Total: (550,147)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Konsumoni shumė peshk gjatė ndėrrimit tė stinėve

Mjekėt kėshillojnė njė ushqyerje tė ekuilibruar dhe tė shėndetshme gjatė kėtyre muajve, pėr tė forcuar mė shumė sistemin imunitar. Vitaminat A, C dhe E janė mė tė preferuarat. »»


Katėr shkallėt e hemorroideve dhe trajtimi i tyre

Katėr shkallėt e hemorroideve dhe trajtimi i tyre

04.11.2009 16:05 - Kategoria: Shendeti


Hemorroidet janė njė prej sėmundjeve tė anusit dhe rektumit. Kėto janė portat e jashtme tė sistemit boshatisės tė trupit. Hemorroidet janė zgjerimi i venave hemorroidale nė anus dhe tė varurit e tyre duke marrė ngjyrė blu nė tė kuqe. Ndonjėherė mund tė formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje tė forta dhe enjtje (edem). Por shenjat mė tė shpeshta janė hemorragjia me gjak nė tė kuqe tė fortė dhe kruajtje. Zakonisht nuk janė tė dhimbshme.
Formimi
Shkaku kryesor ėshtė konstipacioni (kapsllėku). Mė pas mund tė rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrėve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatės, qėndrimi i tejzgjatur nė shtrat apo nė kėmbė, hipertensioni portal, miomė uteri, shtatzėnia, kistet e ovarit (vezoreve), kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura tė mureve tė venave.
Llojet e hemorroideve
Sė pari ndahen nė tė brendshme dhe tė jashtme. Ato qė janė nėn vijėn qė ndan qelizat e anusit nga tė zorrėve tė trasha, janė tė jashtme dhe ato hemoroide qė janė sipėr kėsaj vize quhen tė brendshme. Shumica janė tė brendshme dhe kanė 4 gradė. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtė dhe i komplikuar.
Grada e parė: Kur hemorroidi qėndron brenda dhe nuk shihet veēse me anoskop. Si shenjė ka vetėm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janė pa dhimbje, janė mė tė vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorė.
Kurimi: Mund tė lidhen ose mund tė pėrdoret injeksioni i njė lėnde sklerozane apo me lazer mund tė koagulohen. S'ka nevojė pėr operacion. Zakonisht njė dietė e mirė, shlodhja e mjaftueshme dhe disa ilaēe si pomadat me kortizon, kremrat e ndryshėm analgjezik (qetėsues) apo banjo me ujė tė vakėt, bėjnė dobi. Nėse ka infeksion, mund tė duhet antibiotik.
Grada e dytė: Gjatė shtrėngimit nė banjė dalin dhe preken me dorė, ndėrsa kur ngrihet nė kėmbė futen vet brenda. Janė reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanė hemoragji sikur pikon. Shkaktojnė ameni dhe ndonjėherė mund tė mos futen brenda. Edhe kėtu kurimi ėshtė jo me operacion, por si nė shkallėn e parė.
Grada e tretė: Dalin shpesh jashtė anusit dhe shoqėrohen shpesh me tromboza, kėshtu qė janė tė dhimbshme dhe tė enjtura. Duhen tė shtyhen me gisht qė tė futen dhe dalin pėrsėri. Megjithėse mund tė bėhen operacion, pėrsėri fillohet me metodat konservative. Mė tė pėrdorshme janė lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katėrt: Kur kapsllėku bėhet kronik dhe hemorroidet zgjaten jashtė anusit si nė tualet ashtu edhe kur qėndrohet gjatė ulur. Janė vena tė fryra, pa dhimbje dhe tė qullura. Kanė hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastėrtinė e kėsaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to, ndjen dhimbje.
Kurimi: Megjithėse disa pėrmirėsohen me dietė qė pengon kapsllikun, me njė disiplinė tualeti dhe me njė higjenė tė mjaftueshme, pėrsėri tek disa raste mund tė lindė nevoja e kurave qė zbatohen tek gradat e tjera. Por nė shumicėn e rasteve duhet bėrė operacion.
Nėse nuk e pėrballojnė dot kėtė pėr arsye tė ndryshme, atėherė gjithė jetėn duhet tė mbajnė dietė me lėngje tė bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe tė qėndrojnė larg ēajit (kinez), kafes, kokakolės dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumė dobi. Largojuni ambienteve shumė tė nxehta si sauna. Gjithashut duhet tė pihet ujė i bollshėm gjatė ditės (1.5-2 litra).
Komplikacionet (ndėrlikimet)
Si pasojė e hemorragjisė anemi, tension i ulėt, kėputje dhe zbehje. Si pasojė e plagėve dhe infektimit temperaturė. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtė anusit duke u kyēur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojė e trombozave brenda kėtyre venave. Nuk futen brenda duke bėrė tė pamundur procesin e jashtėqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencė.
Shkencėtarėt: 90% e sėmundjeve vijnė nga zorrėt
Nxirrja e dhėmbėve ėshtė njė nga sinjalet e para qė tregon se nė organizėm ka shenja “skoriesh”

Shkencėtarėt dhe mjekėt pohojnė njėzėri se 90% e sėmundjeve janė pasojė e mosfunksionimit tė mirė tė zorrėve dhe helmimit tė vazhdueshėm tė organizmit nga produktet e ndryshme.
Ata thonė se tė gjitha sėmundjet “hyjnė” nė organizmin e njerėzve nga goja, kur pėrdoren ushqime tė papėrshtatshme ose kur merren mė tepėr nga ē'duhet. Nė kėto raste, stomaku dhe zorrėt kthehen nė njė burim dhe rezervuar substancash toksike. Nė zorrėn e trashė ka raste kur grumbullohen deri nė 10 kilogramė “mbetje” qė po tė mos nxirren, mund tė qėndrojnė atje pėr 20 vjet me radhė, duke e helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kėsaj fjale. Sidomos pas moshės 40- vjeēare, ngaqė mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon tė fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera qė tė kryejnė mirė detyrat e tyre funksionale. Tė gjitha kėto ēdo njeri mund t'i kuptojė nga sinjalet qė fillojnė tė japin vetė stomaku dhe zorrėt. Nxirrja e dhėmbėve, pėr shembull, ėshtė njė nga sinjalet e para qė tregon se nė organizėm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnė vitaminat B dhe A, tė cilat, siē dihet, luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė ruajtjen e shėndetit. Po kėshtu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrėn e trashė i dėmtojnė rėndė edhe disa ushqime, sikurse dėmton nga ana tjetėr edhe mungesa e fibrave. Mė tė rrezikshme janė akulloret, kremrat, ajka e qumėshtit… Po kėshtu, shkaktojnė kapsllėk tė gjitha llojet e mishit, ēokollatat, kakaoja, ėmbėlsirat, sheqeri, qumėshti i lopės, vezėt, buka e bardhė, pastat, tortat.
Pėr ērregullimet qė ndodhin nė zorrė dhe nė stomak jep sinjale tė forta edhe lėkura. Kėshtu, pėr shembull, nga pėrdorimi i tepėrt i mishit, fillojnė tė mbajnė erė kėmbėt, nga teprimet me ėmbėlsira, dalin puērra, etj.

