Terapia e zemėratės
09.08.2008 12:03 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Ēdo ditė e mė shumė shqiptarėt po e mposhtin turpin “e takimeve” me psikologun. Shumė syresh nė kryeqytet po u nėnshtrohen terapive tė plota pėrgjatė 3 vjetėve, pėr tė kuptuar veten dhe pėr tė zgjidhur shqetėsimet e tyre psikologjike. Psikoterapia nuk ėshtė mė tabu, sepse pėrherė e mė shumė kryeqytetasit po mendojnė pėr shėndetin e tyre mendor
Toni Soprano, gangsteri i New Jersey-t nė serialin “Sopranot”, as qė e pati problem, pas disa takimesh bindjeje, pėr t’u rikthyer tek psikologia. Diēka mė e fortė e “nėnshtroi” bosin e madh tė ulej nė kolltukun e “rrėfimit”: shqetėsimet e mendjes. Nė terapinė e gjatė, Soprano “zbrazi” pėrjetimet e tė kaluarės sė tij dhe duke zbuluar vetveten, kuptoi se takimi me psikoterapisten ishte kthyer nė diēka tė domosdoshme, nė rrugė drejt shėrimit tė tij emocional.
Kėshtu bėri edhe ajo. Njė grua nga Tirana, para 2 vjet e gjysmė, iu drejtua pėr ndihmė njė psikoterapisteje. Gruaja kishte gjendje ankthi dhe marrėdhėnie shumė tė vėshtirė me familjarėt e saj. E bindur nė vetvete, ajo kėrkoi qė bashkėudhėtare nė rrugėn e kuptimit tė vetvetes tė kishte psikoterapisten Izela Tahsini. Pas telefonatės dhe takimit tė parė me psikoterapisten Tahsini, gruaja nga Tirana, edhe pėr shkak tė formimit tė saj zgjodhi tė rikthehej. Sipas saj, terapia mund tė shėrojė. Madje shumė. Pas disa takimeve, nė njė nga tre dhomat e mobiluara me kujdes pėr t’u krijuar klientėve njė ambjent tė kėndshėm e tė sigurt, ku sigurisht kolltuqet e rehatshme dhe shamitė nė raste pėrlotimi nuk mungojnė, situata duket se mori pėr mirė. “Ishte njė rrugė e gjatė e zbulimit qė ajo i bėri vetvetes pėr tė kuptuar se kush ishte dhe ēfarė donte si dhe marrėdhėnien me familjarėt e saj”, -tregon psikoterapistja e saj. Por pėr gruan, veē rrugės sė mundimshme pėr tė ndryshuar, nuk pati shqetėsime tė tipit: “Ēfarė do thotė ky, ēfarė do thotė ai”. Pasi shkeli paragjykimet e thuajse tre vjetėve mė parė, pėr tė marrė iniciativėn e pėr tė trokitur nė derėn e Izelės, ajo duket se ėshtė pėrmirėsuar shumė. “I ėshtė ulur dukshėm ankthi qė ka patur, por pėrfitimi nga terapia nuk ka lidhje vetėm me tė. Bashkė me ndryshimin e vetes, i ėshtė pėrmirėsuar edhe marrėdhėnia nė familje si dhe marrėdhėnia me tė gjithė njerėzit qė e rrethojnė”, -thekson psikoterapisja Tahsini, e cila shton se i ndodh shpesh qė nė rast tė terapisė vetėm ndaj njė personi, efekti shtrihet tek tė gjithė njerėzit qė e rrethojnė kėtė individ.
Anashkalimi i turpit…
Shumė po e shkelin tabunė “se ata qė kėrkojnė tė flasin me psikologė apo psikoterapistė, nuk janė mė tė aftė mendėrisht”. Shifrat marrė nga psikologė dhe psikoterapistė tregojnė se thuajse ėshtė dyfishuar numri i klientėve tė tyre, tė paktėn nė dy vitet e fundit. Tashmė po i drejtohen psikologėve, gjithnjė e mė shumė persona qė kėrkojnė tė flasin, tė kuptojnė veten dhe sė bashku tė dalin nė rrugėzgjidhje. Por ajo qė mbetet kategorike, pėrfshirė edhe nė etikėn profesionale tė vetė psikoterapistėve ėshtė fakti se askush prej personave qė vazhdojnė terapinė nuk dėshiron tė identifikohet. Edhe pse faza e parė ėshtė kaluar, ajo e marrjes sė iniciativės pėr tė shkuar tek psikoterapisti, duhet kohė e gjatė pėr tė arritur tek pranimi publik se kėta persona kanė kėrkuar dhe kanė marrė ndihmė sa i pėrket shėndetit tė tyre mendor.
