Shkencėtarėt, vaksinė kundėr qelizave tumorale
28.08.2008 18:07 Shendeti - Burimi: Observer Shendeti
Shkencėtarėt kanė gjetur mėnyrėn pėr tė prodhuar njė vaksinė kundėr kancerit, e cila do tė bėjė qė trupi i pacientit tė prodhojė qeliza kanceroze tė cilat do tė pėrdoren pėr tė trajtuar po kėto tumore. Kjo teknikė pėrfshin pėrdorimin e rrezeve ultravjollcė e cila ndihmon nė injektimin e vaksinės, i njohur ky proces si terapia foto-dinamike (PDT-photo-dynamic therapy). Rezultatet pėr publikun vijnė jo nga "Indipendent". Testet dhe eksperimentet paraprake treguan se kjo teknikė prodhon dhe injekton njė vaksinė vetjake, nga vetė qelizat kanceroze tė gjendura nė trupin e pacientit. Kėto qeliza nė trupin e njeriut kultivohen me tė njėjtėn mėnyrė si ato laboratorike, vetėm se nė shumė mė pak kohė.
Terapia foto-dinamike
Studimet janė realizuar nga shkencėtarėt e British Columbia Cancer Agency, nė Vancouver, tė cilėt pėr disa vite kanė vėzhguar testet dhe eksperimentet e terapisė foto-dinamike PDT. Kjo teknikė e cila siē ėshtė pėrmendur mė lart pėrdor rrezet ultravjollcė pėr tė injektuar dozat e vaksinės pėr tė arritur pikat e duhura ku ndodhen dhe qelizat tumorale, duke pėrdorur mė pak doza dhe pa reaksione toksike nė pjesė tė tjera tė trupit tė pacientit. Teknika e njohur se terapia foto-dinamike zakonisht ėshtė pėrdorur nė mjekėsi si stimuluese e pėrgjigjes sė sistemit imun tė organizmit ndaj qelizave tumorale. Prandaj Qendra e Kėrkimeve ndaj Kancerit ka vazhduar aplikimet dhe kėrkimet me po kėtė terapi.
Pėrdorimi i rrezeve ultravjollcė
Studimet e mėtejshme pėrfshinin marrjen e kampionėve nga indet kanceroze tė pjesėt apo organet qė ishin kthyer nė vatra tumorale dhe bėnin njė trajtim paraprak tė tyre me rreze ultravjollcė. Kėto qeliza kanceroze kultivoheshin nė laborator gjatė natės, pėrpara sė tė riinjektoheshin ditėn tjetėr nė tė njėjtėn vatėr tumorale. Kėrkimet zbuluan se goditja apo pompimi i kėtyre qelizave me rreze ultravjollcė sillte njė rritje tė reagimit tė sistemit imunitar ndaj qelizave tumorale. Injektimi i kėsaj vaksine tė pompuar me rreze ultravjollcė bėhet nga goja dhe nuk krijon reaksione toksike pėr organizmin. Rrezet ultravjollce tė pėrdorura nė kėtė terapi krijojnė njė vaksinė tė fuqishme, mekanizmi i sė cilės nuk kuptohet plotėsisht. Dobia e kėsaj vaksine ėshtė tė qenit individuale e cila mund tė injektohet edhe nga goja, duke mos krijuar pengesa dhe raksione pėr organizmin pėr vetė faktin se kjo vaksinė pėrbėhet nga qeliza tė njohura prej tij. Nė kėtė mėnyrė nuk duhet njė kohė e gjatė pėr tė kultivuar kėto qeliza sepse vetė organizmi bėn rritjen, njohjen dhe reagimin e sistemit imun ndaj tyre. Kėto studime u publikuan dy ditė mė parė nga British Journal of Cancer. Autori i kėtij shkrimi, Dr.Mladen Korbelik, thotė: "Shpresat pėr tė pėrdorur kampionė tė vetė pacientėve nga qelizat e tyre tumorale, do tė ishte e vetmja mėnyrė e mundshme pėr trajtimin e kėtyre kacereve. Dhe kjo ėshtė njė ide ngacmuese. Kjo teknikė mund tė bėjė njė trajtim mė tė shpejtė dhe ē'ėshtė e rėndėsishmja njė trajtim tėrėsisht individual." Sipas kėtyre studiuesve theksohet se kėto janė hapat e para nė njė fushė tė madhe, ku ka shumė pėr tė bėrė e zbuluar njė teknikė shumė herė mė tė fuqishme dhe efikase. Dr.Lesley Walker, drejtor i informacionit nė Cancer Research, shprehet se: "Kjo ėshtė teknikė interesante e arritur nga terapia foto-dinamike. Manipulimi i vetė qelizave kanceroze, do tė sjellė rritjen e reagimit tė sistemit imun dhe do tė mund tė luftojė kancerin, me sa mė pak efekte anėsore.
Ēfarė e shton rrezikun e kancerit
- Nėse nė familje keni histori tė kancerit
- Nėse jeni duke pėrdor apo keni pėrdor produkte tė duhanit, siē
janė cigaret apo llullat e posaēme pėr tė pirė duhan.
