Total: (540,730)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Mbroni fėmijėt nga obeziteti me anė tė "lojės"

Bėhet e ditur se "loja" ėshtė njė nga faktorėt shpėtues tė fėmijėve tė sotėm, tė cilėt kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės para televizorit apo kompjuterit duke i hapur rrugė obezitetit qė nė moshė tė vogėl. Obeziteti ėshtė njė problem i cili sa vjen e shtohet. »»


Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog

Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog

28.11.2009 01:23 - Kategoria: Shendeti

Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog

Përshëndetje. Jam nga Gjakova. Ka një muaj që hepatiti është paraqitur babait, ka qenë tek infektologu, në bazë të analizave i ka dal hepatit A, glikemija e lartë, si dhe me ultrazë është parë mëlqija e rritur. I është ordinuar në fillim kjo terapi: I.V Ringer sol 500ml, vit. C + Bedoxin 2 amp, klometol ampula, 6 ditë, kurse pastaj vazhdoi me terapi orale Hepalip forte tab., Duovit tab si dhe Daonil 5 mg për diabet. Pas dy javësh mjeku rekomandoj këtë terapi: I.V Dextroz 5% 500ml, Insulinë kristal 6 NI, vitamin C, Bedoxin 2 amp, klometol amp. 4 ditë. Çdo ditë e më shumë vjen e zverdhët dhe ndihet më i lodhur. Glikemia i rri e ngritur, ia përcjellim disa herë në ditë, në fillim mjekët thanë që zgjatë 3 javë, mirëpo nuk ka përmirësim vetëm vjen e lodhët më shumë. Do të dëshironim të na jepje një përgjigje se çka në të vërtet është në pyetje, a ka mundësi të na udhëzosh në lidhje me këtë.
Faleminderit për mirëkuptim. Ardiana

PËRGJIGJE:

Ju duhet të lajmëroheni me prindin e juaj të infektuar nga virusi i hepatitit A në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse, ambulanca specialistike (ditëve të hëna) me analizat e bëra paraprakisht dhe pastaj duhet të gjejmë një konstatim më objektiv.


Përshëndetje doktor. Jam shumë i shqetësuar, sepse ka disa muaj që kam kruarje dhe pak ënjtje në regjional anal.
Kam nevojë për këshillën tuaj. Flm.

PËRGJIGJE:

Ju duhet të vizitoheni te mjeku infektolog dhe pastaj pas analizave dhe kontrollimeve që do të bëhen mund të referohet ndonjë medikament (duhet të bëhen analizat mikrobiologjike dhe ekzaminimet tjera të domosdoshme).


Përshëndetje doktor. Jam e sëmurë, barku më fryhet, ka 3-4 muaj që nuk kam barkqitje të rregullt nga 3-4 ditë. Kam përdorë tableta, çaje të ndryshme, komposto të kumbullës. Më është preferuat të bëhen analiza më detale të zorrëve, por nga frika nuk kam mundur t"i bëj. Vuaj edhe nga veshkat. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

Këto ankesa mund të jenë me natyrë infektive dhe të natyrës tjetër, gjithsesi ju duhet t"i nënshtroheni një vizite specialistike nga mjeku infektolog-gastroenterolog si dhe analizat e domosdoshme laboratorike e incizimet tjera. Nuk preferohet ndonjë terapi përderisa nuk është konstatuar ky problem i juaj i zorrëve.

 

Kam një shqetësim doktor. Bëra një kulturë vaginale dhe mykogramin, sepse kisha kruarje. Dhe analiza doli që kisha myk. Ndërkohë, më janë shfaqur afër zonës së organit gjenital, në ndarje të kofshës dhe organit një puçërr e brendshme që dhemb kur e prek, e pasuar kjo nga një tjetër pak më larg nga organi gjenital afër me rrezen e këmbës.
Të lutem, më ka hipur shqetësimi. A mund të më përshkruani se çfarë janë këto puçrra që dalin dhe që zhduken me vonesë gati 3 javë pasi kanë dalë? Janë të brendshme dhe janë si një kokërr.
Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Daniela.

PËRGJIGJE:

Duhet të kontrolloheni edhe një herë te gjinekologu dhe dermatovenerologu, ti kontrolloni analizat përsëri dhe të lajmëroheni në Klinikën infektive, ditëve të hena ku edhe punoj unë me ekipin mjekësor për vizitë specialistike. I nderuar z. Hamdi, jam 32 vjeçare dhe kam probleme me jashtëqitje. Të them të drejtën me javë të tëra nuk mund të kryej nevojën. Kam provuar çajëra, tabletat bilax më ndihmojnë për momentin, por prapë e njëjta gjë. Mundësisht më udhëzo çka të përdor pasi që këto probleme nganjëherë ndikojnë edhe në psikikë. Kur të lirohem ndryshoj krejtësisht, sikur të lirohem nga ndonjë problem tepër i madh.
Me shumë respekt, pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:

Ju duhet të paraqiteni në ambulancën specialistike, të hënave, në Klinikën infektive në Prishtinë për vizitë...ose te ndonjë infektolog që merret me probleme gastrointestinale. Mendoj se problemi juaj mund të tejkalohet. Jam 40 vjeçar dhe kam pas probleme me fryrje tç barkut. Qe 9 vite, shumë kontrolla në Kosovë, Gjermani, në Poloni kam bërë dhe tash mora diagnozën që kam hepatit B kronik. Jam i dëshpëruar dhe i larguar nga kjo jetë me mendje, se jam në ëndrra duke jetue, s"do kam jetë të gjatë. Kam ende fryrje të barkut sidomos në mbrëmje. Jam duke i përdorur hapat Baraclude 0,5mg, çdo dy javë. Kam dëshirë që si çdo njeri në këtë botë ta di, se a do të kem sukses në mjekim me këta hapa dhe çfarë më udhëzoni ju.
Ju përshëndes përzemërsisht.

