Total: (508,433)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Po ju plas truri?

Nėse kohet e fundit keni pėsuar njė rėnie nė grafikun e suksesit, nėse merrni vendime tė gabuara, nuk mund tė ndiqni dhe kontrolloni punėt, atėherė truri juaj mund tė jetė lodhur. »»


Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatėr, neonatologe

Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatėr, neonatologe

28.11.2009 01:24 - Kategoria: Shendeti

Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatër, neonatologe

Jam një nënë nga Kumanova, kam fëmijë binjakë, djalë e vajzë (5 vjeçar), mirëpo kam një problem që kërkoj mendimin e juaj. Djali tash 6 muaj ka probleme të herëpashershme në të folur, bënë zgjatjen e shkonjës së parë, faktikisht po belbëzon. Mirëpo, djali është shumë i mërzitur edhe po kërkon ndihmën e prindërve.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija, zonjë e nderuar. Për problemin tuaj mendoj se duhet konsultuar logopedi dhe psikologu. Mirë kishte me qenë që së pari të konsultohet psikologu e pastaj nëse është e nevojshme edhe logopedi .Unë mendoj se nuk është problem i madh, por mendoj se së pari ju si prindër të përkrahni djalin tuaj, të bisedoni me te dhe mos ja bëni problemin ""e madh"".


Përshëndetje doktoreshë! Kam vajzën 8 muajsh me peshe 7.995gr. (pesha e lindjes 3.750gr, gjatësi 50 cm.), e kam ushqyer me gji rreth dy javë, me dëshirë kisha vazhduar por vajza edhe pse në fillim pinte mirë dhe fitoj peshë mjaft, në javën e parë rreth 800 gr. filloi të mos e donte më gjirin, qante shumë, largonte kokën nga gjiri e kështu vazhdoj disa ditë dhe më në fund fillova me qumësht për bebe. Edhe me këtë pata probleme ngase nuk pinte shumë, villte dhe e dërgova në vizitë mjekësore. Mjeku më këshilloi që sapo vajza ti mbush tre muaj të filloj me ushqim të perimeve dhe pemëve, por jo ushqim të mishit deri në moshën 5 muajshe, dhe ashtu veprova. Me më dëshirë ushqehet se sa që pinë qumësht, qumështin e do vetëm atëherë kur fle edhe jo në sasi të madhe. Pasi ka mbushur 5 muaj, kam filluar me ushqim tjetër të llojllojshëm, i përgatis perime të ndryshme si psh. patate, karota, kungulleshka, domate, qepë, celer, purri etj. me mish pule, lope, por pa kripë, me pak vaj. Mirëpo, ajo që më brengos mua është se ajo fiton shumë pak peshë. A është normale për moshën e saj pesha të cilën e kam cekë në fillim. Vajza ushqehet 5-6 herë në ditë, qumësht pi rreth 250ml-300ml. Çka të bëj nëse pesha nuk është e mjaftueshme. Pres me padurim pergjigjen tuaj.
Ju përshëndes, me respekt, nëna e brengosur, Linda.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje, Linda. Në bazë të grafikonit të rritjes për vajza, vajza juaj i takon percentilës 45, ndërsa në lindje i ka takuar percentilës 70. Pra, ka një zbritje, por unë mendoj se nuk ka vend për brengosje sepse në bazë të dhënave se me qfarë ushqehet vajza, unë mendoj se vajza juaj ushqehet mirë (mendoj në llojllojshmërinë e ushqimit) përveç ndoshta do të duhej edhe produktet e qumështit (jogurti, djathi, kajmaku etj) edhepse ndoshta ke harruar t"i përmendësh. Sasia e qumështit që merr vajza është e mjaftueshme nëse mirret edhe jogurti dhe produktet e tjera qumështore. Mos harro se fëmija duke u rritur nuk shton peshë sa më parë (para muajit të gjashtë) e poashtu edhe shtohet hargjimi i kalorive. Shpresoj se keni ngelur e kënaqur me përgjigje.


