Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


“Mami, tani unė pi vetė me filxhan..”

11.08.2008 12:01 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Zhvillimi i fėmijėve nga muaji i 15 deri tek i 18-ti, tre muajt qė paraprijnė ndryshimet e mėdha. Fėmija ecėn dhe pėrkulet i sigurt nė vetvete

Nė pėrgjithėsi, tek fėmijėt deri nė muajin e 18, pra deri nė moshėn njė vit e gjysmė, vėrehen pak ndryshime tė veēanta muaj pas muaji. Ata paraqesin pothuajse tė njėjtat elementė tė zhvillimit psikomotor porse, gjithnjė edhe mė tė plota e tė qarta. Pikėrisht pėr kėtė arsye kėta muaj do tė pėrshkruhen sė bashku.

Tė kuptuarit dhe tė shqiptuarit e fjalėve gjatė kėtyre muajve shtohet nė numėr, por edhe nė pėrdorimin e tyre. Kėshtu, jo vetėm qė pėrdor fjalėt mama, baba, dada, mamam etj., me kuptimin e plotė tė tyre, por fillon tė pėrdorė e tė lidhė dy fjalė tė ndryshme. P.sh. fare qartėsisht kėrkon tė ushqehet kur thotė ”do mam” apo se do tė dalė shėtitje kur thotė ”ik dada”. Tregon saktėsisht pjesėt e trupit tė tij qė ia kėrkon e po kėshtu, i emėrton ato edhe te dikush tjetėr apo tek kukullat. Vazhdon tė pėrmirėsohet pjesėmarrja e tij nė marrjen dhe realizimin e dy apo tre porosive tė thjeshta. Kėshtu, nėse i kėrkohet qė tė sjellė njė lugė e realizon atė pa asnjė mėdyshje pa e ngatėrruar atė me thikėn apo pirunin.

Zhvillimi i lėvizjeve tė mėdha pėrfshin tė gjitha veprimet qė kryente edhe nė muajt e trembėdhjetė e katėrmbėdhjetė, por gjithnjė e mė tė sigurt. Kėshtu godet topin me kėmbė nė drejtimin pėrpara gjithnjė e me mė shumė forcė e siguri. Madje kėtė veprim mund ta bėjė edhe me tė dy kėmbėt. Ecėn mjaft mirė e me siguri pėrpara, por, edhe me kaq siguri praptas. Pėrkulet me siguri pėr tė marrė topin, tė cilin pastaj e hedh me tė dy duart pėrpara ose lart. Ngjitja dhe zbritja e shkallėve ėshtė bėrė tashmė njė veprim i zakonshėm i tij.

Zhvillimi i lėvizjeve fine pėrmblidhet nė zhgaravitjen spontane qė ata bėjnė gjatė kėtyre muajve, nxjerrjen e stafidhes nga shishja. Madje, e nxjerr atė nga shishja dhe e tregon duke e rrotulluar nėpėr gishtat e tij. Ėshtė nė gjendje tė ndėrtojė kullė me dy deri tre kuba.

Zhvillimi vetjak shoqėror.Pi vetė me filxhan duke vrojtuar me kujdes rreth e rrotull. Diku nga muaji i 18-tė 25% e fėmijėve janė nė gjendje tė hanė tė pavarur me lugė. Nga mosha 16-17 muaj 5-8% e fėmijėve fillojnė tė pėrdorin edhe pirunin nė mėnyrė tė pavarur. Zhvesh vetė rrobat e tij. Vazhdon tė imitojė nėnėn, nė mėnyrė mė spektakolare, se kinse po bėn punėt e shtėpisė. P.sh. sikur fshin shtėpinė me fshesė apo sikur po merr pluhurat nga mobiliet. Po ashtu bėhet mė i sigurt nė ndihmėn qė jep pėr kryerjen e punėve tė thjeshta tė shtėpisė.

Zhvillimi fizik, pesha dhe gjatėsia e fėmijės, nė kėto 4 muaj, nuk pėson ndryshime shumė tė dukshme. Kėshtu njė fėmijė femėr mund tė peshojė mesatarisht nga 10.2 deri nė 10.8 kg, ndėrsa mund tė jetė e gjatė nga 78 deri nė 81 cm. Njė fėmijė mashkull, mesatarisht, mund tė peshojė nga 11 kg. deri nė 11.4 kg, ndėrsa mund tė jetė i gjatė nga 80 deri nė 83.5 cm.

