Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Muaji i 13-tė dhe 14-tė

06.08.2008 12:02 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Zhvillimi fizik e ai psikomotor i fėmijėve tė vitit tė dytė

Deri tani kam shkruar mjaft gjėra tė veēanta pėr zhvillimin fizik dhe atė psikomotor tė fėmijėve tė vitit tė parė tė jetės, muaj pas muaji. Tashmė i ka ardhur radha vitit tė dytė tė jetės, vit ky qė zhvillimi psikomotor i fėmijėve lidhet me dy karakteristika tė veēanta. Sė pari: gjatė kėtij viti fėmijėt fillojnė tė jenė mė tė pavarur nė lėvizjet e tyre, pra nė funksione tė ndryshme e tė pėrcaktuara tė trupit tė tyre. Ata, fitojnė aftėsinė pėr tė pirė e pėr tė ngrėnė vetė; pėr t’u veshur e zhveshur; janė nė gjendje tė pėrdorin uturakun e disa edhe WC-nė; arrijnė tė ecin lirisht, tė ngjitin e tė zbresin shkallėt apo tė vrapojnė gjithė ngazėllim. Sė dyti: zhvillimi i tyre social dhe ai emocional ēojnė nė ndryshime tė veēanta tė sjelljes shoqėrore tė fėmijės. Kėshtu ai fillon ta kuptojė se vetė ai por, edhe njerėzit e tjerė janė persona tė pavarur; fillon gjithashtu tė jetojė plotėsisht me ndjenjat e tė tjerėve, por ama, fillon edhe tė realizojė vullnetin e tij. Tė gjitha kėto ēojnė gradualisht nė zhvillimin e autonomisė dhe fitimin e pavarėsisė sė fėmijės. Le tė fillojmė me muajin e 13 dhe tė 14-tė.

Tė kuptuarit mund tė pėrmblidhen nė faktet se nė kėto dy muaj, fėmija thotė me kuptimin mė tė plotė ”ma ma” ”ba ba”. Jo vetėm kaq, por pėrveē tyre thotė edhe dy tre fjalė tė tjera si ”mam” pėr ushqimin, ”mau” ”humi” pėr macen dhe qenin etj. Ėshtė nė gjendje tė tregojė pothuajse tė gjitha pjesėt e emėrtuara tė trupit si syrin, veshin, gojėn etj.

Zhvillimi i lėvizjeve tė mėdha. Godet topin me kėmbė nė drejtimin pėrpara, e gjithashtu arrin qė ta hedhė atė me duar. Pėrveēse pėrkulet dhe drejtohet vetė pa ndihmė, ecėn mirė dhe ngjit shkallėt, fillon tė qėndrojė me njė kėmbė pėr disa sekonda dhe gjithashtu tė ecė praptazi.

Zhvillimi i lėvizjeve fine bėhet mė i gjerė. Nėse ka nė dorė njė lapės fillon tė zhgaravisė nė mėnyrė spontane. Nxjerr stafidhen nga shishja (diametri i grykės sė shishes 1.5 cm) dhe e tregon atė me kėnaqėsi tė madhe. Ndėrton kullė me dy kuba.

Zhvillimi vetjak shoqėror. Nė kėtė moshė fėmija ėshtė bėrė mė shoqėror, tregon dėshirat e tij pa qenė e domosdoshme qė tė qajė. Fillimisht imiton nėnėn duke bėrė gjoja punėt e shtėpisė, vajzat mė shumė, por, mė tej vėrehet se vėrtetė fillon tė ndihmojė nė kryerjen e punėve tė thjeshta tė shtėpisė. Zhvesh vetė rrobat p.sh., tutat e tij apo ēorapet.

