Ndryshime tė mėdha klimatike nė SHBA gjatė dekadave tė ardhėshme
19.06.2008 18:01 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Njė raport shkencor i qeverisė amerikane bėn tė ditur se gjatė dekadave tė ardhshme nė Shtetet e Bashkuara do tė vihen re ndryshime mjaft tė mėdha klimatike, tė shkaktoara nė radhė tė parė nga aktivitetet e njriut.
Raporti i quajtur Vlerėsime Shkencore tė Efekteve tė Ndryshimeve Globale nė Shtetet e Bashkuara", arrin nė pėrfundimin se ngrohja e tokės do tė ketė njė ndikim tė gjerė nė Shtetet e Bashkuara, jo vetėm se dimri do tė jetė i butė dhe vera e nxehtė, por ndryshimet e klimės do tė ndikojnė tek reshjet, rezervat ujore, aktivitetet e uraganėve, nivelit tė detit, pordhimit bujqėsor, prodhimit tė energjisė, diversitetit biologjik dhe shėndetit tė njerėzve.
Raporti, i shkruar nga Kėshilli Kombėtar i Presidentit Bush pėr Shkencėn dhe Teknologjinė, i ėshtė dėrguar Shtėpisė sė Bardhė dhe Kongresit. Nė tė paraqitet njė pamje shqetėsuese pėr mė shumė fronte tė nxehta dhe zjarre tė pakontrolluar, mungesa tė rezervave tė ujit nė rajon qė varen nga shkrirja e dėborės nė male, pėrmbytje mė tė mėdha dhe erozion tė bregdetit, stuhi dhe uragane mė tė fuqishme, ndėrprerje dhe zhvendosje tė ekosistemeve dhe rrezik dėshtimi nė prodhimin e drithėrave. Raporti gjithashtu parashikon ndryshime gjeografike tė vendbanimeve tė njerėzve, rritjen e numrit tė vedkjeve si shkak i nxehtėsisė dhe rritje tė rrezikut pėr disa sėmundje.
Nė raport theksohet se ndryshimet klimaterike janė njė fenomen i komplikuar, por arrin nė pėrfundimin se mbi klimėn ekziston njė influence e madhe njerėzore. Nė veēanti, aktivitetet njerėzore qė prodhojnė dioksidin e karbonit, tė ashtuquajtura efekti serė, shihet si dėmi kryesor.
Nė qoftė se pėrkrahet nga Presidenti Bush, raporti do tė sjellė njė ndryshim nė opinionin e administratės mbi ndryshimet klimaterike. Pėr vite me rradhė, Presidenti Bush i ka mbajtur qėndrimin se, derisa tė ketė tė dhėna tė forta se po vihen re ndyshime klimaterike, nuk ka arsye tė qarta dhe kėrkohen studime tė mėtejshme pėrpara implementimit tė ēdo iniciative tė gjerė dhe tė kushtueshme pėr tė luftuar kėtė fenomen.
Nė raport nuk jepet ndonjė rekomandim i veēantė pėr politikat pėr tė luftuar ndryshimet klimaterike, por duket sikur nė tė sygjerohet se pakėsimi i efektit serė do tė kishte pėrfitime. Pavarėsisht, nė raport theksohet se disa ndryshime klimaterike janė tė paevitueshme, pavarėsisht masave tė marra, sepse njė pjesė e ngrohjes do tė jatė pasojė e gazrave qė tashmė janė ēliruar. //iē//
lajme.parajsa.com


































