Zbulohet familja me SIDA, konfliktohen me mjekėt
15.05.2008 19:41 Shendeti - Burimi: Shekulli Shendeti
Mjekėt e Pediatrisė nė QSUT, zbulojnė 2-vjeēaren me virusin HIV. Prindėrit e saj tė infektuar nuk e besojnė dhe bėjnė analizat nė Turqi
Nėse do ta dinin se ajo do tė mbarte virusin vdekjeprurės, nuk do ta sillnin kurrė nė jetė. Madje prindėrit e saj nuk e kanė besuar se vajza e tyre ishte bartėse e virusit HIV dhe se shkaktarė tė kėsaj tragjedie, ishin pikėrisht ata. Kėshtu dyshimi i mjekėve tė Pediatrisė nė QSUT pėr vogėlushen 2-vjeēare, pėr fat tė keq, ka rezultuar i saktė dhe akoma mė tragjike ka qenė fakti se ajo ėshtė infektuar nė rrugė vertikale, ēka do tė thotė se ka lindur me kėtė sėmundje dhe se edhe prindėrit e saj, janė tė infektuar me virusin HIV. Mjekėt e Pediatrisė pohojnė pėr gazetėn se si e zbuluan qė vajza ishte bartėse e virusit HIV dhe konfliktin qė patėn me prindėrit e saj, tė cilėt nuk e besuan tragjedinė, qė tashmė u kishte zėnė derėn. Tashmė, nėnė e bijė kanė filluar mjekimin dhe janė tepėr korrekte nė kėshillat qė u japin mjekėt.
Infektimi
Problemet shėndetėsore qė ka shfaqur vogėlushja qė kur ishte 6-muajshe i detyruan prindėrit e saj ta dėrgojnė nė spital, por nuk ua ka marrė mendja kurrė se ajo ėshtė e infektuar me sėmundjen e shekullit. "Shenjat qė kishte vogėlushja mė lanė tė dyshoja se pėrveē problemeve me mushkėritė, ajo ishte e infektuar edhe me virusin HIV, por kjo duhej tė vėrtetohej vetėm me anė tė analizave",- pohon mjekja pediatre qė kishte pritur pacienten. Nė fakt, problemi sipas saj ishte ende mė i ndėrlikuar pasi prindėrit e vogėlushes qė janė rreth tė 30-ve ishin shumė tė vėshtirė nė komunikim, ndaj dhe dyshimet e tyre nuk mund t'ua thoshin pa i vėrtetuar. "Na u desh t'i merrnim gjak pacientes qė krahas analizave pėr sėmundje tė tjera, t'i bėnim edhe testin e virusit HIV, dhe rezultati pėr fat tė keq ishte tronditės",- shpjegon mjekja, duke shtuar se i kėrkuan edhe ēiftit tė bėnin analizat. Pas kėsaj procedure, mjekėt janė ndeshur me njė reagim shumė impulsiv tė prindėrve pasi ata jo vetėm qė nuk e kanė besuar kėtė tragjedi, por kanė akuzuar mjekėt si tė paaftė. Tė ndodhur pėrballė kėtij presioni, mjekėt theksojnė se janė munduar tė bindin bashkėshortėt qė tė realizojnė testin e virusit HIV dhe tė vazhdojnė sa mė shpejt mjekimin, pasi jeta e tyre dhe e vajzės ishte e rrezikuar. "Nė fakt, ata nuk na besuan dhe analizat i bėnė nė Turqi. Atje morėn tė njėjtėn pėrgjigje qė u kishim dhėnė ne dhe vetėm pas kėsaj, pranuan tė vazhdonin mjekimin dhe tė pajtoheshin me fatin e keq qė u kishte rėnė mbi kokė",- pohojnė mjekėt e Pediatrisė.
Mjekimi
Njė mami e re nė moshė dhe simpatike, qė as nuk tė jep pėrshtypjen e njė personi qė vuan nga njė sėmundje e rėndė, shoqėron tė bijėn, qė ėshtė rreth 2 vjeē e gjysmė, nė Pediatrinė e QSUT-sė pėr tė marrė mjekimin. Vogėlushja duket e shėndetshme dhe tepėr energjike tek luan nė korridorin e spitalit, duke pritur tė vijė radha e vizitės tek doktoresha qė e ndjek pėr ta kuruar. "Doktoresha, mund tė futem?",- thotė nėna e saj, pasi troket lehtė mbi derėn e zyrės sė mjekes qė sapo ka pėrcjellė pacientėt e saj tė radhės. Mė pas, mjekja na shpjegon se nėna e saj tashmė ėshtė tepėr korrekte nė mjekimin e sė bijės dhe shqetėsohet edhe kur atė e kap njė temperaturė e lehtė. "Pozitiv ėshtė fakti se mjekimi i vogėlushes dhe i prindėrve tė saj nė Spitalin Infektiv po bėhet nė mėnyrė korrekte. Kjo do tė thotė se ata mund tė jetojnė pėr disa vite, duke bėrė edhe jetė normale",- pohon mjekja e Pediatrisė.
lajme.parajsa.com
