Përshëndetje doktoreshë. Un. e kam djalin 9 muajsh, është i gjatë 79 cm dhe ka 9,5 kg. Në princip nuk kam pasur telashe të mëdha shëndetësore me të, por e kam një shqetësim. Kur lindi djali e kishte një infeksion të lëkurës, stafilodermi. E kemi trajtuar sipas udhëzimeve të mjekut dhe që në javën e parë të jetës ka marrë antibiotik si dhe e kemi pastruar me kamomile për dy javë të tëra. Problemi është që ato puçrra të njëjta po i shfaqen kohë pas kohe. I lajmërohen në fytyrë, i zhduken, pastaj në trup i zhduken. Gjate verës e ka pasur një fazë kur ju kanë shfaqur me shumicë dhe unë e dërgova te dermatologu (dermatologu më tha se ose e ka prej nxehtit ose e ka iktus -siç e kuptova kjo do të mund të ishte ndonjë pickim nga ndonjë insekt). Na kishte dhënë disa kremra dhe antibiotikë të cilat sipas meje nuk ndikuan në tërheqjen e tyre. Kohëve të fundit këto puçrra janë lajmëruar përsëri dhe unë nuk di a ta dergoj te dermatologu apo çfarë të bëj. Djali nuk ka ndonjë shqetësim nga to, nuk besoj që ka ndonjë kruarje, por unë po dyshoj se fillimisht nuk i është shëruar ajo stafilodermia nga lindja. Do të dëshiroja ta di se a është kjo e mundur dhe të më jepni ndonjë këshillë se si te veproj.
Ju falënderoj paraprakisht, Lena.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija Lena. Së pari do ju flas pak për ndërrimet stafilodermike, të cilat janë puçrra të madhësisë së ndryshme (por më shpesh të vogla) e që janë të mbushura me qelb. Ato duhet trajtuar me antiseptik t ë lëkurës (sol. Chlorhexidine) dhe ndonjë antibiotik yndyrë. Mund të shfaqen herë pas here (por nuk janë përsëritëse) andaj nuk mendoj se ato janë si pasojë prej ndërrimeve stafilodermike pas lindjes. Inflamacioni i lëkurës me Stafilokok mund të ndodh, por mirë është të trajtohet në kohë dhe ashtu si duhet e poashtu mirë do të ishte të konsultohet dermatologu


Përshëndetje doktoreshë. Fëmija im është 8 muajsh, para dy muajsh e me tepër ka një koll dhe një skuqje në mollëzat e faqeve. Pediatri ka dhënë mendim se nuk ka bronhitis, por ka predispozita të sëmuret, ngase, sipas tij, kjo skuqje e mollëzave të faqeve qenka që nga lindja e fëmijës!? Mjeku pediatër i fëmijës tim ka dhënë këtë diagnozë: dermatitis atopica dhe ka shkruar këtë terapi: Sir. Aloprol, çdo 8 orë 3 ditë, Sir.Broncobalsamina 3x5 ml, sipas nevoje, pak më gjatë se 1 javë dhe yndyrën Kuterid G 1x 2-3 ditë. Ju lutem, të më tregoni çfarë sëmundje është kjo, çka mendoni ju dhe si mund të më këshilloni për hapat e mëtutjeshëm për shërimin e fëmijës tim.
Ju përshëndet nëna e brengosur.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija. Së pari do ju këshilloja që mos ta merrni si shumë tragjike ,por Dermatiti atopik me të vërtetë është mjaft rezistent në trajtim (trajtohet por edhe përsëritet). Paraqitja e një Dermatiti atopik e sidomos në moshën e djalit tuaj nuk është e këndshme, sepse ajo mund të jetë edhe si pasojë e një konstitucioni hiperreaktiv (alergjik) dhe duhet patur kujdes në ndieshmërinë edhe të trungut bronkial (Bronkitet e shpeshta), por prapë nuk do të thotë. Duhet ditur mirë anamneza familjare (paraqitja e problemeve të lëkurës te prindërit, fëmijët tjerë) por, megjithatë, trajtimin dhe konsultën do ja lija Dermatologëve. Andaj ju preferoj konsultën e Dermatologut. Përshëndetje.


Përshëndetje për juve redaksi dhe Dr Teuta. Kam djalin 2 vjet e 10 muaj. Në Kosovë kur kam qenë, ia kam bërë analizën e fecesit dhe i kanë dalë bubat në bark, nuk më kujtohen lloji i tyre, vetëm se e di që mjeku më ka thënë se janë të rralla ky lloj. Ka përdorë ilaç çdo gjashtë muaj, por as ky ilaq për momentin nuk më kujtohet.
Për momentin ai është i sëmurë nga bubat, te lutem doktoreshë të më tregoni se çfarë ilaçi ta përdori dhe a mund të pastrohet krejtësisht nga këto buba. Jam shumë e brengosur pse po i lajmërohen po thuajse çdo 6 muaj. Dhe, sa janë të rrezikshme? Ju përshëndes shumë, Ibja nga Gjermania.