PËRGJIGJE:

Kjo sëmundje (Hepatiti chr B), është sëmundje që mund të mjekohet edhe në Kosovë. Ekziston terapia përkatëse, por për këtë duhet të vizitoheni në infektologji, nënkuptohet edhe të bëhen disa ekzaminime laboratorike të domosdoshme. Vizitojeni ambulancën Hepatologjike në Prishtinë ose në vendin më të afërt dhe ju do të merrni terapinë e drejtë. Ju kisha lutur të më tregoni, ku bëhen analizat për sëmundje seksuale në spitalin e Prishtinës?

PËRGJIGJE: 

Në klinikën infektive, çdo ditë, ose në Institutin Kombëtar, Prishtinë. Doktor, me kanë dalë puçrra në gjoks dhe në kraharor, kam përdorur një krem kuterid g, por pak ka pasur efekt. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

Duhet ta konsultoni mjekun ordiner (infektologun, dermatovenerologun), pastaj do të merret terapia adekuate. I nderuari doktor Hamdi. Jam 25 vjeçar, kam një erë të keqe nga goja. I kam pas dhëmbët e prishur, i pata rregulluar, por prapë kam erë. Si shërohet edhe prej nga vjen kjo erë?

PËRGJIGJE:

Bëni analizat komplete mikrobiologjike nga fyti dhe hunda ose analizat e tjera laboratorike, konsultoni me mjekun stomatolog, përdorni vetëm Septolete derisa të bëhen analizat përkatëse dhe vizita nga stomatologu


Mirëdita doktor. Jam Viona dhe profesoresha ime na ka dhënë një detyrë: të nxjerrim informacione nga interneti për infeksionin e gojës. Tash e sa ditë provoj të gjej diçka, por kot. Ju kisha lutur që nëse keni ndonjë literaturë rreth kësaj të ma dergonit në e-mailin tim viona_byqmeti@hotmail.com. Do t`ju isha shumë mirënjohëse për këtë të mirë. Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj.

PËRGJIGJE:

Duhet të paraqiteni për ndihmë te kolegët nga lëmi i stomatologjisë orale. Para dy viteve më kanë gjetur stafilokok aureus në pjesët e syrit. I ka përdorur të gjithë antibiotikët e mundshëm, por pa sukses. A keni ndonjë propozim?

PËRGJIGJE:

Duhet të paraqiteni në ambulancën specialistike, klinika infektive me analizat e cekura dhe raport nga oftalmologu. Ky infeksion mund të tejkalohet me një terapi brenda disa ditësh.


Përshëndetje. Jam një vajzë 15 vjeçare. Ka 2 vjet që në shpinë më dalin disa puçrra me qelb, por kur shkoj në pushime (deti), më hiqen. A mund ta di se pse më bëhen dhe me çka mund t"i shëroj?

PËRGJIGJE:

Është një veçori e shpeshtë paraqitja e këtyre ndryshimeve lëkurore në këtë moshë. Përdoreni kremra antibiotikësh- travazol, gentamicin për disa ditë.


Kam endokardit në zemër qysh para 13 vitesh. Shkaktar ka qenë dhëmbi, tani kam më shumë nevojë për ndihmë. Përveç kësaj, tani kam probleme edhe me dhëmbët, më mbledhin qelbë në rrënjë edhe pse i mjekoj, çka të bëj?

PËRGJIGJE:

Ju lutem, problemet shëndetësore që ju i cekni, janë të një natyre që duhet qasje ekipore e mjekimit (kardiologu, infektologu, stomatologu), ndryshe terapia nuk do të jetë e drejtë.

Jam Aida, 23 vjeçe. Para disa javësh, filluan të më dilnin njolla në trup dhe kisha nxehtësi trupore. Këto njolla të mëdha më shfaqeshin herë pas here, veçanërisht në mbrëmje dhe më jepnin afsh e temperaturë. Pasi bëra shumë analiza, zbulova se isha me lambie. Tani po mjekohem dhe ndihem disi më mirë, por jam e frikësuar, pasi kam dëgjuar se lambia, vështirë të shërohet. Ju lutem më thoni nga se shkaktohet një infeksion i tillë? Si trajtohet ai dhe a shërohet përfundimisht?

