Mėnyrė e re pėr trajtimin e depresonit. Kanceri i zorrės sė trashė.
23.07.2008 00:03 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Trajtimi i depresionit
Organizata botėrore e shėndetėsisė pėrllogarit se rreth 10 pėrqind e njerėzve nė botė vuajnė nga forma tė ndryshme depresioni, por vetėm 1 e treta e tyre i nėnshtrohen ndonjė njė trajtimi. Nė Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionė vetė vuajnė nga depresioni dhe pėr shumė prej tyre barnat nuk bėjnė efekt. Tani mjekėt po provojnė njė teknikė e cila duket premtuese pėr trajtimin e disa rasteve tė rėnda depresioni.
Depresioni ėshtė jo thjesht ndjenjė dėshpėrimi, por shrregullim qė karakterizohet nga pėrzgjatja e dėshpėrimi. Psikologu Majkėll Mėki pranė klinikės sė Klevelandit nė shtetin Ohajo thotė se njė prej simptomave kryesore tė depresionit ėshtė vėshtirėsia pėr tu pėrqėndruar, pėr tė menduar qartė, pėr tė kujtuar gjėrat. Ėshtė vėshtirėsia pėr tė pėrcaktuar objektivin, si dhe mungesa e kėmbėnguljes pėr tė arritur atė qė synon.
Depresioni prek zakonisht njerėzit nėn 45 vjeē, mosha mė aktive e mė prodhuese, megjithėse nga kjo mund tė preken edhe persona tė moshave tė tjera. Depresioni u sjell bizneseve njė humbje prej miliarda dollarėsh nė vit si pasojė e rėnies sė prodhimit. Gjithashtu kjo sėmundje sjell edhe pakėsimin e tė ardhurave pėr njerėzit qė vuajnė prej saj.
Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotė se shpesh i duket vetja si njė njeri pajetė por nė lėvizje. Asgjė nuk i ngjall interes.
Doktor Ali Rizai, neurolog nė klinikėn e Klevelandit po kryen njė procedurė pėr tė tė stimuluar zonėn e trurit qė lidhet me depresionin. Ai thotė se gjuha e trurit ėshtė elektriciteti dhe duke dėrguar rrymė elektrike nė tru, aktualisht neurologėt pėrpiqen tė bllokojmė pjesė tė ndryshme tė trurit ose tė aktivizojmė pjesė tė tjera tė tij.
Nė kėtė rast, impulse elektrike janė aq tė lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurė kryehet ndėrsa pacienti ėshtė zgjuar por nėn ndikimin e anestezisė.
Mjekėt kanė vendosur njė pajisje me bateri nė gjoksin e pacientes. Pajisja ėshtė e lidhur me fije nėnlėkurė qė zgjaten deri nė trurin e pacientes dhe impulset bėjnė qė ajo tė mos bjerė nė gjendje depresive.
Kanceri i zorrės sė trashė
Studimet e mė parėshme kanė treguar se nėse njė pjestar i familjes ka vuajtur nga kanceri i zorrės sė trashė, nga kjo sėmundje mund tė preken edhe tė tjerė brenda familjes. Por studimet rreth kėtij problemi tani tregojnė se shanset pėr shmangjen e vdekjes nga kanceri i zorrės sė trashė janė mė tė mira pėr njė person qė nė familjen e tij ka patur ose ka tė afėrm me kėtė lloj sėmundjeje.
Kjo duket e pa arsyeshme, jashtė llogjikės, por njė studim i kohėve tė fundit tregon se njerėzit me njė histori familjare tė kancerit tė zorrės sė trashė kanė mė pak gjasa tė vdesin nga kjo sėmundje ose qė kjo sumundje tė rishfaqet. Dhe gjasat e tyre janė mė tė mira sesa ato tė personave qė nuk kanė njė histori me kancer tė tillė nė familje.
Mjekja Xhenifer Ēan kryesoi njė grup shkencėtarėsh qė analizuan mbi 1 mijė pacientė me kancer nė zorrėn e trashė. 80 pėrqind e tyre kishin njė tė afėrm tė diagnostikuar me kėtė sėmundje.
Rezultati kryesor ishte se gjendja e kėtyre pacientėve ishte pėrmirėsuar. Shkencėtarėt i vėzhguan ata pėr 8 vjet. Gjatė kėsaj periudhe, njė numėr prej tyre iu nėnshtrua edhe operacionit pėr heqjen e kancerit. Rezultatet pėrsėri treguan se tek pacientėt me histori kanceri nė familjet e tyre, niveli i rishfaqejs sė kancerit pas operimit, ra 25 pėrqind. Mjekja Ēan thotė se kėto rezultate janė befasuese. Ajo pėrpiqet ti shpjegojė duke thėnė se nė kėtė rast njė faktor mund tė jetė edhe ndryshimi nė pėrbėrjen molekulare tė kancerit, pra qė pacienti trashėgon gjenin i cili shton rrezikun e prekjes nga kanceri, por njėkohėsisht ndikon edhe nė sjelljen biologjike apo ecurinė e sėmundjes dhe zvogėlon mundėsinė e saj pėr tu rikthyer.
lajme.parajsa.com


