Refuzimi i terapisė…
“Ajo erdhi nė dy takime. Diskutuam bashkė se si familja e saj, madje edhe partneri i saj ishin totalisht kundėr kėtij vendimi qė ajo kishte marrė. Dhe kėshtu kjo vajzė nuk ėshtė rikthyer mė”, tregon psikoterapistja Tahsini. Sipas psikoterapistes, ka edhe diēka tjetėr fshehur tek personat qė kėrkojnė ndihmė dhe mė pas heqin dorė nga terapi tė tilla. “Duhet kuptuar se edhe personi nė kėtė rast nuk ėshtė gati pėr t’u pėrballur me problemet e veta. Unė pashė tek ajo njė lloj frike ndaj kėsaj terapie qė ajo mund tė kishte nisur”, -vijon tė tregojė Tahsini. Megjithatė, thėnė nga psikoterapistja, klientėt qė kėrkojnė tė kryejnė njė terapi tė tillė, mund tė kenė probleme nga mė tė ndryshmet. “Njėherė kam patur njė klient qė e vazhdoi terapinė vetėm pėr njė periudhė tė caktuar. Pasi kishte pėsuar njė prishje tė njė marrėdhėnieje intime qė kishte patur, qėndroi vetėm pėr aq kohė sa e kaloi atė periudhė tė vėshtirė”, -rrėfen psikoterapistja. Nga ana tjetėr Tahsini tregon se ka patur raste ndėr klientėt e saj kur kanė kėrkuar tė kryejnė vetėm pak takime, e mė pas e kanė zgjatur kėtė periudhė. “Kemi kryer takimet e para, e mė pas kėta klientė kanė kuptuar se kanė nevojė tė zbulojnė shumė aspekte tė vetvetes. Kėshtu qė kanė qėndruar gjatė”, thotė psikologia.
RRĖFIMI
Tė ēlirosh veten…
Femrat duket se e kanė mė tė lehtė pėr tė kėrkuar ndihmė, kjo jo vetėm pėr shkak tė natyrės sė tyre. Duke iu referuar shifrave, pėrqindja mė e madhe e klientėve i pėrket gjinisė femėrore. Megjithatė edhe nėse kėrkon tė kategorizosh moshat qė kėrkojnė tė takojnė psikologėt, ėshtė disi e pamundur. Psikologėt thonė se grupmoshat janė nga mė tė ndryshmet, duke nisur nga adoleshentėt e duke pėrfunduar tek personat mbi 50 vjeē. Klientėt tipikė sigurisht qė janė ata me probleme mė shqetėsuese, por pas nuk mbeten edhe persona jo me ndonjė problem shumė tė rėndė psikologjik. Psikoterapistėt tregojnė se ndodh shpesh qė edhe pse vijnė pėr fėmijėt e tyre adoleshentė, shumė prindėr nė Tiranė kėrkojnė tė qėndrojnė vetė, duke e parė kėtė mėnyrė “justifikimi” si njė rrugė mė tė lehtė pėr tė pranuar faktin se dy fjalė me terapistin tė bėjnė shumė mirė. E nė kėtė kėndvėshtrim, tė mirat janė tė pafundme nga ky shėrbim. Sepse pasi ke njė vend ku tė shfrehėsh emocionet negative e tė tregosh ngjarje tė hidhura e tė papėlqyeshme, mund tė zbulosh veten pėr atė qė je e qė do tė bėhesh.