Zhvillimi fizik (pesha dhe gjatėsia) tashmė nuk kanė mė ritmet me tė cilat ato ecnin gjatė vitit tė parė. Kėshtu, nėse pesha nga lindja deri nė njė vjeē trefishohej gjatė vitit tė dytė ajo rritet mesatarisht vetėm 2-2.5 kg dhe gjatėsia, nga dyfishimi i gjatėsisė sė lindjes gjatė vitit tė parė, nė vitin e dytė fėmija mesatarisht zgjatet 13-14 cm. Njė foshnje femėr, nė 13-14 muajshe do tė peshonte mesatarisht 9.8-10.2 kg dhe do tė ishte 75.5-77 cm e gjatė. Njė foshnje mashkull do tė peshonte mesatarisht nga 10.4-10.8 kg dhe, do tė ishte 77.5-79 cm i gjatė:

Pėrgjigjet

Dr Ēimi, kam njė fėmijė dy javėsh tė lindur ne kohė por me operacion, me peshė 3.2 kg. Gjatė shtatzėnisė nuk kam pasur ndonjė problem. Nė vizitėn e parė nė kėshillimore mė thanė se fėmijėn e kam mjaft mirė. Shqetėsimi im ėshtė fakti se ēdo ditė vėrej tek ai se trembet shpejt dhe ēdo herė tund, pėr pak sekonda, duart dhe kėmbėt. Duart i mbledh pranė trupit, mbi gjoks. Ju lutem a mund tė mė shpjegoni nėse zhvillimi i fėmijės tim mund tė ketė probleme? Ju faleminderit, Klodiana S!

E nderuar mami Klodi! Nga sa mė shkruani ju, duke u bazuar edhe nė fjalėn e kolegėve tė mi tė kėshillimores se fėmijėn e keni mjaft mirė, mė lejoni t’ju them pa asnjė hezitim se fėmija juaj nuk ka asnjė shenjė pėr t’u bėrė merak lidhur me zhvillimin e tij psikomotor. Sidoqoftė, pėr tė hequr ēdo lloj dyshimi, po shkruaj ndonjė konsideratė pėr trembjet dhe refleksin qė paraqet fėmija, kjo pėr ju dhe pėr tė gjitha nėnat e reja.

Fėmijėt e porsalindur, por edhe mė tė rritur, e kanė shumė tė shprehur fenomenin e tė tremburit nga zhurmat e ndryshme, qoftė edhe me intensitet jo tė lartė, tundjet e ndryshme, marrjet nė krahė me vėrtik etj. Ky fenomen ka tė bėjė edhe me paeksperiencėn e tij, edhe me papjekurinė e plote tė trurit, por edhe pėr shkak tė reflekseve tė tij tė lindura qė e mbrojnė atė. Ndėr kėto reflekse, mė tė qartė e tė kuptueshėm, do tė pėrmendja refleksin e kėrkimit tė gjirit, tė kapjes dhe tė thithjes sė tij qė e ndihmon pėr t’u ushqyer. Apo refleksin e kollės qė e mbron fėmijėn nga kalimi nė rrugėt e frymėmarrjes i qumėshtit tė gjirit apo pėshtymės sė vet.

Le tė vijmė tek fėmija juaj. Zgjatja e menjėhershme e krahėve dhe mbledhja po ashtu e menjėhershme e tyre mbi gjoks, ndonjėherė edhe mbledhja e kėmbėve mbi bark, qė ndodhin nė tė gjitha rastet qė pėrmenda mė lart, ėshtė njė refleks i zakonshėm qė ne e quajmė refleksi Moro, sipas emrit tė mjekut gjerman qė e ka pėrshkruar pėr herė tė parė. Burimi i kėtij refleksi ėshtė njė mbeturinė e historisė sonė tė lashtė dhe mund ta vėzhgojmė nėse shkojmė nė njė park zoologjik me majmunė. Ky refleks i tremb prindėrit, ashtu sikurse edhe ju, qoftė pėr ndonjė defekt nė zhvillimin e tyre e qoftė pėr dyshime se mos kemi tė bėjmė me ndonjė lloj epilepsie. Nė fakt nuk ėshtė as njėra dhe as tjetra. Ky refleks hyn nė reflekset normale tė tė gjithė fėmijėve tė porsalindur, qė zvogėlohet muaj pas muaji e qėzhduket plotėsisht aty nga fundi i muajit tė gjashtė. Reaksioni Moro ėshtė i pakėndshėm pėr fėmijėt dhe ata mund tė reagojnė me tė qara, prandaj, kėshilla do tė ishte ta mbroni nga zhurmat, lėkundjet e befta apo marrjet e tyreme vėrtik nė krahė.

