Total: (528,310)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
veze

Maskė me vezė pėr zhdukjen e akneve

Lėkura me akne gjatė gjithė kohės ju fal pasiguri dhe kjo gjė nuk ėshtė aspak e kėndshme. Sot do ju ndihmojmė me njė trajtim pėr lėkurėn e yndyrshme dhe me akne. Ndani tė bardhėn e vezės nga e verdha e vezės. E rrahim vezėn shumė derisa tė krijojė shkumė homogjene. »»


Mėnyrat e ushqyerjes pėr tė ulur tensionin e gjakut

Mėnyrat e ushqyerjes pėr tė ulur tensionin e gjakut

20.10.2009 12:32 - Kategoria: Shendeti


Ushqimet e shėndetshme dhe ushtrimet e rregullta gjimnastikore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ndihmojnė punėn e zemrės, gjė qė i bėn njerėzit tė jetojnė mė gjatė. Njė studim pėr shembull tregon se qoftė edhe tė ecurit rreth 30 minuta ēdo ditė i shton njeriut disa vite jetė.
Margaret Smith ka mėsuar nė praktikė se si ulet tensioni i gjakut. Duke ngrėnė ushqime me shumė proteinė si fasule dhe mish pule apo yndyrna tė pasaturuara si vaji i ullirit, vaji i kanolės dhe bajamet, ajo e ka ulur tensionin e gjakut nga 150 me 90 nė 132 me 83. Kohėt e fundit zonja Smith mori pjesė nė njė studim tė Universitetit Johns Hopkins nė Baltimore tė shtetit Maryland. "Tani besoj vėrtet nė efektet qė ka ushqimi i shėndetshėm. Kjo mė dha mundėsinė tė shikoja rezultatet e njė diete pozitive." 160 njerėz me tension tė lartė gjaku morėn pjesė nė kėtė studim pėr tė sqaruar efektet qė ka dieta tek tensioni i lartė dhe kolesteroli, simptoma qė mund tė ēojnė nė sėmundje zemre ose deri nė kriza kardiake. Ulja e sasisė sė yndyrnave tė saturuara nė dietė ėshtė rekomanduar gjithnjė pėr tė parandaluar sėmundjet e enėve tė gjakut. Por studimet e mėparshme nuk i jepnin pėrgjigje pyetjes, se me ēfarė mund tė zėvendėsoheshin kėto yndyrna. Mjeku Laėrence Appel shpjegon: "Studimi pėrfshin tri dieta: Njėra e pasur me karbohidrate, njė tjetėr me proteina – gjysma e tyre bimore dhe e treta e pasur me yndyrna tė pasaturuara." Rezultatet e studimit u botuan kohėt e fundit nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. Mjekėt arritėn nė pėrfundimin, se zėvendėsimi i pjesshėm i karbohidrateve me proteina ose me yndyrna tė pasaturuara mund ta ulė tensionin e gjakut dhe tė zbutė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. "Nga studimi del se nivelet mė tė ulta tė tensionit tė gjakut dhe kolesterolit ishin te njerėzit qė morėn dietėn me proteinė dhe atė me yndyrna tė pasaturuara." Nė njė studim tjetėr, shkencėtarėt llogaritėn vitet qė njeriu i shton jetės sė tij, me anė tė ushtrimeve tė rregullta gjimnastikore. Mė shumė se 5 mije banorė tė shtetit verilindor Masachusetts morėn pjesė nė studim gjatė 46 vjetėve. Ky quhet studimi i Fremingamit pėr Zemrėn, sipas qytetit ku u krye ai. Njerėzit qė merren me aktivitet fizik tė mesėm ose tė lartė, del se jetojnė 1.5 deri nė 3.5 vjet mė shumė se sa ata, qė bėjnė mė pak ushtrike fizike. Nga studimi del, se edhe 30 minuta ecje e shpejtė ēdo ditė tė zgjat jetėn. Sa mė shumė kohė tė shpenzosh sot me ushtrime fizike, aq mė shumė kohė do tė kesh mė vonė nė jetė.

Faktorėt rrezikues pėr hipertensionin primar

Grupi i parė
Trashėgimia: Njė individ qė ka prindėrit e tij apo ndonjė kushėri tė afėrt me hipertension, ėshtė mė i rrezikuar qė tė vuajė nga kjo sėmundje, nė krahasim me njė individ tjetėr normal. Nė kėtė kategori pėrfshihen edhe ata individė qė nė rini kanė kaluar gjendje shoku apo atak nė zemėr.
Mosha: Presioni i gjakut rritet me rritjen e moshės dhe presioni i lartė i gjakut zakonisht ndodh nė moshėn mbi 30 vjeē.
Seksi: Presioni i lartė i gjakut ėshtė mė i zakonshėm te gratė e reja sesa te burrat e rinj, ndėrsa me rritjen e moshės situata ndryshon.
Grupi i dytė
Obeziteti (dhjamosja): Obeziteti ėshtė i lidhur ngushtė me hipertensionin, sepse obeziteti vėshtirėson punėn e zemrės pėr tė furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshės ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė parandalamin dhe trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Humbja e peshės ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut dhe pėrmirėson efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr kurimin e presionit tė gjakut.
Jeta sedimentare: Njerėzit qė bėjnė njė jetė sedimentare kanė 50% mė shumė mundėsi qė t u zhvillohet hipertensioni sesa ata qė bėjnė njė jetė aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund tė ulė presionin sistolik me rreth 10mmHg nė pacientėt me hipertension.
Konsumi i alkoolit: Pėrdorimi i gjerė i alkoolit mund tė ngrerė presionin e gjakut dhe tė shkaktojė rezistencė ndaj ilaēeve qė pėrdoren pėr tė normalizuar vlerat e presionit tė lartė tė gjakut. Reduktimi i pėrdorimit tė alkoolit ul presionin e gjakut te njerėzit me presion normal tė gjakut, te njerėzit me presion tė lartė tė gjakut, si dhe te alkoolistėt.
Natriumi: Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit.
Kaliumi: Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi ka efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ai ofron njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet nė sasi tė mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskėta. Ushqimet me pėrmbajtje tė lartė tė kaliumit dhe pėrqindje tė ulėt tė natriumit janė: bananet, patatet, fasulet, pjepri etj. Gjithashtu, edhe pėrdorimi i kalciumit ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut. Burimet mė tė mira tė kalciumit janė burimet ditore, por sasi tė vogla kalciumi gjenden nė perimet me gjethe jeshile dhe nė disa lloje peshqish.