- Konsumimi i rregullt i alkoolit
- Konsumimi i ushqimit qė pėrmban yndyrė tė lartė gjatė tėrė
jetės tuaj.
- Ekspozimi i lartė ndaj rrezatimeve siē janė rėntgenogram dhe
rrezet ultraviolete.
- Pėrdorimi i llambave diellore dhe aparateve pėr nxirrje tė
lėkurės.
- Rrezet ultravioletė e marra nga aparatet pėr nxirrje tė lėkurės
- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nėse punoni me to, siē janė metalet apo pesticidet.
Dieta ushqimore dhe shfaqja e kancerit
Pėrherė ka mbizotėruar mendimi se vitamina E mund tė ndihmojė pėr pakėsimin e rrezikut nga kanceri dhe sėmundjet e zemrės. Por njė studim i ri tregon se tek njerėzit me probleme nga kėto sėmundje, vitamina E aktualisht e shton kėtė rrezik. Autorėt e studimit theksojnė se pjesėmarrėsit nė studim u trajtuan me doza tė larta vitamine E, rreth 400 miligramė nė ditė, dhe se njerėzit duhet tė pėrpiqen tė konsumojnė ēdo ditė rreth 15 miligramė vitaminė E, e cila mund tė gjendet lehtė nė njė dietė tė balancuar ushqimore.Njė studim i ri, tregon se vitamina E mund t'u bėjė dėm personave me probleme tė kaluara nė zemėr, apo me diabet. Tek personat me rrezik tė lartė sėmundjesh, vitamina E nuk parandalon sėmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve tė gjakut nė tru, gjithashtu kjo vitaminė nuk parandalon kancerin.
Mė pak yndyrna, mė mirė pėr shėndetin
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna ėshtė mirė pėr shėndetin. Njė studim nė shkallė tė gjerė mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakėson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrės sė trashė apo sėmundjet e zemrės. 50 pėr qind e kėtyre grave tė marra nė studim pėrdornin dietė frutash, perimesh dhe nėnprodukte drithėrash, ushqime tė njohura pėr nivel tė ulėt yndyrnash, ndėrsa 25 mijė gra tė tjera pėrdornin dietė tė zakonshme. Disa gra qė para studimit kishin pėrdorur dietė ushqimore me nivel tė lartė yndyrnash dhe gjatė studimit pėrdorėn dietė me pak yndyrna, vunė re njė pakėsim 20 pėr qind tė rrezikut tė kancerit tė gjirit. Dieta me pak yndyrna ėshtė e mirė pėr shėndetin, prandaj ato gra qė janė nė kėtė dietė duhet ta vazhdojnė atė.
Kanceri dhe simptomat me tė cilat shoqėrohet
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Nė mushkėri ai mund tė shkaktojė kollė, bllokim frymėmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndėrsa kanceri i zorrės sė trashė zakonisht shkakton diarre, apo rrjedhje gjaku gjatė jashtėqitjes. Disa forma tė kancerit mund tė mos shfaqin ndonjė simptomė tė dukshme. Nė disa raste simptomat shfaqen nė stadet ku tumori ka evoluar. Kėto forma janė tė vėshtira pėr t'u kuruar. Pėrgjithėsisht simptomat e shfaqura janė tė njėjta pėr disa forma tė shfaqjes sė kancerit, si: ethe, temperaturė, tė dridhura, djersitje gjatė natės, humbje peshe qė shoqėrohet me ulje tė oreksit, dobėsi dhe lodhje. Edhe pse pėrcaktimi i llojit tė kancerit shfaq vėshtirėsitė e veta e rėndėsishme ėshtė qė trajtimi i sėmundjes tė arrihet tė bėhet nė kohėn e duhur.
Frutat pengojnė evoluimin e kancerit
Shoqėria Amerikanė e Kancerit ka theksuar se domatet kanė shumė antioksidantė tė domosdoshėm pėr organizmin. "Ato nuk mund tė ndryshojnė sėmundjen te ata qė vuajnė nga kanceri por ato mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin dhe lehtėsimin e gjendjes sė tyre shėndetėsore. Pacientėt qė hanė ēdo ditė fruta dhe perime gėzojnė njė gjendje mė tė lehtėsuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i pėrshpejtuar i sėmundjes." - shprehet Marji Mēullough, drejtor i epidemiologjisė sė pėrbėrėsve ushqimorė nė kėtė shoqatė. Domatet dhe produktet e ndėrtuara mund tė reduktojnė rrezikun e pėrhapjes sė shumė llojeve tė kancerit, por rekomandohet si bashkėngjitje e njė diete tė pasur nė varietete tė ndryshe perimesh dhe frutash. Pėr momentin kjo ėshtė njė shpresė mė tepėr nė gjetjen e njė ēelėsi pėr tė ecur nė botine e luftės kundėr kancerit.
lajme.parajsa.com


































