Total: (536,238)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
soda e bukƫs

Zhdukni aknet me sodė buke

Sot do t'ju sugjerojmė disa mėnyra mjaft tė mira se si tė tė eliminoni aknet. Aknet jane tė sikletshme por ka doza trajtimi qė funksionojne mirė pėr trajtimin e tyre. »»


Qarkullimi i gjakut, si duhet tė parandalohen sėmundjet e venave

Qarkullimi i gjakut, si duhet tė parandalohen sėmundjet e venave

26.09.2009 17:13 - Kategoria: Shendeti

Qarkullimi i gjakut, si duhet tė parandalohen sėmundjet e venave


tė qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, nė tė vėrtet i aktivizojnė muret e enėve tė gjakut, tė cilėt, tė stimuluar, e shtyjnė gjakun dhe lėngjet nga poshtė, lart. Nėse nė fund tė orarit tė punės ndjeni lodhje tė kėmbėve, kjo do tė duhej tė ishte sinjali i parė qė, nėse nuk pėrfillet, do tė mund tė na ngadalėsoj qarkullimin venoz dhe atė limfatik, i cili mundėson formimin e celulitit dhe venave tė zgjeruara.
Kujdesi
Kujdesi i vogėl qė do t'u kushtojmė kėmbėve, do tė mėnjanonte jo vetėm pengesat momentale, por do tė ndihmonte edhe nė evitimin e komplikimeve tė mėvonshme serioze. Nėse kalojmė shumė orė duke punuar nė tavolinė, ose qėndrojmė nė kėmbė pa pushuar, na ngadalėsohet qarkullimi, nė tė vėrtet na rritet sasia e gjakut qė rrjedh poshtė dhe pengon kthimin lart, drejt zemrės, ku duhet tė pastrohet dhe tė rikthehet nė cikėl. Madje as personat qė veshin fustane tė puthitura dhe tė ngushta ose pantallona tė ngushta, nuk janė tė liruar nga lodhja dhe nga dobėsia e kėmbėve, sepse venat dhe enėt limfatike duhet tė jenė tė lira pėr tė kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushtė bėnė vetėm presion nė kėto enė, dhe si pasojė, ngadalėson qarkullimin venoz.
Po ashtu edhe ambienti tepėr i ngrohtė ėshtė i dėmshėm pėr qarkullimin e gjakut dhe shkakton ndjenjėn e rėndėsisė nė kėmbė.
Pengesat
Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe lėndė ushqyese nga zemra dhe ua dėrgojnė organeve dhe indeve. Ky kėmbim bėhet nė nivel tė kapilarėve, kurse produktet e mbetura pėrmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrės. Kjo ėshtė e mundur vetėm nėse sistemi limfatik dhe ai venoz janė funksionalė. Pėr tė mundėsuar kėtė, muskujt e kėmbės me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnė kthimin e gjakut “tė papastėr” lart, duke imituar pompėn hidraulike, e cila me forcėn e vetė e mposht ndikimin e gravitacionit. Nė tė kundėrtėn vjen deri te staza e gjakut, nė tė cilėn qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnė drejt zemrės. Indet kėshtu nuk ushqehen mirė, pasi nuk marrin oksigjen tė mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjėn e lodhjes dhe tė dobėsisė sė kėmbėve. Me kalimin e kohės, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndėrmjet kapilarėve, qelizave indore dhe enėve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalėsimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, kėmbėt e ėnjtura dhe venat e zgjeruar.
Kapilarėt
Kapilarėt janė enėt mė tė vogla tė gjakut. Funksioni i tyre ėshtė shkėmbimi i lėndėve, lėvizja e lėndėve midis enėve tė gjakut dhe indeve. Qė tė kryejnė kėtė punė, sipėrfaqja totale e gjithė kapilarėve ėshtė shumė e madhe (sipėrfaqja e madhe lehtėson difuzionin). Si pasojė, rrjedha e gjakut nė kapilarė ėshtė e ngadaltė dhe kapilarėve u duhet tė prodhojnė lėndė antikoagulante pėr tė parandaluar trombozėn (rrjedhja e ngadaltė ėshtė njė nga tre faktorėt qė predispozojnė pėr trombozė; dy tė tjerėt janė dėmtimi i endotelit, dhe rritja e aftėsive koaguluese tė gjakut). Muret e kapilarėve janė shumė tė holla dhe mure tė tilla tė dobėta nuk mund ta pėrballojnė presionin e lartė arterial. Presioni kapilar ėshtė shumė mė i vogėl sesa presioni arterial. Ulja e presionit bėhet e mundur nga arteriolat. Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės (pompa muskulore). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr. Shfaqja e damarėve nė kėmbė, si kurohen