PËRGJIGJE:

Së pari, ju duhet të dini se giordolamblio është një infeksion që shkaktohet nga një protozoar flagjelas i përhapur kudo, veçanërisht në kushte të ulëta higjienike. Transmetimi i sëmundjes bëhet me rrugë fekalorale, në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet duarve të palara dhe indirekt, nëpërmjet ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Një rrugë tjetër është gjithashtu infektimi i ujit të pijshëm nga ata njerëz që janë bartës të sëmundjes. Kjo sëmundje ndahet në fazën akute, subakute dhe kronike. Përsa u përket shenjave kryesore të kësaj sëmundjeje, mund të them se ajo shfaq diarre të ujshme me erë të keqe me tendosje abdominale dhe gromësira me erë squfuri, anoreksi, dhimbje koke, dhimbje muskujsh etj. 

Medikamentet më të suksesshme në mjekim janë derivatet e imidozolit (tinidozol, metronidazol, abendazol etj). Doza e medikamentit dhe kohëzgjatja e tij varen nga klinika e sëmundjes, si dhe nga stadi i saj, prandaj do t"ju rekomandoja të konsultoheni me një mjek infektolog.

Kjo sëmundje është e shërueshme, mjafton që të ndiqet rregullisht. Masat parandaluese të kësaj sëmundjeje janë: Zierja e ujit të pijshëm për rreth 10 minuta ose dezinfektimi i tij me klor, higjienë personale e lartë, larja e duarve sa më shpesh, mosngrënia e ushqimeve në vende me higjienë të ulët sanitare etj.

Jam 73 vjeçar, me diabet, kam probleme me prostatë (i operuar para dy muajve), tension 105/70-80. Marr insulinë 26 me 18, antibiotik për prostatë. Por, ajo çka po më brengos së fundi është problemi që kam me kapsllëk. Doktor, çka më preferoni ju? Flm. Imeri

PËRGJIGJE:

Z. Imer, ju duhet ta bëni edhe një ekzaminim klinik nga lëmi i infektologjisë, sepse janë të shumtë faktorët infektivë që mund të kenë ndikim në simptomat tuaja. Deri atëherë, përdorni lëngje dhe ushqim të lehtë.

Doktor, brengosem për mëlçinë, sepse barku po më fryhet nganjëherë. Më dhemb ana e djathtë, urinoj shpesh. Jam me epilepsi, gati jam shëruar. Pasi të bëhen analizat për epilepsi, a mundet doktori të dijë se a kam probleme edhe me mëlçi? Shkupjania

PËRGJIGJE:

Z Shkupjane, ju vuani nga epilepsi, ndërkohë keni edhe fryrje të stomakut. Ekziston mundësia e dëmtimit të këtij organi vital me terapinë e juaj. Sidoqoftë, mjeku që ju ordinon kundër epilepsisë do të sqaron nëse keni dëmtim nga barërat apo jo. Përndryshe, ju duhet të bëni vazhdimisht testet e ekzaminimit të mëlçisë dhe pastaj të merrni terapinë e duhur.

Për detaje tjera, ju mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, ditëve të hëna.

Jam në moshën 49 vjeçe, kam qenë te gjinekologu për shkak se kam kruarje. Kam përdorur canesten suposte edhe nistatin yndyrë, por prapë më është përsëritur kruarja. Ju lutem, më tregoni, çka duhet të përdori për të eliminuar këtë brengë që kam? Hatixhja

PËRGJIGJE:

Z. Hatixhe, ju keni një infeksion urogjenital dhe gjinekologu juve duhet t"u qartësoj se nga është ai infeksioin dhe i cilës natyrë është. Duhet të bëni dhe strisho vaginale dhe urinokulturën tre ditë me antibiogram, pasqyrën e gjakut dhe së bashku me një incizim të pjesës së poshtme të abdomenit me ultratingull.
Deri atëherë, kur ju të përfundoni analizat, përdorni qaj uvin dhe lëngje. Me analiza pastaj, duhet të mjekoheni te gjinekologu dhe infektologu. E kam vajzën 4 vjeçare. Përpara gjoksit i kanë dal disa lytha me qelb edhe po i skuqen. Ka kruarje dhe dhimbje. Doktor, ju lutem, më ndihmoni të gjej zgjidhje për problemin e vajzës sime? Adelina

PËRGJIGJE:

Ju duhet të përdorni një krem zinci oxydi 2x, 5 ditë me radhë, pastaj mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, në ambulancë, ditëve të hëna dhe ju ndihmoj për së afërmi.


Përshëndetje Dr. Hamdi. A ka mundësi të më jepni ndonjë të dhënë monitorimi: antibiotikët në infeksionet e tonsileve duke u bazuar në leukocitozë. Do të më ndihmonit shumë. Shpresoj në ndihmën tuaj. Me respekt, Hatixhja.

PËRGJIGJE:

Hatixhe, ju mund te konsultoni mikrobiologjinë mjekësore, botimi Tiranë ose librin universitar të infektologjisë nga Zagrebi. Përndryshe, pacientët duhet të bëjnë analizat mikrobiologjike nga nazofarinxi dhe SE me CRP dhe Testin TAST dhe sipas antibiogramit ordinohet terapia.

Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta në një kohë të shkurtër. Nganjëherë kam temperaturë në bark, kam problem derisa ta kryej barkqitjen (këtë problem e kam nga shkolla e mesme), kohë pas kohe. Rexha

PËRGJIGJE:

Duhet shumë shpejt ta bëni një ekzaminim klinik infektologjik me një fotografim të abdomenit (Ultrazëri), si dhe analizat mikrobiologjike. Mos lejoni që të përballoni edhe këto simptoma. Ose, paraqituni të hënave, në ambulancën e Klinikës Infektive.

 

Jam 47 vjeçar. Kisha dashur të dijë më shumë për infektimin e trurit. Cilat janë simptomat, si caktohet diagnoza dhe çfarë terapie aplikohet dhe sa është kjo terapi e suksesshme. Kam shpesh herë dhembje të kokës që përcillet me temperaturë. Përdori paracetamol, kaffetin e nganjëherë kur ftohem edhe antibiotikë dhe kam vërejtur se kur përdorë antibiotikë nuk më dhemb koka. Mos është fjala në rastin tim për infektimin e trurit. Përshëndes doktorin duke falënderuar paraprakisht për këshillë.
Mifa

PËRGJIGJE:

Nuk besoj që keni infektim të trurit, sepse simptomat e kësaj sëmundje janë shumë akute dhe nuk do të kalojnë me një terapi çfarë ju referoni. Mund të keni ndonjë dhimbje koke me natyrë sinusale ose të ndonjë natyre tjetër. Duhet patjetër të bëni një kontroll te mjeku specialist dhe të bëni të paktën një pasqyrë të gjakut dhe fotografim të kokës dhe pastaj rasti mund të sqarohet...
Jam diagnostikuar me tinnea inguanalis te dermatovenerologu edhe pas terapisë nuk ka shenja përmirësimi. Ndërkohë, kruarja dhe puçrrat zhduken, por lajmërohen para dhe pas ciklit. Kam përdorur Lacacorten Vioforme krem dhe Kanesten, por kot. Kam probleme edhe me jashtëqitje. Ju lutem të më ndihmoni, jam në siklet dhe më shpjegoni pak me tepër për këtë Dg.
Faleminderit. Rita.

PËRGJIGJE:

Në bazë të asaj që shkruani mund të keni probleme me traktin digjestiv, si sëmundje të ndryshme parazitare, prandaj edhe duhet t"i bëni analizat përkatëse mikrobiologjike së paku tri deri në katër ditë radhazi në një laborator mikrobiologjik që të eliminohet infeksioni eventual.
Ka disa vite që unë urinoj shpesh. Kam bërë një ultratingull para tre vjetëve, por më kanë thënë se s"ka shenja për brengosje, përveç një pezmatimi që s"më kujtohet mirë përshkrimi. Doktor, ju lutem, çka më këshilloni?
Nga Tetova

PËRGJIGJE:

Ju duhet të bëni një kontroll të analizave të urinës me urinokulturë dhe një kontroll të ultrazërit dhe shpresoj që ndoshta mund të konstatohet ndonjë infeksion, ndezje e lehtë e vezikës dhe me një terapi të lehtë mund të të kaloj ky problem (përdor çaj uvin, lëngje).


Doktor, a mund të të na tregoni për rrezikun e virusit B të hepatiti në gjak kur është pasiv?

PËRGJIGJE:

Së pari, mund të keni probleme me partnerin e juaj eventual nëse nuk keni masa parandaluese mbrojtëse. Përndryshe duhet të bëni kontroll te mjeku specialist hepatolog dhe eventualisht, sepse bartja e këtij virusi nga ju te personat e tjerë mund te jetë me rrezik.
Jam 27 vjeçar, kam probleme me mëlçi, por edhe hepatitin B e kam fituar ose te dentisti ose te berberi i flokëve. Si mund të kurohem, sepse deri më tani të gjitha përpjekjet për mjekim më kanë dështua. Kam lexuar në net për çajin e gjelbër që është shumë i mirë për mëlçi. E përdori vazhdimisht, qe një vit në vend të ujit. Ju lutem doktor, çka duhet të përdori që të më kalojë ky infeksion?
Hakiu

PËRGJIGJE:

Së pari, duhet të konstatohet se a keni të bëni me një dëmtim të mëlçisë apo hepatit (të vërtetohet shkaku i sëmundjes tuaj eventuale). Kjo bëhet me analiza rutine hepatologjike dhe me një vizitë te mjeku përkatës specialist. Pastaj terapia do të jepet sipas shkakut eventual të dëmtimit të mëlçisë. Mund ta përdorni çajin natyral, derisa nuk vërtetohet ndonjë sëmundje eventuale infektive...
Kur urinoj kam djegie në anën e djathtë. Kam qenë te një gjinekolog dhe më ka thënë se mund të kem ndonjë infeksion urinar. Çfarë analize duhet bërë, për të vërtetuar infeksionin, përndryshe urinokultura gjithnjë më del mirë, por prapë kam djegie në anën e djathtë.
Me respekt, Sara.

PËRGJIGJE:

Sara, ju duhet të bëni një analizë mikrobiologjike të urinës në ndonjë laborator të sigurt dhe strishon e organeve urogjenitale, një ultratingull dhe analizat e gjakut, pastaj mund të konstatohet situata shëndetësore e juaj. Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta. Nganjëherë kam temperaturë në bark derisa ta kryej barkqitjen. Këtë problem e kam qysh moti nga shkolla e mesme...
Ed Rexha

PËRGJIGJE:

Ju duhet të bëni një analizë të zorrëve - ekzaminimin parazitologjik 3 deri 4 ditë radhazi, analizat e gjakut si dhe një endoskopi të zorrës së trashë, pastaj do te shihet mundësia e evitimit të sëmundjes. 
 

 

-Jam 19 vjeçar dhe kam probleme me akne vulgaris. Këto akne më kanë dalë në fytyrë dhe në trup (në shpinë, gjoks dhe krahëve). Momentalisht, nëpër trup, po thuajse më janë larguar, por më kanë mbetur disa shenja në lëkurë aty ku kanë qenë aknet dhe nganjëherë kam edhe kruarje nëpër ato vende. Ndërsa në fytyrë kam shumë puçrra qysh prej 5-6 vjetësh dhe urrë nuk më janë larguar. Kam bërë disa kontrolle te disa dermatolog dhe ata më kanë propozuar që të përdori së pari sapunë antibakterial (protex), pastaj një losion dermal (klidamicin) dhe pas nja 20 min të përdori një yndyrë gentamicin. I kam përdorur këto një kohë të gjatë rregullisht, por që rezultatet kanë munguar. Dhe, sa herë që përsëris vizitat te dermatologu, prapë më këshillon të njëjtën gjë. Dëshiroj që të më udhëzoni, të më ndihmoni, si t"ia bëj? Dermatologët më thonin se aknet me moshën kalojnë dhe eliminohen, por pse kjo s"po ndodh me mua? Fatmiri

PËRGJIGJE:

- Fatmir, bazuar në shkrimin tuaj mund të vijmë në një përfundim se kemi të bëni me një sëmundje që në këtë kohë paraqet pak probleme, sepse bazohen në fazën e aktivitetit jetësor, por që me kohë këto shenja në fytyrë dhe vende të tjera kalojnë. Ju preferoj që të përdorni vitaminë të grupit C dhe bedoksin tableta, në ndërkohë mund të paraqiteni në Kliniken Infektive në kontakt me mua.


- Kam probleme me aknet në fytyre kur unë përdori ndonjë ushqim i cili përmban yndyrë. Në raste të tilla, më mbushet fytyra me akne të fryra të cilat po t"i prekësh të dhëmbin bukur shumë. Kisha pasur dëshirë të di se si ta largoj këtë shqetësim.

PËRGJIGJE:

Ju e paskeni gjetur vet substancën irrituese për fytyrën tuaj. Prandaj ju rekomandoj që të mbani dietë strikte, pa ushqim yndyrorë, me më shumë pemë dhe perime. Për një kohë të caktuar mund të përdorni një yndyrë vitaminoze për fytyrë. Nëse keni shqetësime tjera mund të lajmëroheni tek ne, në ambulancën specialistike në Klinikën Infektive, çdo të hënë ku unë punoj me ekipin tim

 

-Ne kaluam një "epidemi" varicele në shtator në kopsht. U bënë fëmijët si mollakuqe ca nga puçrrat, ca nga kremi, por asnjë nuk pati ndonjë pasojë shqetësuese.
Kjo ishte përmbledhja ime. Për më profesionalisht kërkoj të flasin ekspertët mjekësor. Edukatorja

PËRGJIJGJE:

Varicela është sëmundje ngjitëse e përhapur në çdo vend; takohet në formë endemike dhe prek rreth 90% të personave receptivë gjatë 9-të vjetëve të para të jetës.

Numri më i madh i rasteve takohet në dimër dhe në pranverë, çdo 2-3 vjet mund të përhapet në formë epidemike. Prek më shumë fëmijët e moshës 5-9 vjeç, por edhe të vegjlit, si dhe moshat e rritura që nuk e kanë kaluar atë në fëmijëri.

Është sëmundje akute virale e cila zakonisht paraqitet me simptome të lehta fillimisht e pastaj shumë shpejt pasohet nga erupsioni që shfaqet në formë grumbujsh dhe karakterizohet nga makulla, papulla, vezikulla dhe krustet.

Etiologjia dhe epidemiologjia

Varicela dhe herpres-zosteri shkaktohen nga virusi i varicela-zoster, ku varicela është faza akute invazive e virusit ndërkaq zosteri është riaktivizimi i fazës latente.

Rastet e epidemisë ndodhin në dimër dhe në fillim të pranverës në 3-4 cikle. Ndjeshmëria është më e lartë që nga lindja e gjer në momentin e sëmundjes.
Disa foshnje mund të kenë imunitet të pjesërishëm të fituar me siguri në mënyrë
transplancentare gjer në moshën 6 muajshe.

Varicela përhapet përmes pikave nga hunda dhe fyti dhe është më e pranishme gjatë periudhave prodermale dhe fazave të hershme të erupsionit të saj.