PYETJE - PĖRGJIGJET

E mjekova nė shtėpi, si mė thanė, por…

Dr. Ēimi, fėmija im ėshtė 9-tė muajsh. Para disa ditėsh e kisha sėmurė me temperaturė, tė vjella e heqje barku. U mundova ta mjekoj si mė thanė me tremol, por nuk ia arrita. Edhe pse tresolin e pinte e po ashtu edhe ujė, vazhdoi tė vjellė deri sa u detyrova ta shpie nė spital pėr serum. Pas serumit gjendja u pėrmirėsua dhe sot ai ėshtė mirė. A mund tė di se pse nuk arrita t’ia ndėrpres tė vjellat nė gjendje shtėpie? Lindita M. Kavajė

E nderuar mami Linda! Nga sa shkruani ju unė mendoj se fėmija juaj i ėshtė nėnshtruar ditė mė parė asaj qė ne rėndom e quajmė gjendje virale dhe nga e cila ka pasur shumė fėmijė tė sėmurė dhe qė i janė drejtuar edhe spitalit pėr tė marrė serum.

Rifutja nė organizėm e lėngjeve tė humbura, pėr shkak tė tė vjellave tė cdo natyre apo tė diarreve, aq mė shumė kur ato shoqėrohen edhe me temperaturė, nėpėrmjet dhėnies nga goja tė lėngjeve qė pėrmbajnė kripėrat qė humbasin me to, ėshtė njė veprim qė duhet ta dinė e ta zbatojnė tė gjithė prindėrit, si njė veprim i domosdoshėm pėr mbrojtjen e shėndetit e ndonjėherė edhe tė jetės sė fėmijės sė tyre.

Nė tė gjithė rrjetin farmaceutik, ka nė shitje paketa (qeska) me njė pluhur qė pėrmban kripė gjelle (Natri Klorat), sodė buke (Natri Bikarbonat), sheqer dhe kalium. Kėto paketa, me emra tė ndryshme si Tresol, O.R.S., Almora Adiaril, Rapolyte etj., duke u tretur nė ujė, nė sasinė qė rekomandon prodhuesi (1 litėr apo 250 ml.), krijojnė solucionin rehidrues. Ky solucion nuk ėshtė gjė tjetėr veēse serumi qė nė spital e marrim nėpėrmjet venave, mjaft traumatizuese pėr fėmijėt, ndėrsa nė kondita shtėpie e marrim nėpėrmjet gojės, marrje mjaft e thjeshtė, shumė efikase dhe pa e traumatizuar fėmijėn. Shpeshherė, pėr arsye tė moskėshillimit tė plotė mjekėsor, pėr arsye tė mosplotėsimit tė kėshillave tė mjekut nga ana e prindėrve apo tė ngutjes sė tyre mundet qė tė dėshtojmė nė punėn pėr tė rehidruar fėmijėn.

Sa e si duhet tė jepet tresol-i Tretet nė ujė tė vakėt dhe tė ftohur (1 litėr apo 250 ml. sipas kushtit tė vendosur nga prodhuesi) njė paketė tresol dhe jepet: 50-100 ml. pėr ēdo tė vjellė apo dalje diarreike nė mėnyrė ritmike, 1-2 lugė kafeje (5 ml.) nė ēdo 2-3 minuta. Nėnave qė u duhet tė japin tresolin, zakonisht unė ju rekomandoj: Njė dy lugė kafeje tresol, shko e laj ndonjė pjatė! Njė dy lugė tresol, shko trazo e provo gjellėn qė mund tė jesh duke pėrgatitur! Njė dy lugė tresol, fillo e pastro tavolinėn nga pluhurat e kėshtu nė vazhdim. Kjo mėnyrė dhėnieje ka tre vlera tė mėdha: Sė pari, sepse nuk e mbingarkojmė fėmijėn me sasi tė tepėrta lėngjesh. Sė dyti sepse nėse fillohet nė kohė dhe jepet siē duhet ka vlera tė barabarta me serumin nė mos mė tė mira. Sė treti, sepse kėshtu i japim mundėsi sistemit tretės ta thithė atė qė i japim e tė mos e vjellė duke nxjerrė edhe lėngje tė tjera tė stomakut, rrjedhimisht tė shtohet mė tepėr tharja e organizmit. Kohėzgjatja e dhėnies sė kėtij solucioni vazhdon deri sa fėmija tė qetėsohet (tė mos vjellė e tė mos dalė mė bark). Shenja mė e mirė e ndėrprerjes sė kėsaj mėnyre dhėnieje ėshtė refuzimi qė bėn fėmija ndaj dhėnies sė mėtejshme. Pas 4-6 orėsh jepet Qumėsht Gjiri dhe racionet e tjera ushqimore siē janė marrė edhe mė parė, mė mirė do tė ishte dhėnia egjysmės sė sasisėtė racionit tė tyre.

Pėr fėmijėt e rritur, mbi 2 vjeē, veprohet njėlloj, por, sasia e dhėnies ėshtė mė e madhe, njė filxhan kafeje ēdo 2-3 minuta.

Ky solucion dhe kjo mėnyrė dhėnieje, bėn tė mundur tė dominohen dhe tė shėrohen 90% e tė vjellave dhe diarreve me tharje tė shkallės sė parė e tė dytė dhe nuk lejon thellimin e mėtejshėm tė gjendjes sė fėmijės.

