojė rregullat pėr organizmin dhe funksionimin e shėrbimit shėndetėsor stomatologjik nė Republikėn e Shqipėrisė.
Ky ligj zbatohet nga/ndaj personat/ve, fizikė dhe juridikė, vendas ose tė huaj, tė cilėt ushtrojnė veprimtari nė fushėn e shėrbimit shėndetėsor stomatologjik nė Republikėn e Shqipėrisė.
Neni 2
Financimi i shėrbimit shėndetėsor stomatologjik publik
1. Nė institucionet e shėrbimit shėndetėsor stomatologjik publik ofrohet falas shėrbimi, profilaktik dhe mjekues, stomatologjik, pėr:
a) personat nga mosha 0 deri nė 18 vjeē;
b) tė shtruarit dhe ata qė trajtohen nė institucione spitalore publike, pėr mjekim urgjence;
c) kategori tė veēanta individėsh, qė, me ligje dhe akte nėnligjore tė veēanta, pėrfitojnė shėrbim shėndetėsor stomatologjik falas.
2. Shteti merr pėrsipėr tė mbulojė pjesėrisht:
a) shėrbimin e urgjencave stomatologjike, pėr moshat mbi 18 vjeē;
b) shėrbime stomatologjike, nė Departamentin e Stomatologjisė, nė Fakultetin e Mjekėsisė;
c) Shėrbime stomatologjike nė institucionet stomatologjike publike.
3. Masa dhe mėnyra e kontributit tė shtetit pėr shėrbimet e parashikuara nė pikėn 2, tė kėtij neni, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 3
Shėrbimi i urgjencės stomatologjike
1. Shėrbimi i urgjencės stomatologjike ofrohet ne:
a) institucionet publike shėndetėsore spitalore;
b) Institucionet publike shėndetėsore stomatologjike ambulatore/
2. Nė ato institucione shėndetėsore, ku nuk mund tė ofrohet shėrbimi i urgjencės, sipas pikės 1, tė kėtij neni, lidhen kontrata shėrbimi me subjekte qė ofrojnė shėrbim stomatologjik privat.
Neni 4
Shėrbimi shėndetėsor stomatologjik nė institucionet arsimore
1. Shėrbimi profilaktik, diagnostikues dhe edukimi shėndetėsor stomatologjik ofrohen nė tė gjitha institucionet arsimore tė nivelit tė detyrueshėm.
2. Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės nxjerrin udhėzimin e pėrbashkėt pėr funksionimin dhe organizimin e kėtij shėrbimi nė kėto institucione arsimore.
Kreu II
Institucionet shėndetėsore stomatologjike, organizimi dhe funksionimi i tyre.
Neni 5
Institucionet, qė ofrojnė njė shėrbim shėndetėsor stomatologjik
1. Shėrbimi shėndetėsor stomatologjik ofrohet nga:
a) institucionet shėndetėsore stomatologjike publike.
b) institucionet shėndetėsore stomatologjike private
2. Mėnyra e organizimit dhe funksionimit tė institucioneve shėndetėsore stomatologjike pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit tė Shėndetėsisė.
Neni 6
Licencimi
1. Tė gjithė personat, fizikė dhe juridikė, qė ushtrojnė veprimtarinė nė shėrbimin shėndetėsor stomatologjik, licencohen pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė ose autoriteteve tė autorizuara prej saj.
2. Tė gjitha subjektet e licencuara, qė ushtrojnė veprimtari nė fushėn e stomatologjisė, janė tė lira tė bėjnė publicitet, duke qenė transparente dhe nė pėrputhje me tė drejtėn, qė i njeh ky ligj dhe aktet nėnligjore, nė zbatim tė tij.
3. Procedurat dhe kriteret e licencimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 7
Personeli i shėrbimit shėndetėsor stomatologjik
1. Shėrbimi shėndetėsor stomatologjik ofrohet nga personeli:
a) mjek stomatolog;
b) ndihmėsmjek stomatolog;
c) laborant dentar
2. Personeli i shėrbimit shėndetėsor stomatologjik e ushtron veprimtarinė nė pėrputhje me rregullat e miratuara nga ministri i Shėndetėsisė.
Kreu III
Mbikėqyrja nė shėrbimin shėndetėsor stomatologjik
Neni 8
Mbikėqyrja
Mbikėqyrja nė shėrbimin shėndetėsor stomatologjik kryher nga Inspektorati Shėndetėsor Stomatologjik.
Neni 9
Inspektorati Shėndetėsor Stomatologjik
1. Nė varėsi tė Ministrisė sė Shėndetėsisė organizohet dhe funksionon Inspektorati Shėndetėsor Stomatologjik.
2. Inspektorati Shėndetėsor Stomatologjik ėshtė organi ekzekutiv, i specializuar pėr kontrollin e zbatimit tė kėtij ligji dhe tė akteve nėnligjore, qė rregullojnė shėrbimin shėndetėsor stomatologjik.
3. Struktura dhe organika e Inspektoratit shėndetėsor Stomatologjik miratohen nga Kryeministri, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė.
4. Rregullat e funksionimit tė Inspektoratit Shėndetėsor Stomatologjik miratohen nga ministri i shėndetėsisė.
Kreu IV
Kundėrvajtjet administrative
Neni 10
1. Kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, shkeljet e mėposhtme pėrbėjnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohen:
a) Shkelja e nenit 6, me gjobė 50 000 lekė dhe me ndėrprerje tė veprimtarisė, deri nė plotėsimin e dokumentacionit, sipas legjislacionit nė fuqi.
b) Shkelja e rregullave, tė pėrmendura nė pikėn 2, tė nenit 7, tė kėtij ligji, me gjobė deri nė 50 000 lekė dhe, nė rast pėrsėritjeje, me mbyllje tė veprimtarisė.
2. Autoriteti pėrgjegjės pėr vėnien dhe ekzekutimin e gjobave ėshtė Inspektorati Shėndetėsor Stomatologjik.
Neni 11
Ankimi
Procedurat pėr vėnien e gjobave pėr kundėrvajtje administrative, dhe ankimi pėr to bėhen nė pėrputhje me ligjin nr.7679, datė 7.4.1993, “Pėr kundėrvajtjet administrative”, tė ndryshuar.
Kreu V
Dispozita tė fundit
Neni 12
Nxjerrja e akteve nėnligjore
1. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave tė nxjerrė akte nėnligjore nė zbatim tė neneve 2, pika 3, dhe 6, pika 3.
2. Ngarkohet ministri i Shėndetėsisė tė nxjerrė urdhrat, nė zbatim tė neneve 5, pika 2, 9, pika 4, dhe 7, pika 2.
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit Shkencės, qė, nė zbatim tė pikės 2, tė nenit 4, tė nxjerrė udhėzimin e pėrbashkėt me Ministrinė e shėndetėsisė.
Neni 13
Shfuqizime
Ligji nr.8167, datė 21.11.1996 “Pėr shėrbimin shėndetėsor stomatologjik”, i ndryshuar, si dhe akte tė tjera, qė bien nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.
Neni 14
Hyrja nė fuqi
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė “Fletoren Zyrtare”.
lajme.parajsa.com

































