Merimanga e zezė nis gjuetinė, mbi 30 tė helmuar nė spital
24.07.2008 12:06 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Sipas shefit tė Toksikologjisė, Sula, 7 persona kanė paraqitur rrezik pėr jetėn. Ja sa i rrezikshėm ėshtė helmi i saj
Nuk e kanė menduar kurrė se do tė ishin viktima tė saj. Madje shumė prej tyre nuk e njohin atė por thjesht kanė dėgjuar pėr helmimin deri nė palcė qė i bėn njeriut, duke i rrezikuar seriozisht jetėn. Bėhet fjalė pėr merimangėn e zezė, qė tashmė ka nisur gjuetinė duke helmuar mbi 30 persona, gjatė 2 muajve tė fundit. Shefi i Toksikologjisė pranė Spitalit Ushtarak, Zihni Sula pohon pėr Shekullin se 7 prej tyre kanė qenė nė gjendje kritike pėr jetėn dhe janė mbajtur nė reanimacion pėr disa ditė. Ndėrsa pacientėt e pickuar nga merimanga e zezė, 19-vjeēari nga Kavaja, Bardhyl Rrapushi dhe Zyliha Lila, tregojnė historinė e tyre se si u helmuan nga merimanga. Nuk mund tė mė besohet se njė merimangė mund tė mė rrezikonte jetėn. Helmi i saj mė dėrrmoi aq shumė sa mendova se do tė vdes,- pohon pacientja.
Alarmi
Nuk tė kursen, kudo qė tė jesh. Helmi i saj ėshtė aq i fuqishėm, sa brenda pak minutash tė shkakton probleme tė tmerrshme. Kėshtu, Zihni Suli pohon se kėtė verė nė Toksikologji kanė ardhur nė gjendje tė rėndė shumė pacientė tė helmuar nga merimanga e zezė. Muajt e fundit, kemi patur mbi 30 raste helmimesh nga merimanga e zezė dhe 7 prej tyre janė paraqitur nė gjendje kritike pėr jetėn, ku janė mbajtur nė reanimacion, nėn mbikėqyrje tė rreptė,- pohon Sula. Sipas tij, kjo merimangė ka njė toksim (helm) mjaft tė fuqishėm i cili ka njė veprim tė shtrirė nė organizėm dhe prek sidomos sistemin nervor. Tė sėmurėt, shpjegon ai, kanė agjitim tė theksuar deri nė haluēinacione dhe iluzione nė formė psikoze. Kanė dhimbje tė fuqishme dhe rritje tė tensionet tė gjakut dhe tė frekuencės sė zemrės,- thekson Sulaj duke theksuar se si ndihmė e parė tė pickuarve, duhet t’u sigurohet njė qetėsi absolute dhe vendosje tė akullit mbi vendin e pickimit.
Pacientėt
Duken tė lodhur sa e kanė tė vėshtirė edhe tė flasin pėr atė qė u ka ndodhur. Megjithatė gjejnė forca tė thonė se helmi i saj ishte aq i rėndė, sa kurrė nė jetė nuk kanė kaluar dhimbje aq tė tmerrshme. Sa dola nga ara ku po punoja me prindėrit dhe ndjeva njė kėputje tė trupit nė mėnyrė tė shpejtė, pastaj mė filluan dridhjet dhe paralizė sa mė humbėn fare ndjenjat,- thotė 19-vjeēari Bardhyl Rrapushaj nga Kavaja, duke shtuar se pas kėsaj prindėrit e kishin dėrguar nė spital dhe nga ajo kohė nuk mban mend asgjė. Ndėrsa 40-vjeēarja po nga Kavaja, Zyliha Lila, pohon se po mbushte ujė nė ēezmėn pranė shtėpisė kur merimanga e zezė e pickoi nė kėmbė.
Merimanga e zezė
Vite mė parė merimanga e zezė nuk ekzistonte nė Shqipėri. Ajo ka hyrė nga jashtė vendit dekadėn e fundit. Gomat e makinės dhe teshat e pėrdorura janė vendi mė i mirė pėr tė pėr tu transportuar. Tashmė ajo gjendet kudo. Nė ara tė mbjella, oborre shtėpish apo dhe brenda tyre. Merimanga e zezė ka njė shenjė tė kuqe mbi shpinė ose nė bark. Shfaqet nė 6 muaj tė vitit nga fillimi i majit deri nė tetor. Ndryshe njihet si vejusha e zezė sepse pas shumimit ajo nuk kursen as partnerin. Helmi i saj ėshtė aq i fuqishėm sa mund tė shkaktojė edhe vdekjen e njerėzve.
Mjekėt, ja cilat janė shenjat e pickimit tė merimangės sė zezė
Pasoja shumė serioze, deri nė rrezik tė sigurt pėr jetėn. Kėshtu shprehen mjekėt pėr atė qė sjell pickimi i merimangės sė zezė. Madje helmin e saj ata e konsiderojnė vdekjeprurės, nėse nuk merren masa tė menjėhershme pėr kurim. Ata shpjegojnė se njerėzit duhet tė paraqiten menjėherė pėr ndihmė mjekėsore sapo tė vėnė re shenjat e para tė pickimit. Kėto shenja janė mpirje e gjymtyrėve, dridhje tė trupit, dhimbje barku, dobėsi dhe humbje e kontrollit. Pickimi i merimangės, kėto shenja i jep nė pak minuta, ndaj dhe veprimi i saj mbi organizmin e njeriut ėshtė shumė i shpejtė. Si rrjedhojė, nuk duhet neglizhuar asnjė sekondė, sepse pasojat janė tė rėnda,- theksojnė mjekėt. Sa i takon hartės sė veprimit tė merimangės sė zezė specialistėt pohojnė se jo vetėm arat dhe fshatrat janė tė rrezikuara, por merimanga mund tė jetė e pranishme edhe nė vende tė tjera.
lajme.parajsa.com


