Pėrshėndetje

Dr. Ēimi

TĖ VJELLAT

Ka shkaktarė qė prishin ekuilibrin hidroelektrolitik tė organizmit me tė vjella ose diarre, vetėm me diarre, vetėm me tė vjella, me diarre dhe tė vjella njėkohėsisht.

Ka rėndėsi se cila nga kėto dy ankesa fillon e para, dhe a ka shenja tė tjera shoqėruese, si temperaturė, dhimbje barku etj. Tė vjellat shoqėruar me diarre shpesh shkaktohen nga viruse qė ndjekin rrugėn e ushqimit. Ethet bėjnė tė dyshosh edhe pėr origjinėn bakteriale. Shkaqet janė tė panumėrta, por nė mė mėnyrė tė pėrmbledhur shkaqet kryesore qė japin tė vjella janė:

-enjtja e erozioni i mbėshtjellės sė brendshme tė stomakut( gastritit)

-ulēera e stomakut, pengesa mekanike tė zorrės, verdhėza, gurėt nė tėmth, ose veshka

-temperatura e lartė zakonisht me infeksion

-infeksioni i veshit tė mesėm

-dhimbja e kokės nga migrena, dėmtime traumatike tė kokės, tumoret e kokės, infeksionet e trurit.

-shtatzėnia

-disa medikamente, sidomos ato qė pėrdoren si kemioterapi tek kancerozėt.

-arsye psikologjike, siē janė shoku emocional ose nuhatja e aromave qė ngacmojnė tė vjellat

-disa sėmundje si pamjaftueshmėria e veshkės, shoku, koma diabetike, hipoglicemia, hiperkalēemia

-mbingrėnia

-pirja mjaft e tepruar e alkoolit

-substancat irrituese tė sistemit tretės

-reaksionet alergjike etj.

Zgjatja dhe vazhdimi i tė vjellave dhe diarresė ēon nė humbjen e lėngjeve, pra nė prishjen e ekuilibrit tė domosdoshėm jetik, hidroelektrolitik.

Trajtimi i tė vjellave. Shtrihu nėse ke mundėsi nė njė dhomė tė qetė, duke mbajtur pranė krevatit njė legen. Mos tento tė frenosh tė vjellat. Mos merr si fillim asnjė lloj ushqimi apo mjekim. Shmang tė gjitha pėrdorimet e mundshme, si frutat, lėngjet, alkoolin, apo kafen, pijet me gaz etj. Pas tė vjellave, stomaku lihet bosh dhe i qetė pėr rreth dy orė. Pastaj mund tė hamė pak copa tė vogla akulli. Nėse nuk ndodhin sėrish tė vjellat, provohet tė pihet pak lėng molle i holluar, ose ndonjė lėng tjetėr frutash. Nėse pas pirjes sė tyre nuk ndodhin tė vjellat, rrisim ngadalė marrjen e lėngjeve tė frutave. Nėse ka tė vjella, atėherė rifillo lėnien nė qetėsi tė stomakut dhe pas dy orėsh rifillo marrjen e copave tė vogla tė akullit. Dymbėdhjetė deri tetėmbėdhjetė orėt e para merr: copa tė vogla akulli, ujė, lėng molle tė holluar, pije pa gaz, sodat pa kafeinė, akullore me lėng frutash, ēajra pa kafeinė.

Nė dymbėdhjetė orėt nė vazhdim, pasi lėngjet janė toleruar mirė, provo sasira tė vogla tė bananes, ndonjė supe jokalorike, biskota tė thata, orizit tė bardhė, pure ose patate tė ziera, ose drithėra pa qumėsht.

Pa 24 orėsh shto: grurė pa qumėsht, vezė tė mjaft tė zier( vetėm e bardha), mish zogu pule tė gatuar( hiqja lėkurėn) tė paskuqur, mish viēi pa dhjamė.

Gjatė dy tre ditėve nė vazhdim shtoje gradualisht ushqimin, kryesisht kosin, frutat, mos u ngut tė pėrdorėsh ushqimet e forta. Nėse tė vjellat dhe diarreja nuk ndalin, vijnė duke u shtuar, dhe/ose janė agresive del nevoja e trajtimit mjekėsor dhe spitalor.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare