Rripi i sigurimit nė makina shpėton jetė foshnjesh. Barnat kundėr dhimbjeve nuk luftojnė alcajmerin
17.06.2008 18:01 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Rripi i sigurimit nė automjet shpėton jetė foshnjesh
Njė studim tregon seekziston njė mėnyrė e thjeshtė pėr shpėtimin e jetės sė foshnjeve tė palindura gjatė aksidenteve me makina, mėnyrė qė shumė gra shtatzėna nuk e pėrdorin.
Ēdo vit, rreth 170 mijė gra shtatzėna pėrfshihen nė aksidente me makina dhe shumė prej tyre nuk pėrdorin rripin e sigurimit. Por sipas njė studime, foshnjet e palindura janė nė rrezik mė tė madh pėr t'u dėmtuar kur nėnat e tyre nuk vendosin rripin e sigurimit.
Shkencėtarėt pranė universitetit tė Miēiganit morrėn nė shqyrtim 57 raste aksidentesh tė rėnda kur nė makinė ndodheshin gra shtatzėna. 50 pėrqind e foshnjeve tė grave qė e kishin vėnė rripin nė mėnyrė jo tė pėrshtatėshme dhe 80 pėrqind e foshnjeve nėnat e tė cilave nuk kishin pėrdur rripin e sigurimit pėsuan dėmtime tė rėnda ose vdiqėn si pasojė e aksidentit. Ndėrsa 75 e foshnjeve tė grave qė kishin vendosur rripin e sigurimit nuk pėsuan ndonjė problem tė madh.
Mjekėt thonė se ekziston mendimi i gabuar qė gratė shtatzėna nuk duhet tė vendosin rriptin e sigurimit kur ndodhen nė automjet. Statistikat tregojnė se nėse gratė shtatzėne vendosin rripin e sigurimit sa herė udhėtojnė ose ngasin makinėn, ato tė shpėtojnė jetėn e 200 foshnjeve qė presin tė lindin.
Barnat kundėr dhimbjeve nuk luftojnė alcajmerin
Ekspertėt parashikojnė qė deri nė vitin 2010, nė Shtetet e Bashkuara do tė ketė rreth 500 mijė pacientė me sėmundje tė Alcajemerit. Studimet tė mėparėshme kanė lėnė tė kuptohet se personat qė marrin barna kundėr dhimbjeve pėr tė luftuar pezmatime tė ndryshme janė mė pak nė rrezik pėr t'u prekur nga humbja e kujtesės apo dementja, prognozė e Alcajmerit. Pėr kėtė arsye, shkencėtarėt kryen njė tjetėr studim pėr tė vėrtetuar rezulatet e studimeve tė mėparėshme.
Ekspertėt e dijnė se pezmatimi nė trup mund tė dėmtojė funksionin e qelizave dhe njerėzit me dementia shpesh tregojnė nivele tė larta pezmatimesh nė trupin e tyre.
Nisur nga kjo, shkencėtarėt filluan tė mendonin se nė qoftėse pezmatimi bllokohej duke i dhėnė pacientit barna Celebrex dhe Aleve, barna qė pėrdoren zakonisht kundėr dhimbjeve, dėmtimi i qelizave mund tė pakėsohej dhe humbja e kujtesės ose dementia tė parandalohej.
Pėr tė provuar kėtė teori ata morėn nė shqyrtim mbi 2100 persona tė moshuar qė ndodheshin nė rrezik tė lartė pėr t'u prekur nga Alcajmeri, pasi ēdo njėri prej tyre kishte patur nė familje nga njė person me kėtė sėmundje.
Rreth 900 pjesmarrėsve iu dha placebo, barna qė duken si ilaēe por nuk bėjnė efektin e tyre, ndėrsa tė tjerėve iu dha Celebrex ose Aleve. Ata iu nėnshruan kėtij trajtimi duke marė kėto barna e placebo dy herė nė ditė pėr tre vjet me radhė.
Rezultatet treguan se personat qė morrėn Celebrex e Aleve kundėr pezmatimit nuk ndjeheshim mė tė mbrojtur ndaj dobėsimit tė funksioneve mendore. Nė fakt gjatė ushrimeve mendore ata qė morrėn Aleve dhanė rezultate mė tė dobėta sesa ata qė u trajtuan me placebo.
Shkencėtarėt kanė nė plan tė vazhdojnė mbikqyrjen e kėtyre pacientėve pėr tė parė nėse efektet e ilaēeve shfaqen mė vonė. Por tani pėr tani ata thonė se barnat kundėr dhimbjeve nuk mund tė rekomandohen pėr tė pakėsuar rrezikun ndaj alcajmerit.
Ekspertėt thonė se mėnyra mė e mirė pėr tė pakėsuar kėtė rrezik ėshtė kujdesja pėr trurin, nėpėrmjet ushtrimeve fizike, dietės sė shėndetėshme, duke mos pirė duhan, si dhe aktivizimi i qelizave tė trurit duke lexuar, zgjidhur kriptograme dhe duke kryer ushtrime a veprimtari tė tjera mendore.
lajme.parajsa.com
