Shumė gra mbi moshėn 30 vjeē vuajnė nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetėm duke mbajtur sistemin tretės nė lėvizje, mund tė gjeni ēelėsin e shmangies sė kėtij problemi. Kėshilla e mjekėve pėr gratė ėshtė tė parandalojnė shfaqjen e varikozės, duke zgjedhur ushqime tė pasura me produkte tė bimėve me kėrcell, (fibra) gruri, orizi, etj., tė cilat ndikojnė nė funksionimin e rregullt tė organeve tė brendshme si dhe rregullojnė lėvizjen e muskujve, nė rastet kur vuani nga gjymtyrėt e poshtme.
Evitoni dhe qėndrimin ulur me kėmbėt kryqėzuar si dhe mbajtjen pėr shumė tė kėpucėve me taka tė larta.
Kėshillat
Mjekėt rekomandojnė qė kėmbėt tė vihen sa mė shumė nė lėvizje, por lėvizjet duhet tė jenė tė ekuilibruara dhe tė bėhen nė hapėsira tė rrafshėta dhe jo me gurė. Nga ana tjetėr sipas specialistėve qė merren me kėtė ēėshtje, ėshtė e rėndėsishme qė femrat tė mos pėrdorin taka mė shumė se tre ose katėr centimetėr dhe meshkujt tė mos ngrenė pasha tė rėnda. Pėr tė dyja gjinitė ėshtė e kėshillueshme qė gjatė natės kėmba tė lidhet me njė korse najloni, e cila nuk lejon pėrhapjen e gjakut nėpėr tė gjithė damarėt. Shfaqja e venave varikoze mund tė jetė e trashėgueshme, por edhe mund tė ndodhė pas moshės 30-vjeēare, kryesisht tek gratė shtatzėna, pasha trupore e tė cilave bėhet relativisht e madhe dhe trupi bie nė qetėsi, si mungesė e lėvizjeve tė pėrditshme. Po ashtu ato mund tė shfaqen pas kėsaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek kėta tė fundit, zhvillimi i variceve ėshtė veēse i trashėguar.
Parandalimi
Shumė kohė mė parė njerėzit pėrdornin korse najloni pėr t'i mbajtur venat tė shtrėnguara fort. Por ilaēet kundėr dhimbjeve dhe korsetė e ngushta tė kėmbėve ka kohė qė nuk japin ndonjė rezultat tė mirė. Ėnjtja e venave mund tė bėhet edhe shkak pėr bllokimin e qarkullimit tė gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnė se nė ēfarė gjendjeje ndodhen kėto vena. Ndėrhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet laser nė kėtė rast zėvendėsojnė bisturinė e kirurgut. Kjo ėshtė edhe arsyeja, qė shumė pacientė kėrkojnė tė trajtohen me kėtė metodė. Nėpėrmjet rezeve laser, venat ēahen dhe pasi bėhet zhbllokimi i tyre, vendi i ēarjes mbyllet pėrsėri. Shkencėtarėt thonė se operacione tė tilla me reze laser janė tė suksesshme nė 95 pėr qind tė rasteve. Shkaktari i ėnjtjes sė venave nuk dihet dhe nė disa raste kjo sėmundje ėshtė gjenetike.

Kėshilla pėr tė shmangur varicet

Pėrdorni xhel freskues pėr kėmbėt
Mos mbani kėpucė me taka mė shumė se 4 centimetėr
Mos pėrdorni kėpucė tė sheshta plotėsisht
Pėrdorni produkte bimėsh jeshile me kėrcell
Mos hiqni nga menyja orizin
Pėrdorni vazhdimisht grurin
Mos qėndroni ulur pėr mė shumė se njė orė nė tė njėjtėn pozicion
Mos i mbani kėmbėt e kryqėzuara
Mos mbani pesha tė rėnda
Pėrdorni korse najloni nė mbrėmje

4 Shtator 2009




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!