Total: (556,322)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Protokolli i rehabilitimit pėr frakturėn Colles

Protokolli i rehabilitimit pėr frakturėn Colles

Njė rast studimi i njė gruaje 74 vjeēare, e cila prezantoi njė muaj trajtim pas lėndimit tė kyēit tė saj tė majtė, ėshtė paraqitur nė klinikėn tonė dhe ėshtė pėrshkruar mė poshtė.Msc. Pht. Irfan M.Tifeku Master of Physiotherapy tel. 00377 45 330 144 irfani_16@hotmail.com fizioterapia1@gmail. »»


Roli i mikroorganizmave nė mbipeshė

Roli i mikroorganizmave nė mbipeshė

16.11.2009 08:04 - Kategoria: Shendeti

Shkencėtarėt thonė se nė epokėn bashkėkohore tė ushqimeve me kalori tė lartė, kėto mikrobe duket se nuk i sjellin  njeriut ndonjė tė mirė.
Njė grup shkencėtarėsh biologė nė Saint Luis tė Minesotės mendojnė se mbipesha shkaktohet nga bashkėpunimi midis organizmit dhe baktereve. Ata thonė se gjenet e mikrobeve jo vetėm qė ndikojnė nė ruajtjen e kalorive, por edhe zgjedhin se cilat kalori tė ruajnė dhe mbajnė ato kalori qė depozitohen nė dhjam.
Kur njeriu ha, ai nuk ushqen vetėm veten e tij. Ai ushqen edhe bakteret e zorrėve. Biologu Xhef Gordon thotė se bakteret nė zorrė e marrin energjinė nga ushqimi ynė dhe numri i tyre nė organizėm ėshtė 10 herė mė i madh sesa ai i qelizave.
Doktor Gordon thotė se njeriu kurrė nuk ha vetėm. Njė komunitet i madh mikrobesh pėrfiton nga ushqimi i tij dhe njė nga mėnyrat e bashkekzistencės sė organizmit me mikrobet ėshtė bashkėpunimi dhe shkėmbimi, nė kėtė rast shkėmbimi i vlerave ushqimore.
Doktor Gordon dhe ekipi i tij pranė Universitetit Uashington nė Saint Luisi kanė gjetur tė dhėna se ky bashkėpunim midis mikrobeve dhe organizmit mund tė sjellė si rezultat mbipeshėn. Nė studimin e tyre thuhet se tek minjtė nė laborator, prej tė cilėve u hoq njė grup mikrobesh tė caktuara, nuk u vunė re shenja tė dhjamosjes, pavarėsisht nga lloji apo sasia e ushqimit.
Doktor Gordon thotė se minjtė pa kėto mikrobe u treguan rezistentė ndaj mbipeshės, qė krijohet si rezultat i niveleve tė larta tė yndyrave dhe sheqerit.
Shkencėtarėt zbuluan se minjtė mbipeshė kanė mė shumė baktere tė njė lloji tė veēantė,  ndėrsa minjtė nė peshė normale kanė mė shumė baktere tė njė lloji tjetėr. Shkencėtarėt gjithashtu kontrolluan edhe njė numėr njerėzish dhe nxorėn tė njėjtat rezultate, dhe ashtu si tek minjtė, kur analizuan gjenet e mikrobeve panė se ato jo vetėm ndikojnė nė ruajtjen e kalorive, por edhe zgjedhin se cilat kalori tė ruajnė dhe mbajnė ato kalori qė depozitohen nė dhjam.
Doktor Gordon thotė se ėshtė tepėr herėt tė thuhet nė se mbipesha shkaktohet nga ndryshimet nė mikrobet e zorrėve, apo kėto ndryshime shkaktohen nga mbipesha. Megjithatė, duke kuptuar e njohur mė mirė marrėdhėniet midis mikrobeve dhe organizmit, shkencėtarėt ka  gjasa tė thonė mė saktė fjalėn e tyre pėr zhvillimin e mėnyrave tė reja pėr tė trajtuar mbipeshėn.




Burimi: Kosova SOT Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!