1
Deri nė 3 vjet zgjat periudha e psikoterapisė, ku njė person kėrkon tė pėrballet me shqetėsimet e veta psikologjike dhe kėrkon tė gjejė njė zgjidhje pėr to. Frekuentuese mė tė shpeshta nė kryeqytet mbeten femrat, gjinia mė e prirur pėr “t’u rrėfyer”
2
Fishohet, numri i klientėve qė drejtohen tek psikoterapisti gjatė dy viteve tė fundit. Tė dhėnat vihen nė dispozicion nga grupi i vetėm i psikoterapistėve nė Tiranė, ēertifikuar nga Shoqata e Europiane e Psikoterapisė
70
Pėr qind e klientėve nė Tiranė, pasi i nėnshtrohen psikoterapisė qėndrojnė pėr mė shumė se 1 vit, duke frekuentuar senanca tė rregullta me psikoterapistėt pėr zgjidhjen e shqetėsimeve tė tyre psikologjike
Pėr njė “mendje tė bukur”
Njė trup i shėndetshėm dhe i bukur patjetėr qė duhet tė ketė njė mendje tė shėndetshme e po aq tė bukur. Madje, ashtu sikundėr tė gjithė kujdesen qė organet e tyre, apo lėkura e tyre tė jetė e shėndetshme, duhet tė tregojnė kujdes edhe pėr tė patur njė mendje tė shėndetshme. Por a dinė tė gjithė tė kujdesen pėr shėndetin e tyre mendor?! Qėkurse idesė se “njė person qė flet pėr shėndetin e tij mendor nuk ka vend nė shoqėri” i ka ikur koha, tė tjera ide e sugjerime nga specialistėt janė hapur pėr diskutim. Tanimė i ka ardhur koha idesė se cila do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr t’u kujdesur pėr shėndetin mendor tė vetvetes. Dhe hapi i parė nė kėtė situatė ėshtė pėrballja me “mjekun e mendjes”, qė nė varėsi nga rasti do tė ishte psikologu, psiko-terapisti apo psikiatri. Por ajo qė theksohet me gėrma tė mėdha ėshtė se “ēdokush dhe nė ēdo moment ka probleme apo pėrjeton shqetėsime psikologjike nga mė tė ndryshmet”. Ēėshtja shtrohet se sa tė guximshėm dhe me vullnet janė kėta persona pėr t’i pėrballur kėto shqetėsime me njerėz tė aftė profesionalisht pėr t’i dėgjuar dhe pėr t’i ndihmuar, qė sė bashku tė gjejnė njė rrugėzgjidhje. Por shumė e kanė thyer tabunė, duke guxuar pėr tė bėrė hapin e parė, atė tė pranimit tė vetvetes dhe historive tė tyre ashtu siē kanė ndodhur dhe vazhdojnė tė ndodhin. Mė pas, njė punė edhe mė e lodhshme i pret, ajo e ndryshimit tė vetes sė tyre, nė raport me botėn dhe tė tjerėt qė i kanė afėr. Tė kujdesesh pėr shėndetin e mendjes tėnde jep vetėm njė rezultat: ēlirimin shpirtėror dhe shijimin e jetės qė tė ėshtė dhuruar.
Psiko-dinamika, zgjidhja qė lind nga zanafilla…
Shumėkush mund tė dėshirojė qė tė mos i tregojė, madje tė mos i mendojė ato qė i kanė ndodhur nė jetėn e tij. Kjo e kaluar i duket sikur e hidhėron apo e trishton, sa herė qė rikthehet tek-tuk nė kujtesėn e tij. Por ajo qė sugjeron psiko-dinamika, me bazė psiko-analizėn e Zigmund Frojdit, ėshtė se zgjidhja gjithkujt i vjen duke analizuar njėherė tė kaluarėn, pėr tė pėrmirėsuar tė tashmen. Psikoterapistja Izela Tahsini thotė se nėpėrmjet kėtij modeli, klienti pėrballet me tė kaluarėn duke e rrėfyer atė dhe duke e pranuar nė veten e tij se gjithēka ka ndodhur, nuk mund tė ndryshohet. Mė pas, shpjeguar nga psikoterapistja vjen faza e dytė, ajo e ndryshimit, fazė kur rigjendet forca pėr tė rifilluar, edhe pse sėrish mund tė ekzistojė rreziku. “Gjithēka ndodh me qėllimin qė ky person tė pėrmirėsojė tė tashmen e tij, pėr tė jetuar njė jetė mė tė plotė sepse kjo jetė e plotė ėshtė jeta qė ai do”, -vijon mė tej psikoterapistja Tahsini.
