Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Mungon siguria e gjakut, pacientėt infektohen me Hepatit C

09.08.2008 12:03 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

 

Sipas mjekėve tė QSUT-sė, 1 nė 10 pacientė infektohen. Qendro: Nuk mund tė sigurohet gjak me risk zero

Sėmundjet e rėnda qė kanė mbi kurriz i dėnojnė ata tė marrin edhe infeksione tė tjera, duke ua rėnduar akoma mė shumė gjendjen shėndetėsore. Ky ėshtė fati i pacientėve tė vegjėl qė kanė nevojė pėr transfuzion gjaku. Vetėm para pak ditėsh, njė fėmijė 3-vjeēar nga Fieri qė vuan nga Hemofilia ėshtė deklaruar i infektuar nga Hepatiti C, tė cilin e ka marrė nė shėrbimin e Hematologjisė, nė Pediatrinė e Qendrės Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza”. Nė fakt, nuk ėshtė i vetmi qė infektohet me hepatite por edhe me sėmundje tė tjera, pikėrisht pėr shkak tė transfuzionit, dhe kėtė e pohon vetė mjekja e kėtij shėrbimi, Mirela Xhafa. Ndėrsa drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut, Irena Qendro, pohoi pėr gazetėn se asnjėherė nuk mund tė sigurohet gjak i sigurt me risk zero pasi kjo ėshtė e pamundur pėr shkak tė periudhės dritare.

Infektimi

Alarm, frikė dhe mosbesim. Kjo ėshtė situata qė ka pėrfshirė Qendrėn Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza” pėr shkak tė infektimit tė pacientėve nga gjaku i pasigurt. Por alarmi arrin kulmin kur vetė mjekėt deklarojnė se kjo ėshtė e pashmangshme dhe se, 1 nė 10 pacientė infektohet nga gjaku. ”Nė kėtė pavion janė shtruar fėmijė me hemofili, talasemi, leucemi, tė cilėt e kanė tė domosdoshme tė marrin gjak. Infektimi mund tė ndodhė jo vetėm nė njė rast, por nė disa raste”, -pohon mjekja Mirela Xhafa. Praktika ka treguar se rreth 3 vjet mė parė, 4 fėmijė talasemikė u prekėn nga SIDA, ndėrsa bėnin transfuzion me gjak tė infektuar. Kohėt e fundit, sipas mjekėve janė shtuar shumė edhe rastet e hepatiteve tek talasemikėt, hemofilikėt apo ata me leucemi.

Dhuruesit

Zgjidhja e vetme pėr gjak mė tė sigurt ėshtė dhurimi vullnetar dhe jo ai me pagesė, nga shtresa tė ekspozuara ndaj sėmundjeve infektive. Ky ėshtė apeli qė bėn drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut, Irena Qendro, e cila thekson se ka ardhur koha pėr mė shumė ndėrgjegjėsim. ”Kemi pėrjashtuar me dhjetėra raste dhuruesish qė kanė rezultuar tė infektuar me hepatite apo ndonjė sėmundje tjetėr, dhe kjo ka ndodhur sidomos tek dhuruesit me pagesė pasi gjaku i tyre ėshtė mė i pasigurt”,- pohon Qendro. Ndėrsa, sa i takon riskut pėr t’u infektuar nga transfuzioni i gjakut ajo thekson se ky risk nuk mund tė jetė kurrė zero pasi ekziston periudha dritare, qė nuk mund ta zbulojė tė infektuarin me anė tė analizės.

Prindėrit e fėmijėve qė kanė nevojė pėr gjak janė mbledhur nė Pediatri tė revoltuar, duke kėrkuar mė shumė siguri

