Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Alarmi, 700 mijė tė prekur nga hipertensioni

Shefi i Mjekėsisė Interne, Tase, pohoi se hipertensioni ėshtė vrasėsi i parė i popullatės. Ja shkaqet dhe pasojat ”Ėshtė vrasėsi i parė, krahasuar me tė gjitha llojet e sėmundjeve tė tjera. Ka kosto tė lartė mjekimi dhe, pėr fat tė keq, pacientėve u mungojnė medikamentet. »»


Zbulohen tre gjene qė lidhen me sėmundjen e skicofrencisė

31.07.2008 18:22 Shendeti - Burimi: VOA Mjeksia

Kjo sėmundje prek afėrsisht njė nė ēdo 100 persona dhe nė 70 deri 90 pėrqind tė rasteve vihet re tek persona tė sė njėjtės familje.

Nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė kurė, Konsorciumi Ndėrkombėtar i Skizofrenisė i pėrbėrė nga 11 institute nė mbarė botėn ndėrmorri njė studim ku u krahasua ADN-ja e tė 3 mijė e 300 personave me skizofreni me ADN-nė e 3 mijė e 200 personave pa kėtė sėmundje.

Gjatė studimi, shkencėtarėt gjithashtu konfirmuan ndėrlikimin e njė shrregullimi tė tretė gjenetik nė skicofreni, qė ishte njėjtėsuar mė parė. Pamela Sklar ėshtė psikiatre dhe gjenetiste pranė spitalit tė pėrgjithshėm tė Masaēusetsit dhe bashkėautore e studimit.

Ajo thotė se rezultatet e studimit krijojnė shpresa pėr personat qė vuajnė nga skicofrenia dhe pėr personelin mjekėsor qė trajtojnė kėto raste.

“Ne kemi shpjeguar vetėm njė njė pjesė tė vogėl tė arsyes pėrse njerėzit preken nga skicofrenia dhe sigurisht mė shumė punė duhet bėrė pėr tė lidhur ndikimin e plotė tė faktorit gjenetik nė kėtė sėmundje”.

Gjatė studimit, shkencėtarėt gjetėn shrregullime tė rralla gjenetike tek 13 pėrqind e pacientėve me skicofreni. Por ata gjithashtu gjetėn gjurmė shrregullimesh edhe tek 10 pėrqind e pjesmarrėsve nė studim qė nuk vuanin nga kjo sėmundje.

Autorėt e studimit thonė se kėto rezultate lėnė tė kuptohet se shrregullime tė tjera gjenetike kanė lidhje me zhvillimin e skizofrenisė. Ky zbulim gjithashtu mund tė kuptohet qė skizofrenia ėshtė njė sėmundje e pėrbėrė nga disa shrregullime mendore.

Majkėll O’Donovanm ėshtė psikiatėr nė universitetin Kardif nė Uells dhe njė nga autorėt kryesorė tė studimit.

“Disa tė dhėnat e kėtij studimi ne i kemi ndeshur edhe nė studime rreth sėmundjeve tė tjera mendore, si pėr shembull tek personat me autizėm dhe me zhvillim tė vonuar mendor. Prandaj ajo qė ne po pėrpiqemi tė pėrcaktojmė ėshtė nėse kėto sėmundje mendore kanė shkaktarė tė pėrbashkėt ose lidhen me njėra tjetrėn.”

Shkencėtarėt thonė se ata kanė pėrcaktuar se tek cilat molekula mund tė pėrqėndrohen pėr tė zhvilluar barna pėr trajtimin e skizofrenisė. Por provat diagnoztike janė mė pak pėrcaktuese, pasi shumė njerėz qė nuk vuajnė nga skicofrenia kanė gjithashtu shrregullime gjenetike.//kh//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare