Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesės. Shtohen rastet e melanomės tek gratė e reja
15.07.2008 18:17 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia
Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesės
Njė nga shqetėsimet mė tė mėdha nė fushėn e shėndetit, nė Shtetet e Bashkuara ėshtė shtimi me ritme tė shpejta i degradimit tė trurit ose siē quhet ndryshe Dementia, qė sjell humbjen e kujtesės tek tė moshuarit.
Demetia, ne disa raste quhet demenca, ėshtė njė simptomė e Alcajmerit, dhe thuhet se 20 pėrqind e amerikanėve mbi moshėn 80 vjeē vuajnė nga ky degradim i trurit. Por njė studim i ri e lidh dementian me tensionin dhe rekomandohet qė njė trajtim i thjeshtė i tensionit tė gjakut mund tė ulė rrezikun e humbjes sė kujtesės mes tė moshuarve.
Mė shumė se 3 milionė amerikanė tė moshės 70 vjeē e lartė vuajnė nga dementia dhe 5 milionė tė tjerė vuajnė nga njė lloj humbjeje kujtese qė i vė ata nė rrezik tė lartė pėr t'u prekur nga dementia.
Aktualisht nuk ekziston ndonjė mėnyrė e provuar pėr shmangjen e dementias, megjithėse studimet nė kėtė fushė tregojnė se arsimi i lartė, tė mirėushqyerit dhe ushtrime tė rregullta fizike mund ta pakėsojnė kėtė rrezik.
Kohėt e fundit, njė studim i ri doli me idenė se edhe duke ulur tensionin e gjakut njerėzit mund tė pakėsojnė gjasat pėr t'u prekur nga dementia.
Shkencėtarėt krahasuan rezultatet e njė studimi nė shkallė ndėrkombėtare mbi tensionin e gjakut mes rreth 3 mijė pacientėve mbi moshėn 80 vjeē, dhe vunė re se trajtimi i tensionit tė gjakut me barna tė quajtur Diuretikė dhe ACE pakėsoi 13 pėrqind mundėsitė e prekjes nga dementja.
Me kėto rezultate nė duar, shkencėtarėt tani thonė se kujtesa duket se ndihmohet nga pėrmirėsimi i qarkullimit tė gjakut. Megjithėse tė tjerė bėjnė thirrje pėr studime mė tė gjėra e mė afatgjatė pėr tė vėrtetuar kėto rezultate.
Shtohen rastet e melanomės tek gratė e reja
Melanoma ėshtė forma mė e rrezikėshme e kancerit nė lėkurė dhe njė studim i ri, financuar nga qeveria dhe botuar nė revistėn amerikane tė Dermatologjisė tregon se rreziku i prekjes nga melanoma po vjen duke u rritur mes grave tė reja.
Melanoma ėshtė kanceri i shtatė mė i zakonshėm tek gratė, por ekspertėt shqetėsohen se melanoma po ngjitet me shpejtėsi nė krye tė kėtij klasifikimi.
Studimet e kohėve tė fundit mbi rastet e kancerit tė lėkurės, jo melanomė, kanė treguar se gratė e reja preken gjithnjė e mė shpesh prej tij. Kjo i bėn shkencėtarėt tė shqetėsohet se mos ndoshta edhe rastet e Melanomės po vijnė duke u shtuar mes kėsaj grupgjinie.
Shkencėtarėt e Institutit Kombėtar tė Kancerit analizuan prirjet e melanomės tek burrat dhe gratė nga mosha 15 deri nė 59 vjeē.
Studimet nė vitet 1970 kishin treguar se rastet e melanomės shtoheshin 7 pėrqind nė vit tek burrat dhe 9 pėrqind tek gratė. Por nė vitin 1980, numri i rasteve tė melanomės mbeti nė vend pėr burrat, ndėrsa tek gratė ky numėr vazhdoi tė rritej.
Gjatė periudhės sė studimit, numri i rasteve tė melanomės tek gratė u rrit mbi 100 pėrqind ose u dyfishua. Ekspertėt e kanė tė vėshtirė tė shpjegojnė pėrse rastet e melanomės tek burrat kanė ardhur duke u pakėsuar ndėrsa tek gratė ato rriten. Ata mendojnė se kjo prirje mund tė vijė pjesėrisht nga qė gratė e reja tani rrijnė mė shumė nėn rreze ultravjollcė nė diell ose nė shtretėr me rreze artificiale pėr tė marrė ngjyrė. Ata thonė se personat me lėkurė delikate duhet tė mbrohen nga kėto rreze duke hedhur supeve veshje tė lehta, duke qėndruar nė hije ose duke e lyer lėkurėn me solucione si vaj plazhi e tė tjera.
lajme.parajsa.com


