PËRGJIGJE:

Zonjë e nderuar, më vjen keq se ndoshta nuk do të mund të ju ndihmoj, por me të vërtetë do më duhej ta dija sigurtë se qfarë ""bubash"" janë ato ( parazite – Giardia lamblia, Ascaris lumbricoides apo Enterobius vermikularis) që kanë qenë dhe janë izoluar prapë. Por, unë mendoj se do të duhej të bisedoni me mjekun e juaj të familjes në Gjermani lidhur me këtë dhe me rezultatet e analizave të kryera (nëse i keni bërë ato), siç janë analiza e fecesit në parazite dhe koprokultura . Më vjen keq që nuk ju ndihmova ashtu si kërkuat, por ju kisha lutur të bisedoni me mjekun tuaj. Përshëndetje.

Doktoreshë, a ka mundësi të shërohet një fëmijë i cili ka lindur me të meta, në dorën e majtë gishtat 2.3.4 janë shumë më të shkurtë se gishtat normal. A mund të shërohen përmes ndonjë operacioni?
Fëmija që po shkruaj është djali i vëllait. Ai ka 7 muaj dhe kam frikë se mos po mbetet kështu. Në familje nuk kemi askënd me të meta të tilla.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje, por unë do ju këshilloja të konsultoheni fillimisht me ortopedin e pastaj edhe me kirurgun plastik. Mundësia e intervenimit varet nga shumë faktorë (problemet funkcionale, estetike).


Përshëndetje Dr. Teuta. Bebja ime i ka 2 javë, merr gjirin, por me duket që është duke i dhimbur barku, ka jashtëqitje (para dy dite ka pas jashtëqitje të gjelbër, kurse tash të verdhë - të hollë dhe të shpeshtë.
Mirë është duke pirë gji, por nuk ka shtuar hiq në peshë. Qysh është duke fjetur ia nis të qajë sikur kur ka shtrëngime.
Me respekt, ju faleminderit për përgjigje.

PËRGJIGJE:

Ju përshëndes. Këshilla ime do të ishte të bëni një kontroll apo konsultë me neonatologun. Duhet parë pse foshnja juaj nuk ka shtuar peshë si dhe mos kemi të bëjmë vetëm me një rënie fiziologjike e peshës e cila duhet të ishte kthyer deri më tani si dhe me ngërçe të barkut (kolika infantile).


A mund të përdori çaj për dobësim. A ndikon tek fëmija. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Ju përshëndes. Nuk keni dhënë informata lidhur me moshën dhe mënyrën e të ushqyerit (gji?) të fëmijës suaj si dhe llojin e çajit që përdorni, prandaj më7 vjen keq që nuk mund të ju ndihmoj.


Dr. e nderuar. Unë kam dy fëmijë: 7 vjeç dhe 1 e gjysme. Me intereson të di se kur duhet të fillohet me përdorimin e vajit/tabletave të peshkut. A duhet t'ju jap të dy fëmijëve duke e pas parasysh moshën e ndryshme.
Ju përshëndes dhe falënderoj.
Besa

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija, Besë. Mendoj se nuk ka kurrfarë problemi që t"i jepni fëmijëve tuaj vajin e peshkut. Kryesorja është që ata ta marrin me dëshirë.


Desha të interesohem rreth gjidhënies, kur tërë paraditen ushqehet me gji, ndërsa në mbrëmje nuk ka mjaftueshëm për t"u ngirë fëmija qe tri javë. Desha të di ndonjë këshillë nga ana juaj. Flm
Argjenti

PËRGJIGJE:

Ju përshëndes, Argjent . Sa i përket gjidhënjes duket e thjeshtë, por me të vërtet është proces i cili mund të dështoj shumë lehtë. Sa i përket problemit të shoqes suaj, së pari do të doja të dija se çfarë moshe është fëmija juaj ,a ushqehet me ushqim shtesë dhe sa shpesh (sa racione). Sasia e qumështit mund të ndërroj brenda 24 h-ve, por duhet përcjellur fëmijun sepse ai më së miri mund të tregoj se a ka mjaftueshëm qumësht në gjirin e nënës (shqetësohet, nuk fle mirë, rehatshëm si dhe nuk shton mjaftueshëm peshë). Nëse këto ndodhin atëherë duhet shikuar ku qëndron problemi dhe nëse mosha është >4 muaj atëherë duhet filluar me ushqim shtesë. Kjo është një temë e gjerë, por ju kisha këshilluar që të kërkoni nga ndonjë pediatër një konsultë lidhur me të ushqyerit e fëmijës suaj. Më vjen keq, por më shumë nuk mund të ju ndihmoj (mungojnë disa të dhëna lidhur me moshën e fëmijës, ushqimi aktual dhe shprehitë e nënës). Përshëndetje.