Prindėrit: Jemi nė krizė besimi pėr sigurinė e gjakut

”Kam shumė frikė t’i jap gjak tė huaj. Kam frikė se vajza do mė marrė sėmundje tė rėndė, se vjet njė fėmijė nga Fieri vdiq nga SIDA qė kishte marrė nga transfuzioni i gjakut”,- kėto janė fjalėt e njė prindi qė vajza e saj 7-vjeēare, Emine Braka, vuan nga njė sėmundje pėr tė cilėn ka nevojė pėr transfuzion tė gjakut. Nė fakt, nuk ėshtė e vetmja qė ka krizė mosbesimi dhe shpesh janė tė detyruar t’i lenė larg transfuzionit, edhe pse e kanė tepėr tė nevojshme. ”Do tė dhuroja gjakun tim deri nė pikėn e fundit, vetėm tė mos marrė gjak nga tė tjerėt”,- shprehet njė prind tjetėr, duke treguar qartė krizėn e mosbesimit. Tė mbledhur nė korridoret e Pediatrisė nė QSUT, familjarėt e pacientėve kanė kėrkuar qė jo vetėm t'u jepet fund mungesave tė gjakut, por edhe tė jenė tė sigurt pėr atė qė u japin fėmijėve. ”Po tmerrohemi nga frika e infektimit tė gjakut, pėrse nuk mund tė jetė mė serioz shteti dhe tė marrė masa pėr t’i dhėnė fund kėtyre torturave qė po heqim”,- pohon njėri nga prindėrit. Ndėrsa mjekėt pohojnė se shumė prindėr nuk i sjellin fėmijėt pėr transfuzion edhe pse e kanė tė domosdoshme, pikėrisht pėr shkak tė frikės qė u ėshtė shkaktuar. ”Duke mos bėrė nė mėnyrė tė rregullt transfuzionin e gjakut, kėtyre fėmijėve iu bie nė mėnyrė tė vazhdueshme rezistenca e trupit, pasi ata kanė nevojė qė t’u rritet hemoglobina”,- shpjegojnė mjekėt specialistė, duke shtuar se ēdo vonesė nė marrjen e gjakut ėshtė nė dėm tė pacientėve.

Zenelaj: Prindėrit me tė drejtė nuk kanė besim te siguria e gjakut

Tė gjithė prindėrit me fėmijė qė kanė sėmundje pėr tė cilėt nevojitet transfuzioni i gjakut, kanė tė drejtė tė frikėsohen pėr sigurinė e gjakut. Kėshtu u shpreh Kryetari i Shoqatės sė Talasemikėve, Musa Zenelaj, para disa ditėsh, i cili thekson se siguria e gjakut qė marrin pacientėt e vegjėl nuk ka siguri. ”Mendoj se kanė ndodhur ngjarje tė mjaftueshme qė prindėrit tė humbasin besimin tek siguria e gjakut dhe e theksoj, se tė gjithė prindėrit kanė frikė se mos fėmijėt e tyre pėrfitojnė ndonjė sėmundje tjetėr nga gjaku i infektuar qė mund t’u dhurohet”,- thekson Zenelaj. Sipas tij, problemi me tė cilin ndeshen kėta pacientė ėshtė edhe fakti se, gjaku ėshtė i pamjaftueshėm dhe se fėmijėt nuk marrin sasinė e nevojshme gjatė transfuzionit. Me kėto mangėsi, thekson Zenelaj, fėmijėt talasemikė dhe fėmijė tė tjerė qė kanė nevojė pėr gjak po pėrballen prej kohėsh, dhe se ende nuk janė marrė masa pėr t’i dhėnė fund kėtij problemi madhor qė po mundon kėta fėmijė.

 

Godo: Bashkėpunim me Spanjėn pėr Shėndetėsinė

Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, gjatė njė takimi pune tė zhvilluar tė enjten me Ambasadorin e Spanjės nė vendin tonė, Manuel Montabbio, mori konfirmimin se qeveria e Spanjės ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me Shqipėrinė nė fushėn e Shėndetėsisė, bėri tė ditur zyra e shtypit e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Nė kėtė takim, ministrja Godo u njoh nga afėr me projektin dhe synimet e zhvillimit tė kėtij bashkėpunimi qė pritet tė avancojė dhe tė modernizojė sistemin tonė shėndetėsor. Ndėrsa Manuel Montabbio, vlerėsoi bashkėpunimin e shkėlqyer nė fushėn e mjekėsisė midis dy vendeve, ku veēanėrisht ky bashkėpunim konsiston nė eksperiencėn shumė tė mirė nė fushėn e shėndetit pėr nėnėn dhe fėmijėn. Ministrja Godo falėnderoi, nė emėr tė MSH-sė, Ambasadorin Spanjoll pėr bashkėpunimin dhe ndihmėn e Spanjės, duke theksuar historinė e gjatė tė kėtij bashkėpunimi nė fushėn e shėndetėsisė. Ajo propozoi lidhjen e njė marrėveshjeje bashkėpunimi midis Ministrive tė Shėndetėsisė tė dy vendeve, si njė hap drejt institucionalizimit dhe formalizimit tė bashkėpunimit tė deritanishėm, nė shėrbim tė pacientit shqiptar.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare