Total: (562,256)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Kjo metodė ul rrezikun e infarktit

Stresi, qėndrimi pėr njė kohė tė gjatė nė zyrė dhe para kompjuterit, konsumimi i ushqimeve tė shpejta ndikojnė nė shėndoshjen e pakontrolluar, rrisin sasinė e yndyrave nė trup dhe bėhen shkak i obezitetit. »»


Sėmundja e sklerozės, femrat mė tė rrezikuara

Sėmundja e sklerozės, femrat mė tė rrezikuara

18.11.2007 14:48 - Kategoria: Shendeti

Demenca apo dobėsimi i kujtesės, kap 4-5% tė popullatės sė moshės mbi 65 vjeē, dhe kjo prevalencė rritet me rritjen e moshės.

AIDA MALAJ

Shkak pėr shfaqjen e sėmundjes janė disa sėmundje tė brendshme, tė cilat mund tė bashkėshoqėrohen me demencė. Forma mė e shprehur e saj ėshtė Sėmundja e Alzheimerit. Nė njė intervistė pėr ”Panorama”, mjekja neurologe, Ilirjana Zekja, shpjegon se kush preket mė tepėr dhe ēfarė mund tė bėhet pėr trajtimin e saj:
Doktoreshė, ēfarė ėshtė demenca
Demenca ėshtė njė ērregullim i funksioneve intelektuale me bazė organike, qė karakterizohet nga prekje tė memories afatshkurtėr dhe asaj afatgjatė, dhe ērregullimi i tė paktėn njėrit nga aktivitetet mendore primare (mendimi abstrakt, gjuha e folur, orientimi nė hapėsirė, etj). Tė gjitha kėto ērregullime ndodhin nė mungesė tė ērregullimeve tė koshiencės.
Cilat mosha preken mė shumė nga kjo sėmundje
Kjo patologji prek 4-5% tė popullatės sė moshės mbi 65 vjeē, dhe kjo prevalencė rritet me rritjen e moshės.
Nga se shkaktohet
Demenca mund tė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme, por pesha e secilės sėmundje ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet. Ndėr sėmundjet mė tė shpeshta qė e shkaktojnė janė sėmundjet vaskulare, ērregullimet metabolike dhe endokrine, sėmundje tė ndryshme cerebrale, etj.
Doktoreshė, ėshtė e vėrtetė qė rastet mė tė mėdha tė demencės i pėrbėn ajo qė njihet si ”Sėmundja e Alzheimerit”
Po. Nė 50-55% tė rasteve me demencė e pėrbėn Morbus Alzheimer, apo siē njihet sėmundja e Alzheimerit. Qė nė vitin 1907 A.Alzheimer pėrshkroi rastin e njė gruaje 51-vjeēare tė prekur nga njė demencė progresive. Kjo sėmundje ka njė prevalencė qė prek 1-6% tė popullatės sė tė gjitha grupmoshave dhe bėn pjesė nė grupin e sėmundjeve neurodegjenerative.
Kush preket mė tepėr nga kjo sėmundje
Preken tė dy sekset me preferencė tė lehtė pėr femrat. Mendohet se femrat bėhen mė vunerabėl pėr shkak tė mungesės sė estrogeneve nė periudhėn post-menopazuale. Pėr kėtė arsye terapia estrogen-zėvendėsues, duhet tė pėrbėjė faktor mbrojtės.
Nga se shkaktohet sėmundja e Alzheimerit, qė ėshtė njė nga format e sklerozės
Nuk njihen shkaktarėt e mirėfilltė tė kėsaj sėmundjeje, por mund tė flasim pėr faktorė risku. Tė tillė janė: mosha (faktor madhor risku), trashėgimia, shkollimi i ulėt, traumat kraniale, etj. Faktorėt e riskut pėr demencė vaskulare: diabeti mielitus, sėmundje e arterieve koronare, hipertensioni arterial dhe hiperkolesterolemia, sė fundmi mendohet se lidhen me njė incidencė tė lartė tė sėmundjes sė Alzheimerit.
Si shfaqet sėmundja
Pėr sa i pėrket bazės organike tė kėsaj sėmundjeje, sot mbėshtetet shumė ”hipoteza e amiloidit”, e cila vė nė bazė tė sėmundjes grumbullimin anormal cerebral tė njė pėrbėrėsi proteinik (beta proteina), e cila ėshtė pėrbėrėse e amiloidit. Grumbullimi anormal i kėsaj proteine shkakton te neuronet njė stres oksidativ, qė indukton degjenerim neuronal dhe pėrfundon me vdekjen e neuroneve. Pėrveē kėsaj pėrqendrimi i kolesterolit ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me prodhimin e beta-proteinės, si rrjedhojė dieta e pasur me kolesterol shton sasinė e depozitave tė amiloidit.