Ju përshëndes doktoreshë e nderuar. E kam djalin 16 muajsh, pesha 14.5kg, nuk ka kurrfarë problemesh, mirë po përparon, por kohën e fundit po vuan nga kapsllëku (opstipacioni). Del çdo të tretën ose të katërtën ditë, por shumë me vështirësi).
Sa i përket ushqimit, tri racione i jap ushqim të llojllojshëm, qumësht me keks ose çaj me keksë, supa të ndryshme që i përgatis me mish pule ose viçi, me perime të ndryshme, kos, mandej i jap edhe pemë, e gjithashtu e ushqej akoma edhe me qumësht gjiri sa herë që kërkon foshnja ditën e poashtu edhe natën 3-4 herë. Të lutem më ndihmo.
Lola.

PËRGJIGJE:

Ju përshëndes, Lola . Opstipacioni ose kapsllëku me të vërtetë është i bezdisshëm dhe i shkaktuar nga shumë faktorë të cilët grupohen në faktorët organik (patologjik), psikosocial dhe nutritiv (ushqimi ). Nëse kalojnë 2-3 ditë nga mungesa e jashtëqitjes, është mjaft e trashë dhe e dhimbshme, ka edhe fryerje të barkut atëherë kemi të bëjmë me opstipacion dhe duhet ndërmarrë diçka. Së pari duhet vërejtur mënyrën e të ushqyerit, llojin e ushqimit që është shumë me rëndësi (e pëlqyer do të ishte supa, gjellërat e ndryshme, molla, dardha, portokalli, pjeshka, por jo edhe banania, jogurtat e pemëve, puding, qullërat e drithërave etj), pastaj shprehitë e mëparshme e poashtu edhe mjaft me rëndësi a ka fëmija ende pelenë apo jo. Nëse jeni munduar ta ç"mësoni nga mbajtja e pelenës duhet patur kujdes që mos të reagoni keq kur fëmija e kryen nevojën në të brendshmet dhe të mundoheni butë ta mësoni në kohën e njëjtë të ulet në guacë dhe duke bërë ""muhabet"" me durim të jeni edhe ju pjesëmarrës në këtë proces dhe në fund edhe të lëvdoni dhe falënderoni fëmijën tuaj. Sa i përket preparateve farmaceutike nuk ju kisha këshilluar për fillim pasi që fëmija juaj më parë nuk ka pasur probleme të tilla, mirë është zhvilluar dhe shoh se ka një meny ditore të ushqimit të mirë sidomos racioni kryesorë (gjella) është prezent e poashtu edhe pemët aty janë. Shpresoj se sado pak ju kam ndihmuar, andaj përshëndetjet e mija.

Quhem Edita. Kam vajzën 3 muajsh dhe prej se ka lind syri i majtë po i loton non-stop. E kam pasur te pediatri i saj, më ka dhënë disa pika , por pa ndikim. Mjeku thotë se ende nuk ju ka hap kanali. Nëse keni përgjigje, ju falënderohem.

PËRGJIGJE:

Mirë që e keni konsultuar mjekun, por mendoj se duhet konsultuar mjeku i syve - oftalmologu lidhur me këtë problem i cili do të vendos diagnozën adekuate edhe tretmanin eventual adekuat. Përshëndetjet e mija.

