Mjekėt: Nuk kemi me se tė qepim plagėt e tė lajmė duart
12.08.2008 18:01 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Sipas mjekėve tė Urgjencės, mungon peri pėr qepjen e plagėve dhe sapuni pėr larjen e duarve. Kjo ėshtė skandaloze!
Spitali Ushtarak
Urgjenca e Spitalit Ushtarak ndodhet nė gjendje kritike. Bluzat e bardha tė kėtij shėrbimi po pėrballen me mangėsi pėr materialet mė elementare qė iu nevojiten pėr t’u ardhur nė ndihmė pacientėve. Duke e quajtur situatė skandaloze mjekėt e kėtij shėrbimi i janė drejtuar Drejtorisė sė kėtij spitali qė tė merren masa urgjente pėr furnizim, nė tė kundėrt, pasojat do tė bien mbi pacientėt.
Urgjenca
Mangėsitė janė prej disa ditėsh por tashmė situata ėshtė kritike pasi mungesat janė aq tė theksuara sa ėshtė skandaloze tė mendosh se kjo ėshtė Urgjenca e Politraumave, e vetmja nė vendin tonė. Kėshtu u shpreh njėri nga mjekėt e kėtij shėrbimi duke theksuar se tashmė Drejtorisė sė spitalit i janė bėrė prezente kėto shqetėsime. Sipas mjekėve, mangėsitė fillojnė nga sutura, qė ėshtė material qepės pėr plagėt e pacientėve, mungon edhe pavuloni qė ėshtė i domosdoshėm pėr injektimin e narkozės, tė pasuara nga mungesa e vigoneve, dopamina dhe tubat e intubimit. Madje, skandali i mangėsive vijon edhe me sapunin dhe detergjentet qė nevojiten pėr dezinfektimin e mikrobeve pėr tė shmangur infeksionet tek pacientėt. Kėto sipas mjekėve janė elementet mė tė domosdoshme qė i nevojiten njė spitali dhe aq mė tepėr Urgjencės sė Politraumave. Ėshtė skandaloze por fatkeqėsisht vazhdojnė sot dhe kėsaj dite mungesa e sapunit nė urgjencė. Autoklavi i urgjencės ėshtė me defekt, duke mos siguruar kėshtu sterilitet pėr materialet. Vazhdon mungesa me bluza, telina dhe ēarēafė pėr sallat e operacioneve nė urgjencė,- bėhet e ditur nė kėrkesėn urgjente qė i ėshtė dėrguar Drejtorisė sė Spitalit Ushtarak nga personeli i urgjencės.
Masat
Kėrkojmė sot dhe pėr tė disatėn herė qė tė mos mungojnė medikamentet dhe materialet e konsumit nė urgjencė, pėr asnjė lloj shkaku. Kėshtu i ėshtė drejtuar stafi i urgjencės Drejtorisė sė Spitalit Ushtarak, duke theksuar se kėto mangėsi sjellin pasoja mbi shėndetin e pacientėve Nėse nuk i sigurojnė dot elementet mė tė domosdoshme, njoftojmė instancat pėrkatėse qė ne nuk e mbajmė Politraumėn, pėr kaq kohė derisa tė plotėsohen mungesat,- bėhet e ditur nė kėrkesėn drejtuar Drejtorisė sė Spitalit. Sipas mjekėve, Urgjenca e Politraumave pret ēdo ditė dhjetėra pacientė me dėmtime tė ndryshme nga aksidentet dhe shkaqe tė tjera dhe ėshtė e vetmja nė vendin tonė qė ofron kėtė shėrbim, ndaj dhe realizimi i kėtyre kėrkesave ėshtė emergjente.
Mjekėt: Kėto mangėsi po sjellin pasoja mbi pacientėt
Mjekė qė nuk kanė me ēfarė tė lajnė duart dhe mungesa tė detergjenteve pėr tė dezinfektuar sallat e operacionit. Sigurisht qė kėto mangėsi do tė sjellin nė mėnyrė tė pashmangshme pasoja mbi pacientin, pasi ata do tė marrin infeksione tė rėnda. Kėshtu shprehen bluzat e bardha tė kėtij shėrbimi, duke theksuar se problemi fillon qė tek autoklavi i urgjencės qė siguron sterilitetin pėr materialet, qė prej kohėsh ėshtė jashtė funksionit duke vendosur nė rrezik serioz, sterilitetin e materialeve qė pėrdorin mjekėt ēdo ditė mbi pacientėt. Ėshtė e domosdoshme qė tė lahen duart sa herė qė bėjmė manipulime me pacientėt, por e vėrteta ėshtė se mungon edhe sapuni pale` detergjentet e tjerė,- pohojnė mjekėt. Sa i takon mangėsive tė medikamenteve ata theksojnė se shpesh i blejnė vetė pacientėt por ndodh qė kėto mangėsi tė dėmtojnė shėndetin e tyre pasi ato janė elementet qė u duhen urgjencave, ndaj dhe duhen dhėnė me urgjencė.
Sipas sinoptikanes Xhakollari ende nuk ka ikur i nxehti afrikan. Nė mesin e javės, temperaturat rekord
Parashikimi, mesi i javės shėnon temperaturat rekord pėr stinėn
Stina do tė rikthejė tė nxehtin afrikan edhe pse ėshtė drejt fundit tė saj. Madje nė mesin e kėsaj jave do tė shėnohen temperaturat mė tė larta qė janė shėnuar gjatė gjithė stinės sė verės. Kėtė e pohon sinoptikania Rezarta Xhikollari, pranė Shėrbimit Meteorologjik tė Forcave Ajrore, e cila pohon se temperaturat e larta do tė vihen re pothuajse nė gjithė vendin. Temperaturat pritet tė rriten me 5 gradė celsius, nga mesi i javės tjetėr, duke shėnuar kėshtu ditėt mė pėrvėluese tė sezonit,- thekson Xhakollari. Pavarėsisht motit me re` kryeqyteti ka qenė sot i boshatisur, pasi banorėt janė tėrhequr nga bregdeti. Kėtė fundjavė temperaturat u ulėn nga 30-34 gradė, ndėrsa niveli i reshjeve tė shiut ishte mė i lartė nė Kuēovė, 11 milimetra. Kjo situatė pritet tė rikthehet fundjavėn e ardhshme, me freskim tė motit. Kėshtu, duket se freskia e natės qė kaloi dhe vranėsirat e kėsaj tė diele janė thjesht kapriēiot e verės qė po kalojmė. Edhe pse drejt fundit, sinoptikanėt theksojnė se stina do tė rikthejė tė nxehtin afrikan.
lajme.parajsa.com


































