Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Pėr njė gjoks tė “bukur”, bebet sakrifikohen pėr qumėsht

08.08.2008 12:37 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

Sipas dikasterit tė Shėndetėsisė vetėm 40% e foshnjave ushqehen me qumėshtin e gjirit. Moisiu: Ja disa nga shkaqet

Gjoks me formė tė bukur dhe larg deformimeve. Ėshtė ēėshtje estetike, qė nėnat e reja sakrifikojnė foshnjet e tyre pėr t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumėshtin e gjirit. Nė fakt, ky ėshtė ndėr shkaqet kryesore qė foshnjet po ushqehen gjithnjė e mė pak me produktin mė natyral dhe tė dobishėm pėr ta, por jo shkaku i vetėm. Problematikėn e nivelit tė ulėt tė ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vetė dikasteri i Shėndetėsisė, duke theksuar se foshnjet kanė shumė mangėsi dhe pėrdorimi i formulės foshnjore tepėr i ulėt. Ndėrsa drejtoresha e Maternitetit ”Koēo Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e kėtij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit qė drejton ėshtė nxitja e nėnave qė tė ushqejnė fėmijėt me qumėshtin e gjirit. Ndėrkohė, mjeket pediatre shpjegojnė se deri nė ēfarė moshe ėshtė e kėshillueshme qė foshnjet tė ushqehen me gjirin e nėnės sė tyre dhe sa e rėndėsishme ėshtė kjo.

Ushqyerja

Duhet tė ushqehen me qumėshtin e gjirit tė nėnės tė paktėn deri kur tė mbushin 1 vit, por jo tė gjitha bebet e kanė kėtė shans, sepse nė vend tė kėtij produkti tė pazėvendėsueshėm, ushqehen me qumėshtin e pakontrolluar tė lopės duke favorizuar

kequshqyerjen dhe aneminė. Alarmin e jep dikasteri i Shėndetėsisė, sipas tė cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetėm me qumėsht gjiri, jo ujė, jo lėngje tė tjera) nė muajin e katėrt ėshtė 40%. Por foshnjet nuk arrijnė tė marrin as formulat. Pėrdorimi i formulės foshnjore e cila mbetet e ulėt dhe ėshtė (15%) e fėmijėve 0-1 vjeē. ”Kryesisht, kjo vjen pėr shkak tė kostos sė lartė tė tyre pėr buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditės sė ushqyerjes me qumėsht lope”,- pohojnė specialistėt e Shėndetėsisė.

Shkaqet

Mendojnė se gjoksi i tyre nuk do tė jetė i bukur dhe do tė pėsojė dėmtime nėse foshnja e tyre ushqehet gjatė me qumėsht, por nė fakt nuk ėshtė aspak kėshtu. Kėshtu mendon drejtoresha e Maternitetit ”Koēo Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nėnat tė mos ushqejnė fėmijėt me qumėshtin e gjirit. ”Politika kryesore qė ndjekim me nėnat qė paraqiten nė maternitet, ėshtė qė ato tė ushqejnė foshnjet e tyre me qumėshtin e gjirit. Ka disa faktorė qė shumė prej foshnjeve nuk ushqehen me kėtė produkt, por mendoj se edhe faktori estetik pėr tė cilin nėnat, sidomos ato nė moshė tė re, luftojnė ta mbajnė gjoksin e tyre nė formė, ndikon shumė”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithatė, ajo siguroi se kjo mani e nėnave ėshtė e kotė pasi gjoksi i tyre nuk pėson asgjė nėse foshnja ushqehet me qumėsht. Sipas saj, gjoksi ėshtė i ndėrtuar nė mėnyrė tė atillė qė merr forma tė zmadhuara dhe tė zvogėluara, nė varėsi tė situatės dhe ushqyerja e foshnjes nuk do tė dėmtojė aspak estetikėn e gjoksit. Ndėrkohė ajo shpjegon se faktorė tė tjerė janė edhe problemet qė mund t’u lindin nėnave, duke mos patur qumėsht pėr fėmijėt. Por kjo pasohet edhe me faktorin ”kohė” qė kanė nėnat, pasi shumė prej tyre punojnė dhe nuk kanė mundėsi tė ushqejnė foshnjet. Megjithatė Moisiu nuk pėrjashton edhe publicitetin e tepėrt qė i bėhet ndonjėherė ushqimeve pėr foshnja, duke joshur nėnat pas tyre.

