Total: (562,502)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Nė ēfarė moshe duhet tė konsumojė fėmija juaj mishin?

Po pėrveē kėtyre produkteve, fėmijėt duhet tė konsumojnė edhe ushqime tė tjera me vlera tė mėdha ushqyese siē ėshtė mishi. »»


Shtohen njerėzit me probleme mendore

Shtohen njerėzit me probleme mendore

24.08.2009 16:03 - Kategoria: Shendeti

Vetėm gjatė muajit korrik rastet e shtuara dhe qė kanė marrė mjekim mendohet qė tė kapin shifrėn 70

Psikologėt konsiderojnė si shkak kryesor mundėsitė e pakta pėr tė zgjidhur problemet sociale e ekonomike



ELBASAN
- Shtohen rastet me probleme tė shėndetit mendor nė psikiatrikun e Elbasanit. Veē temperaturave tė larta tė kėtyre dy muajve, psikologėt pėrcaktojnė si shkaqe problemet sociale, ekonomike dhe mundėsitė e pakta pėr t'i zgjidhur kėto probleme. Aktualisht nė spitalin psikiatrik tė Elbasanit gjenden tė shtruar rreth 300 tė sėmurė dhe, sipas personalit dhe drejtuesve, kėto raste janė rritur ndjeshėm muajt e fundit. Drejtoresha e spitalit psikiatrik "Sadik Dinēi", Suzana Gjevori, thotė se gjatė kėsaj periudhe, kur ėshtė vėnė re dhe njė numėr mė i madh njerėzish, madje edhe raste qė shtrohen rishtazi, i ėshtė kushtuar njė vėmendje e veēantė higjienės dhe trajtimit tė tyre.



Shtimi
Numėr mė tė madh tė shtrimeve ka pasur sidomos gjatė muajve tė fundit, por edhe gjatė muajit tė fushatės dhe zgjedhjeve. Madje, nė kėtė periudhė ka pasur mė tepėr raste tė sėmundjeve delirante. Sipas tė dhėnave nga spitali psikiatrik, gjatė muajit korrik janė regjistruar rreth 41 dalje, nga tė cilat 27 meshkuj dhe 14 femra. Kryesisht rastet e paraqitura shfaqin probleme tė skizofrenisė, tė gjendjes delirante, tė psikozave afektive etj. Nga ana e personelit mjekėsor ėshtė vėnė re njė shtim i numrit tė personave qė vuajnė nga kėto sėmundje. Kėshtu, rastet e shtuara mendohet tė kapin numrin 70 (tė gjithė kėta kanė marrė trajtim mjekėsor). Pasi marrin trajtim nė bazė tė analizės mjekėsore dhe psikologjike, ata lejohen tė dalin nga spitali dhe nė rast se kjo gjendje rishfaqet, atėherė kthehen nė spital.


Shkaqet
Sipas mjekėve, shkak pėr rritjen e fluksit nga sėmundjet e mėsipėrme janė temperaturat e larta, stresi dhe faktorė tė ndryshėm ekonomikė e socialė. Lidhur me personat me probleme, psikologia Tavanxhiu pranon se ata janė mė tepėr nė numėr. Ajo shpjegon se arsyet vijnė kryesisht nga realiteti i sotėm shqiptar. "Kemi pasur shtim tė rasteve, dhe jo vetėm tė atyre psikiatrike, por edhe tė rasteve qė kanė nevojė pėr trajtim psikologjik individual. Arsyet pėr shtimin e problemeve janė nga mė tė ndryshmet, duke u ndalur tek faktorėt socialė dhe ekonomikė, tė cilėt konsiderohen faktorė stresues. Vėshtirėsimi i jetės, papunėsia e madhe dhe nevoja e kėtyre njerėzve pėr tė gjetur njė zgjidhje tė problemeve tė tyre, dhe pasojat qė kėta faktorė sjellin nė familje",- shihen prej saj si shkaqet e shtimit tė numrit tė tė sėmurėve.


Zgjidhja
Si zgjidhje ajo shikon njė kombinim trajtimesh dhe njė ndėrhyrje nėpėrmjet zbutjeve tė problemeve sociale nėpėrmjet politikave shtetėrore. "Zgjidhja ėshtė njė kombinim i trajtimeve nė tė gjitha fushat dhe jo vetėm nė trajtimin e shėndetit mendor, por edhe funksionimi i strukturave sociale, krijimi i vendeve tė punės dhe puna qė kryhet nė familje pėrsa i pėrket shėndetit mendor. Rastet kanė qenė tė shumta. Kemi pasur edhe rezultate ndėr tė cilat edhe negative, por faktikisht duhet tė shikohet se trajtimi psikologjik nuk ėshtė i nevojshėm vetėm pėr sėmundjet mendore, por edhe pėr streset dhe problemet e pėrditėshme tė njerėzve, - thotė Tavanxhiu.


Prej disa kohėsh nė Elbasan funksionojnė edhe dy shtėpiza, ku strehohen pacientėt nė rrugėn e rehabilitimit. Kėto shtėpiza qė ndodhen njėra nė Cėrrik dhe tjetra nė qendrėn Balashe strehojnė grupe tė sėmurėsh qė administrojnė vetė objektin dhe shėrbimet pėr t'i pėrgatitur pėr jetėn nė komunitet.





Burimi: Shekulli Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!