Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


QSUT, mungon uji, bllokohen operacionet e zemrės

08.07.2008 12:03 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti

 

Kirurgu i Kardiologjisė, Alushani pohon se mjekėt nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr jetėn e pacientėve. Drejtoria tė marrė masa

Operacionet e zemrės janė bllokuar. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė mungesa e ujit nė Qendrėn Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza”. Alarmin qė po u kanoset pacientėve tė cilėt kanė nevojė pėr ndėrhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit tė Kardiologjisė, Ali Alushani, i cili ka kėrkuar qė tė merren masa urgjente pėr furnizimin me ujė. Vetėm para pak ditėsh, gazeta publikoi situatėn alarmante tė mungesės sė ujit nė kėtė spital duke sjellė edhe reagimin e bluzave tė bardha, tė cilėt kėrkojnė zgjidhjen emergjente tė kėsaj situate. Ndėrsa pacientėt, tė shqetėsuar, ndihen nė udhėkryq dhe luten qė strukturat pėrkatėse tė lėvizin pėr tė zgjidhur problemin. Ndėrsa burime zyrtare pranė Drejtorisė sė QSUT-sė pohojnė se ka reduktim tė operacione tė zemrės dhe jo bllokim tė plotė tė tyre.

Bllokimi

Mangėsitė me furnizimin me ujė kanė arritur deri aty sa tė bėhen pengesė pėr bllokimin e operacioneve nė zemėr. Kėshtu, prej disa ditėsh nė pavionin e Kardiologjisė nė QSUT i vetmi shėrbim publik nė vend qė ofron kirurgjinė e zemrės, nuk ka realizuar asnjė ndėrhyrje tė planifikuar. Kardiologu Ali Alushani deklaroi se mjekėt nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr jetėn e pacientėve pasi kėto mangėsi nuk po shkaktohen pėr faj tė tyre, por pėr faj tė strukturave qė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. ”Drejtoria e QSUT-sė tė mbajė pėrgjegjėsi pėr tė sėmurėt, pasi na premtoi furnizimin me ujė tė pijshėm. Kjo po krijon probleme serioze pasi operacionet e planifikuara nuk mund tė shtyhen pėr njė periudhė kohe tė pacaktuar ”,- thekson Alushani duke shtuar se bluzat e bardha mund tė mbajnė pėrgjegjėsi sa i takon aspektit profesional dhe jo problemeve teknike qė lindin nė spital.

Pacientėt

Zemra e tyre pret pėr njė operacion, nė tė kundėrt shėndeti i tyre ėshtė i rrezikuar seriozisht, deri nė humbje tė jetės. Prej disa ditėsh dėgjojnė tė njėjtat fjalė nga bluzat e bardha dhe ende nuk po gjejnė zgjidhje. ”Mjekėt mė thonė se janė bllokuar operacionet e planifikuara dhe kam mė shumė se njė javė qė pres nė radhė pėr tė bėrė ndėrhyrjen kirurgjikale”,- pohon njėra nga pacientet nė shėrbimin e Kardiologjisė. Ndėrkohė ata pohojnė se janė ankuar edhe nė Drejtorinė e QSUT-sė pėr kėtė problem, por ende nuk kanė gjetur zgjidhje. Tė ndodhur pėrballė kėtij fakti, pacientėve nuk u mbetet gjė tjetėr vetėm tė luten qė operacionet tė zhbllokohen sa mė shpejt, nė tė kundėrt, jeta e tyre ėshtė e rrezikuar.

Drejtoria: Operacionet reduktohen nga vapa, jo nga mungesa e ujit

Operacionet e zemrės janė reduktuar, por kjo jo pėr shkak tė mungesės sė ujit, por pėr shkak tė vapės. Kėshtu shprehen burime zyrtare tė Drejtorisė sė Qendrės Spitalore Universitare ”Nėnė Tereza”, tė cilėt theksojnė se kjo praktikė ėshtė ndjekur edhe vitin e kaluar pėr operacionet e planifikuara. ”Megjithatė, duam tė theksojmė se uji nė QSUT po shfrytėzohet pa kriter duke krijuar edhe mangėsi nė disa pavione, ndaj dhe iu bėjmė thirrje shefave tė shėrbimeve tė jenė mė korrektė nė lidhje me kėtė problem”,- pohojnė burime pranė QSUT-sė. Sipas tyre, janė duke mbajtur kontakte me Drejtorinė e Ujėsjellėsit nė mėnyrė qė tė sigurojnė sasira mė tė mėdha uji nė kėto ditė tė nxehta, nė mėnyrė qė tė evitohen problemet. Ndėrsa Drejtoria e Ujėsjellėsit pohon se furnizimi me ujė nė QSUT bėhet nė mėnyrė korrekte, por ky spital ka probleme me sistemin e tij tė furnizimit me ujė, pėr tė cilat duhet tė marrin masa vetė. ”Fajėson depozitat e vogla tė kėtij spitali dhe shpėrdorimin qė i bėhet ujit”,- pohojnė burime tė Drejtorisė sė Ujėsjellėsit.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare