Petrela: Shėndetėsia, peng i tre plagėve tė sistemit
26.06.2008 12:05 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Buxhet i ulėt, administratė e paqėndrueshme dhe mbi tė gjitha mangėsi tė theksuara tė formimit profesional tė mjekėve tė rinj. Madje edhe projektligji, i cili parashikon qė spitalet tė futen nė skemėn e Sigurimeve Shėndetėsore shihet me dyshim sa i takon zbatueshmėrisė dhe efekteve qė do tė sjellė. Kėto janė problemet kryesore qė po mundojnė sistemin shėndetėsor nė vendin tonė. Kėshtu, shefi i shėrbimit tė Neurokirurgjisė, Prof.Mentor Petrela nė njė intervistė pėr gazetėn Shekulli shpjegon hapat qė duhet tė ndėrmerren nė mėnyrė emergjente pėr tė ndryshuar situatėn.
Nė projektligjin qė pritet tė kalojė nė Kėshillin e Ministrave parashikohet qė spitalet tė futen nė skemėn e Sigurimeve Shėndetėsore. A mendoni se sistemi ynė ėshtė gati pėr kėtė ndryshim, dhe efektet qė do tė sjellė kjo skemė?
Sistemi i Sigurimeve Shėndetėsore do, sė pari, faturėn e shėrbimeve. Sistemi i sigurimeve nė spital nuk do sjellė mrekullitė, pasi nuk do tė jetė ai qė do tė shėrojė tė sėmurėt, por ai do tė jetė vetėm rregullator i mekanizmit qė spitalet tė funksionojnė mė mirė dhe ai qė ėshtė kontribuues t’i shėrbehet me korrektėsi. Kėshtu, qė tė shėrbesh korrekt, sistemi i sigurimeve duhet tė kėrkojė faturėn. Lind pyetja, nėse ėshtė nė gjendje gjithė administrata shėndetėsore qė tė nxjerrin nė fund tė kartelės edhe njė faturė pėr tė gjitha shėrbimet, duke filluar qė tek portieri e deri tek kostoja e fletės sė njė kartele. Pra, ky sistem kėrkon njė administratė me kulturė ekonomike qė sigurimet tė angazhohen. Pyetja lind a e kemi ne kėtė administratė? Sigurisht qė jo. Deri mė sot, mė tepėr ka patur fjalė dhe slogane politike sesa unitete tė mirėfillta qė tė pėrgatisin kėtė faturė nė mėnyrė reale. Kjo do shkollė, do njerėz.
Ju thoni se problemi qėndron tek mungesa e specialistėve nė administratė?
Nė fakt, nuk ėshtė vetėm ky problemi qė mundon sistemin shėndetėsor. Megjithatė, mund tė them se njerėzit ne i kemi patur por ndryshimet nė administratė vazhdimisht i kanė hequr tė drejtėn edhe dikujt qė mund tė ketė patur ndonjė shkėndijė pėr tė realizuar reforma tė dobishme pėr futjen e spitaleve nė skemė. Pra, nuk besoj se aktualisht tė kemi njerėz qė tė pėrgatisin dhe tė punojnė kartelėn nga ana e shifrės.
A mendoni se buxheti i vogėl pėr Shėndetėsinė, ėshtė ndėr shkaqet kryesore pėr situatėn problematike nė sistemin shėndetėsor?
Njė industrialisti gjerman, kur i thanė qė kė kapitalin, mjetet dhe njerėzit, dhe i duhej tė zgjidhte njėrėn nga kėto, ai zgjodhi njerėzit. Problemi mendoj se fillon tek njerėzit dhe natyrisht ka tė bėjė edhe me buxhetin. Me buxhet 3 pėr qind nė vit, nuk mund tė pretendohet tė ketė mjekėsi. Kėtė nuk e kam thėnė unė, por e kanė thėnė organizma ndėrkombėtare shumė tė rėndėsishme. Merrni shembull vendet rreth e rrotull. Njerėzit duhet tė jenė tė qartė se nuk ka si tė ketė mjekėsi tė mirė nė Shqipėri kur harxhohen 80 euro pėr frymė, bashkė me bashkėpagesėn qė bėjnė tė sėmurėt, kur nė Greqi kjo shumė ėshtė 1900 euro, nė Itali rreth 2800 euro dhe nė Slloveni ėshtė 1800 euro. Pra problemi ėshtė se mungojnė njerėzit mungojnė dhe aparaturat. Pra, mendoj se dy janė anėt negative pėr shėndetėsisė, qė ėshtė sistemi administrativ qė ēalon dhe mungesa e buxhetit dhe me gisht tregohet personeli mjekėsor, i cili nuk ėshtė pėrgjegjės fare. Ka gjynahet e veta pėr njė pjesė, por nuk ėshtė ai pėrgjegjėsi pėr kėtė.
Petrela:
Asnjė qeveri nuk ka treguar seriozitet nė formimin e njerėzve
Profesor Mentor Petrela shpjegoi se si mund tė rregullohet sistemi shėndetėsor nė vendin tonė. Kėta ai e filloi pikėrisht nga formimi i specialistėve. Sė pari, duhen njerėz. Por formimi i njerėzve ka kosto pasi ata nuk formohen menjėherė. Njerėzit duhet t’i pėrgatisėsh me dekada. Nė kėtė drejtim nuk ka patur seriozitet nė asnjė qeveri. Pra nuk janė harxhuar para nga qeveria pėr kėtė drejtim,- pohon Petrela. Ndėrkohė ai shpjegon se pėr tė ilustruar kėtė fakt mori shembull Fletoren Zyrtare tė kohės sė Zogut, tė viteve ’38. Nė kėtė Fletore kishte rreth 100 specialistė qė studionin pėr mjekėsi me paratė e tyre jashtė shtetit dhe 98% ishin nga buxheti i Qeverisė sė Zogut. Nė atė kohė nė fakt nuk ka patur universitet, por bėheshin specializime jashtė. Sot ka universitet, por duhet tė ekzistojė njė buxhet qė tė dėrgojė specialistė nė mjekėsinė respektive tė vendeve tė zhvilluara. Kjo nuk ka filluar. Pra unė jam me parimin qė mė intereson njeriu, por jo milionat e miliardat,- thekson Petrela.
lajme.parajsa.com


