Moisiu: Nuk kanė pasoja vetėm foshnjet, por edhe nėnat

Qumėshti i gjirit ėshtė ushqimi ideal pėr foshnjat pėr gjashtė muajt e parė tė jetės, ndaj nuk duhet t’u mohohet, pasi kjo mund tė shkaktojė pasoja tek ata. Kėshtu u shpreh Rubena Moisiu, duke theksuar se ai kombinon tre themelet bazė tė njė ushqyerje tė shėndetshme qė janė ushqimi, shėndeti dhe kujdesje. Sipas saj, qumėshti i gjirit i mbron fėmijėt nga shumė infeksione dhe i bėn ata rezistentė ndaj sėmundjeve. ”Shumė nėna, pėrdorin qumėshtin e lopės pėr bebet e tyre dhe kjo mund tė favorizojė kequshqyerjen dhe aneminė”,- pohon Moisiu. Ndėrkohė ajo thekson se edhe nėnat qė u ndėrpresin qumėshtin e gjirit foshnjave, kanė pasoja. ”Ėshtė vėrtetuar se nėnat tė cilat nuk ushqejnė bebet me qumėsht, janė tė stimuluara ndaj kancerit tė gjirit. Nėnat duhet tė jenė koshiente pėr kėtė se pasojat nuk janė vetėm mbi bebet, por edhe mbi ato”,- thekson Rubena Moisiu.

Mjekja pediatre, Vjollca Konica shpjegoi rėndėsinė e ushqyerjes me qumėsht gjiri. Deri nė 6 muajsh ėshtė e domosdoshme

Konica: Ja deri kur duhet tė ushqehet foshnja me qumėsht gjiri

Qumėshti i gjirit pėrmban gjithė lėndėt ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktorėt e rritjes qė i nevojiten njė foshnjeje pėr t’u rritur dhe zhvilluar, ndaj nuk duhet t’i mohohet bebeve ky ushqim i pazėvendėsueshėm. Kėshtu u shpreh mjekja pediatre, Vjollca Konica, duke shpjeguar se qumėshti i gjirit nuk duhet t’u ndahet bebeve, tė paktėn vitin e parė tė lindjes. Ndėrsa si tė domosdoshėm ajo shikon kohėzgjatjen e ushqyerjes me qumėshtin e nėnės deri nė 6 muaj. Nė fakt, ky ėshtė edhe rekomandimi i OBSH-sė, qė thotė se ushqim ekskluziv me gji nė 6 muajt e parė dhe vazhdimin e ushqimit me gji, kombinuar me shtesa pėrtej vitit tė parė. Pediatrja Konica pohon se nė favor tė fėmijėve do tė ishte ushqyerja me qumėshtin e nėnės deri nė moshėn 2 vjeē por sigurisht, kur kjo tė jetė e kombinuar me ushqime shtesė. ”Qumėshti i gjirit mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesėm dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe pėrgjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon nė aftėsitė njohėse dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror”,- shpjegojnė specialistėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, duke theksuar se vetėm me qumėsht gjiri mund tė kemi fėmijė tė shėndetshėm.

MSH: Nėnat dorėzohen shpejt pėr ushqyerjen me gji

Mbrojtja dhe nxitja e tė ushqyerit me gji ėshtė pjesė pėrbėrėse e strategjisė sė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr uljen e sėmundshmėrisė dhe vdekshmėrisė foshnjore. Kėshtu shprehen burime zyrtare tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė cilėt pohojnė problematikėn e nivelit tepėr tė ulėt tė ushqyerjes ekskluzive me gji tė foshnjave, si dhe arritjen e objektivave tė zhvillimit tė mijėvjeēarit. Sipas tyre, nė fund tė muajit tė parė tė jetės ky tregues ėshtė 47%, gjė qė tregon se nėnat shpejt dorėzohen para vėshtirėsive tė javėve tė para tė tė ushqyerit me gji dhe fillojnė t’u japin ēajra qetėsues ose lėngje tė tjera. ”Nė muajt e dytė dhe tė tretė, vihet re njė rėnie e kėtij treguesi, nga 47% nė 37.4%, pra mė shumė se gjysma e fėmijėve tashmė i kanė humbur pėrparėsitė e njė ushqyerjeje ekskluzive me gji”,- pohojnė burime tė dikasterit tė Shėndetėsisė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare