Total: (549,027)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Pijet e gazuara krijojnė varėsi

Specialistėt sugjerojnė konsumimin e lėngjeve tė freskėta tė frutave, tė shtrydhur nga vetė ju, nė vend tė lėngjeve tė gatshme. Frutat pėrthithen nė mėnyrė tė rregullt nga sistemi tretės dhe na bėjnė mė shumė dobi. »»


Dr. Fahri Drevinja Mr.Sci. neuropsikiatėr

Dr. Fahri Drevinja Mr.Sci. neuropsikiatėr

28.11.2009 01:23 - Kategoria: Shendeti

Dr. Fahri Drevinja Mr.Sci. neuropsikiatër

Dr. Fahri Drevinja Mr.Sci.
Neuropsikiatër
Tel: 044 502 508

Para 5 viteve jam përdhunuar shumë rënd nga një person dhe pas asaj gjendje filloja të urreja botën mashkullore. Kam pauzuar dy vite dhe nuk kam kryer marrëdhënie intime, kisha frikë se do përfundoja në ndonjë kolaps dhe pas dy viteve e provova dhe m"u kujtua e tërë skena se si ndodhi, nuk merrja frymë dhe harrova krejtësisht se ku gjendem. Më pas nuk guxoja ta provoja dhe as që shprehja dëshirë, por mendoja vetëm të bëja të kaloj këtë gjendje. Pas 8 muajsh përsëri e bëra dhe pasi gjatë aktit mundohesha t"i mbaj mendtë në atë moment që ndodhte, mirëpo ishte e pamundur, më pas fillova të qaj dhe më vinte të vjell . Tani e bëjë më shpesh, mirëpo gjithherë pasi përfundoj qaj, ndihem shumë keq dhe them "pse e bëjë", më vjen të iki menjëherë nga aty dhe të mos e bëjë kurrë. Ndodh që se bëjë 3 muaj, kurrë nuk më shkon mendja, jam në një lidhje që 1 vit, e bëjë për ta sfiduar veten, por sapo largohem nga i dashuri qaj dhe sikur bie në depresion. Ju lutem më thoni, a mund të dal nga kjo gjendje dhe terapitë tek psikiatri fare s"më kanë ndihmuar. Jam 23 vjeçare dhe deri këtu s"kam patur një jetë aq të këndshme që nga fëmijëria... A mendoni se kam ndonjë traumë dhe a mund ta eliminoj?
Faleminderit. Me respekt Luiza.

PËRGJIGJE

Luiza, përjetimet tuaja janë vërtet të tmerrshme, je e traumatizuar, padyshim. Do të përcjellin edhe një kohë rikujtimet e këqija për ngjarjen. Duhet të pajtohesh sa është e mundur me fatin e keq, satisfakcion për ty është që e gjithë ngjarja është kryer pa dëshirën tënde. Besoj që do të gjesh forcë dhe mënyrë që gjendjen e tanishme ta kthesh në favor, tashmë koha po kalon dhe ngjarja meqenëse është përpunuar (e kuptueshme) duhet dalëngadalë të harrohet. Mbështetje e fortë për ty do të jetë lidhja e tanishme që ke i cili të kupton dhe dëshiron të ndihmon. Është e nevojshme që sa më parë ta mposhtësh neverinë ndaj marrëdhënieve seksuale. Me shpeshtësinë e tyre e më shumë me besimin në vete brenga jote do të tejkalohet, do të rikthehet dëshira dhe përjetimi natyror. Sa i përket ndihmës nga ana e psikiatrit, sigurisht që të ka ardhur vështirë me frekuentua aq shpesh, sepse është dashur me të ndihmuar qoftë me biseda ose edhe me ndonjë antidepresiv. Provo ti tejkalosh telashet me të dashurin tënd, ai është shtylla kryesore, duke të kuptuar dhe duke e shtruar si problem që ka zgjidhje. Nëse nuk ke rezultat duhet ti rikthehesh psikiatrit ose psikologut tënd.

Jam një vajzë 24 vjeçare, kam një problem të madh. Më dridhen duart. Zakonisht këtë problem e kam kur kemi mysafirë të rëndësishëm apo edhe kur jam mysafir te ndonjë familje e rëndësishme. Kur ju shërbej atyre mysafirëve me lëngje apo edhe me kafe, më dridhen duart dhe gjendem në një pozitë të palakmueshme dhe shumë shqetësuese. Nuk e di pse me ndodh kjo. Çka më sugjeroni? Valmira.

PERGJIGJE

Valmira, kjo që thua është fobi sociale, kam shkruar disa herë përgjigje të ngjashme. Provo mos të dridhen duart, sepse të gjithë mysafirët janë njerëzit e tu njësoj të rëndësishëm. Asnjeri nuk të vë syrin se a po të dridhen duartë, apo jo. Dridhjen e duarve e sheh vetëm ti, kurse të tjerët nuk të kanë thënë. Provo ta kuptosh që është nga bindja jote e gabuar se nuk do t"ia dalësh, se të shikojnë, se ke tremë, etj. Hiqe vëmendjen, harroje dridhjen e duarve, nëse ke besim në vete nuk do të ndodh më.


Unë jam 23 vjeçare. Qe tri vite kam kokëdhembje, kam përdor disa terapi nga mjekë të njohur. EEG, analizat kanë dalë mirë. Jam bërë nervoze. Unë jam studentë edhe kur po mësoj, po i harroj shumë shpejt mësimet... Unë mirëpres përgjigjen.,
Me respekt, Vjollca!

PËRGJIGJE:

Vjollca, ne themi kur të gjitha analizat janë mirë, imazheria e trurit të ka dal mirë, ti e tëra je mirë. Kokëdhembja jote lidhet me angazhimet në mësime, pastaj sigurisht ka edhe diçka në temperamentin tënd, mund të kesh probleme me mbështetjen në ndonjë aspekt. Studimet, tash kah fundi kërkojnë përpjekje më të mëdha, sigurisht që edhe mësimi tashmë të është bërë ngarkesë. Dmth. mendoj që ke tensionim nervor, angazhim psikologjik dhe fizik, kokëdhembja vjen nga këto. Harresa nuk e besoj që është e vërtet, mendoj që e ke edhe nga rënia e bindjes për aftësitë e tua. Forcë, edhe disa hapa, pas mbarimit të studimeve do të jetë krejt ndryshe, përdor aty këtu ndonjë tab. paracetamol kur ke kokëdhembje.

Jam Valentina, 24 vjeçare, jam e stresuar kur kam provime, kur jam në punë, pothuajse kam stres për gjithçka, gjithashtu jam edhe nervoze. Dy vitet e fundit jam tepër nervoze, dhe kush më flet nuk mund ta duroj të më bëj shumë pyetje. Këto dy vite jam dhe dobësuar shumë, buka s"më hahet aq. S"kam dhembje askund, s"jam anemike. Ka tetë muaj që marr Lexilium 1,5 mg, më ndihmojnë, kam apetit më shumë për ushqim, por s"kam shtim peshe.
Ka dy muaj që shoh ëndrra shumë, por asnjë s"di ta shpjegoj në mëngjes. Kokën e kam shumë të rënduar, zgjohem e nevrikosur. S"kam durim, reagoj shpejt dhe shpesh, jam në depresion. S"kam besim te njerëzit, sidomos gjatë lidhjeve të dashurisë dhe reagoj shumë shpesh keq. Unë jam e vetëdijshme për të gjitha këto, por s"mundem ta ndaloj veten.
Pse po më ndodh kjo mua? E mirëpres këshillën tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Një stres i vogël para dhe gjatë provimeve është i nevojshëm, rrit kompetencën tende dhe respektin që ke për provimin, kjo është ok. Telashet në vijim sa më shumë që të mundesh duhet me i zvogëluar, me i modifikuar. Kanë thënë dhe ende gjithnjë thonë, mundesh me ndryshuar veten, e vështirë ose kurrsesi të tjerët. Megjithatë, një dozë e vogël nervozizmi po e kuptoj si angazhim dhe betim që i ke dhënë vetes për t"i mbaruar studimet. Kjo që thua ti është ndryshim disponimi, ndonjëherë që prapë mendoj të rri në karakterin tënd. Lexiliumin duhet ta zvogëlosh ngadalë dhe ta braktisësh. Besimi në njerëz, shokë, shoqe, lidhje, do të rritet me përvojën, me kohën, patjetër duhet mbështetur në njeri-tjetrin, ende është gjallë thënia ”se njeriu është ilaçi më i mirë për njeriun”. Sipas viteve, je pranë diplomimit, kështu që edhe pak durim, pas fakultetit se beson që ke qenë ajo e nervozuara, temperamentja etj.

Përshëndetje doktor i nderuar. Jam nënë e dy fëmijëve, njëri i ka 3 vite, tjetri ka 8 muaj. Prej se ka lind fëmija i dytë, i madhi shumë e xhelozon, zakonisht duhet t"i rri afër. Përndryshe e dëmton diçka. I madhi s"hanë fare, zakonisht kthen/vjedh, nuk fle hiç. Unë kam shumë stres, tërë natën jam pa gjumë, po bëhem shumë nervoz, e po e vërej se po humb fuqinë krejt. Nuk po e kontrolloj veten me sjellje, po e humbi kontrollin...

PËRGJIGJE:

Zonjë, një dozë xhelozie fëmijët në mes vete, është e zakonshme ta kenë. Sidomos kur vjen i vogli. Ruajuni që mos t"ia mbani anën fëmijës së vogël. Ju i doni që të dy njësoj, por kjo ”xhelozi” mund t"ju bënë nervozë, t"ju lodhë dhe fëmija i madh e merr sikur e doni të voglin më shumë, kjo ndez agresivitetin tek ai, është e pafalshme-ndëshkuese dhe vepron ashtu, rivalitet natyror për mamin. Nëse ju do juve më shumë provoni që të voglin ta mbaj babai dhe kështu ai tenton prapë të ndërron rolet dhe kështu loja vazhdon... Mendoj që është normale dhe shumë shpejt do të zbutet kjo. Por, nëse me të vërtet është e rëndë dhe ju pengon në shtëpi dhe në punët tuaja, atëherë duhet ta konsultoni psikiatrin e fëmijëve, i cili ka më shumë për t"ju thënë.

Përshëndetje dr.Fahri. Së pari desha t"ju falënderoj për ndihmën që po na jepni. Unë kam një pyetje për ju? Jam 23 vjeç, ekonomist i diplomuar, kam një punë me shumë përgjegjësi, mirëpo që nuk më përshtatet fare, sepse ambienti në vendin ku punoj është shumë i zymtë dhe më bën të ndihem jo mirë gjatë qëndrimit tim 8-orësh. Para se të punoj (gjatë kohës së studimeve) kam qenë një tip i hareshëm, energjik me vullnet, i shoqërueshëm, ndërsa tash jam shndërruar krejtësisht në një person tjetër nervoz, pa vullnet, depresiv, obsesiv, i pa shoqërueshëm, nuk e di çfarë ka ndikuar që të ndryshoj. Kam qenë tek një psikiatër, më ka thënë që kam elemente obsesive dhe kompulsive, dhe më ka preferuar që të përdori seroxat. Ka 2 javë që po përdori këtë ilaç, mirëpo pas përdorimit më janë paraqitur shumë simptoma negative, si dhimbje të eshtrave, natën nuk më zë gjumi, marramendje, mundime në stomak, etj. Ju kisha lutur doktor të më tregoni këto simptoma a zgjasin?.Ju faleminderit shumë, Genti.

PËRGJIGJE

Genti, ti nuk e do atë punë, atë ambient, atë shoqëri aty. Më duket, aty i kanë rrënjët telashet tuaja. Nëse mund të ndërrosh punë është mirë ta bësh. Po nëse je me dy mendje edhe kjo të krijon probleme. Ndoshta janë verifikuar simptome obsesive, që i ka gjetur psikiatri yt, jam dakord, mundesh me i pas. Seroxati është bar i zgjedhur, duhet të përdoret në mëngjes. Mund të mos përshtat, mund të ketë edhe efekte anësore, zvogëloje dozën në 10mg dhe nëse është ok me stomakun, pas disa ditëve prapë duhet rritur doza. Tashi pasi ke filluar me seroxat duhet vazhduar 3 ose 4 javë, deri në veprimet e tij. Sidoqoftë, psikiatri yt do të përcjell me vëmendje.


Përshëndetje i nderuari dr. Drevinja Unë jam Rrezja dhe jam 21 vjeçare. Gati çdo ditë kam dhimbje të kokës (në vete) dhe më dhemb mbrapa kokës në anën e majtë bashkë me disa unaza të qafës, kam shumë fobi prej qenve dhe vdekjes.
Kam menduar që të bëj një EEG dhe CT të trurit, po pa konsultim tuajin nuk kam vendosur në atë drejtim. Jam bërë shumë vesvese, ju lutem më këshillon çfarë të bëj.
Me respekt: Rrezja

PËRGJIGJE

Rreze, për kokëdhembje, aty-këtu ndonjë paracetamol. Nuk do të ngutemi me radiologji. Për fobi nga qentë, të lutem shikoj ato metodat që i kemi mësuar: njëherë vazhdo ti vizatosh qenushët, të vegjël, të bukur, ata më të mëdhenjtë me gojën në rrjetën e metaltë, pastaj i shikon në tv dhe dalëngadalë duke i njohur, fillo t"i prekësh, ti duash. Ndonjë frikë mund ta kesh pasur nga fëmijëria ose me vonë, por do të zbutet. Të kujtohet ajo përrallëza e bukur, kur vogëlushi vizaton ujkun, por harron t"ia vë-vizatoj kafazin dhe nuk e zë gjumi, babai i sugjeron ke harruar kafazin, pasi i vë kafazin! Vogëlushi fle ëmbël. Sa i përket fobisë nga vdekja, është fobi mjaft e shpeshtë, por mundohu që ta kuptosh... se vdekja i merr vetëm pleqtë... unë jam e re, e shëndosh, jashtë është qetësi...etj. Kështu, duke njohur realitetin, sillesh konform. Shpresoj që do t"i tejkalosh me sukses.

I nderuari dr.Drevinja. Jetoj në Gjermani, jam 40 vjeç. Para 4 viteve kam pas probleme se m"u terronin sytë dhe mandej me kaplonte një dhembje e fortë e syve deri në vjellje. Kjo ka zgjatë kohë pas kohe, sipas mjekëve, incizimeve dhe kontrolleve qe i kam bërë të gjitha janë në rregull, mandej kam probleme edhe me shikim (pak sa i turbullt), por problemi kryesor që edhe tani e vuaj është se unë e kam një dhembje të syve, të vazhdueshme dhe më bën shumë nervoz. Kam përdorur antidepresivë etj., por unë dyshoj gjithmonë në ndonjë lloj të migrenës. Mjeket mendojnë në depresion me dhembje somatike. E kam një bindje se kur mjekët nuk dinë çka ke, ata direkt thonë se ke depresion, stres etj. Unë kur e përdori (dolermin für migrane),më ndalet dhembja, mirëpo, me mundon kjo dhembja e përhershme qe e kam pre 3vite. Kërkoj mendimin tuaj. Me shumë respekt: Albini, Gjermani

PËRGJIGJE:

Albin, mendoj sikur ti ke migrenë oftalmike!, që shkon me ndjenjën e dhembjeve të syve, (injektim oftalmik) i themi ne. Këtë po e them ngase nuk është verifikuar faktori organik dhe nga ajo që po të pushon dhembja me th..antimigrenoze. Edhe diagnoza tjetër depresion somatilk ka rezon. Sigurisht që nuk keni dioptri dhe ai turbullimi është katarakt...? Kur të vish për pushime në Kosovë, do na i sjellësh rezultatet dhe do të konsultohemi me një neurolog që merret me migrenën.

 Përshëndetje Dr.Drevinja Jam 14 vjeçare dhe më thonë që po vuaj nga depresioni, sepse çdo gjë që ha e teproj dhe pastaj më bëhet kompleks që po shtoj peshë dhe e vjelli. Pastaj më duket se askush nuk më përkrah, jam i dëshpëruar tepër me gjithkënd dhe për gjithçka bëhem nervoz.
Ju lutem të më jepni ndonjë këshillë nëse duhet ta vizitoj psikologun ose a ka ndonjë mënyrë që të dal nga kjo gjendje.

PËRGJIGJE:

Ndoshta kanë pakëz të drejt që të kanë thënë: ngrënia e tepërt dhe mos ngrënia, që të dyja janë (bulimi-anoreksi) shenja të depresionit. Mirëpo, tek ti derisa nuk ke biseduar me psikiatrin ose psikologun gjithçka duhet të jetë në rregull. Ti je në fazën e adoleshencës, është një fazë e zhvillimit e rritjes mjaft delikate, vulnerabile e thyeshme, është një udhëkryq i madh me shumë rrugë mendoj në zhvillimin e identitetit, virtyteve e tjera. Kështu që në këtë fazë përpos faktorëve biologjik që i kemi me vete, kemi edhe shumë pengesa si problemet sociale, vet rrethin në tërësi, psikike si probleme me adaptimin, kërkesa të shumta, ku disa munden me qenë edhe jo të pjekura (jo të arsyeshme), pastaj edhe sjellje devijante. Tek ti mendoj, në gjithë këtë ”kaos” fiziologjik, psikik dhe shoqëror, ke ndonjë problem të vockël shoqëror që po të mundon ose është i ngjyrosur me simptome depresive. Nëse nuk të krijohet ndonjë pengesë nga këto telashe, atëherë është gjithçka në rregull. Nëse këto sjellje janë duke të penguar, biseda me psikiatrin ose psikologun tënd është e dobishme. Kuptohet se gati harrova, komunikoni me prindër, vëllezër dhe motra, shokë dhe shoqe, sepse ata të gjithë kanë dëgjuar për simptome te ngjashme, komplekse të trashjes etj. të ndihmojnë shumë.

Përshëndetje doktor Fahri. Jam një vajzë 23 vjeçare nga Prishtina. Problemi më i madh i imi është që shumë shpesh më ndodh që sendet i paramendoj ndryshe nga realiteti. Kam problem p.sh nëse e lë një send diku, më ndodh që kthehem prapë dhe shikoj a e kam lënë në atë vend ! Më kaplon nervoza, kam shtrëngim në gjoks dhe nervozohem shumë pse po më ndodh kjo dukuri ... Kam problem, nëse më ngulitet diçka në kokë, ashtu e mendoj. Më ngulitet diçka në kokë dhe pastaj ashtu e mendoj që është në çdo hap për çfarëdo qoftë. Ju lutem të më ndihmoni, të paktën një këshillë e pres nga ju doktor. Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:

Linda, tek ti janë në pyetje elementet obsesive dhe kompulsive, që dmth ti i verifikon veprimet tuaja, ku e ke lenë një gjë send nuk je e sigurt etj. Pastaj ke ngulitje në mendime ndonjë ngjarje ose pjesë tjetër, refren etj. Bënë përpjekje që ti kuptosh se këto janë vetëm mendime imponuese, veprime të cila sjellin telashe pa asnjë vlerë (lexo për neurozën obsesive kompulsive). Krijo besimin në vete, sepse ti s"ke probleme me harresën ose proceset tjera psikike. Mundohu të jesh kreative. Në plan të parë vendosi interesat tuaja imediate, puno në vazhdimësi në qëllimet për ngritjen e kualitetit të jetesës, përmirësimin eventual të raporteve që të krijojnë pengesa.

Përshëndetje i nderuar dr.Drevinja. Respekt për ju dhe për gjithë punën e palodhur që jeni duke e bërë. Halli im është ky: Kur jam në kallaballëk si psh. Në restorant ku ka dasma ose ahengje, në kafene, spital, në qytet, kam problem se më duket që po më merren mend ose po më humb vetëdija. Më vjen sikur kam marramendje, por nuk rrëzohem. Kërkoj të ndërroj menjëherë ambient. Jam 22 vjeçare. Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE

Elvira, quhet frikë, ankth, fobi sociale, pikërisht nga ato vende, ku ka shumë njerëz, mendon që nuk ia del, mendon që gabon diçka, ose ke bindjen se do të rrëzohesh, marramendje, humbje të vetëdijes dhe paragjykime tjera që janë karakteristike për fobitë dmth frikë nga situatat që i ke përshkruar shumë mirë. Rrugëdalja është njohja dhe jo shmangia e këtyre situatave dhe sjellja-ballafaqimi sikurse që ti ia ke dalë me sukses, duke filluar mos me i shmang në tërësi por hap pas hapi, duke u shëtitur dhe shkuar në ato vende njëherë me dikë dhe pastaj vetëm, fillo të përballesh me ato gjendje. P.sh. Në restorant hyr, por ulu diku afër daljes që mundesh me dalë nëse ndodh diçka, ti del shpejt.., krejt këto në imagjinatën tënde sepse në realitet shumë rrallë mund të ndodhin. Por ti duke i imagjinuar të gjitha këto fillon ankthi, frika, të ndalet fryma, ke ndjenjën e humbjes së vetëdijes e shumë e shumë pengesa të tjera që të pengojnë në aktivitetin dhe suksesin tënd.

I nderuari dr Drevinja. Jam Gentriti 20 vjeç. Kam frikë në gjumë - shpeshherë shoh ëndrra dhe në momentin që filloj të ëndërroj frikësohem dhe bërtas me zë të lartë (në jetën reale). Më duket sikur diçka është në shtratin tim, bërtas dhe ashtu gjysmë i fjetur (me pak vetëdije) nuk guxoj të shtrihem prapë në shtrat. Mendoj që këtë probleme e kam fituar nga koha e luftës. Të faleminderit për këshilla.
Me respekt, Gentriti!

PËRGJIGJE:

Gentrit, mund të jenë tmerre nate-gjumi, mos u brengos ëndrrat e ruajnë gjumin (me pak vetëdije) siç thua ti, jemi në fillim të gjumit dhe kur zgjohemi në mënyrë të frikshme nga ndonjë përjetim i tmerrshëm në ëndërr. Nuk e di si e ke ritmin ditor, mundohu të shkosh në gjumë në kohë të caktuar, bënë higjienë gjumi si i themi ne, mos pi duhan, kafe, çaj, ose ushqime pas orës 19. Bënë banjë të nxehtë para gjumit. Nëse nuk të ndihmojnë, një tab. apaurin 2mg para gjumi jo gjatë, mendoj që do të ndihmonte.

Unë që po ju shkruaj tani, nuk kam probleme për vete, por për një të afërm timin. Kushëri im ka një vajzë në moshën 14 vjeç, e cila tash më nuk flet.
Kjo vajzë ka folur deri në moshën 4 vjeçare dhe në atë kohë ndodhi lufta në Kosovë dhe vajza e vogël disa herë ka pa duke hyrë policia në shtëpi dhe duke i rrahur, duke ua kallur shtëpinë. Prej atëherë, ajo ka fituar një frikë që nuk është vërejtur shumë në fillim, mirëpo me kalimin e kohës, ka filluar të e humb vetëdijen dhe të folurit. Janë bërë shumë analiza, por nuk ka ndonjë diagnozë të caktuar.
Ajo çka unë dua të pyes është: a ka mjekë në Kosovë që mundet t"i largojë traumat e vajzës dhe a mund të shërohet tek ne?
Ju përshëndes, Jetoni, Ferizaj.

PËRGJIGJE:

Jeton, po e kuptoj gjendjen e asaj vajze e cila është mjaft delikate, ka shumë diagnoza që kanë manifestime të tilla si autizmi, njëlloj çrregullimi mendor mjaft i rëndë që paraqitet në mosha të reja. Pastaj vajza mund të ketë pasur ndezje të trurit (si është humbja e të folurit), ndonjë traumë fizike të indit trunor. Të gjitha këto në një kohë lufte kur familjarët nuk kanë pas mundësi dhe kohë t"i vërejnë ankesat e fëmijës së tyre.
Fillimisht ta konsultoni neurologun për imazheri eventuale dhe EEG. Derisa të plotësohet diagnoza. Më pastaj, psikologun (matjen QI) dhe psikiatrin e fëmijëve. Më pastaj të shohim a është gjendje definitive ose mund diçka të përmirësohet, këtu ose jashtë vendit diskutojmë me ekipin përkatës.

Përshëndetje Z. Drevinja. Ju përgëzoj për punën e palodhshme. Problemi im është ndoshta disi shumë interesant, por është një problem që po më shqetëson shumë, sidomos mbasi jam fejuar. Më dridhen duart shumë. Psh. kur t"i shërbej dikujt me kafe apo me çaj apo edhe me diçka tjetër. Kjo dukuri më ndodh kur vijnë mysafirë të rrallë apo edhe familjarët e të fejuarit tim. Po ashtu më dridhen duart kur shkoj diku që nuk shkoj shpesh. Ky problem po më shqetëson shumë dhe nuk e di pse po më ndodh. Doktor, të falënderoj shumë nëse më tregoni se çfarë të bëj se më është bërë fiksim dhe po kam frikë edhe të martohem. Me respekt Tina.

PËRGJIGJE:

Tina, nëse duart të dridhen vetëm në situata që ti nuk i do, dmth kur shkon diku, largohesh, ose qëndron me të huaj, atëherë është fobi sociale dmth frikë, ankth, se do të gabosh, do të shikohesh nga ata-dikush etj. Mundohu t"i largosh situatat sa është e mundur që të krijojnë pasiguri dhe drojë. Dhe varianti i dytë, mundohu mos me i vërejtur fare dridhjet, zhvendos vëmendjen, munde kompleksin. Nëse këto nuk të sjellin përmirësime para situatave ku duhesh patjetër të dalësh-të ballafaqohesh pa dëshirën tënde, atëherë gjysmë ore më parë merr tab. propranolol 10 mg. Mendoj që duhet të pushoj dridhja e duarve çdo ditë e më shumë.

 

 

Ju përshëndes dhe ju falënderoi për punën e pa lodhshme që bëni ju për ne. Jam një 34 vjeçar. Me vite të tëra kam bërë kontrolle brenda dhe jashtë vendi, por deri më tani nuk më kanë gjetur ndonjë diagnozë, përveç që kanë dyshuar në ndonjë lloj sëmundje. Mua më është bërë edhe problem psikik për shkak se mendoj mos kam ndonjë sëmundje të pa shërueshme. Simptomat e sëmundjes sime janë: dhimbje e kokës, veçmas mbrapa, në anën e majtë, kam zbehje në fytyrë, pengesa në shikim sidomos në dritë të diellit, nuk kam dhimbje të pandërprerë, nganjëherë pothuajse më humbë shikimi krejtësisht që zgjatë 20-30 min. Pasi më kthehet shikimi më kaplon dhimbje e madhe e kokës. Më pëlqen vetëm të fle nëse mundem. Kohët e fundit po ndjej mpirje të gjymtyrëve trupore e sidomos në anën e majtë. Ka disa javë që më mpihet pjesa e fytyrës së bashku me syrin në anën e majte etj....Kam bërë fotografim të thelle në kokë, incizim të trurit, analiza të shumta, por nuk kanë vërejt asgjë. Tensionin e kam mirë, por ajo që është me rëndësi, unë nuk po ndjehem mirë. Ndoshta e zgjata tepër, por njeriu kur ka hall dëshiron sqarim e besoj se nuk do përtoni të më përgjigjeni. Tung nga Smaili.

PËRGJIGJE:

Smajl, e lexova pyetjen, simptomatologjia e telasheve tuaja i përgjigjet somatizimeve, i themi ne. Janë ankesa pa substrat organik, dmth janë funksionale (pseudoneurologjike). Këto shenja na flasin edhe për frikë ”se mos ke diç të pashërueshme”, pastaj mendimi yt ”pothuajse me humbje shikimi”, janë edhe hipokondriazë që dmth, kërkohet sëmundja, bëhen shumë hulumtime dhe në fund nuk gjendet asgjë. Kjo mendoj i përgjigjet ankesave tuaja. Cila do që të jetë, trajtimi është i njëjtë: njohja e ankesave dmth pa ndonjë sëmundje, pa ndryshime strukturale-organike që është shumë me rëndësi dhe iu shërben si satisfakcion që nuk jeni sëmurë. Pastaj me forcën e vetëbesimit, fillo të lirohesh nga këto simptoma. Ktheni vëmendjen kah aktivitet dhe interesat tuaja. Nëse mendon që i ke shterur fuqitë tuaja dhe bindjet që nuk do të kesh sukses, aleat yt duhet të bëhet psikiatri.

 


Përshëndetje Z. dr. Fahri. Unë jam Ardesa, 21 vjeçe. Para 2 muajsh kam pasur një kontroll te një neuro psikiatër për një problem që më ishte shfaqur si pasojë e disa nervozave të përditshme që gati kalova në depresion. Mjeku më rekomandoi terapinë oxetin dhe demetin. I kam përdorë një kohë dhe më duhet ta pranoj që pata në një mënyrë sukses, por tash kohët e fundit nervoza dhe stresi kanë filluar të më paraqiten prapë. Ja, nervoze shumë, kam frymëmarrje të vështirësuar, stres të madh, gjumë jo të rehatshëm. Çdo gjë më duket e pakuptimtë. Jam e fejuar dhe shumë e pakënaqur me atë fejesë. Dëshiroj t"ju pyes që me këto simptoma që i kam, a mund t"ia filloj sërish asaj terapie.

PËRGJIGJE:

Ardesa, vazhdo prapë barnat e mëparshme: oxetin, demetrin. Është e mundur që hamendja rreth fejesës iu ka futur prapë në probleme me tensionimin nervor (nervozeve të përditshme) siç i ke shkruar. Problemet me gjumin, frymëzënia, nervoza, problemet me stresin, janë manifestime të çrregullimit të ankthit të përziera, të ngatërruara me problemet reaktive. Jam i sigurt që do t"ia dalësh dhe gjithçka të ecën mirë.


I nderuar dr Fahri. Para dy viteve kam pasur probleme me të rrahurat e shpeshta të zemrës nga të cilat më ndalej edhe frymëmarrja. Jam konsultuar me kardiologun dhe më ka thënë t"i lajmërohem neuropsikiatrit. Tashmë, kjo më është bërë fiksim, frikohem të dal vetëm sepse frikohem mos më bie të fikët. Kam probleme në punë, në rrugë, në ndeja të ndryshme. Gjatë tërë kohës ndihem i shqetësuar, kam përshtypjen se krejt njerëzit vrapojnë pas meje ose i kam përmbi kokë. Kam përdorur bedoksin, por pa ndonjë reagim. Jam 25 vjeçare dhe gjatë kohës së luftës kam qëndruar në Kosovë. Pres ndihmën tënde doktor.

PËRGJIGJE

Olta, fiksimet, të rrahurat e shpeshta të zemrës, paragjykimet se nuk do të mundesh me krye ndonjë punë, do të ngelësh në gjysmë, do të bie të fiktë, mendimet imponuese se dikush të ndjek pas, të shikojnë, të gjitha këto janë probleme me ankthin, janë mendime që i njeh, e di se s"ke dobi por nuk mundesh t"i luftosh, janë pikërisht obsesione, fobi sociale, të cilat të pengojnë në veprimtarin tënde. Prandaj, mundohu që t"i njohësh (shiko shumë përgjigje më parë me lexuesit tonë) dhe të sillesh karshi interesave tuaja.
Nëse tashmë e din se në cilat momente fiton të rrahura të shpeshta të zemrës, nëse mundesh me i shmangur dalëngadalë ato situata, bënë mirë, por nëse nuk mundesh vet, atëherë përdorimi i tabletave propranolol 10 mg. gjysmë ore para atyre situatave ose aktiviteteve të cilat ta përshpejtojnë zemrën, të bënë mirë. Duhet gjithashtu citalopram tab.10 mg (antidepresiv) pas mëngjesit disa javë. Kuptohet duke bërë përpjekje nga vetja për përballimin e shqetësimeve nëse del, largohesh nga shtëpia ose situata të ngjashme.

 


Përshëndetje Dr. Fahri, jam 22 vjeçare, studioj, mirëpo kam probleme me dhembje koke, kam lodhje, si mundim në vete e krejt këto shkaktojnë moskoncentrim te unë, çka më pengon shumë gjatë studimeve të mia, sepse në fakultetin që unë studioi (fakulteti teknik) nevojiten së paku 10 orë në ditë mësim e këtë gjë e bëj me shumë mundim. Ju faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE

Linda, po ti kuptoj telashet. Studimet janë sfidë, kërkojnë punë, angazhim, koncentrim. Tek ti po mendoj që je lodhur pak sa, tensionuar, ka edhe ndonjë provim të mërzitshëm apo jo? Këshilla ime është: Linda në pushim disa ditë, pa libra. Merr energji të reja, informoje edhe njëherë trurin për qëllimin tënd se kryerja e fakultetit është e pashmangshme, rrugë tjetër nuk ka. Besoj, nuk do të kesh nevojë për terapi.

 


Së pari ju përshëndes. Doktor, kam pas një depresion qe dy vjet dhe së bashku me depresionin kam pas frikë dhe ankth të vazhdueshëm. Kam përdorur shumë lloje të antidepresivëve si seroxat, fluexotin, oksetin, ksalol. Tash depresioni më ka kaluar, mirëpo më ka mbetur varshmëria nga barnat. Rivotril 2 mg, një gjysmë gjatë ditës e marr, analizat i kam bërë, të gjitha më kanë dalë normale. Me respekt Glosarti

PËRGJIGJE:

Glosart, duhet përpjekje për ta shmangur vartësinë nga rivotrili. Propozimi im është konsulta me psikiatrin tënd. Nëse ai pajtohet duhet ta sigurosh një bari i cili quhet Buspar (buspiron) 10 mg. duhet për disa javë të merret me doza më të vogla (3x1/2) së bashku me rivotrilin. Më pastaj ngadalë rivotrilin duhet filluar ta zvogëlosh dhe busparin ta ngritësh dozën. Kjo kuptohet kërkon mbështetje familjare, inkurajim, vetëbesim, vendosmëri dhe suksesi nuk do të mungoj.

 


Përshëndetje, po ju drejtohem me shpresën se ju do më ndihmoni. Unë jam një person që po vuaj nga një sëmundje mendore jashtëzakonisht e madhe e cila sipas meje quhet Vesvese. Pra, më teket të bëj ose të mendoj për një gjë të panevojshme disa herë. Ju lutem, më tregoni, kjo sëmundje a ka shërim dhe pse paraqitet? Unë jam 20 vjeç dhe me këtë sëmundje ballafaqohem qe një kohë shumë të gjatë. Faliminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:

Mensur, ti ke një ngarkesë psikike, me mendime, me bindje që je i sëmurë, me ide, mendime të cilat të imponohen, me ide depresive, s"ke kënaqësi etj.
Mendoj që këto ankthe, tmerre, mendime që vet po thua të panevojshme, hidhi, mos u ngarko. Ti merru me punët tuaja, besoji mjekut se këto brenga janë shqetësime, ankthe, obsesione, janë pasiguri, drojë, krejtësisht pa shkak. Nuk mund të të çmendin, por të torturojnë kështu pa lidhje. Kjo gjendje ka shërim, shërimi konsiston në bindjen që nuk je i sëmurë.
Mund të përdorësh fluoxetin 20 mg, një në mëngjes dhe diazepam 2 mg, 3herë në ditë, një muaj rresht, nëse diçka nuk shkon gjithsesi ta vizitosh psikiatrin tënd.

 


I nderuar dr. Fahri. Jam 55 vjeçar, vuaj nga hipertensioni, jam me terapi të kardiologut. Dy herë më ka munduar shumë tensioni, e tash marr terapinë me rregull, jam stabil, por më ka mbetur një dridhje e kokës. Kam qenë në kontroll te neurologu, kam bërë CT, EEG, analizat, te gjitha mirë kanë dalë. A thua, çka është kjo dridhje e kokës dhe si mund të ndalet. Respekt për ty doktor?

PËRGJIGJE

Driton, dridhja e kokës vjen nga arteriskleroza e enëve të gjakut në tru, ndodh në raste të rralla nëse dikush ka pas në familje, si dukuri familjare, mund të jetë nga ndonjë traumë fizike të trurit, nga ndezje të trurit, nga medikamentet të cilët quhen neuroleptik, intoksikimet me monoksid karboni etj. Dmth nëse ka diçka nga këto, atëherë mund të jetë njëlloj sindrome e parkinsonizmit simptomatik (e ka shkakun, ato që i përmenda). Neurologu juaj sigurisht ka preferuar terapinë. Nga këndi im psikiatrik mundem të të porosis që të mos e marrësh tragjike, sepse dridhje të kokës, trupit, gjymtyrëve mund të kanë edhe personat nevrik, ata me mekanizma të këqij të përshtatjes, ata me tremë etj. Nuk janë vetëm ata që mund të kanë ndryshime arteriosklerotike p.sh. meqenëse nuk ka ndryshime në CT, EEG, mund të jetë kjo e dyta, psikogjene.
Nëse neurologu juaj pajtohet, unë ju kisha rekonduar 10 mg fluoxetin para dite, katër javë, nëse shihen rezultatet edhe në vazhdim. Shpresoj, nëse keni durim dhe arrini një stabilitet psikik, pajtoheni me problemin, stabilizohet tensioni i gjakut, dridhja do të largohet.

 


Përshëndetje Z. Drevinja. Unë isha nën terapi 15 muaj, përdora fluoksetin dhe xanax, tani neuropsikiatri im ma ka ndërprerë këtë terapi, por po kom probleme me fyt, më duhet sikur kam diçka aty. A është ankth apo çka. Gjithashtu, më duket që kam mpirje te fytyrës, fytit, mjekrës. Pse po më ndodh kjo dua?

PËRGJIGJE:

Meritë, po mendoj që problemet me depresionin ose ankthin tashmë i ke kaluar me sukses. Tash ato çka i thoni, janë senzacione, somatizime, ndjenja e mpirjes së fytyrës nëse nuk ke pas probleme me nervin e fytyrës, është e natyrës psikologjike-psikogjene dmth nga problemet në sferën psikike që i ke pasur; si shqetësimi, depresioni, ankthi ajo për çka ke marr barna. Për momentin të kisha preferuar bedoxin tab, 2 herë në ditë dhe mos të merresh me të kaluarën-depresionin. Ai ka ikur, merru me studime, avansoi punët, kreativitet, sa më pak vëmendje ”pengesave”.

 


Përshëndetje i nderuari Z. Fahri. Me ëndje përcjelli çdo përgjigje tuajën, kështu që vendosa dhe unë të kërkoj një mendim për të cilin do të u jem shumë mirënjohëse.
Jam 34 vjeçe, punoj një profesion shumë të rëndësishëm shtetëror. Problemi im është se më dridhen duart, kjo dridhje më shfaqet si nga gëzimi ashtu dhe hidhërimi, jam tip i ndjeshëm, kam vërejtë se dhe nga ata njerëz që kam një respekt më të madh, për ta më shfaqet ky problem. Mund të ju them se kjo gjë po më shqetëson dita-ditës më shumë. Më ka penguar shumë në karrierën time, dhe pse mendoj se jam një vajzë me njohuri të mira të përgjithshme, mirëpo ky problem po më stangon në çdo hap të jetës. Bisedova një herë me një neuropsikiatër, i cili më tha asgjë s"keni sa i përket anës psikiatrike, vendosa të bëj analizat për gjëndrën tiroide, por dhe ato dolën mjaft mirë. Tani kam mbet në rrugë, s"di çfarë të veproj, si të shëroj këtë, thjeshtë stresohem shumë shpejt, dhe pse mundohem të menaxhoj me stresin, mirëpo kjo dridhje po më shqetëson pa masë.
Me respekt! Blerona.

PËRGJIGJE:

Blerona, mendoj që pikërisht është tensioni nervor, ngarkesë dhe preokupim i madh rreth performacës sate, asaj që ti i jep shumë rëndësi të jetë perfekte. Unë të sugjeroj nëse kam të drejt ta lini pakëz perfekcionizmin, atë të tepruarin! Nëse jam në rrugë të mirë të këshillave për ty. Është krijuar kompleksi se në takime do të kesh dridhje të duarve dhe mund të stenon, ajo energji negative tash të ngulfat dhe më lehtë e ke zgjedhur vuajtjen! Ushtro shmangien e vëmendjes se do të kesh dridhje të duarve, nëse kjo fillon sado pak të sjell sukses, atëherë së bashku bërtasim Eureka. Goxha besoj se do t"ia dalësh. Do na ndihmojnë edhe lexuesit tonë të nderuar.

 

 

Përshëndetje, jam Lulja. Jam e martuar qe dy vite. Më herët me burrin kemi pas një jetë shumë të lumtur seksuale. Tash jam në muajin e 5 të shtatzënisë dhe lirisht mund të them për 5 muaj, 5 herë kemi pas marrëdhënie seksuale. Unë nuk po mundem ta kuptoj sjelljen e burrit, sepse më ka dashur, por tash ka ndryshuar. Biem të flemë, jorganët i kemi të ndarë dhe as dorën se ngri të më prekë. Nuk e di se çka është në pyetje. Kur e pyes për sjelljet e tij, marr përgjigje se është i preokupuar me problemet, është i papunë. Kur e preki me dorë, ma largon; nuk reagon si mashkull. Të lutem, më trego çka të bëj? Ai i sëmurë nuk është, e ka gruan me të gjitha të mirat dhe që tash, ka nevojë për më shumë kujdes. Nga banesa nuk del kurrë,. Prandaj edhe nuk më tradhton, ama në internet shikon filma seksi. Të lutem doktor, pres mendimin tënd.

Përgjigje:

Ju duhet të bisedoni lirshëm me bashkëshortin tuaj. Ndoshta ai frikësohet se mund t"ju lëndojë, meqë je shtatzënë. Nuk besoj që mund të jetë ndonjë mashtrim, mund të jetë ndonjë ulje e potencës kalimtare tek ai, përdorim i alkoolit etj. Mund t"i propozoni që ta konsultoj psikiatrin nëse ka pengesa të tilla.

 


Përshëndetje i nderuar Dr. Fahri. Jam Kastrioti, 21 vjeç nga Prishtina. Për problemin tim emocional dhe psikik kam menduar që të shkoj te psikiatri, por kam problem me dëgjim, me veshin e brendshëm, pak edhe me të folur, prandaj nuk kam shkuar. Shpresoj që të mos ju bezdis me këtë shkrim të gjatë. Nuk di nga t"ia filloj... Në moshën 13 apo 14 vjeçare kam filluar të bëj dhiker (praktikë islame që është mirë të thuhet Subhan Allah, Allahu Ekber etj. në heshtje, por unë e them me llogaritje të saktë, dmth më pëlqen numërimi) dhe e fali namazin e xhumasë, por përsëri në fe nuk jam praktikant i madh, sepse mua gjithmonë më ka interesuar dhe më intereson dituria në përgjithësi, por edhe ajo fetare. Te dhikri më bezdis fakti se: nëse nuk e bëj dhikrin sot (padyshim, të caktuar mirë me fjalët dhe me numërim të saktë), për ndonjë arsye të caktuar, e bëj të nesërmen, së pari dhikrin e djeshëm, pastaj të sotmin.
Kjo që e ceka më lart është vetëm pak nga ajo që përjetoj. Atë që e përjetoj në përgjithësi e përmbledh në dy aspekte: Dua që gjërat t"i bëj në mënyrë të sigurt dhe dua të mbaj pastërti pak mbi normalen. Më lindin dyshime se a e bëra a jo një veprim, dhe a e bëra si duhet. Prandaj dyshoj se kam çrregullime obsesive kompulsive. Po ju tregoj një ngjarje (shpresoj që të mos ju bezdis) se si i kuptova çrregullimet O.K. Isha duke shikuar Tv, dhe e kam shumë zakon, qejf, merak, ti ndërroj shpesh kanalet dhe në Explorer ishte një dokumentar interesant që ma tërhoqi mendjen, ishte një grua që doli nga shtëpia dhe e mbylli derën dhe përsëri u kthye që ta verifikonte derën se a e ka mbyllur. Unë shpejt i mora dëgjueset (për shkak se kam problem me dëgjim) dhe e ndoqa atë dokumentar, dhe në fund, thash në mendimet e mia: ”O Zot, ajo që përjetoj, në njëfarë mënyre është në Tv. Unë e kam zakon që të mbaj pastërti mbinormale.
Edhe diçka, unë jam shumë i marrueshëm, si në shoqëri ashtu edhe gjithkund, e kam njëfarë lloj bllokimi psikik (panikë) dhe psh kur dua të nënshkruaj diçka (më ka ra rasti shumë herë, dëftesat në shkollë, kontrata e internetit, etj) total humbi krejt, bllokohem, më kap paniku etj, sa që mezi nënshkruaj. Dhe mendoj që kohëve të fundit jam bërë pak si i harrestarë. Po ua tregoj një rast (prej disa rasteve), ndoshta pak qesharak, por i vërtet: isha me shokë dhe u ktheva në shtëpi dhe menjëherë ishte nevojitur që të shkoj përsëri te shokët, por kur erdha në shtëpi e pashë një pjatë sallatë në tavolinën e kuzhinës dhe menjëherë jam ulur që ta ha, sepse sallata më pëlqen shumë dhe kam harruar që duhet të shkoj te shokët që më prisnin. Kam ngrënë sallatën dhe kam ndenjur në shtëpi, kur pas 1 apo 2 ore më është kujtuar që duhet të shkoj te shokët. Shpesh herë më ndodhë që t"i kontrolloj shumë herë veprimet që i bëj, sepse më duket që nuk i kam bërë si duhet. Dhe, më beso doktor i nderuar, këtë shkrim që e kam shkruar e kam kontrolluar 5 a 6 herë, për arsye se jam frikësuar mos po gaboj diçka, dmth nuk kam shumë besim në vetvete.
Në fund, desha t'ju them edhe kete: Unë e kuptoj që disa prej veprimeve të mia janë irracionale dhe të palogjikshme, por nuk mundem që të mos i bëj. Si të veproj?

Përgjigje:

Kastriot djaloshi, pikërisht diagnoza ajo që e ke parë në Explorer. Mendime, veprime, pastërti tejmase, numërim, këndim, përsëritje, frikë, ankth, shumë energji e humbur pas gjërave jo aq me vlerë. Të gjitha këto të imponuara, edhe pse e di se të pengojnë, por duhet t"i eliminosh. Patjetër, pa asnjë hezitim duhet ta vizitosh psikiatrin ose psikologun tënd. S"bashku duhet të punoni më gjatë në eliminimin e të gjitha këtyre obsesioneve, konvulsioneve (veprimeve) që i bënë për zvogëlimin e ankthit . Rezultate të mira jep terapia e njohjes dhe sjelljes, pastaj psikofarmak- antidepresivi SSRI. Suksesi varet nga gatishmëria dhe bashkëpunimi yt me psikiatrin, do të përfitosh edhe në heqjen e turpit dhe kështu do ta rrisësh performancën tënde në të gjitha aspektet.

 


Djali im 2 vjeç e 10 muaj ka një vit që përdor pika apilespisn (kur në moshën 1 vjet e gjysmë iu paraqit konvulsioni i parë për shkak të temperaturës). Konvulsioni i dytë prapë për shkak të temperaturës iu paraqit mbas 2 muajve prej të parit. Mjekët vendosën me marrë apilepsin.
Deri kur duhet të merr pikat megjithëse tash edhe kur ka temperaturë, nuk ka më konvulsione. Mos me ndërprejen e pikave, do t"i paraqitet konvulsioni?
EEG dhe rezonanca magnetike i ka dalë pa veçori patologjike.
Me shpresë që do të keni kohë për brengën tonë si prind, ju falënderojmë.

Përgjigje:

Brenga juaj prindërore është e kuptuar dhe e respektuar. Prognoza e konvulsioneve të djalit tuaj do të jetë shumë e mirë (Rez.EEG, Rez.Mag.). Truri i tij çdo ditë është më i pjekur dhe më i përballueshëm. Epileptologu juaj ka shkruar apilepsinin dhe atë si preventivë. Meqenëse deri tani trajtimi po shkon mirë, duhet t"i ndjekim këshillat e epileptologut, jam shumë dakord mos t"i ndërprisni pikat deri sa ai rekomandon, shpresoj që shpejt do të vij dita që do ta braktisim terapinë dhe djalit tuaj kurrë më nuk do t"i ndodhin konvulsione.


Përshëndetje dr Fahri. Kam 2 pyetje për ty... Për sa kohë shërohet PTSD max, dhe a mund të përsëritet pas shërimit.
Tjetër, çka është neuroza, si shërohet dhe a ka rrezik nga kjo sëmundje. Ju përshëndes gjithë portalin dhe juve për këshillat që po na jepni.

Përgjigje:

PTSD, varet nga reagimi i personit, përgatitja biologjike, shoqërore dhe psikike. Dmth është mjaft individuale. Kam takuar persona që kanë humbur më të dashurit në luftë dhe kanë shumë përmirësime nga PTSD, mirëpo ka të tjerë që ende kanë reperkusione të stresit e të cilët kanë pas shumë pak rreziqe ose tmerre të luftës. Tek stresi akut simptomat janë të pranishme më pak se tre muaj. Tek stresi kronik simptomat janë të pranishme më shumë se tre muaj. Tek stresi me fillim të vonuar, simptomat fillojnë gjashtë muaj më vonë dhe zgjasin më shumë. Tek të gjitha këto forma sa i përket kohëzgjatjes prapë vijnë në shprehje, përgatitja biologjike e personit, tretmani adekuat psikiatrik-psikologjik, kushtet adekuate sociale ekonomike, terapia me kohë dhe gjithëpërfshirëse. Sa më të favorshme janë këto kondita, reperkusionet e stresit do të shërohen më shpejt.
Stresi post traumatik është një lloj neuroze, dmth neuroza në përgjithësi është çrregullim psikik ku nuk prishet raporti me realitetin, individi ka shumë vështirësi adaptuese, është i tensionuar, kuantitativisht ndryshojnë marrëdhëniet me rrethin, dëmtim i performancës në punë, dmth të gjitha këtu janë ndryshime funksionale dhe riparuese. Këto karakteristika neurotike mjaft e ngarkojnë personin dhe e veçojnë atë. Ne kemi sa të duash persona neurotikë në rrethin tonë. Ata punojnë, mirëpo veten e shpenzojnë më shumë dhe më shpejt, nervozojnë edhe të tjerët për rreth. Ndoshta janë më të vështirë në bashkëpunim dhe me qindra karakteristika të tjera. Por duhet të durohen.

 


Unë jam laborante dhe kam një hall të madh. Para tri viteve kam pas një reaksion alergjik nga Penicilina, kam përjetuar një tmerr, dhe që nga ajo ditë kam fituar një fobi të madhe sa që po më shkakton rrahje të shpeshta të zemrës dhe nuk guxoj të marr as injeksione, as barna. Kam qenë edhe te neuropsikiatri, kam përdorë terapi pak kohë, por asgjë nuk ka ndikuar. Ju lutem të më ndihmoni që ta zgjidh këtë problem sa më shpejt që është e mundur se po më zë frymën ky tmerr. Me respekt A.Tahiri.

Përgjigje:

Ti ke të drejtë, është përjetim i rëndë. Mirëpo, ti tash e kupton që reaksioni nga penicilina nuk është shok penicilinik. Prandaj, mos harro, je laborante dhe ke njohuri për rekcionet në barna. Duke i njohur këto gjëra ti duhet më lehtë t"i tejkalosh përjetimet, frikën që ke pas. Satisfakcion për ty është që ti tashmë e din që je e ndjeshme në penicilinë dhe një gjë e tillë më nuk do të përsëritet. Unë të propozoj të bisedosh me psikiatrin tënd dhe me tutje të krijosh forca përballimi të atyre përjetimeve nga reaksioni i penicilinës. Tek ti është një reaksion i prolonguar ndaj stresit akut. Një anksiolitik dhe doza të vogla të antidepresivit do të jenë të mirëseardhura. Ama duhet të punosh në bindjen tënde se nuk ke me hasë më në reaksione të ngjashme dhe kjo fobi duhet të tejkalohet.

 

 

I nderuari dr. Drevinja.
Jam 24 vjeçare, preferoj të qëndroj vetëm dhe të mendoj gjerë e gjatë. Ka vite që në momentet kur unë qëndroj vetëm filloj të mendoj zëshëm, dmth. sikur flas me veten, pavarësisht kësaj unë arrij shumë mirë dhe shpejt t'i përshtatem realitetit (nëse diçka ose dikush ndërhyn në dhomën ku unë jam dmth ose bie telefoni ose futet dikush në dhomë). Kohët e fundit kjo gjë po më shqetëson, mirëpo si duket nuk po arrij ta kontrolloj dhe pothuajse është e pamundshme që unë të mendoj e heshtur.
Me respekt Donika.

PËRGJIGJE

Donika, po e kuptoj brengën tënde. Mirëpo, mendoj që nuk është ndonjë telashe e madhe. Nëse kjo formë e meditimit – mendimit nuk të pengon në punën tënde në studime ose nuk i prish marrëdhëniet me familjarët dhe me rrethin, nuk është edhe aq shqetësuese. Nëse kjo ka arritur të të lodhë, irriton ose atë që po e thua nuk po arrin ta kontrollosh veten, atëherë duhet reaguar. Por, prapë se prapë, jo me vrull ngadalë, në radhë të parë përdor fuqinë e vetëkontrollit, e dyta hapja me shokë, shoqet, jo izolimi. Sa më shumë interakcione me familjarët. Rritja e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Nëse jo, mund të marrësh Fluoxetin/oxetin/ 10mg pas mëngjesit. Nëse pas dy jave nuk duken përmirësime, kontaktoni psikiatrin duke i treguar për konsumimin e antidepresivit.

 


Jam 16 vjeçar dhe e kam epilepsisë. Unë bëj EKG çdo 3 muaj dhe përdori terapi prej me shumë se 8 vjet; tani përdori Tegretol, mirëpo me doza më të vogla 400mg 2x1. E kisha lutur neuropsikiatrin të më jep disa këshilla se çka mendon për terapinë dhe për ndonjë këshillë tjetër. Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE

Epilepsia tashmë është sëmundje mjaft e zbuluar dhe e studiuar. Përcjellja nga neurologu-epileptologu yt është dyshi, e para është vetësiguria, vetëvlerësimi më i lartë. Respektimi i terapisë dhe këshillave të mjekut ka shumë rëndësi, e bëjnë shumë më të butë sëmundjen, pakësojnë sulmet deri në shërim të plotë. Epilepsia nuk të bënë të pa zotin. Ti do t"i arrish të gjitha, këtë do ta thonë edhe shumë lexues tonë të cilët e kanë pasur ose janë duke u shëruar me sukses nga epilepsia. Se si ata kanë arritur të shërohen dhe jetojnë shumë normalisht, do të na shkruajnë në vazhdim.

 


Selam alejkum dr.Fahri Drevinja. Po mundohem të mos e zgjas shumë. Gati çdo ditë kam dhimbje të kokës (në vete) dhe më dhemb mbrapa kokës bashkë me disa unaza të qafës, dhe kur e kam këtë simptomë bëhem gati për çdo gjë nervoz. Unë punoj si profesoreshë, vazhdoj studimet master dhe jam e martuar qe nëntë muaj. Jam 25 vjeçare. Do të doja të më këshilloni nëse mundeni, është nga angazhimet e shumta apo ka diçka tjetër. Me shumë respekt Sara. Allahu ju shpërbleftë me gjenet.

PËRGJEGJE

Sara, nga letra juaj po mendoj që duhet ta bëni një rëntgen të unazave të qafës /regjionit përkatës/, mundet me qenë ndonjë ndryshim i unazave ose ligamenteve të qafës. Vërtet dhimbjet janë të mërzitshme dhe ju bëjnë nervoz. Derisa të shkoni tek neurologu merrni Aspirin 2-3 herë në ditë /jo në ditët me menzis/ dhe Myoflex tab. 2-3 herë në ditë. Ushtrime të lëvizjeve të qafës.

 


Përshëndetje Dr. Fahri. Para 9 viteve kam pas një sulm në mes të rrugës dhe një marramendje të fortë ku kam humb vetëdijen. Pas disa ekzaminimeve të EEG dhe CT së trurit, vlerat kanë dalë mirë pa asnjë problem. Sulmi ka ndodhë vetëm një herë. Por, pas 2 viteve më

Dr. Fahri Drevinja Mr.Sci. neuropsikiatër




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

lume
lume
07.12.2009 22:33

stres ankth depresion .per dit e ma shum po lodhem mendime negative ulje trupi kryt nalt si me pas te nxant e kam me rri trupi her ftof her nxete kthiz me vjen ligshtim sa her po me kam po me lendon dej qitash me ka kap 10 herqa me perdor dr.sci.qka po me preferon ti.si te ni diqka si mir si keq.e ni veten keq kum marr ineksione b12.shpirti me ulet smuj shum mu koncetru kur flas skam qef kun me shku si te shkoj dikun tutna keqsohna ma shum,ma heret psikik met me kan shku veq me vjell .me marr udh met veq qatu me shkojshin qysh me vjell ja villsha me ka ndodh me shku kun un jam hi banjo tani veq jam drdh tani kum hanger shpi buk shum u mvarsha prej buke tash qrregullim paniku kam vjesh dimer nuk edi kur me kap veq edi perpara sme merr gjumi tutna me thmi hi flejsmuj e zapoj veten mjekrarra me pihet ana e djath koqit qka me perdor per kit frik bile kur shkoj kunme pi tub njerzve kam penges me nej si kam si me kerr kur jam shku kun kam vjell emoccione tani me kshillo me tablet te lutem lexo me vemendje me kshillo dr.flm qa me perdor per kta qa te thash e mus mu var prej tyne, masi je sci .flm qe merr koh.


bujari
bujari
01.01.2010 20:41

pershendetje doktor jam 23 vjeqar kam probleme me gjum kam ankthe te llojshme me duket se po me nalet fryma e shum te tjera perdor diazepam 5.mg qe 2 vite nuk mundem me fjet pa te si ta largoj ket ves.dhe kam fobi nga mjeket frigohem te kontrollohem bile kam rrahje te zemres shum kur shkoj te kontrollohem te mjeku.


bujari
bujari
02.01.2010 23:17

pershendetje doktor jam 23 vjeqar kam probleme me gjum kam ankthe te llojshme me duket se po me nalet fryma e shum te tjera perdor diazepam 5.mg qe 2 vite nuk mundem me fjet pa te si ta largoj ket ves.dhe kam fobi nga mjeket frigohem te kontrollohem bile kam rrahje te zemres shum kur shkoj te kontrollohem te mjeku.


fjolla
fjolla
05.01.2010 22:52

ju pershendes zotriu fahri jam 29 vjeqare nene e tre femive vuaj shum nga depresioni nga frika nga veset jam qe 5 vite te psikeatri kom perdor hapa te ndryshme por edhe hapa te fort qe quhen trevilor tash perdori cipralex por me shum me ndodh kur don me ardh dikush me nejt a po du me shku dikun me vjen nifar nxehti trup me duket se po vdes a po tranohem nuk muj as te koncentrohem asgje nuk muj te qetsohem fare
nervozohem palidhje shume edhe kur kam naj plan diqka me ba mendodh maseshumti kam frik mi siku njerzit ne sy apo kur fol dikush me pengon
du me nejt vetun kur me ndodh kjo
as sdu zhurm me ndegju ju kisha lut mem ndimu se po vuaj shum akam shpres mu sheru kjo
mjeku me thot lloj depresion ju pershendes nga zemra zotri fahri


lumnije
lumnije
14.01.2010 17:54

ju lutem kam problem te dal vet dhe me mundon tahi***dija edhe kam perdor terapi vellovax rivotrill ,tash jam tu marr floksetin dhe bromazepam jam e ndijshem si te shoj dikon qe eshte keq jupershdndes dr


Adelina
Adelina
28.01.2010 02:20

Pershendetje Dr. Fahri.
Jam nje vajze e moshes 18 vjecare,ka kohe te gjate qe po me mundon shume kjo gjendje momentale.Me mundojne mendime te kota ne koke, mendime negative, me duket sikur do me ndodhe ***a e keqe, nuk ndihem e sigurte jasht shtepise.Me vjen te vjell, dridhem, nuk mbushem me ajer sa duhet,e shqetesuar,kam koncentrim te dobet,nuk kam fare gjum,me ndryshon disponimi,me ka humbur interesi,jam shum pak aktive,PANIKE,frike,deshperim...
nuk mundem as ne shkolle te shkoj, nuk ndihem mire atje.Per momentin perdor Heleks. Nese ka mundesi te me ndihmoni, te me rekomandoni ***a efektive per kete gjendje do t'ju faleminderoja shume!
Me respekt,
Adelina.


ella
ella
01.02.2010 16:50

jam nene e dy femijeve fmit jan 5 dhe 3 vjeq qe prej pes viteve vuaj na stresi dhe frika e madhe kur ndonjeri vdes ose ka ndonje semundje te pa sherushme kohen e fundit me eshte bere si shprehi ne mberemje pakpara se me hi akshami kam shum emocion te pakendshme merzitem shum me vjen te qaj dhe qaj shum nuk mund te ndalem se qari dhe me vjen shumkeq prej fmive se me shikojn ashtu mandej me mbyt shum qe me dhimben femijet dhe me duket se nuk do te me largohet kurr kjo e keqe nuk mundem me kontrollu vehten apsolutisht ju lutem ma ktheni pergjegjjen.


reja
reja
03.03.2010 18:23

pershendetje dr fahri drevinja une jam 30 vjeqare jam nene e 4 femijeve semundja ime ka fillaur qe dy vite kur me ka ndollur per her te par kam pas njersitje drillje te dores dhe tensioni i lart poashtu edhe frik te madhe kam qen ne qato momente te ***diologu e kam bere nje ekg me ka dal mir por tensioni ka qen i lart 160 me 95 ramje te zemres kam pasur shum te shpeshta me ka thene ***diologu te beje analizen e gjandrave teroide i kam bere me kan dalur pak te rituna por kam mar terapi per to tash qe po i baj mir po me dalin por un prap mir nuk po e nij veten mir kam gjithmon do mendime do te tranohem sdot sherohem kur kam me mu ba najsen ka mi lan fmit etj shumsi lloj vesvese tani jam shku te neropsikiatri me ka then qe ki panik dhe me ka dhen te perdor citalopram 20mg ne mramje dhe sulpirid 50mg por citalopramin jam ka e perdori a sulpiridi nuk me ka ndimue fare tash kam nje hall me mujt me hek qet hall nuk kisha dasht ma shumm halli jem eshte qe vet dhe ne kemb smuj dal kerkun a me ker po dal ama edhe aty prap rahmje te zemres te shpeshta kamune tu kisha lut nese ka mundesi te me ndihmon a kam nevoj edhe per ndonje demetrin te perdori bashk me citalopram ndoshta muj te dal diku se marova po edhe fmija po me dhimen qe spo muj ti qes askun faleminderit nese me ndihmon te pershendes shumm


valeza
valeza
04.03.2010 15:29

ju pershendes shume per pune qe po e beni por edhe un kom nje problem qe nje jave me ka ndodhe keshtu po e kom nje far mendimi shum te keq ne koke po kom frike se mos po smuna e tani po kom shum dhimbje koke e po ju lus qka te bej se me te vertet jom keq


besi
besi
27.03.2010 17:50

peeshendetje dr .fahri jam besi nga prishtina e kam vlaun e semur perdor fenobarbiton 0.1 qdo mbramje mjeket ikan then qe esht epi skom lon hogj as njeri qe shkrun pa e qu po kot kriza po i perseritet tash ma rrall vetem ne vit te pakten 3 ose 4 her e kap e hup ndjenjat dridhet e humb kontrollin edhe sidomos naten para mengjesit . tash i mbush 29 vjet a keni ndoj kshill te lutem se shum veshtir e kam edhe une si vlla se spo mundemi mei ndimu nese mendon qe ka sherim te lutem ma jep ndoj adres ose ndoj kshill


Amiri
Amiri
29.03.2010 23:46

Pėrshėndetje Dr. Fahri. Jam 25 vjeqar , kam dimplomuar para disa muajsh , punoj mirmbajtes i pc ,rrjetave . Por problemi eshte qe qdo dite kur zgjohem nga gjumi kam lodhje , ligshtim , edhe koka me dhemb si shpesh. Edhe buka nuk po me haet si me zor kejt . Problemi nr2 eshte qe nuk jam i shoqrueshem shume ,nuk e di sidomos me femra kam nifar frike brendshme qe as vet se kuptoj pse ,, edhe shumicen e kohes kur jam me shoqni me duket qe secili me shikon ose qesh diqka kesi lloji ,,, flm


Korqan dibraj
Korqan dibraj
04.05.2010 15:58

Pershendetje.jam nje djal 23 vjeqar nga peja. qe 8muaj kam problem. Jam zgjuar nje nat me nje Ender te keqe. U zgjova me kriz paniku qe me kapnin 1 her ne 2 dit pamar parasysh se ku gjindesha 1muaj e gjys nuk kam problem me kriza paniku. Por me duket se po e perceptoj boten me nje sy tjeter. Frig nuk kam nga kurgjo e jashtme. Por e di qe mbrenda meje esht friga. Mendoj qe po qmendem me esht ber fiksim po ashtu jam ber pak paranojak. Macarohen nervat edhe nga objektet e ndryshme.kam problem me perqendrim dhe me duket koka shum e rond. Nganjeher kam gjendje depresive. Po ate po e kaloj me mendime positive. me shoqri I kam raportet e njejta qe 8muaj as nje shok nuk e ka kuptuar qe kam problem po ashtu edhe e dashura Si duhet te veproj ta kaloj ket gjendje a esht sheruse.


ella
ella
29.07.2010 10:37

Pershendetje i nderuari Dr. Jam nje grua nga gjermania dhe kamnje problem,kam qen me depresion me ka qit mjeku citalopram 20mg dhe me duketqe me bejne mire,por kohet e fundit mu ka bo si shprehi nese mendoj diqka keq ose mire ashtu edhe me ndodh,i imponoj gjerat me heret se kam pas ket problem.A mundem me largu Dr ket problem edhe nese e mendon nje gje se nukeshte e bukur a munde te ndodh kjomua po me ndodh kjo,ju lutem Dr.me ndihmoni se po kam probleme shum me ket inponim si ta kthej veten ne gjendje normale,me qfar duhet ta largj,ju lurm pres pergj.tuaj falemderit.


geta
geta
11.09.2010 02:07

Pershendetje i nderuar dhe pergezime per punen tuaj,vuaj nga depresioni dhe tani jam duke trajtuar me nje terapi.Un do te doja te flisja me gjith ata qe jan ne kete gjendje sepse mendoj se vetem dy te depresionuar kuptohen me mir ne mes vete dhe besoj qe biseda te ndihmon shum sidomos dikush qe ndjehet si ti,po ashtu edhe ata qe e kan kaluar depresionin lus te na tregojn menyrat e tyre.Me kontaktoni ne kete add geta_@hotmail.com Ju lus per moskeqperdorime.Ju uroj sherim te shpejte gjitheve besoj se me ndihmen e Zotit do te behet mir.Me rrespekt Geta...


ELSA
ELSA
21.11.2010 20:20

JOM 24 VJEQARE KAM DHIMBJE TE KEMBEVE TE DUARVE DHE SHPINES TE FTOFTIN NUK PE DON TRRUPI HIQ TE UROLOGO KAM QEN EDHE TEINTERRNISTI MIR EM KATHON PO DHIMT I KOM APET EDHE KRYT PEM PIHET SIKUR MET VLU DISHKA EN KRY PARA 1 MUAJI E KEMI PAS NI RAST VDEKJE NE FAMILJE EDH FTOFTI EDHE STRRESI NASHTA JON NQOFSE KA MUNSI MEM TRREGU SHKA ME BO A PREJ SHKAFIT E KOM


Brahim
Brahim
30.11.2010 18:44

vuaj shume sidomos nga ankthi,sidomos ne momentin kur ndodhem ne aktin e prag-gjumi.Vetem ky eshte momementi me i veshtire,se pastaj me del gjumi gjate nates dhe rifutem ne gjume pa probleme.Ju lutem,doktor i nderuar,te me ndihmoni se si luftohet neuroza ose e thene shqip ndjenja e frikes?


agroni,f.
agroni,f.
24.12.2010 19:05

se pari ju pershendes ju uroj per ket pun te palodhshme .i nderuari dr.kam ni hall shum te madh ka vite qe nuk ndihem mir mendoj qi vuaj nga depresioni,as nuk me shkohet ne pun as nuk mundem te rri me musafir as me shok ne restoran apo diku tjetr sikur nuk kam besim ne vetvete me turbullohet kryt me shtrengohet me liget trupi dhe me skuqet fetyra duhet qe te dal jasht per pak ajr te paster kam qen te neuropsikijatre kam perdorur citalopram 20mg dhe prapanol40mg1/4 ne dit mirpo me kan qit jasht kontrolli shum saqe mu ka dasht ti nderpres per 5 dit tash jam tu i perdoren lexilium 3mg nga 1 ne dit dhe eglonyl 50mg pak ma te buta pom doken pasi kam perdorur edhe me heret ket tarapi .ju lutem qka te bej jam ne hall te madh per qdo dit veq me barna nuk kalohet dita kam harrue si jetohet ni dit e qet pa barna kam filluar te brengosem shum per shendetin tim.me rrespekt pres pergjigjejen tuaj .ju flm.shum.


bukurie
bukurie
10.01.2011 00:55

pershendetje doktorr jjjam bukurija qe jam kontrollu te ti jam ma mier veq deshta me dit qato ilaqe qe mike qit xonax edhe seroxat a mei pordor hala se qe 6 muj ikam perdor dhe deshta me dit aum perseritet qikjo apet se um ka hi ni tut mos pom perseritet apet


mexhidja
mexhidja
27.01.2011 15:53

pershendetje doktor jam nje moter qe kam vllaun te semur me duhet te them qe me duket ka kalu ne skizofreni qka mund te bej un per te se koh pas kohe esht shum keq .nuk sillet mir as me fmin e vete si duhet te sillem un me te sepse ka momente shum te renda ne jete
jeton pa te shoqen vetem me 4 femijet te lutem me jep nje keshill


ema
ema
28.02.2011 15:29

Pershendetje
Ju pergezoj per faqen qe keni hapur per kedo qe ka shqetesime.
problemi im eshte se me mpihet vazhdimisht krahu i djathte dhe kemba e djathte, kam frike mos ka te beje me tumorin ne tru se kam pare qe kjo eshte nje simptome, jam 26 vjece.
Faleminderit


muhameti
muhameti
03.03.2011 14:38

I nderuari Dr .Fahri ,jam nje 45 vjeq nga Prishtina dhe e kam nje problem qe ne popu; i thojn vesvese , nejse shum ma heret e kam fitu ne saje te nje matje te tensioni t dhe mos te zgjas prej asaj dite kam fitu poashtu fobin nga aparati (tash pi tableta lopril h 10 tuja seper qdo nat ) , dhe para dis javeve anjoja ne lukth e berta nalizene agjkut dhe me ka at diagnostifikuar heliobakter pyroli pozitiv .I nderuar deshta ta di nese eshte shume rrezikshme kjo se me ka stresuar per se tepermi , mjeku i praktikes se pergjithshme me keshillon qe mos te marr antibiotik sepse jan shum te rend e tash jam ra ne pike te hallit aq shum mka merakos po mendoj se mos kam ndonje semundje te rand apo pa sheruese .
Me nderime Muja t


faton
faton
17.04.2011 14:05

Pershendetje i nderuar.Jam 30 vjeqar kam nje moter qe ka qen e semur nga epilepsia qe nga viti 1997 gjithmon ka qen paciente e Afrim Blytes.Ne fillim ka perdor dabletat phenobarbiton mirpo me vone ne vend te tyre ka perdor tegretol.Diku nga vera e 2009 ka fillu me pas nderprerje te frymarrjes,babi e ka pas per vizit te nje mjek maqedon te cilit emrin nuk ia di.Ai e ka udhzuar te perdor Keepra.Ato i ka perdor per 6 muaj.Tasht ne ingjizimet e EEG nuk ka sulme epileptike mirpo ka sulme qe mjeksia ju thot sulme psikogjene ka ngerrqe te nofulles dhe dridhje te trupit.Me mundon nje send qe spo mundem kurr ta kuptoj,ajo gjithmon ka qen ne qender te vemendjes pasi qe EEG nuk ka regjistru sulme epileptike ne filluam te sjellemi si duhet te sjellet njeriu ndaj nje njeriu te shendosh.Po mendoj a eshte e mundur qe pasi nuk eshte ne qender te vemendjes mos eshte far aktrimi i saj per me qen ne qender te vemendjes.Shume shpesh thot se me humb vetedija dhe nuk e din emrin e vet,neve familjarve na i perzien emrat e shume sene te tjera qe na bejn te dyshojm.Eshte interesante se me nje sulm qe e ka pas vellau e ka pickue dhe ajo eshte kthyer menjeher me fjal fyese,Edhe nje sulm tjeter qe e ka pas motra tha thirrne vllaun ajo eshte zgju dhe tha ska nevoj se mire jam.Pres me shpres qe te marr nje pergjegje.Pershendetje te perzemerta.


landa
landa
19.06.2011 14:33

Mirdita un jom 23 vjeqare kom problem me te dashurin kemi pas nje problem tani aj osht largu shum prej meje un po strresona shum nukpo zo van kekrun po ndjej ngushtim en zemer pi strresit qe aj nuk po don me kon me mu pom thot prit prit un jom tip qe i marr senet shum afer vetes qe sa net nuk kom shti gjum en sy as me honger spe muj


arton
arton
07.07.2011 22:30

pershendetje Dr. Fahri Drevinja doja qe te ju pyesja diqka kam nje problem zakonisht une i mbylli dhe i hapi syt shpejt 4-5 seconda dhe nuk mund ta kontrolloj ket levizje kam perdorur qe 9 muaj depakine 500mg ju falemnderit


Berti
Berti
28.07.2011 15:34

Kam vellain tim qe ka bere aksident ne Usa afer 16 muaj pas aksidentit 3 dite ka qene pa vetdije ka qendruar 3 jave ne spital ne amerik. pastaj spitali e ka leshuar ia kan caktuar vetem termimet per vizit ne spital..Mjeket i kan thene se ka pasur ca pika gjaku qe ju kan derdhur ne tru, dhe qe ia ka levizur pak truri nga vendi mjeket ia kan rekomandu ca tableta per cetsim,per momentin nuk me kujtohen.Deri para pak muajsh ka qene shume mire,por tani s`ndalon duke folur gjate gjithe dites,nuk e lejon asnjeri ti nderhy ne bised se menjeher behet nervoz brenda dites i vien 3 - 4 nervoza cfare ka para i thyen nervoza i zgjat 10-15 min.pastaj pendohet per ate qe e bene.. Doktor ju lutem me jepni nje pergj. dhe ku te drejtohemi Ju faleminderit nga juve Me Rrespekt Berti


rona
rona
01.09.2011 13:09

dr fahri i kam dy femij po jan shum te lazderuar une kam qen ni tip shum i qet po tash jam shum nervoze smund ta baj askend um vjen shum shpesh te qaj ndihem e vetmuar thuajse ne depresjon jam shum temperamente po hapa per qetsim nuk kam marr kurr me perdor zdi se qka te boj jam shum keq ne duket se bota mu ka merzit po kta e kam pi fmijeve


liridona
liridona
09.09.2011 11:21

mir dita doktor jom nje vajz 21 vjeqare nga mitrovica.qw 5 vite vuaj nga kokedhembja marramendja me duket sikur nuk jom nuk jetoj.tash 3 muajt e fundit kom problem dhe me frymemarrje.kom shkuar tek shum doktorr ku me kan shikur me zemer mushkri akagen e krejt ne rregull ikom mir po une kom problem me frymemarrjen.a eshte kjo diqka e rrezikshme qe mund te sjell dej ne vdekje ju faleminderit


pranvera
pranvera
03.10.2011 07:51

jam ni njeri qe 24.vjet prej epilepsie ne krejt kosoven kum kqyr per ket semundje po ska sherim kerkun edhe mjekt nuk po mujn me sheru edhe nuk japin leter per me dal jasht ks plus edhe neper hogjallar kum shku po ska sen kum fol me kforin e um than merrju leter mjekve te ks se te marrum na e te qesum na jasht ks e t kqyrum per ket pun


valbna QOQAJ
valbna QOQAJ
22.10.2011 05:44

mirdita dr po ju shkruaj zdisa her po nuk ma ktheni une kam problem shum ke kok dhimbje thuaj se per gjdo nat shkoj ne emergjens jetoj ne usa mi kan qit do tarapia po sen nuk pom ndimojn ti tregoj barnat DIVALPROEX 500 MG NGA 2 COPA FLUOXETINE 20 MG TIZANIDINE 2 MG CLONAZEPAM 2 MG


taraaa
taraaa
30.10.2011 23:16

pershendetjee doktor.. pytja ime esht kshtuu, behem nervozz pavetdijee pse po bona nervoz kur me bejn pytje me shum nervozizem e kthej pergjigjejen gja e cilaa mvran mandej pse fola ashtuuu , kur jam me te fejumin flass ma shum per tkalumen e tij ose qe ka than per naj femer e bukur.. ja perseris pse ke thon ti kshtu sdi sdi qka ndodh me muu,edhe pse nuk duuuu mu kon nket gjendjee jamm,harova te them se jam 22 vjeqe shum e re per ket nervoz qe kam, po kam frik se dot vazhdoj kshtuu ku me ket nervoz sbesoj qe do ta shoh veten si nuseee te fejuarit tim, edhe pse jam e bukur sbesoj qe ka mem bajt me ket nervozz, ju lutem ndihmomnii ju kam betu qe skemi me fol per tkalumen po sdi qka um gjen prej temes dal ntem tjeterrr, sdii qka tboj mka hi tuta qe sjam mir ....


anisa
anisa
02.01.2012 14:23

Pershendetje doktor , une qe po ju shkruaj jam nje vajze 19 vjec . Ne moshen 17 vjecare fillova te kem shqetesime, isha teper e ngarkuar emocionalisht dhe fillova te kisha nje frike dhe ankth qe as vete se kuptoja pse me vinte. fillova te pyesja veten dhe te vrisja mendjen per cdogje , sikur doja te shjegoja cdogje qe ndodhte ne kete bote . Pyetje te tipit pse jane keshtu marredheniet njerezore ose pse disa njerez jane te mire pse disa te tjere jane te ke***j , pse sillen keshtu njerezit etj etj gjithfare pyetjesh . Me e cduditshmja eshte se une di ti shpjegoje te gjitha keto madje e di dhe qe pse-ja nuk ka fund por sedi cfare kam qe e stermundoj veten ne menyre t etille. si tip jam shume e ndjeshme dhe ne periudhen qe mu shfaqen keto shqetesime isha sh e ngarkuar emocionalisht . Jam e shqetesuar qe nuk gjej dot forcen tju jap fund ketyre mendimeve , qe nuk formoj dot nje ***akter te forte dhe te vendosur , qe skam aftesine e duhur per tu abstraguar me mjedisin qe me rrethon . Nuk e di pse nuk e pranoj dot realitetin keshtu sic eshte , teorikisht di si duhet te jen gjerat dhe si duhet te sillem por praktikisht nuk jam e afte sa duhet. Keto mendime dhe kjo pasiguri me pengojen ne shkolle dhe ne jeten e perditshem nuk jam ajo qe dua vertete te jem . Nuk jam konsultuar me asnje person deri me sot per kete problem por kam lexuar tepe rne internet dhe me sa kam kuptuar duhet te kem ndonej lloj neuroze . ju lutem doktor me ndihmoni , si duhet te veproj? faleminderit


Dea
Dea
15.01.2012 21:24

I nderuar Doktor.Nena Ime Eshte 49 vjecare. vuan nga pagjumesija , dhe qdo her Perton ta bej ndonje pune shtepije , te gjithe kohen e kalon ne shtrat ,dhe nuk ankohet per asnje dhembje por her par here ka vetem Ethe , pastaj ankohet qe i djeg trupi duke qendruar ne shtrat tere kohen , ka 7 dit qe eshte duke perdorur tabletat Amizoll ne mbremje dhe Bromazepam nje ne mbremje dhe gjysme ne mengjes dhe Otoholol 1/4 ne mbremje , gjumi ka zen ti kthehet , por nga shtrati nuk zgjohet , ju lutem me jepni nje pergjigjje sipas mundesis , faleminderit.


ragip
ragip
30.01.2012 21:18

i nderuar dr.fahri. un jetoj ne finland qe 6 vite jam martur me shqiptare por martesa jon ka qen me probleme te shumta 2 vitet e fundit. sa qe me ka kap nervoza shtresi , e qe 4 muaj jemi ndar por e kam ni djal me ket grua dhe jam merzitur shum.. e para nja 2 jave kam problem ni her filloj nje far rruze te me dal ne bardht e syrit te djatht, tani filloj te nje dhimt te veshi po ashty edhe qafa edhe dhembet vetem ne anen e djatht dhe ndonje her me rrin si e pir krejt ana e djatht dhe me shtrengohet.
edhe nuk muj e ndaloj veten tash edhe kur foli me dikon mundona te nali veten ata fjal qe zdu me fol por nuk mundem te ndali veten.. reagoj per gjdo send shum shpejt . ju kisha lut per nje keshill apo pergjigje .. ju faliminderit


sara
sara
09.02.2012 14:40

pershendetje i nderuar,u bene 4 muaj qe kam do simtoma qe si kam pasur kur me pare ,i kam bere gjitha ana lizat dhe gjithe me kane dale mire ,mjeku me ka thene te shkoj ne psikolog por per disa arsye nuk mundem ,me dhemb gjiksi 'ndonjeher me shtrengohet fyty nuk bej gjum te rehatshem qaj shpesh ndonjeher edhe shikim disi i turbull, mendoj se kam probleme me melcin ,i kam bere gjitha teste e melcis dhe gjithcka ne regull te gjithe me thone vesvese por edhe kur nuk e mbaj mendjen aty mua me dhemb


albina
albina
16.02.2012 11:40

un kam mendima te kqija jetoj ne gjermani jam kan ne kosov kam nejt dy muj prej se jam shku ne kosov kam mendime te kqija mendoj veq per vdekje si ti largoj keto mendime te kqija me tregoni falminderit


ceti
ceti
03.03.2012 14:35

pershendetje doktorr jom 26 vjet e kom nje problem si nuke di a ka te bej me stresin por si po dal nga shpija po fillon te me ndalet fryma pom qrregullohet organizmi pom kapin nervat nuk po muj me nejt askund si te kthehem ne shtepi jom shum mir i kom ba te gjitha me ct abdomen ,torax me gastraskopi me te gjitha dhe krejt mir me kan dal nuk po e di ka pom vjen kjo para 8 muajve i kom kom ba analizat dhe me ka than qe kom hecilobakter pak te pranishum edhe qe nga aj moment nuk ndjena mir.


tina
tina
12.03.2012 00:05

pershendetje doktor.Kam nje problem kur qendroj ne biseda me njerzit po ashtu edhe qoft ne raste kur kam ndonje stres fillon nje skuqje e fytyres qafes tash thjuse kam fitu fobi nga skuqja si ta menjanoj ket probllem ju lutem .


Rita
Rita
01.05.2012 17:45

Pershendetje,jam nje vajz nga Prishtina 26 vjece.Para 5 viteve me ka vdek babi e tani jetoj vetem me nanen,e me duhet te kujdesem vet per te gjitha problemet qe vijn edhe per punet e shtepis,plus jam studente e matematikes po ne perfundim.Pasi qe me vdic babi,pas 6 muajve kam pas crregullim te ankthit per 6 muaj,po mu largua vete.Tash pas 5 viteve qe jam me provim te fundit ne fakultet dhe do te martohem i dhash veti shume stres dhe kam prap ankth.Gjumi me del naten,trembem ne gjume,kam marramendje e me duket sikur do te me ndodh ***a,brengosem per te ardhmen time,si do te ja beje kur te martohem a jam ne gjendje ti beje punet e shtepis e shume mendime te tjera me sillen non stop ne koke,kur takohem me njerz e ju foli kam ankth dhe me dridhen edhe duart edhe buzet s'mund te flas.Ju lutem me jepni ndonje kshill,dhe a tejkalohet kjo situat se po me mundon fort,nuk po muj te jem e lumtur me asgje.Me respekt Rita.


Bona
Bona
16.05.2012 19:14

Mirdita z.FAhri jam 35 vjeqare dhe nene e dy femijeve, kam jeten e lumtur por nganjeher jam shum nervoz aq nervoz sa qe me humb kontrolla. Para 7 vjetesh jam operuar nga gjendrat teroide dhe tani perdori Letrox 150 qdo mengjes. Nuk e si se si te largoj kete nervoz qe po me kaplon dhe po dal nga vetja. Ju lutem me ktheni nje pergjigjje, sepse po pres me pa durim. Me respekt Bona


ita
ita
25.05.2012 18:02

pershendetje si jeni jam ni vajz 25 vjeqare vazhdimisht kam kokdhimbje edhe peshty pa nderpre ndonjehere te vjellura me gjak i kom ber gjitha analizat te gjitha me kan dal mir jam shum nervoze agresive kohve te fundit spo mundem me duru askend me duket se krejt njerzit me kan faj mua qka kam nuk shoqerohem me askend, kam shum frik vetvete ka do qe shkoj nuk me largohet me duket se krejt bota jan kunder meje kam shum ngarkes ne kok ndonjehere e ndi veten sikur e humbur, kam problem nuk adaptohem me njerez qe vin musafir te na kushdo qoft kam shum e mocione dridhura frik stres shum te madh nat qast smund te flas ...me duket se vetem un e kam kete problem askush tjeter perdori zakonisht diazapam me duket se pak me ndimon por nuk e pi shpesh vetem kur dal ose kur vije dikush me ndi veten ma ndisponim.. ju kisha lut qka me proferoni keto raste jam mundu meu permisu por kot


sara
sara
25.05.2012 18:05

pershendetje zoti fahri deshta tju pyjes aka ndonje ilaq qe osht per kfjellim trurit qe te kemi dije ma shum.. ju pershendes..


ensar
ensar
02.06.2012 21:05

pershendejte doktorr drevinja jam nje djal 20 vjeqar shkoj nfakulltet mirpo e kam nje problem qe 1 vit e gjysm po djersitem shum nen sqetulla kur te shkoj naj kun me nejt pa marr parasysh me kon te rri qe dal djersitem shum shum si dmirit si veres nuk po muj asgje tveshi se kam edhe pak si lloj stresi qe e ndjej nuk di qka te bej ju lutem kthemani naj pergjege


Zina
Zina
21.06.2012 13:28

pėrshėndetje doktor problemi im ėshtė se nuk mund tė dali nė qytet rrugė mė duket sikur tė gjithė me shofin flasin apo tallen me mua.nuk kam as shoqėri tė gjithė mė janė larguar.kam tė dashur por kam frik se edhe ate do ta humbi.nuk kam gjum,as nuk mė hahet jam nervoye nuk di si tė veprojė mė duket se po ēmendem.ju lutem mė sugjeroni ēfarė tė bėj.


minsuri
minsuri
09.07.2012 22:24

tung i nderuar doktorr,me lejon qe te tregoj disa problem qe me percjellin per gjdo dit.qe ni vit me ka ndodh kam pie 3 kafe edhe me ka kap si tensijon i llart dikun 180 me 100.pulsi 127,dhe kam shku en emergjenc edhe per mosmentin u qetsova nga ajo dit kam pas te vjellura dhe jum lodh nga kjo ,kur shkoj te mjeku dhe mi bani tegjitha analizat me kan dal mir kam ba ct ne kok as ni gja sasht jasht rregullav edhe me diagnozoj se kam ankthin dhe depresjo jam ak perdori ne mengjes citralopam 30mg dhe ne mbramje amitryptilin100 mg ne dit perdori edhe nje hap te gjumit ,mkan ndimu mir me krazu gjendjen e nje vitit mir po une prap kam pengesa me rrin kryt e pit fetyra rri si me kan jerem ipa vler shpesh me vjen si do te vdes jam msu em ket qe nuk vdes mir po uen spo muj ta boj diten e rahaqme kam .doktorr farih me kthe pergjigjje te lutem nese ke munsi qe ta marr ni pergjigje nga ju me rrespekt i nderuar doktorr




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!