Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Mjekėt nė QSUT: Do marrim bakshishe se kemi paga qesharake

15.07.2008 12:01 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

 

Kirurgėt e QSUT-sė pohojnė se janė viktima tė sistemit shėndetėsor njėsoj si pacientėt. Tė bėhen reforma tė thella

Pagat e mjekėve janė qesharake ndaj dhe ryshfetet do tė vazhdojnė tė jenė evidente. Kėshtu, mjekėt e Qendrės Spitalore Universitare nuk kanė ngurruar tė pranojnė nė mėnyrė tė hapur se pranojnė bakshishe. Ndėrkohė kirurgėt mė tė njohur tė kėtij spitali theksuan dje se janė viktima tė sistemit tė kalbur shėndetėsor, njėsoj si pacientėt dhe pėr kėtė nuk ndihen aspak fajtorė. Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate ata kėrkuan dje njė reformim tė thellė tė sistemit shėndetėsor, pasi ky sektor funksionon ende me ligjin e vitit 1963.

Ryshfetet

Nuk preferojnė t’i quajnė ryshfete, por bakshishe, dhe kėto tashmė i kanė legalizuar pasi e quajnė si njė fenomen normal. E megjithėse nuk ndihen aspak mirė me atė situatė ata theksojnė se fakti qė pranojnė para nga pacientėt, nuk ėshtė pėr faj tė tyre, por pėr faj tė pagave qesharake qė nuk justifikojnė punėn e bluzave tė bardha. ”Qė tė jetojmė me paga qesharake, rreth 300 mijė lekė tė vjetra nė muaj, do tė thotė se mjekėt nuk duhet tė mbajnė celular, duhet tė vijnė nė punė me biēikleta, pasi nuk mund t’ia lejojnė vetes tė kenė njė makinė, se pėr ta ėshtė luks dhe duhet tė vishen me rroba gabi”,- thekson kirurgu i pėrgjithshėm nė QSUT, Arben Gjata, duke shtuar se indiferentizmi pėr vlerėsimin e bluzave tė bardha ka sjellė edhe stimulimin e korrupsionit nė kėtė sektor. Ndėrsa kardiokirurgu, Arben Baboēi pohon se pėr sa kohė pagat e bluzave tė bardha janė qesharake kjo do tė stimulojė marrjen e bakshisheve, pasi atyre u duhet tė sigurojnė mbijetesėn.

Reformimi

Tė reformohet gjithė sistemi shėndetėsor, nė tė kundėrt, ky sektor do tė jetė problematik dhe pacientėt nuk do tė marrin shėrbim korrekt. Ky ka qenė apeli i mjekėve tė QSUT-sė drejtuar qeverisė, dukė theksuar se shėndetėsia nuk duhet tė mbahet mė peng i politikės. ”Jemi njėsoj, viktima tė sistemit, si ne dhe pacientėt. Mjekėsia shqiptare funksionon ende me njė Ligj tė vitit 1963, duke detyruar mjekun tė jetė barriera e vetvetes nė pėrballjen me pagat e ulėta dhe dėshirėn pėr tė fituar tė ardhura tė mjaftueshme”,- pohon kirurgu Arben Baboēi duke theksuar se duhet tė futen sa mė shpejt nė lojė Sigurimet Shėndetėsore. Duke iu referuar arrestimit pak ditė mė parė tė kirurgut Kastriot Dautaj, mjekėt kanė deklaruar se ndryshimi nuk vjen duke goditur individė tė veēantė. Sipas mjekėve, nėse sistemi shėndetėsor nuk i nėnshtrohet reformave tė shpejta brenda disa viteve, figurat mė tė njohura tė tij rrezikojnė tė braktisin shėrbimin publik, pėr t’iu drejtuar klinikave private.

Ndoka: Ryshfetet janė tė papranueshme

Janė tė papranueshme, deklarime dhe pranime publike tė fenomenit tė dhuratave financiare apo ryshfeteve. Kėshtu u ėshtė pėrgjigjur deklaratave tė kirurgėve tė QSUT-sė, kreu i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, duke theksuar se asnjė zyrtar i shtetit, punonjės apo individ qė pretendon tė bėjė pjesė nė elitėn e shoqėrisė, nuk mund tė tolerohet nė pėrpjekjet pėr tė mbajtur gjallė mentalitetin e bakshishit. Ndėrkohė ministri Ndoka ka pohuar se do tė mbėshtesė organet e drejtėsisė, nė hetimet ndaj ēdo punonjėsi tė shėndetėsisė qė abuzon me profesionin dhe ligjin.

Gjata: Kardiologjia mbyllet 2 herė nė vit pėr shkak tė infeksioneve

Infeksionet spitalore ndodhin shpesh dhe kjo nuk ėshtė e jashtėzakonshme. Kėshtu u shpreh kirurgu i pėrgjithshėm nė QSUT, Arben Gjata, i cili shpjegon se vetėm pavioni i Kardiokirurgjisė ėshtė mbyllur 40 herė, pėr 20 vitet e fundit. Ndėrkohė, kardiokirurgu Ben Baboēi pohon se nė Kardiokirurgji nuk ka virus vdekjeprurės, siē konfirmuan tė premten gjatė njė konference pėr shtyp, mjekė tė Qendrės Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza”.

”Kardiokirurgjia e QSUT-sė ėshtė krenari kombėtare dhe sallat e saj janė tė pėrshtatura sipas kushteve tė BE-sė. Nė to punojnė edhe ekipe mjekėsh tė huaj, qė vlerėsojnė kualitetin dhe protokollet e mjekimit”,- pohon Baboēi duke theksuar se sallat e Kardiokirurgjisė dezinfektohen ēdo javė. Sipas tij, gjatė kėtij viti nė Kardiokirurgji (QSUT) janė operuar 250 persona dhe vdekshmėria nga infeksionet ka qenė 0.5 pėr qind. ”Tė operuarit e kėtij viti kanė qenė nga mosha 4-muajsh deri nė 80 vjeē, dhe asnjė nuk ka vdekur”,- tha Baboēi.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare