Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Dhėmbi i parė i bebit tim

Dalja e dhėmbėve ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė mėdha. Mėsoni si tė kujdeseni pėr bebin, nga shenjat e para, te pėrdorimi i furēės sė dhėmbėve Pėr disa, dalja e dhėmbėve ėshtė njė proces i gjatė dhe i dhimbshėm, pėr tė tjerė ėshtė histori qė zgjat njė natė. »»


Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shėruese; Ilaci fosamaks ndikon nė zemėr

06.05.2008 21:39 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia

Virusi papilloma dhe sėmundjet kanceroze

Qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve rekomandon vaksinimin kundėr kancerit nė vezore pėr vajzat e gratė nga mosha 9 deri 26 vjeē. Por kėto rekomandime mund tė pėrfshijnė edhe mosha tė tjera nė tė ardhmen ndėrsa virusi qė shkakton kancerin nė vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje tė tjera kanceri si  tek burrat edhe tek gratė.

Nė studimin e  botuar kohėt nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandit thuhet se pacientėt qė kishin pėrjetuar infeksione nė gojė me virusin papilloma ishin 32 herė mė nė rrezik pėr t’u prekur nga kanceri i laringut.

Tek burrat, virusi papilloma lidhet me  kancerin nė organet gjenitale. Kjo i ka bėrė eksertėt tė ngrenė pyetjen nėse vaksina kundėr papillomes duhet tė pėrfshijė edhe djemtė njėsoj si vajzat.

Para pak ditėsh, gjatė njė konference mjekėsore ndėrkombėtare, shkencėtarėt pranė universitetit tė Kentakit shpallėn rezultatet paraprake tė njė studimi qė e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin nė mushkėri. Shkencėtarėt ende nuk e kanė tė qartė se nė ēfarė mėnyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithė kėto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndėrhyjnė apo prekin funksionimin e ADN-sė duke shkaktuar rritjen jo normale tė qelizave.

Gjaku i kordonit umbilikal me veti shėruese

Shkencėtarėt thonė se gjaku i kordonit umbilikal qė lidh nėnėn me fėmijėn para lindjes, pėrmban qeliza embrionale qė mund tė pėrdoren pėr trajtimin e dhjetra sėmundjeve, pėrfshi leukeminė. Por kordonėt e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi  dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatė, shumė amerikanė u paguajnė firmave private mijėra dollarė pėr konservimin e gjakut tė kordonėve tė fėmijėve tė tyre tė porsalindur, pėr transplantim tė mundshėm nėse fėmija ka nevojė mė vonė nė jetė. Shkencėtarėt thonė se gjaku  i kordonit tė lindjes sė njė personi pėrmban tė njėjtat ndryshime gjenetike qė lidhen me sėmundjen e tij.

Fosamaks mund tė ndikojė ne ritmin e rrahjeve tė zemrės

Fosamax ėshtė ilaēi mė i pėrhapur kundėr sėmundjes sė osteoporosės. Vetėm vitin e kaluar  nga shitja e fosamaksit u pėrftuan rreth 3 miliardė dollarė.

Fosamax ngadalėson dobėsimin e kockave dhe ėshtė provuar si pakėsues i rasteve tė frakturave tek njerėzit qė vuajnė nga osteoporosa.

Por njė studim nga specialistė pranė universitetit Uashington lė tė kuptohet se pėrdorimi i fosamaksit mund tė ndikojė negativisht nė rrahjet e zemrės, gjė qė shihet si njė efekt i rėndė anėsor. 

Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim 700 gra qė vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve tė zemrės dhe i krahasuan tė dhėnat e tyre me tė 900 grave tė tjera qė nuk kishin ndonjė problem nė zemėr. Rezultatet  treguan se gratė qė kishin marrė fosamax ishin thuajse dy herė mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga shrregullime tė rrahjes sė zemrės.

Ekspertėt thonė studime tė tjera nevojiten pėr tė vėrtetuar kėto rezultate, por ata shtojnė se edhe nė se provohen si tė vėrteta, pėrfitimet e pacientėve me osteoporozė nga fosamaxi janė mė tė shumta sesa rreziku i mundshėm pėr t’u prekur nga aritmia e zemrės. Por mjekėt gjithashtu thonė se  gratė qė janė nė rrezik tė  madh pėr t’u prekur nga aritmia dhe qė kanė kocka tė holla, ose ato me diabet ose probleme nė zemėr, ndoshta duhet tė kėshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative pėr osteoporosėn.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare