Total: (528,042)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Informacioni i gabuar ndikon negativisht nė shėndetin e syrit

Specialistėt pasqyruan gabimet e njohura si tė drejta mes njerėzve rreth shėndetit tė syrit. »»


Si mund tė trajtohen ērregullimet e paratiroides

Si mund tė trajtohen ērregullimet e paratiroides

18.11.2007 14:49 - Kategoria: Shendeti

Ērregullimet e paratiroides ēojnė nė ndryshimet e nivelit tė kalciumit nė gjak.

AIDA MALAJ

 Ulja apo rritja e kalciumit ndikon nė shfaqjen e mjaft problemeve serioze pėr shėndetin duke nisur qė nga problemet e kockave dhe deri nė funksionin normal metabolik apo stimulimin e sistemit nervor. Nė njė intervistė pėr ”Panorama”, mjekja endokrinologe, Luftime Brukaj, shpjegon se si shfaqen problemet me paratiroiden, ēfarė funksioni kanė ato nė organizėm dhe si mund tė trajtohen ērregullimet qė mund tė ndodhin nė tė:
Doktoreshė, ēfarė janė gjėndrat e paratiroides
Paratiroidet zakonisht pėrbėhen nga 4 gjėndra tė vendosura nė qafė, nė pjesėn e poshtme tė dy lobeve tė tiroides, nga dy pėr ēdo anė.
Ēfarė funksioni luajnė nė organizėm
Paratiroidet janė tepėr tė vogla dhe nuk shfaqin lidhje funksionale me tiroiden, pasi shėrbejnė pėr tė rregulluar nivelin e kalciumit nė gjak. Nėse niveli i kalciumit nė gjak ulet, gjėndrat prodhojnė njė sasi mė tė madhe hormonesh tė paratiroides ose paratormone (PTH). Kjo e fundit ndikon nė njė sėrė mekanizmash, rezultati final i tė cilave janė problemet e pėrqendrimit tė kalciumit nė gjak.
Ēfarė ndodh nėse niveli i kalciumit nė gjak rritet
Nė kushtet e rritjes sė aktivitetit tė paratiroides, pėrqendrimi i kalciumit nė gjak (kalēemia) rritet. Nė rastet kur niveli i kalciumit rritet kemi tė bėjmė me hiperkalcemi dhe kjo zakonisht nuk ndikon nė shfaqjen e simptomave; ndėrsa pėrqendrimi i lartė manifestohet me tė pėrziera, tė vjella, kapsllėk dhe urinim tė shpeshtė dhe nė sasi tė madhe (poliuria).
Po nė rastet kur niveli i kalciumit nė gjak ėshtė nėn nivele normale
Nė kushtet e aktivitetit tė ulėt tė gjėndrės sė paratiroides, niveli i kalciumit zbret nėn nivelet normale. Kjo mund tė ēojė nė shfaqjen e disa shenjave tė tilla si: ndjesi mizėrimi, djegie dhe prurit (tė krojtura) nė fytyrė, nė gishtat e duarve dhe tė kėmbėve, ndjekur nga kontraktime tė forta tė muskujve tė fytyrės.
Pėrse bėhet hiperaktive paratiroidja
Rritja e aktivitetit tė paratiroides apo hiperparatiroidizmi nė pėrgjithėsi i atribuohet njė tumori beninj tė njėrės prej gjėndrave. Tumori sekreton njė sasi tė madhe tė hormoneve paratiroidik dhe ndikon nė rritjen e kalcemisė.
Si mund tė trajtohet kjo sėmundje
Trajtimi zakonisht ėshtė ai kirurgjikal dhe konsiston nė heqjen e gjėndrės sė prekur. Pacienti qė nuk mund tė operohet, pėr shkak tė moshės apo tė pranisė sė patologjive tė tjera, duhet tė mbahet nėn vėzhgim me kontrolle tė vazhdueshme qė konsistojnė nė analiza kimike tė gjakut.
Po nė rastin e uljes sė aktivitetit tė gjėndrės paratiroide ēfarė mund tė bėhet
Trajtimi i hipoparatiroidizmit konsiston nė marrjen e kalcitriolit, qė ndikon nė aktivizimin e metabolizmit tė vitaminės D. efekti

Ndikimi i kalciumit nė organizėm

stimulimin e sistemit nervor;

 normalizon funksionet muskulare dhe ritmin kardiak;

 favorizon funksionimin normal metabolik;

 ndikon nė forcimin e kockave




Burimi: Panorama Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!