Si t'i mbash zorrėt tė pastra me kalimin e viteve
Lind pyetja: A ka mundėsi vetė njeriu tė vendosė rregull e pastėrti nė zorrėt e tij, sidomos nė zorrėn e trashė Po, ka!
Sė pari, zorrėt mund tė stimulohen nė punėn e tyre me anė tė masazheve tė jashtme. Njė nga kėto ėshtė “ngacmimi” i shputave tė kėmbėve, njė mėnyrė e thjeshtė kjo qė stimulon tė gjitha organet e rėndėsishme, pėrfshirė edhe zorrėn e trashė. Mėnyra mė e mirė pėr tė pastruar skoriet dhe helmet nga trupi ėshtė klizma, e cila, sipas mjekėve tė vjetėr, e shpėton njeriun nga 80% e sėmundjeve qė kėrcėnojnė shėndetin e tij.
Pėr tė pasur njė efekt sa mė tė mirė, ėshtė e dobishme qė nė ujin e ngrohtė tė klizmės tė hidhen disa pika lėng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma ėshtė mė mirė tė bėhet nė mėngjes. Parregullsitė e saj, zorra e trashė mund t'i sinjalizojė edhe me anė tė dhimbjeve tė kryqeve, tė belit, nėpėrmjet ashpėrsimit dhe tharjes sė lėkurės, rėnies sė fuqisė, dobėsimit.
Nė kėto raste, ėshtė mė mirė qė klizma tė bėhet me qumėsht. Merret 100 gramė qumėsht i ngrohtė dhe hidhen brenda 20 gramė gjalpė. Pas klizmės ėshtė mirė tė qėndrosh shtrirė deri nė momentin kur zorra e trashė kėrkon tė lirohet natyrshėm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash tė tilla, ēdo gjė shkon nė rregull. Kjo lloj klizme ėshtė mė mirė tė bėhet nė mbrėmje.
Pastrimi i zorrės sė trashė mund tė bėhet fare mirė edhe me ujė mineral. Ja se si: Merret njė sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra pėr ēdo 10 kilogram tė peshės trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisė duhet pirė nė mėngjes, para buke dhe gjysma tjetėr, pasi e ndajmė nė mėnyrė tė barabartė, pihet nė drekė dhe nė darkė, gjithmonė 15-20 minuta para ngrėnies. Kjo kurė jep efekt tė madh sidomos tre ditėt e para, por duhet vazhduar deri nė pastrimin e plotė.
Doza mund tė ulet dhe tė pihet vetėm gjysma e sasisė pėr 4 deri nė 6 javė. Nė ditėt e para, jashtėqitja mund tė ketė ngjyrė tė zezė, por mė vonė ēdo gjė normalizohet. Me kėtė mėnyrė, jo vetėm qė rivendoset mikroflora e dėmtuar, por pastrohen edhe mėlēia, veshkat, rrugėt urinare, ulet niveli i sheqerit nė gjak, si dhe ai i kolesteroli. Mund edhe tė dobėsohesh. Do ta ndjeni veten mė mirė, do tė pėrmirėsohet gjumi dhe shėndeti nė pėrgjithėsi.
Zorra e trashė punon mė mirė nė qoftė se ushqimi i pėrditshėm do tė jetė i pasur me produkte qė kanė fibra. Tė tilla ushqime janė perimet, frutat, bollguri, krundet, etj. Ato e “shkathtėsojnė” zorrėn e trashė. Nga perimet, mė tė vlefshme janė karota, panxhari, sallatat, lakra e bardhė. Kur vuani nga koliti, lakrėn e bardhė ėshtė mė mirė tė mos e hash, por t'i pish lėngun. Pėr t'u mėsuar, kėtė lėng mund ta pish fillimisht sė bashku me lėngun e karrotės e pastaj karrotėn ta pakėsosh gradualisht. 300 gramė lėng i lakrės sė bardhė, thotė dietologu i njohur amerikan doktor Ėocker, i siguron organizmit tonė njė sasi ushqimi organik qė mund tė krahasohet me 50 gramė ushqim tė zier apo tė konservuar. Mjaft tė dobishme janė nė kėtė rast vajrat me origjinė bimore, buka e zezė, mjalti, shalqiri, pjepri, rrushi, kumbullat. Frutat e thata e dėmtojnė zorrėn e trashė.
Kur nevojitet operimi i hemorroideve
Shumė njerėz i lidhin njollat e gjakut nė jashtėqitje me majasėllin, mirėpo kjo i duhet nėnshtruar ekzaminimeve mjekėsore. Njollat e gjakut tė shpeshta janė ndėr tė tjera dhe shenja tė kancerit nė anus ose tė zorrės sė trashė. Mund ta zbutėsh dhimbjen duke bėrė njė banjė nė vaske me ujė tė vakėt. Kėshillohet dhe njė pushim nė krevat. Ngrėnia e ushqimit me fibra ēon nė prodhimin e njė jashtėqitjeje mė tė hollė. Kėtu sugjerohet dhe marrja e vajit parafinė. Pėr tė lehtėsuar dhimbjet, merreni D6 me kokrra 3x nė ditė nga 5 kokrra pėr 2 deri 4 ditė.
Ilaēe tė tjera: Aesculus - pėr majasėll qė shoqėrohet me dhimbje e therrje si gjilpėra i cili zbutet nga larja nė ujė tė vaket e acarohet nga larja nė ujė tė ngrohtė.
Aloe – pėr majasėll qė shfaqet tek njerėzit qė hanė shumė e qė shoqėrohet me kruarje.
Arnica - majasėll i cili kur preket, ėshtė shumė i acaruar (shumė dhimbje)
Collinsonia - majasėll therrės e djegės, i cili shoqėrohet me gjakderdhje
Graphites - majasėll me kapsllėk e ēarje poshtė
Hamamelis - majasėll me ngjyrė tė zezė e qė acarrohet me shumė nga larja me ujė tė nxehtė (duket se enėt e gjakut po hapen)
Karbonat kaliumi - Qėndrimi mbi njė ulėse tė fortė e zbut dhimbjen
Lachesis - majasėll ngjyre mavi.
Melilotus - shfaqet tek femrat
Muriaticum acidum - majasėll shumė i acaruar
Paeonia - majasėll i madh dhe i skuqur e cili shoqėrohet me dhimbje kur rri ulur
Ratanhia - majasėll me dhimbje, i shoqėruar me ēarje e me kruarje.
Njė trajtim me krem qetėsues dhe frenues tė pėrskuqjes (inflamacionit) ėshtė nė mė tė shumtėn e rasteve i mjaftueshėm. Mirėpo shkaku nė tė vėrtet nuk ėshtė mėnjanuar, por vetėm sa ėshtė zbutur dhimbja. Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetėsues dhimbjesh oral dhe frenues tė pėrskuqjes. Preparatet me corticosteroide (hidrokortizon) japin njė lehtėsim, por duhet tė pėrdoren jo mė shumė se tri javė. Nėse ėshtė formuar njė puēėrr, atėherė pėrmes njė ndėrhyrjeje tė vogėl bėhet heqja e saj. Mė pas, jepen ilaēe tė tjera. Nėse majasėlli, eleminohet atėherė aty mbetet njė pjesė e lėkurės e rrudhosur e cila nuk paraqet asnjė problem.
Ndėrhyrja operative: Nėse ankesat dhe shqetėsimet pėrsėrtiten herė pas here, atėhere parashihet njė ndėrhyrje lokale. Shumica e tyre bėhen nė mėnyrė poliklinike (njė injeksion qė tė mpiksė enėt e gjakut, ngrirje, koagulim me rreze infra tė kuqe) pėr raste tė tjera mė tė acaruara duhet bėrė shtrimi nė spital pėrmes tė cilit bėhet heqja operative e majasėllit.






Burimi: Ballkan Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!