------------------------------------------------“Rrėfimi tek psikologu shėron shpirtin”
Edmond Dragoti, Psikolog
Problemet e stresit ose tė individėve nė pėrgjithėsi mbarten nė formėn e emocioneve tė forta tek ēdo person. Emocioni nė kėtė rast ėshtė negative dhe individi e ndjen tė nevojshme qė ta shkarkojė kėtė ngarkesė. Por ai e ka tė vėshtirė qė emocionin qė mbart ta shkarkojė pa adresė dhe pėr kėtė ai kėrkon qė kėtė emocion ta sqarojė, ta rrėfejė tek dikush tjetėr qė tė jetė konfidencial dhe profesional njėkohėsisht. Pjesėrisht kėtė rol e luan prifti, por ky i fundit orientohet tė japė kėshilla morale, kurse psikologu e orienton klientin drejt kėshillave psiqike si dhe hyn tek pjesa shpirtėrore e individit, pjesė qė nė thelb ka kėtė emocion. Nė kėtė mėnyrė psikologu merr emocione negative tė klientėve dhe i shndėrron ato nė pozitive, duke i kthyer klientit ato qė i mungojnė, domethėnė emocionin pozitiv. Ky proces nuk ėshtė i lehtė por ėshtė profesional. Efektet e ndikimit shpirtėror tė psikologut mbi pacientin janė tė mėdha dhe nė disa raste krijon varėsi, pak a shumė si efektet e kafesė, duhanit apo drogės, pasi klienti e ka tė domosdoshėm takimin me kėtė psikolog, por nė rastin e kėtij takimi varėsia ėshtė positive, sepse sjell shėrimin psiqik tė individit. Kjo gjė atė e liron nga ngarkesat e mėdha tė brendshme psikologjike, qė sjell shpesh edhe ērregullime tė sjelljes dhe njėkohėsisht rrit funksionin jetėsor tė individit. Nėse paraja po rrit mirėqėnien materiale dhe financiare, ēlirimi psikologjik rrit mirėqėnien shpirtėrore. Eshtė momenti qė nga tė gjithė tė shtohet interesi pėr psikologun dhe nga pėrvoja ime mund tė them se ky interes po shtohet vazhdimisht tek shumė persona. Nė rradhė tė parė janė njerėzit me kulturė tė zhvilluar arsimore qė drejtohen tek psikologu. Por kjo po shtrihet edhe nė nivele tė tjera, edhe sa i pėrket krijimit tė klinikave tė posaēme qė kanė nė pėrbėrjen e tyre psikologė tė rinj por tė pėrgatitur. Megjithatė ende nuk ėshtė krijuar tregu i mirėfilltė i shėrbimit psikologjik. Nga tė dhėnat, gjeografia e klientėve ėshtė shtrirė nė tė gjithė vendin. Klientėt janė nga mė tė ndryshmit, qė nga ata qė kanė ērregullime psiqike, tek ata qė kanė probleme me drogėn, me dhunėn apo me depresionin. Por sė fundi, janė shtuar nė masė edhe personat farė normalė, pa ndonjė problem tė tillė, tė cilėt kėrkojnė thjesht njė bashkėbisedim tė vazhdueshėm me psikologun. Nė kėtė rast kėta persona, nė varėsi tė karakterit dhe personalitetit tė tyre duan thjesht tė japin ide e tė marrin sugjerime pėr drejtimin qė do tė marrė jeta e tyre nė vazhdimėsi.
Psikoterapisja Izela Tahsini
“Psiko-terapia nuk ofron receta pėr jetėn”
Askush nuk mund tė ndryshojė botėn, por vetėm veten dhe perceptimet e tij nė lidhje me njerėzit qė e rrethojnė nė kėtė botė. Ky ndoshta ėshtė edhe thelbi i psiko-terapisė, njė profesion qė nga njėra anė ėshtė i ri, por nga ana tjetėr shumė i nevojshėm pėr tė njohur dhe rregulluar raportin e kėtij personi me botėn. Nė psiko-terapi lidhet njė kontratė individuale mes psiko-terapistit dhe klientit, duke krijuar njė marrėdhėnie tė ngushtė dhe shumė individuale. Psiko-terapia ėshtė njė profesion qė operon sipas njė modeli tė caktuar dhe ka qėllim lehtėsimin e shqetėsimeve psikologjike tė klientit. Psiko-terapia funksionon vetėm mbi bazėn e njė aleance mes psiko-terapistit dhe klientit dhe ka si bazė vullnetin e lirė dhe motivimin e klientit pėr tė bashkėpunuar. Thelbi ėshtė qė personi qė i nėnshtrohet psiko-terapisė kėrkon tė ndryshojė, kėrkon tė eksplorojė veten dhe tė pėrballet me frikėrat e tij. Psiko-terapia nuk ofron kėshilla dhe nuk ėshtė njė marrėdhėnie konsulence. Ajo nuk ofron zgjidhje tė gatshme apo receta. Sepse psiko-terapisti beson se njeriu qė ke pėrpara nuk ėshtė mė pak ekspert se sa vetė psiko-terapisti. Terapisti ka ekspertizėn profesionale kurse klienti ka gjithė eksperiencėn e jetės sė vet. Psiko-terapia ėshtė njė udhėtim, ku personi nuk ėshtė vetėm por ka njė bashkėudhėtar, tė dy sė bashku ecin pėrkrah nė njė rrugė tė vėshtirė pėr tė zbuluar cilat janė konfliktet, frikėrat, pikėpyetjet, dėshirat e tij dhe si mund tė veprohet qė konfliktet, frikėrat apo pikėpyetjet tė mos bėhen pengesė pėr zhvillimin e personit dhe jetėn e vet.
lajme.parajsa.com


