Periudha e zakonshme e inkubacionit është 14-16 ditë dhe komunikueshmëria e sëmundjes konsiderohet nga O deri 21 ditë pas ekspozimit. Pasi të formohen krustet nga lezionet përfundimtare pacienti nuk mundet më të transmetojë sëmundjen.

Izolimi prej 6 ditësh pasi të shfaqen vezikulat e para zakonisht është i mjaftueshëm për kontrollin e infeksionit.

Simptomat dhe shenjat

Kokëdhembje e lehtë, ethe të lehta dhe plogështia mund të jenë prezente 11-15 ditë pas ekspozimit, dhe 24-36 orë para se të shfaqet seria e parë e lezioneve.

Faza prodermale zakonisht nuk vërehet tek fëmijët e vegjël ndërkaq tek ata më rritur kjo fazë ka më shumë gjasa të jetë prezente, kurse tek të rriturit është e rëndë.

Puçrrat fillestare si erupcion makullar mund të jenë të shoqëruara me një skuqje përreth.

Evulojnë brenda disa orësh në vezikula karakteristike monolokulare "si pika e lotit", të cilat përmbajnë lëng të kthjellët dhe janë të ngritura me areola të kuqe andaj zakonisht në këtë kohë mund të përcaktohet edhe diagnoza.

Lezionet tipike të varicellës progredojnë nga makulla në papullë, në vezikulla dhe fillon krustacioni i tyre brenda 6-8 orësh.

Lezioni shfaqet në grumbuj ku disa makulla që janë shfaqur më herët fillojnë të krustohen.

Erupcioni mund të gjeneralizohet tek rastet e rënda; përndryshe zakonisht fytyra dhe ekstremitetet janë pjesërisht të papërfshira.

Lezionet poashtu mund të jenë prezente në membranat mukozale duke përfshirë këtu edhe traktin e sipërm respirator, mukozën e gojës, mukozën rektale.

Në gojë vezikullat rupturohen menjëherë dhe nuk dallohen nga ato të stomatitit herpetik dhe shpesh shkaktojnë dhembje në gëlltitje.

Vezikullat laringeale mund të shkaktojnë dispne të rëndë. Lezionet shpesh janë prezente në lëkurën e kokës. Faza akute e sëmundjes zakonisht zgjatë 4-7 ditë.

Lezionet e reja zakonisht ndërpriten së shfaquri kah dita e 5-të, shumica prej tyre janë me kruste kah dita e 6-të ndërsa shumica e krusteve zhduken në pak se 20-të ditë pas fillimit të sëmundjes.

Varicela në fëmijëri zakonisht është beninje megjithatë tek pacientet me leukemi apo te ata që janë duke u trajtuar me kortikosteroide, sëmundja është e rëndë dhe mund të jetë fatale.

Tretmani dhe parandalimi

Për kontrollin e temperaturës dhe të dhembjeve preferohet acetaminofena (paracetamoli). Aspirina nuk duhet të jepet te fëmijë me varicelë pasi që mund ta shkaktojë sindromin e Rejit (sëmundje e mëlçisë dhe e trurit e rrezikshme për jetën).

Për zvogëlimin e kruarjes, mund të jepen antihistaminikë. Që të zvogëlohet trauma nga kruarja, thonjtë e fëmijës duhet të mbrohen me doreza. Zakonisht ndryshimet e lëkurës lyhen me pudër të lëngshme, e cila e qetëson kruarjen.
Gjatë sëmundjes fëmijët mund të lahen lirisht duke i fshirë me kujdes me peshqir të butë.

Ndonjëherë shpërthimi në lëkurë mund të infektohet me baktere për të cilën është e nevojshme të jepen antibiotikë.

Fëmijët që janë me rrezik për sëmundje serioze mund të mbrohen ashtu që tu jepet injeksion i globulinës imune ndaj varicella zoster, edhe atë gjatë 96 orëve të para pas ekspozimit, me qëllim që të prevenohet sëmundja (mund të gjendet në vendet e pasura, tek ne ende jo).

Medikamentet antivirusale (acikovir), nëse fillohen të jepen në 24 orët e para nga fillimi i shpërthimit, mund ta zvogëlojnë numrin e flluskave dhe kohëzgjatjen e shpërthimit. Ky medikament kryesisht rekomandohet dhe është më efikas te fëmijët dhe tek të rriturit të cilët kanë rrezik për sëmundje e rëndë.

Tani për tani vaksina kundër varicelës nuk jepet si rutinë.

Prof. Dr. Hamdi Ramadani, infektolog




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

lume
lume
20.02.2010 18:53

pershendetje dr.jam shum e brengosur se e kam djalin me diabet e pak ket javen e fundit e ka pas sheqerinposht sot e 3 her qe ka pas ramje tsheqerit ehe analizat ja bana sot CRP I KA DAL SHUM E LART 78 JU LUTEM ME TREGONI SE PER QFAR LLOJ INFEKSIONI BEHET FJAL


