Total: (528,152)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
bq

Beqaj: Mjekėt qė nuk marrin provimin e shtetit, u pezullohet licenca

Mjekėt qė nuk do tė marrin provimin shtetit do u pezullohet licenca ndėrkohė qė ata qė nuk kanė marrė asnjė kredit do pezullohen nga puna. »»


Herpesi nė buzė rishfaqet nė ditėt e nxehta

Herpesi nė buzė rishfaqet nė ditėt e nxehta

18.11.2007 14:48 - Kategoria: Shendeti

Ditėt e nxehta dhe sidomos rrezatimi diellor ndikojnė nė rishfaqjen e problemeve me herpes simplex, te personat e predispozuar.

AIDA MALAJ

Sėmundja qė ndryshe njihet si ”fshika e ethes” prek mė tepėr gratė dhe gjithmonė shfaqja e saj favorizohet nga ulja e imunitetit tė organizmit. Nė njė intervistė pėr ”Panorama” mjeku dermatolog Selman Lirėza shpjegon se pse stina e verės ndikon nė shfaqjen e sėmundjes dhe cilat janė mėnyrat e mjekimit tė saj:
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė ditėt e nxehta favorizojnė rishfaqjen e herpesit
Po. Eshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė verės, pėr shkak tė diellit, rishfaqen problemet me herpesin, si nė formėn labiale si nė atė gjenitale, te personat e predispozuar. Arsyeja ėshtė rrezatimi diellor i cili ndikon nė ”rizgjimin” e virusit qė qėndron nė bazė tė sėmundjes.
Ju thatė qė herpesi rishfaqet nė verė, te personat qė janė tė predispozuar. Cili kontingjent ėshtė mė i riskuar tė shfaqi probleme
Gati tė gjithė mund tė shfaqin probleme, megjithatė njihet qė virusi sulmon zakonisht pas njė gjendjeje qė ndikon nė uljen e sistemit imunitar. Prandaj mė shpesh te gratė mund tė shfaqet gjatė menstruacioneve dhe pėrsėritet ēdo muaj dhe zgjat pėr disa vjet. Po mund tė shfaqet dhe pas sėmundjeve infektive, pėrdorimit tė barnave tė ndryshme, pas njė traume, njė gjendje stresante, pas njė operacioni dentar. Pra gjithmonė kur ulet rezistenca imunitare, gjė qė ndikon nė prekjen mė lehtė nga virusi.
Ēfarė mund tė ndodh nėse nuk trajtohet nė kohė
Nė shumicėn e rasteve, herpesi trajtohet mirė, megjithatė mund tė ndodhė qė tė shoqėrohet dhe me zmadhim tė limfonoduleve (gjėndrave qė ndodhen poshtė qiellzės) qė shoqėrohen dhe me dhimbje, mund tė mbivendoset njė infeksion dhe tė kalojė nė pyodermi.
Ēfarė mund tė bėhet pėr tė parandaluar rishfaqjen e tyre
Mėnyra mė e mirė e parandalimit ėshtė aplikimi nė buzė i produkteve mbrojtėse pėr buzėt, sidomos kur jeni nė plazh. Kujdes ndaj ekspozimi i gjatė nėn rrezet e diellit, sidomos te personat qė janė prekur mė parė nga ky problem. Mbi tė gjitha duhet tė shmanget kontakti me personat qė kanė herpes si atė labial ashtu dhe atė gjenital, sepse sėmundja ėshtė mjaft ngjitėse. Ajo mund tė transmetohet nėpėrmjet kontaktit fizik, prekjes dhe pėrdorimit tė gotės apo enėve tė tė sėmurit, puthjes apo dhe kontaktit seksual nė rastin e herpesit gjenital.
Nėse shfaqet, ēfarė mund tė pėrdoret
Trajtimi i herpesit ėshtė i thjeshtė dhe praktika ėshtė e tillė: mjekimi ėshtė lokal dhe jepet sipas gjendjes sė tė sėmurit. Mund tė pėrdoren solucione antiseptik, kremra ose pomada antivirusale dhe antibakteriale, si dhe multivitamina. Gjithsesi ėshtė mirė qė pas ēdo episodi, tė drejtohesh te mjeku specialist, sepse ēdo rast duhet trajtuar seriozisht dhe nė mėnyrėn e duhur.

KĖSHILLA    nėse ju ėshtė shfaqur herpesi mos e ngacmoni me duar. Lani shpesh duart me ujė dhe sapun

    nėse mė parė keni vuajtur nga kėto lloj problemesh dhe keni pėrdorur mė parė njė krem specifik qė pėrmban substanca antivirale, aplikojeni mbi fshikėn

    nėse nuk pėrdorni njė krem specifik, kėshillohet pėrdorimi i kremrave mbrojtės specifik pėr buzėt. Kjo mund t”ju ndihmojnė tė lehtėsoni dhimbjen

    nėse vuani nga herpes labial mbroni buzėt me njė filtėr solar me faktorė tė lartė mbrojtės kur ju duhet tė ekspozoheni ndaj rrezeve tė forta tė diellit

   shmangi kontaktin e buzėve me trupin e personave tė tjerė, derisa vezikulat tė jenė zhdukur plotėsisht

    shmangni pėrdorimin e ushqimeve shumė tė nxehta dhe tė ftohta, sepse mund t”ju shkaktojė shqetėsim nė zonat e dėmtuara




Burimi: Panorama Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!