Total: (557,020)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fruti i parajsės

Hurma pėrmban shumė antioksidues dhe lėndė fitokimike, ndaj pakėson efektin e radikaleve tė lira tė krijuara nė trup. Radikalet e lira me kalimin e moshės nxisin shfaqjen e sėmundjeve, rrisin rrezikun e kancerit dhe ndikojnė negativisht nė shikim. Ky frut ėshtė i pasur me fibra. »»


Bruceloza, si mund ta parandalosh

Bruceloza, si mund ta parandalosh

18.11.2007 14:48 - Kategoria: Shendeti

Bruceloza ėshtė njė sėmundje infektive qė pėrhapet me shpejtėsi nga bagėtitė te njerėzit, duke dhėnė pasoja serioze pėr jetėn e personave tė prekur.

AIDA MALAJ

Burimi kryesor i infektimit ėshtė pėrdorimi i pakontrolluar i qumėshtit dhe mishit tė kafshėve tė infektuara.
Nė njė intervistė pėr ”Panorama”, mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj shpjegon se si shfaqet dhe si mund tė parandalohet kjo sėmundje:
Doktoreshė, ēfarė ėshtė sėmundja e brucelozės
Bruceloza apo siē njihet ndryshe militenca ėshtė njė sėmundje  infektive dhe njihen katėr specie patogjene tė brucelave nga tė cilat 3 tė parat janė mė kryesore. E para ėshtė ajo qė jep infeksion te gjedhėt, mė pas ėshtė brucella melitensis qė jep infeksion tek dhitė, dhentė dhe brucella suis qė jep infeksion te derrat dhe brucella canis qė jep infeksion te qentė.
Nga se pėrhapet kjo sėmundje
Burim infeksioni janė kafshėt shtėpiake veēanėrisht lopėt, dhentė, dhitė dhe derrat qė pėrbėjnė rezervuarin natyral pėr brucelozėn, prej nga infektohet njeriu.
Kafshėt e sėmura eliminojnė brucella nė rrugė gjenitale, feēe dhe urinė. Rėndėsi tė madhe epidemiologjike ka eliminimi me sasi shumė tė mėdha tė brucellave me qumėshtin si dhe mishin e kafshėve. Njerėzit infektohen me rrugė tė ndryshme, duke pėrdorur qumėshtin e papėrpunuar si dhe produktet e tij, si p.sh djathin e freskėt tė fermentuar nė tė cilin brucellat qėndrojnė pothuaj 6 muaj, gjalpi. Po mund tė infektohet dhe nėpėrmjet lėkurės veēanėrisht gjatė aborteve tė kafshėve. Nė kėto raste embrioni, lėngu amniotik dhe placenta pėrmbajnė sasi tė mėdha brucellash. Mėnyra tė tjera infektimi janė gjatė therjes sė kafshėve ose paketimit tė mishit, nė rrugė aerogjene (ajrit) kur nė atmosferė krijohen aerozole mikroorganizma, apo kur nė momentet e therjes apo tė procedurave tė tjera bien pika gjaku nė sy duke dhėnė mundėsi infektimit nėpėrmjet konjuktivave. Pėr kėtė arsye punonjėsit e laboratorėve janė nė rrezikshmėri tė lartė, sepse mund tė infektohen nėpėrmjet inkubacionit, lėkurės apo konjuktivave gjatė punės me pipeta apo me kulturat mikrobike.
Kush ėshtė mė i rrezikuar tė preket nga bruceloza
Bruceloza prek mė shpesh barinjtė, veterinerėt dhe kasapėt, tė cilėt kanė kontakt mė tepėr me kafshėt, prandaj quhet sėmundje profesionale. Nė Shqipėri sėmundja ėshtė shumė e pėrhapur nė kafshė dhe si pasojė e kėsaj dhe te njerėzit.
Ēfarė ndėrlikimesh jep sėmundja
Ndėrlikimet janė tė ndryshme nė varėsi tė ecurisė sė sėmundjes, pasi mund tė ndodh qė tė preken deri mushkėritė, zemra, mėlēia, aparati linfograndular dhe sistemi nervor (neurobruceloza).
Si mund tė parandalohet kjo sėmundje
Zierja dhe pasterizimi i bollshėm i qumėshtit si dhe pėrdorimi i mishit dhe produkteve tė qumėshtit tė kontrolluara nga veterineri, janė njė mėnyrė mjaft efikase pėr mbrojtjen nga bruceloza. Ndėrkohė pėr profilaksi pėrdoret dhe vaksina, por kjo pėrdoret vetėm pėr kontigjentin qė ėshtė mė i riskuar: veterinerėt dhe kasapėt. Gjithsesi pėr parandalimin e brucelozės, punėn kryesore e kanė veterinerėt, sepse nėse ka kafshė tė sėmura do ketė dhe njerėz tė sėmurė.




Burimi: Panorama Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!