Shefat e QSUT: Dypunėsimi i gabuar, sidomos tek mjekėt pronarė
04.09.2008 12:31 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Shefat e QSUT-sė shprehen se dypunėsimi nuk duhet tė lejohet sidomos tek mjekėt pronarė. Petrela: Problemi merr fund kur ta kėrkojė BE-ja
Dypunėsimi i mjekėve nuk duhet tė lejohet sidomos kur ata janė pronarė tė klinikave private. Nė fakt, ky ėshtė mendimi i disa shefave shėrbimi dhe mjekėsh tė cilėt pohuan pėr Shekullin se dypunėsimi nė shumė raste ka tė bėjė me konfliktin e interesave. Ndėrkohė, kreu i Shėndetėsisė, Anila Godo ėshtė treguar mė tolerante se dy paraardhėsit e saj, Maksim Cikuli dhe Nard Ndoka, sepse para pak ditėsh deklaroi se nuk i paragjykon ish-kolegėt e saj nėse janė tė dypunėsuar.
Shefat dhe mjekėt
Mendoj se njė mjek, dhe sidomos njė shef shėrbimi, nuk duhet tė jetė i dypunėsuar. Kėshtu u shpreh shefi i shėrbimit tė Nefrologjisė, Nestor Thereska, i cili shpjegon se njė shef shėrbimi ėshtė i angazhuar me punėt e pavionit qė drejton dhe kėtė duhet ta ketė nė konsideratė jo vetėm gjatė orarit zyrtar tė punės por edhe jashtė tij. Unė nuk besoj se njė shef shėrbimi ka kohė qė tė bėjė njė punė tė dytė, pasi ai duhet tė angazhohet edhe me punė studimore. Flas gjithmonė pėr dikė qė ka vullnet dhe dėshirė t’i kushtohet shėrbimit qė drejton,- pohon Thereska duke shtuar se vendet e BE-sė nuk e lejojnė dypunėsimin dhe ne nuk kemi pse tė bėjmė pėrjashtime. Ndėrsa shefi i Shėrbimit tė Neurokirurgjisė, profesor Mentor Petrela pohon se zgjidhjen e ēėshtjes sė dypunėsimit nė shėndetėsi e sheh vetėm nė momentin kur kėtė ta kėrkojė vetė BE-ja. Mendoj se kur njė mjek tė punojė vetėm brenda mureve tė spitalit publik, do tė aplikohet kur BE-ja tė thotė se ky ėshtė kusht qė duhet tė plotėsohet kjo pikė dhe kjo them se do tė realizohet andej nga viti 2014,- pohon Petrela duke shtuar se vullnetet politike nuk do tė mundin ta realizojnė kėtė. Ndėrkohė shefi i shėrbimit tė Endokrinologjisė, Feēor Agaēi e sheh dypunėsimin e mjekėve tė gabuar, vetėm nėse ai disponon klinikė tė tijėn private. Nėse njė X profesor vete dhe punon jashtė orarit nė njė klinikė private, unė nuk shoh asgjė tė keqe. Ėshtė tjetėr punė kur profesori, shefi apo mjeku ka klinikė private, dhe me kėtė unė jam kundėr,- pohon Agaēi duke theksuar se nėse dikush ėshtė pronar, duhet tė zgjedhė tė punojė ose nė spitalin shtetėror ose nė atė privat. Tė njėjtin mendim me tė pohon edhe mjeku nefrolog, Alketa Koroshi, i cili pohon se njė mjek pronar qė punon nė shtet, sjell pikėrisht atė qė quhet konflikt interesash. Nėse ky mjek ka klinikė tė veten nė pronėsi, kėtu ndryshon puna dhe nuk duhet tė lejohen nė asnjė mėnyrė. E them kėtė pasi kjo sjell nė mėnyrė tė pastėr konflikt interesash, sepse ky mjek ėshtė i interesuar qė puna tė ecė nė klinikėn e tij dhe nuk i bėhet aspak vonė nėse nuk funksionon skaneri apo ndonjė aparaturė tjetėr nė spital, sepse kėtė e zgjidh me pacientėt nė klinikėn e tij,- pohon Koroshi duke shtuar se kjo mund tė ndikojė negativisht pikėrisht mbi kurrizin e pacientėve.
Nestor Thereska
Unė nuk besoj se njė shef shėrbimi ka kohė qė tė bėjė njė punė tė dytė, pasi ai duhet tė angazhohet edhe me punė studimore. Flas gjithmonė pėr dikė qė ka vullnet dhe dėshirė t’i kushtohet shėrbimit qė drejton. Vendet e BE-se nuk e lejojnė dypunėsimin dhe ne nuk kemi pse tė bėjmė pėrjashtime.
Mentor Petrela
Mendoj se kur njė mjek tė punojė vetėm brenda mureve tė spitalit publik, do tė aplikohet kur BE-ja tė thotė se ky ėshtėkusht qė duhet tė plotėsohet kjo pikė dhe kjo them se do tė realizohet andej nga viti 2014. Vullnetet politike nuk do tė mundin ta realizojnė kėtė.
Feēor Agaēi
Nėse njė X profesor vete dhe punon jashtė orarit nė njė klinikė private, unė nuk shoh asgjė tė keqe. Ėshtė tjetėr punė kur profesori, shefi apo mjeku ka klinikė private, dhe me kėtė unė jam kundėr. Pra, nėse dikush ėshtė pronar, duhet tė zgjedhė tė punojė ose nė spitalin shtetėror ose nė atė privat.
Alketa Koroshi
Nėse ky mjek ka klinikė tė veten nė pronėsi, kėtu ndryshon puna dhe nuk duhet tė lejohen nė asnjė mėnyrė. E them kėtė pasi kjo sjell nė mėnyrė tė pastėr konflikt interesash, sepse ky mjek ėshtė i interesuar qė puna tė ecė nė klinikėn e tij dhe nuk i bėhet aspak vonė nėse nuk funksionon skaneri apo ndonjė aparaturė tjetėr nė spital, sepse kėtė e zgjidh me pacientėt nė klinikėn e tij.
--------------------------------------------Godo: Nuk do luftoj dypunėsimin
Ndryshe nga ish-ministrat e Shėndetėsisė, Maksim Cikuli dhe Nard Ndoka, qė iu shpallėn luftė tė hapur shefave tė shėrbimeve tė dypunėsuar, Anila Godo nuk ka ndėrmend ta fillojė reformėn nė shėndetėsi duke luftuar dypunėsim pasi problemet e shėndetėsisė, sipas saj, nuk lidhen me kėtė fenomen. Kėshtu, para pak ditėsh, Godo ka deklaruar se ish-kolegėt e saj shefa shėrbimi janė tė dypunėsuar, por ajo jo vetėm qė nuk i paragjykon, por edhe i justifikon ata. Jam ndėr shefet e pakta tė shėrbimit qė nuk kam qenė e dypunėsuar. Kjo pėr faktin se shėrbimi qė mbuloj ka patur shumė probleme dhe se ato 2-3 orė tė lira qė i kam patur pasditeve, kam preferuar t’i kaloj duke u ēlodhur me familjen time,- pohon Godo duke shtuar se ne nuk jemi vend i pasur dhe nėse dikush pasdite a nė mbrėmje, nė vend qė tė shėtiste, zgjedh tė punojė pėr t’u ofruar fėmijėve njė jetė mė tė mirė, nuk ka pėrse e paragjykon.
lajme.parajsa.com


































