Total: (535,557)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fusha magnetike nxit kancerin

Megjithėse jeta jonė ėshtė lehtėsuar shumė, teknologjia e zhvilluar ndikon negativisht nė shėndetin e njeriut si pasojė e dallgėve tė pėrhapura nga pajisjet elektronike. Studiuesit kanė zhvilluar studime edhe mbi lėngun e placentės ku fėmija qėndron nė barkun e nėnės. »»


Merimanga e zezė sulmon infermieren

Merimanga e zezė sulmon infermieren

12.08.2009 23:05 - Kategoria: Shendeti

Pacientja Fiqirete Bodlli, tregon se si ra pre e vejushės sė zezė. Suli: "Merimanga po bėhet problematike. Kemi mė shumė se 20 raste kėtė vit'

Sikur tė mos e njihte se sa e rrezikshme ėshtė, ndoshta do t'i kishte kushtuar edhe jetėn. Njė ditė mė parė kishte vrarė dy prej tyre, por ditėn pasardhėse, helmimi i saj nuk do ta kursente. Bėhet fjalė pėr merimangėn e zezė, e cila gjah tė fundit ka patur infermieren 45-vjeēare nga Shijaku, Fiqirete Bodllin.


Pacientja ndodhet prej disa ditėsh e shtruar nė shėrbimin e Toksikologjisė pranė Spitalit Ushtarak dhe tregon historinė e saj se si ra pre e vejushės sė zezė. Ndėrsa shefi i kėtij shėrbimi, Zihni Sulaj, pohon se muajt e fundit kanė pasur mbi 20 raste pickimesh me merimangėn e zezė dhe se po bėhet gjithnjė e mė shumė problematike.


Pacientja


Merimanga e zezė e ka sulmuar kur ajo po punonte nė ara me familjarėt e saj. Fiqirete Bodlli pohon se e njihte shumė mirė insektin dhe ia dinte rrezikun qė ajo sjell. "Ditėn para se tė mė pickonte merimanga e zezė, pashė dy tė tilla, tė cilat i mbyta, sepse e dija se sa tė rrezikshme janė. Ditėn mė pas, tek po punoja nė arė, merimanga mė pickoi nė krah pasi nuk e vura re.


E kuptova menjėherė qė ishte pickimi i vejushės sė zezė, sepse helmi i fortė e dha efektin brenda pak minutash",- pohon Fiqirete Bodlli, duke shtuar se u kishte kėrkuar familjarėve qė ta dėrgonin menjėherė nė spital, pasi vetėm mjekėt mund t'i bėnin derman pickimit tė vejushės sė zezė.


Ndėrkohė, ajo pohon se i filluan menjėherė mpirja e gjymtyrėve, dridhje trupi dhe humbje tė kontrollit. Por, Fiqiretja tregon se me pasojat qė sjell merimanga e zezė ėshtė ndeshur edhe dy vjet mė parė, pasi pėr shkak tė profesionit qė ka, i ėshtė dashur qė tė ndihmojė njė banor tė zonės sė saj, pikėrisht nga pickimi i merimangės sė zezė.


Mjekėt

Helmi i saj toksik shkakton dhimbje tė papėrshkrueshme, madje mund tė marrė edhe jetė njerėzish, nėse nuk i drejtohen mjekut specialist nė kohė, pėr tė marrė mjekim. "Na janė paraqitur 20 pacientė tė pickuar nga merimanga e zezė dhe kjo pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore. Dua tė theksoj se helmimi i saj ėshtė shumė i rrezikshėm nėse pacientit nuk i jepet ndihmė nė kohėn dhe mėnyrėn e duhur, nga mjeku specialist',- theksoi Zihni Sula. Sipas specialistėve, merimanga e zezė ėshtė shfaqur para 11 vjetėsh nė vendin tonė. "Edhe momentalisht kemi pacientė tė shtuar pėr shkak tė merimangės sė zezė. Pėr fat tė mirė, kanė ardhur nė kohė, ndaj dhe nuk u ėshtė rrezikuar jeta",- pohon Suli.

Ēfarė ėshtė vejusha e zezė dhe cilat janė shenjat e pickimit

Vejusha e zezė e ka "pagėzuar" populli, pėr shkak tė veprimit tė llahtarshėm qė bėn. Ndoshta e habitshme, por merimanga e zezė quhet ndryshe edhe "vejusha e zezė", pasi merimangėn mashkull, nuk e lė tė jetojė mė shumė se njė muaj. "Merimanga e zezė mashkull, nėse nuk ngordh vetė pėr njė muaj, atėherė merimanga femėr e ngordh atė vetė, ndaj dhe ka marrė emrin "vejusha e zezė," - pohojnė specialistėt.


Sipas tyre, ajo ka krahė tė gjatė dhe bark mė tė madh se merimangat e tjera dhe nė tė ka njė njollė tė kuqe, nė formėn e orės sė rėrės. Mjekėt pohojnė se ajo sjell pasoja shumė serioze, deri nė rrezik tė sigurt pėr jetėn. Madje, helmin e saj ata e konsiderojnė vdekjeprurės, nėse nuk merren masa tė menjėhershme pėr kurim. Ata shpjegojnė se njerėzit duhet tė paraqiten menjėherė pėr ndihmė mjekėsore, sapo tė vėnė re shenjat e para tė pickimit.


Kėto shenja janė mpirje e gjymtyrėve, dridhje tė trupit, dhimbje barku, dobėsi dhe humbje e kontrollit. "Pickimi i merimangės, kėto shenja i jep nė pak minuta, ndaj dhe veprimi i saj mbi organizmin e njeriut ėshtė shumė i shpejtė. Si rrjedhojė, nuk duhet neglizhuar asnjė sekondė, sepse pasojat janė tė rėnda",- theksojnė mjekėt.


Vejusha e zezė, ja harta e rrezikut


Mund tė gjendet nė gjithė vendin, por merimanga e zezė preferon mė shumė zonat fushore. Sipas specialistėve, numri mė i madh i pacientėve janė nga Myzeqeja, Golemi Kavaja, Durrėsi, por nuk pėrjashtohen edhe zonat kodrinore dhe malore. "Epidemia e merimangės sė zezė fillimisht ka qenė e kufizuar nė vende tė tilla, si Kavaja apo Golemi, por tashmė mund tė gjendet gjithkund",- pohojnė specialistėt, duke shpjeguar se kjo shpjegon natyrėn e importuar tė saj, ēka do tė thotė se merimanga e zezė ka ardhur nga vendet e tjera.


Sa i takon rrezikshmėrisė sė merimangės sė zezė, specialistėt theksojnė se ajo ėshtė e parikuperueshme nėse neglizhohet. "Helmi i saj ėshtė tepėr toksik dhe pėrmban njė kompleks proteinash biologjike, tė cilat depėrtojnė nė organizimin e njeriut',- theksojnė specialistėt. Sipas tyre, janė disa lloje merimangash qė pickojnė, por merimanga e zezė ėshtė mė e rrezikshmja, pėr shkak tė helmit tė saj dhe veprimit qė shkakton nė organizėm.


Madje, specialistėt pohojnė se pickimi i merimangės sė zezė prek tė gjitha organet e njeriut, duke pėrfshirė edhe enėt e gjakut. "Helmi i saj shkakton njė dėm tė madh fizik dhe psikik, pasi pacientėt humbasin edhe arsyen dhe nuk janė nė gjendje tė njohin as njerėzit e afėrm tė tyre",- shpjegojnė specialistėt, duke shtuar se pas mjekimit nuk lė pasoja pėr shėndetin.

Merimanga e zezė sulmon infermieren




Burimi: Shekulli Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!