Vaji i ullirit parandalon infarktin nė zemėr
Njė stil mesdhetar i dietės sė lartė tė vajit tė ullirit dhe ushqime tė tjera vajore ėshtė dieta klasike pėr mė se 8 milionė amerikanė qė kanė vuajtur nga ataku nė zemėr dhe kėrkojnė tė evitojnė pėrsėritjen e tij. Njerėzit nė ēfarėdo diete kanė rrezik mė tė lartė pėr tė pasur njė atak tė dytė nė zemėr, njė goditje, apo probleme te tjera me zemrėn krahasuar me persona tė tjerė qė hanė nė mėnyrė tė zakonshme. Mjekėt janė shprehur se zgjidhja mė e mirė pėr tė parandaluar njė tjetėr problem me zemrėn ėshtė konsumimi sa mė i tepėrt i ushqimeve qė shoqėrohen me vaj ulliri. “Duhet tė ndjekim shembullin e mesdhetarėve qė konsumojnė 40% kalori nė ditė, kjo do ta ulte numrin e tė sėmurėve me zemėr”, ėshtė ka pėrfunduar studiuesi Eric Melean.

Presioni i lartė i gjakut duhet ndalur qė nė fėmijėri
Njė studim i ri tregon se ata fėmijė e tė rinj qė kanė presion tė lartė gjaku, ose hipertension, siē thuhet shpesh, me kalimin e viteve mund tė ndeshen me probleme tė rėnda shėndetėsore. Shtimi i rasteve tė presionit tė lartė tė gjakut mes fėmijėve nxjerr edhe njė herė nė pah nevojėn pėr parandalimin e mbipeshės trupore duke shtuar veprimtarinė fizike dhe duke ndryshuar dietėn. Studime tė njėpasnjėshme tregojnė se rastet e mbipeshės mes fėmijėve po shtohen. Kjo pėr arsye se ata hanė shumė e lėvizin pak. Studimi i fundit tregon se duke shtuar nė peshė, kėta fėmijė rrisin edhe presionin e gjakut nė organizmin e tyre. Profesori Paul Munter pranė universitetit Tulane thotė se rastet e presionit lartė tė gjakut janė shtuar dukshėm mes fėmijėve dhe tė rinjėve gjatė 15 vjetėve tė fundit nė Shtetet e Bashkuara. Doktor Munter dhe kolegėt e tij analizuan presionin e gjakut mes 2 mijė fėmijėve tė moshės 8 deri 17 vjeē. Kėta fėmijė u pėrzgjodhėn pėr tė pėrfaqėsuar tė gjitha segmentet e moshės sė tyre nė mbarė vendin. Pastaj rezultatet u krahasuan me ato tė njė studimi tė ngjashėm 15 vjet mė parė mes 3 mijė fėmijėve. Doktor Munter thotė se nga krahasimi i rezultateve doli se veēanėrisht presioni sistolik, ose numri mė i lartė i presionit tė gjakut u rrit 1.4 gjatė kėsaj periudhe 15- vjeēare. Ndėrsa numri i ulėt i presionit tė gjakut ose diastolik u rrit 3.3. Studimi tregoi lidhje tė forta midis mbipeshės dhe presionit tė lartė tė gjakut. Por shqetėsimi tani ėshtė, se ēfarė do tė ndodhė me kėta fėmijė me kalimin e viteve. Shqetėsimi i parė, thotė doktor Munter, ėshtė se ē do tė ndodhė me ta gjatė 20 vjetėve tė ardhshėm. A do tė shohim njė shtim epidemik tė presionit tė lartė tė gjakut apo njė vazhdim epidemik tė presionit tė lartė tė gjakut, sėmundjeve tė zemrės dhe bllokim tė artereve. Ekspertėt u befasuan edhe nga njė rezultat tjetėr i studimit. Ata vunė re se presioni i gjakut ishte mė i lartė mes fėmijėve afrikano- amerikanė dhe meksikano- amerikanė. Doktor Munter thotė se nivelet e presionit tė gjakut mes kėtyre fėmijėve janė 2 deri 3 pikė mė tė larta sesa tek fėmijėt e bardhė. Doktor Munter thotė se sfida tani ėshtė pėr ta ndryshuar prirjen e deritanishme duke i bindur fėmijėt qė tė bėjnė mė shpesh veprime fizike, tė pakėsojnė pėrdorimin e ushqimeve tė pėrpunuara dhe tė kripės nė dietėn e tyre dhe tė kontrollojnė presionin e gjakut sa herė qė shkojnė pėr vizitė tek mjeku. Shkencėtarėt thonė se rezultatet e studimit nė pėrgjithėsi priteshin tė tilla, por ajo qė i befasoi ata, ėshtė pėrmasa e rritjes sė shkallės sė presionit tė gjakut.






Burimi: Ballkan Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!