Pėr ēfarė ankohet i sėmuri
Mund tė flasim pėr 3 stade klinike, tė cilat paraqesin dhe rėndimin progresiv tė sėmundjes. Fillimisht kemi rėnie tė kujtesės, kryesisht asaj afatshkurtėr, qė mund tė nėnvlerėsohet duke u justifikuar me mbingarkesėn, lodhjen. Pacienti bėhet indiferent ndaj familjes e punės, shpesh nė kėtė moshė ėshtė i vetėdijshėm pėr rėnie tė funksioneve tė tij intelektuale e pėr pasojė mund tė kemi njė gjendje depresive qė nė kėto faza e vėshtirėson diagnozėn. Mė vonė tė gjitha shenjat bėhen mė evidente: ulja e kujtesės, reduktimi i vėmendjes, ulje e dukshme e rendimentit tė punės. Pacienti bėhet apatik, i tėrhequr, shpesh i pakujdesshėm dhe pėr higjienėn personale. Bėhen tė dukshme ērregullimet e tė folurit me vėshtirėsi nė pėrsėritjen e fjalėve, vėshtirėsi nė llogaritje, etj. Sė fundmi kemi rėndim tė kujtesės ku preket edhe ajo afatgjatė. Shtohet progresivisht neglizhenca ndaj vetes dhe familjes, shpesh objektet personale dhe familjarėt e afėrt nuk njihen. Nė faza mė tė avancuar mund tė mbivendosen dhe ērregullime motorre, kriza konvulsione tė gjeneralizuara, etj.
Mund tė ēojė nė vdekje kjo sėmundje
Vdekja nė stadet pėrfundimtare mund tė vijė nga njė rėndim i gjendjes sė pėrgjithshme, nga komplikacionet infektive dhe bronkopulmonare, etj.
Si vendoset diagnoza
Pėr sa i pėrket diagnostikimit ai ėshtė i bazuar kryesisht nė shenjat klinike qė paraqet i sėmuri, por mjaft i rėndėsishėm ėshtė roli i vlerėsimit neuropsikologjik, me bateri tė ndryshme testesh neuropsiklogjike, ku mund tė pėrmendim MMS (Mini mental State). Ndryshime vėrehen edhe nė EEG (ngadalėsim difuz i ritmit) nė CT dhe RMN (atrofi tė shprehura cerebrale), etj.
Si trajtohet kjo sėmundje
Pėr sa i pėrket trajtimit, akoma nuk ka terapi qė tė frenojė ecurinė e sėmundjes. Fillimisht mund tė trajtohet nė mėnyrė simptomatike, pėr sa i pėrket shenjave tė depresionit apo axhitimit psikomotor. Sė fundmi po pėrdoren frenuesit e acetilkolinestazės cerebrale me veprim tė zgjatur (Donepezil, Rivastigmine), tė cilėt mendohet se pėrmirėsojnė deficitin konjiktiv nė 30-40% tė pacientėve.
A mund tė parandalohet kjo sėmundje
Pėr sa kohė nuk njihen shkaktarėt, nuk mund tė flasim pėr parandalim tė mirėfilltė. Gjithsesi terapia hormonale zėvendėsuese dhe njė dietė e varfėr me kolesterol mendohet se janė dy faktorė qė ndikojnė nė parandalimin e shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje.

Demenca ndahet nė disa grupe:

Demenca primare,
Morbus Alzheimer
Demencat nga sėmundjet me degjenerim primar neuronal
Demencat vaskulare
Infarktet cerebrale multiple
Sėmundje tė aortės dhe tė vazave supaortike
Hypoksia dhe anoksia
Demencat dhe sėmundjet nga prionet
Demencat nga ērregullimet metabolike dhe endokrine
Diabeti melitus
Sėmundjet e tiroides
Sėmundjet hepatike
Uremia (azotemia)
Demencat nga sėmundjet karenciale
Deficitet tė vitaminės B. 12 dhe folateve, etj
Demencat nga sėmundje tė ndryshme cerebrale:
Tumore cerebrale
Trauma craniale
Infeksione, etj
Demecat nga encefaliti, menigitis, sėmundjet autoimune
Neurosifilis
AIDS. etj




Burimi: Panorama Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!