Përshëndetje juve redaksi dhe doktoreshës së nderuar. Kam vajzën një vit e gjysmë, jetoj në tokat arabe dhe temperatura është e lartë. Vajzën e kam në gji, ajo nuk po han shumë, por po pi shumë lëngje dhe ujë Me gji e ushqej dy herë në ditë dhe natën deri në 3 a po 4 herë, dikush më tha se lëngjet e bëjnë anemike, ia humbasin vitaminat, lëngjet dhe nuk e lejojnë me ngrënë bukë...Dua të di për lëngjet, a janë të shëndetshme për të, apo jo?
Ramizja.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mia Ramize.
Nevojat e organizmit për lëngje brenda ditës e sidomos gjatë kohës së nxehtë, janë mjaft të mëdha. Në rastin tuaj, me të vërtetë do duhej të merret sasi më e madhe e lëngjeve (deri 2 litra), pa llogaritur qumështin, supat, jogurtin etj. Megjithatë, lëngjet edhe qumështi nuk duhej të jetë i vetmi ushqim që konsumon vajza juaj. Do të duhej të merren edhe pemët, perimet e p ashtu edhe produktet e pasura me proteine. Lëngjet në sasi të madhe mund të shkaktojnë një lloj ”mos nevojë për ushqim tjetër”, por mendoj se do duhej të punoni në aspektin e racioneve kryesore të ushqimit (mëngjesi, dreka dhe darka), ndërsa mes racionet të plotësohen me lëngje, qumësht dhe pemë. Ju përshëndes.


E kam djalin gati 3 muaj, e ushqej me shishe. Jam e shqetësuar, sepse kam ca informata shumë të cekëta për shishet e plastikës se nuk janë të mira kur zihen vazhdimisht. Pediatri më ka thënë ta përdori shishen e qelqit, por jam konfuze se një farmacist më ka thënë se vetëm duhet ta treti qumështin pluhur në të qelqit, por me ia jep me pi vetëm në të plastikës. A keni ju ndonjë këshillë apo informatë se cilat mund të jenë efektet negative të shisheve të plastikës kur zihen dhe çka më këshillon të bëj?
Ju faleminderit. Me respekt Alketa.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Alketa.
Shishja si shishe, me të vërtetë është më higjienike, por tani ka prodhime shumë të mira të cilat lahen mirë dhe janë të pa rrezikshme për fëmijën (nuk thyhen), prandaj mendoj se nuk keni nevojë të mendoni shumë, sepse në farmaci keni produkte të ndryshme, super të mira si psh. prodhimet e NUK-ut (Gjermane), Chicco-s dhe skeni nevojë të përgatitni në të qelqit e ta përdorni atë të plastikës. Përshëndetje.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë! Kam një vajzë 13 muajsh. Ka lind n 2880 gr dhe gjatësi 49 cm, tash peshon 8500 gr. E dërgoj vazhdimisht në kontroll dhe mjeku më thotë se gjithçka është në rregull, pasi që edhe në peshë të vogël ka lindur. E ushqej me gji, normal edhe ushqim plotësues, si qull të drithërave, i jap supë, fruta, jogurt të pemëve, nuk han edhe aq sa duhet. Më brengos pesha e saj, më duket se ka shtuar pak peshë. A është kjo rritje normale? Pres përgjigjen tuaj. Dezi.

PËRGJIGJE:

E nderuara nënë.
Unë mendoj se jeni duke e rritur mirë fëmijën tuaj (llojet e ushqimit), por do të duhej të jepni edhe perime, gjellë, mish, ve (por ndoshta keni harruar t"i përmendni). E vërteta është se vajza juaj ka një peshë (percentila 25-35), por bazuar edhe në peshën e lindjes mendoj se ka një lakore e cila shkon në kontinuitet pa rënie të mëdha. Unë mendoj se nuk ka vend për brengosje, por me rëndësi është që ushqimi të jetë i larmishëm, ndërsa shtimi në peshë pas një viti moshë nuk është edhe aq i shpejtë sikur para moshës një vjeçare. Shpresoj se keni mbetur e kënaqur. Përshëndetje.


Ju përshëndes dr. Teuta. Jam një nënë e brengosur për vajzën. Mjeku më ka thënë se vajza ime e ka një baktere që quhet e.coli som bilder emzym esbl-typ dhe se kjo baktere ashtë e rezistueshme. Ju lutem, më tregoni, a është kjo baktere e rrezikshme dhe a ka pasoja të më vonshme. A ka shërim?
Vajza ime ka 2 vjet e 5 muaj. Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Lule.
Sa i përket bakteries E.Colli, kjo është një ndër bakteret më të shpeshta që shkaktojnë infeksione urinare, por edhe mjaft rezistente në trajtim. Por, zakonisht me izolimin e saj në kulturën e urinës bëhet edhe ndjeshmëria e saj ndaj antibiotikëve, në bazë së cilës edhe bëhet trajtimi, i cili do duhej të ishte mjaft korrekt në kohëzgjatje dhe dozim. Zakonisht do duhej të merren edhe lëngje në sasi më të madhe (deri 2 litra brenda dite) e unë ju kisha preferuar çaj ose edhe lëng nga Belushi (Crranberry). Nuk do duhej shumë të bëheni merak, sepse unë nuk mendoj se është e pashërueshme apo edhe shumë e rrezikshme, por duhet durim dhe përcjellje e herë pas hershme e urinës (kultura) e poashtu mjaft me rëndësi është pastrimi i organeve gjenitale e cila do duhej të jetë e rregullt me ujë të vakët dhe shampon me Ph neutrale dhe të mënjanohen përdorimi i leckave të njoma (nuk e di se a e mban vajza pelenën ende?). Përshëndetjet e mia.