Pasi kemi kryer kėto veprime kėrkohet ndihma mjekėsore. Mjeku ėshtė autoriteti i vetėm qė vendos: Pėr llojin dhe shkaktarin e sėmundjes dhe pėr vazhdimin e mėtejshėm tė mjekimit.

Pėrshėndetje

Dr. Cimi

KĖNDI I ANALIZAVEKonstipacioni, ose gjendja e kapsllėkut

Admir Nake/ Mjek Laboratori

Njė grua shtatėdhjetė e dy vjeēare ka histori tė hemorragjisė sė traktit tė sipėrm tė tretjes, anemi nga mungesa e hekurit, pėr shkak tė sė cilės ajo ka filluar tė marrė mjekim me hekur sulfat nga goja, pėr tė zėvendėsuar hekurin e humbur nga hemorragjia, si shkaktar tė kėsaj anemie. Gjithashtu ajo ka njė histori tė diabetit tė pėrparuar me neuropati periferike, prandaj merr amitriptilinė. Ajo ka njė hipotiroidizėm tė pamjekuar, e ndėrkohė mjekohet me nifedipinė, qė ėshtė njė kalēibllokues pėr hipertensionin. Ajo ka konstipacion( gjendje kapsllėku), dhe kur jashtėqitja ndodh, ajo ėshtė shumė e errėt nė ngjyrė, thuajse e zezė.

Shkaku mė i shpeshtė i konstipacionit ėshtė nė pėrgjithėsi mosmarrja e ushqimeve me fibra dhe pamjaftueshmėria e marrjes sė lėngjeve.

Ushqime me fibra janė kryesisht frutat, vegjetalet dhe drithėrat.

Si shkak tjetėr mjaft i shpeshtė i konstipacionit mund tė shėrbejė marrja e disa medikamenteve, si kodeina ( tylenoli) antidepresantėt, si amtriptilina, imipramina(Tofranili), antikonvulsivantėt, si fenitoina( Dilantina), dhe karbamazepina(Tegretoli), mjekimet me hekur, pėr aneminė ferrodefiēitare, kalēibllokuesit siē ėshtė diltiazemi( kardizemi) dhe nifedipina, alumini nė pėrbėrje tė antiacideve tė pėrdorura nė gastrite apo ulēera etj.

Ērregullimet hormonale mund tė radhiten si shkak tjetėr i konstipacionit. Mė tė shpeshtat janė pamjaftueshmėria e hormoneve tė tiroides, pra hipotiroidizmi ose sasitė e shtuara tė hormoneve tė paratiroides, qė shoqėrohen me vlera tė larta tė kalciumit nė gjak.

Gjithashtu vlerat e larta tė progesteronit dhe estrogjenit tek femrat mund tė shkaktojnė konstipacion, dukuri kjo qė mund tė vihet re pėr kėtė arsye gjatė shtatzėnisė, por edhegjatė ciklit menstrual, kur vlerat e kėtyre dy hormoneve janė tė larta.

Sėmundje qė prekin vetė zorrėn e trashė. Ka shumė sėmundje qė mund tė cenojnė funksionin e muskujve dhe/ose tė nervave tė zorrės sė trashė. Kėto pėrfshijnė sėmundjen e diabetit, njė sėmundje tipike sistemike, tė indit lidhor, sklerodermia( qė ka karakteristikė kryesore nė fakt duart e ftohta-akull etj), pseudo-bllokimi i zorrės sė trashė. Ngushtimi ose kanceri i zorrės sė trashė mund tė japė konstipacion,

Sėmundje tė Sistemit Nervor Qendror mund tė japin konstipacion, si sėmundja Parkinson, Skleroza Multiple, apo dėmtimet e palcės sė kurrizit, qofshin kėto dhe traumatike.

Pas kėtij shqyrtimi tė shkurtėr teorik, pėr gruan shtatėdhjetė e dy vjeēare vlen tė theksohet se ngjyra e zezė e jashtėqitjeve ndodh nga hemorragjia, nga marrja e subsalicilateve tė bismuthit, dhe nga marrja e hekurit. Por, hemorragjia e traktit tretės, nuk jep konstipacion, por diarre, sepse gjaku vepron si laksativ. Gjaku jep diarre, tabletat e hekurit japin konstipacion. Diabeti, hipotiroidizmi, marrja e antidepresantėve janė faktorė shtesė nė favor tė konstipacionit. Por shkaku kryesor i konstipacionit nė kėtė rast ėshtė marrja e dozave tė hekurit pėr mjekimin e anemisė ferripirive.

Nė kėtė rast mjekimi i duhur ėshtė ndalimi i mjekimit me hekur sulfat, dhe tė sigurohemi nėse pacienti e ka normal statusin hidroelektrolitik( ka humbur ose jo lėngje). Pėrveē kėsaj ka mjekime tė veēanta qė e nxjerrin pacientin nga situata e pakėndshme e kapsllėkut, tė cilat jepen pas vizitės nga mjeku.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare