Reklama kunder duhanit ne DVD-t e filmave
29.07.2008 23:22 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Nė bazė tė njė marrėveshjeje tė re, qė po pėrshėndetet si njė arritje historike, 6 studio tė mėdha kinematografike kanė rėnė dakord tė pėrfshijnė reklama kundėr duhanit nė DVD-tė e disa filmave qė tregojnė njerėz duke pirė duhan. Pritet qė kėto reklama tė pėrcjellin njė mesazh tė rėndėsishėm pėr adoleshentėt amerikanė.
Kur fėmijėt apo adoleshentėt amerikanė marrin me qera DVD me filma ku personazhet pinė duhan, ka shumė tė ngjarė qė para se tė shohin filmin tė kenė parė njė reklamė kundėr duhanit ku nėnvizohet kontrasti mes realitetit tė hidhur pėr duhanpirėsit dhe imazhit tė sofistikuar qė japin filmat.
Qendra amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se adoleshentėt kanė prirje 2 herė mė tė lartė pėr tė filluar duhanin nėse shohin njerėz duke pirė duhan, qoftė nė filma, nė televizion apo nė reklama.
Po ashtu, njė studim i ri i botuar nė Revistėn amerikane tė Shėndetit Publik thekson se kompanitė e duhanit pėrdorin aroma tė ndryshme si menten, pėr tė nxitur tė rinjtė tė fillojnė duhanin.
Gjashtė kompani kinematografike kanė vendosur tė shfaqin reklama kundėr duhanit, nė partneritet me administratėn shtetėrore tė Kalifornisė dhe njė fondacion bamirės qė ka lidhje me industrinė e filmit. Dan Glikman pėrfaqėson Shoqatėn e Kineastėve amerikanė.
Nuk ushqejmė ndonjė iluzion se ky hap i vetėm nuk mund tė shėrbejė pėr tė ndalur pirjen e duhanit, por do tė vazhdojmė tė japim kontributin tonė pėr tė ndėrgjegjėsuar popullatėn mbi rrezikun real qė paraqet duhani ndaj shėndetit publik.
Mesazhet kundėr duhanit nuk do tė pėrfshihen nė DVD filmash pėr tė rritur. Industria e filmit thekson se ka tė drejtėn tė tregojė nė filma personazhe qė pijnė duhan, gjė qė e thekson edhe Guvernatori i Kalifornisė, aktori i Hollivudit Arnold Shvarceneger.
Unė personalisht nuk mendoj se duhet tė eliminojmė plotėsisht cigaret nga filmat. Nuk mendoj se duhet ta eliminojmė njė pjesė filmi pasi personazhi po pi njė puro. Por duhet tua bėjmė tė qartė tė rinjve rreziqet e duhanit.
Grupet aktiviste kundėr duhanit thonė se mė shumė se gjysma e filmave pėr tė rinj kanė skena me duhan.
Ata sjellin si shembull studimet se kėto pamje mund tė ndikojnė tek 200 mijė adoleshentėt amerikanė qė ēdo vit fillojnė duhanin.
Mesazhet kanė nė shenjestėr rininė amerikane, por disa DVD me reklama kundėr duhanit mund tė pėrfundojnė edhe nė tregun ndėrkombėtar. //kk//
lajme.parajsa.com


