negjmije
negjmije
02.03.2010 17:39

jam 35 vjeqare kam 4 fmi jetoj ne perendim qe 19vite un kam epelepsin kam shum dhimt tmadhe ne krye dridhnje gjdo dit si rrym ajo pome qet ne tfikt nuk di kur me bjen apo kur me del heci qashtu mos me kan dikush vrahna rrxohna se di qka kam ba qajo dridhnje ne krye ma shkatrroj jeten smuj mu koncetrue me fol me kesh ajo gjith me pengon me dridh si rryma kur te zen krejt trupin ma ligshton as ni dit nuk jam mir gjdo dit dhimt ne krye smuj as me flejt jam ne gjendje shum tkeqe kam kerkue ndihm ktu kta as qe po e marin per seriozisht z.hamdi vetem me kokrra pom majn te epelepsis po ato sen spom nimojn qe sa vjet skan lan kokrra pom dhan me kan drogirat me ilaqe provo kto provo ato me kan than qe duhesh mu pajtue me smujn qe e ki se na smujm met ndihmue te lutem me shkruj ne ket imell me trego a mun aka dikush ne ket jet qe mun mem ndihmue me u sherue ju lutem z.hamdi ju pershende shum un jam negjmija


jehona
jehona
03.03.2010 11:42

Pershendetje, desha nje kshill nga ju, her pas here kam disa puqra vaginale si te ishin herpes,perthahen mbrenda 3 dite.ne ultraze nuk me ka dal ndonje ndryshim.Qka mund te beje ne kete drejtim.


ardiani
ardiani
29.03.2010 11:11

jam 21 vjeq dhe kam ne problem dhe me duhet ndihma juaj ju lutem .
kam disa puqerra ne shpin me qelb dhe nuk me hiqen jan te vazhdueshme
por me kan dal edhe disa puqerra te vogela te bardha organin gjenital ne maje te tij .
i kam bar analizat e gjakut dhe te urines dhe me kan dal mire
qfar te bej se jam bere shum merak me duhet keshilla juaj ju lutem ?? ju pergezoj per punen tuaj respekte ...


bedri
bedri
19.04.2010 23:17

jam 28 vjeqar me diabet tip 2 perdori insolinmikstard dhe kemi ulje shpesh te sheqerit dhe kisha nje kshill nga ju amundem ta nderpre insolinen te kaloj ne barna ju lutem me kshilloni


arber
arber
23.05.2010 02:10

kam puqrra ne fytyr jom ne moshen 15 vjeqe si ti heki ato


arberi
arberi
23.05.2010 02:12

pershendetje doktorr une jam ne moshen 15 vjeq dhe kam puqqrra ne fytyr si ti heq ato me jep nje produkt


bessa
bessa
12.06.2010 19:42

pershendetje doktorr i nderuar, jam besa ne muajin janar kam pas kruarje qe me skuqejj dhe mu bojke krjet livore , u hjeke ajo livore apet mu krujke dhe mu skuqte perseri rrethe organit gjenital por jo ne vagine si dhe ne kapak te syve e njejta kruaje ishe edhe ne shuplaka te duarve , shkova tek mjeku familjar me dha nje krem synopen per shkak sipas saj isha alergjike , pas atij kremi nuk pash kurrfar ndryshimi dhe shkova perseri pas 8 dite ne mjekun tjeter familjare dhe ajo me tha qe nuk eshte infeksion, nuk eshte ngjitese , dhe ma dha nje krem tjeter hidrokortizon 2.5% nje here ne dite, pas jketij kremi mu hjeken tere ato kruarje por tani qe 10 dit me jane nise prap ato kreuarje,
ju lutem me tregoni ju se qa do bej????
me respekte per ju nga besa.


albani_pr
albani_pr
01.07.2010 20:45

ne strisho urethrale ka dal grimca koke gram pozitive sa ka mundesi qe keto koke te shkaktojne dhimbje ne bark ne herdhen e majte dhe ne kembe a mund te me ndihmoni .faleminderit


gentiana
gentiana
11.01.2011 21:59

doktor ju lutem a keni mundsi mem tregu se kam kruarje vaginale shum me kruhet shum ka 2 dit qe me ndodh tash ka nisur te me djeg qka mund te kem me trego te lutem


Erlinda
Erlinda
30.01.2011 16:02

I nderuari Doktor kam disa akne ne fytyr te cilat jan shume t vogla her te bardha dhe disa te kuqe te akne te medha kam shum rradh keto akne her hiqen her dalin shum shpesh
dhe nuk mund ti duroj.A mund te me jepni ndonje keshill apo te me sugjeroni ndonje krem. Ju faleminderit.


valbna
valbna
13.02.2011 17:23

Mirdita Dr Hamdija une jam Valbona nga amerika, spari ju pershndes nga zemra ju kisha luter shum une kam problem me venate fytit ka ba disa analiza kam ba edhe kecken nuk me kan dal keq mir me kan dal vetm me kan dal venat e efytit e infektume po prej infektimit me tha mjku qe jan ajur shum kam edhe dhimbje une po kuptoj qe mes kompjuterit ska njer qka te me ban po te pakten mem drejtu dishka ajan kto sheruse po prej qkafit mujn venat te marrin infektim athu apo kupton nuk jan bash mrena ne fyt une skam problem as me perbirje jan afer fytit edhe ekam vetem nje ven te ajur shum edhe ajo me del vetm nese bertas shum apo kapi dishka ran aka mundesi mjko mu sheru ajo edhe amunet me ndodh kjo mu ba dishka ma keq pi ksaj edhe prej qkafit infektohen venat amunet me ndodh dhimbja ne krye prej ksaj une kam shum dhimt ne krye nuk mundem as me flejt prej dhimtes ne krye flm per mir kuptim ju pershndes shum


arian
arian
01.03.2011 11:59

me falni doktor duhet tju pys diqka ka me shum se dy muaj qe me dhemb barku kam qen te mjeku me ka kontrolluar i kam ber te gjitha analizat i kam kontrolluar veshket zorret lukthin edhe per kancerin ne bark i kam ber analizat por edhe kancerin nuk e kisha te gjitha kan dal shum mir por un kam shtrengime te mdhaja ne bark nese mund tem tregoni ndonje zgjidhje


Lumnija
Lumnija
13.05.2011 10:49

pershendetje i nderuar doktor.Jam nje vajz 20 vjet asnjeher skam pat marrdhenie me askend po kam nje problem qe me shqetson teper qe 2 jav masi i perfundova ciklin menstrual qe me mundoj teper,kam kruarje ne organ brenda dhe jasht skuqje naten nuk me merr gjumi diten jam e plogsht me dhemb koka buka sme hahet.ju kisha lut te me ndihmoni se sdi qfar te bej te mjeku smundem te shkoj familja me keqkuptoj .shum faleminderit Allahu ju shperbleft me te mir rrespekt nga Lumnija


blenda
blenda
05.07.2011 21:33

prsh i nderuar kam nje pyetje per ju analiza e CRP mka dal e rritun 40 qfar semundje paraqet kjo analiz nese mundni te me tregoni


lejla
lejla
09.02.2012 14:21

mirdita Dr.Prof.kam nje lloj alergjije shum te rende qe me shfaqet qdo vjet po nuk edi se prej qfar ,kam bo disa analiza te mjeku i lekures me ka nderpre buken ebardh po zakonisht kom pucrra te vogla te skuqura po pa krojs qe me shfaqen pereth qafes barkut dhe gjoksit,jom teper eshqetsuar me udhzim te mjekut me ka ndreper qumshtin dhe shum ushqime te tjerea dhe tash jam tu perdor tableta ZYRTEX ,mast Elocom_mometazon dhe pika per hund Nasonex,shum pak kom permisime por prap pom me shfaqen nuk di qfar te bej dhe te perdori gjuha ne goj me behet krejt bardh dhe sikur edjegur dhe ne koke me behen disa pucrra shum te vogla nder likur .ju lutem Zotri mjek te me kshillojsh qfare te perdori se disa me thojn se alergji po mu nuk me shfaqen ne pranver por edhe ne dimer,ne krah dhe kembe nuk kam asnje pucer vetem ne ato vende qe ipermenda .ju lutem qe te me udhzoni dhe te me tregoni perafersisht shum me rrespekt nga lejla.


ari
ari
07.03.2012 22:43

jam 23 vjeqar dhe me ka ren lija e ujit apo varicela para 2 jave por tash me kan mbetur disa shenja ne fytyr(bira)a ka ndonje ilaq apo lloj masti me i ly qe ne nderkoh mu largu apo qa me ju bo .faleminderit nese mundesh me me dhan ndonje pergjigje


diar
diar
02.07.2012 12:34

pershendeje kam nje dhimbje afer lukthit por kurr nuk kam pas problem me lukth kam ba analiza te crp dhe me kan dal 60 me kan than se ke infeksjon por per qfar infeksjoni behet fjal te cilit organ se nuk po me japin shpjegime dhimbja nuk pom ndalet jam shum e brengosur ju lutem me jepni nje pergjigje ne qoftse eshte ne fushen tuaj ,ju faliminderit


mehmet
mehmet
04.08.2012 21:36

pershendetje doke nes ki mundsi te me informosh per pytjen qe te bej . bashkshorja me ankon nga kollitja ethate dhe e qonte deri ne alivanosje prej vite 2011 dhe ka ber vizita te mjeku ne spital te mushkrive prishtin i kane ber teste rengenpore nuk ka simtome te smundjes se tuberkolozit perveq ftohje e lehte i thoshin mjeket , zkonishte dyshojshin ne alergji pore pase marjes se terapis ju jane ber teste e alergjis ne duar sidhe permes testi te gjakut teste i kane dale normalperveq njer qe i fryent me goje ka dale me nderpreje . i kane dhen barna per infekcion dhe ftoje asiste kur perdore e shtin te peshtyej dhe tashe e ate dit nuk ju eshte ndale kollitja


arta
arta
13.08.2012 12:16

pershendetje
a mund te kuptohet qe jam shtatzen me analiz te gjakut urines apo strishos
ju faliminderit


Mimo :)
Mimo :)
29.08.2012 21:50

Pershendetje Dr.kam patur kruarje ne vagine dhe zgjatje te buzez te djathte vaginale. Me eshte hequr kruarja por zgjatja me ka mbetur .Mjekja me ka rekomanduar mastin kanesten ,por ska pasur efekt. Cka mund te jete dhe cka mund te perdori?




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!