E nderura dr. Kam djalin 9 muajsh, peshon 12 kg dhe ende e ushqej me gji, sidomos natën e ditën me ushqime tjera, si oriz, patate, supa të ndryshme, mish, pemë, perime, të gjitha të freskëta dhe i ha pa problem. Por, më duhet këshilla juaj se si mund t"ia bëj që ta largoj nga gjiri se tash më duhet të punoj, nga 8 orë në ditë me orare të ndryshme. Ju lutem, më tregoni se si t"ia bëj.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mia Venerë.
Unë do ju jap komplimente lidhur me ushqimin shtesë e poashu edhe me të ushqyerit e djalit tuaj në gji. Me të vërtetë nuk është lehtë për fëmijën ndarja nga gjiri, por unë do ju propozoja që kjo të bëhet gradualisht (pasi të ktheheni nga puna), sepse unë mendoj se ende qumështi i gjirit është i dobishëm e sidomos për moshën e djalit tuaj. Besoj se do t"ia dalësh, sepse mungesa 8 orëshe nuk është shumë e madhe, kështu që mund të ofroni pas orarit të punës ngrohtësi, vlerë dhe kënaqësi djalit tuaj. Përshëndetje.


E nderuar doktoreshë. Kam djalin 2 muaj e 1 javë. Muajin e parë e kam ushqyer me gji, por pas vizitës që kisha te pediatri, më tha që t"i jepja edhe shtesë sepse në bazë të peshës që kishte shtuar (vetëm 560 gr) rezultonte që nuk kisha gji të mjaftueshëm. Gjinjtë i kam patur varrë për 1 muaj rresht, por pavarësisht dhimbjeve të mëdha që më shkaktonin nuk ndaloja ta ushqeja sa më shpesh. Pastaj, fillova me Hipp dhe gradualisht djali nuk e merrte më gjirin, ndoshta se i kam pasur shumë të fortë edhe djali e ka pasur vështirë t"i thithë aq sa duhej. Pastaj kam vazhduar të nxjerr me pompë qumështin nga gjiri, por nuk kisha shumë. Kam pirë edhe çaj të Hipp-it për shtuarjen e qumështit në gji edhe bozë (sepse më thanë që boza është e mirë), por kot. Sasia të cilën nxirrja nga gjiri ishte e vogël. E kam shtyrë kështu deri në muajin e dytë dhe pastaj e lashë dhe nuk po nxjerri më, sepse del shumë shumë pak. Qëndroj rreth 20 minuta me pompë në të dy gjinjtë dhe nxjerri vetëm 10ml qumësht. Nuk desha ta mundoj më veten sepse kisha frike nga ndonjë pasojë e mëvonshme që mund të kem me gjinjtë. Ndoshta qumështi i gjirit nuk më ka ardhur shumë, sepse kam qenë shumë e mërzitur. Bile, pasi kam dalë nga spitali (sepse kam ndenjur 5 ditë për shkak të lindjes cezariane), kam qarë 2 ditë rresht pa ndalur. Ishte vetëm dita e 7-8 që pata lindur dhe kisha shumë shqetësime. Fatkeqësisht në shumicën e rasteve tek ne, nënat e reja nuk kuptohen aq sa duhet nga njerëzit që i rrethojnë. Jam shumë e shqetësuar për shkak që nuk arrita ta ushqeja me gji të paktën 6 muaj. Të lutem dr. më thoni nëse ka ndonjë qumësht më të mirë se Hipp-i për foshnjën time, sepse nuk dua ta lë për asgjë. Dhe një pyetje tjetër kisha: qe 2 javë nuk arrin të kryej nevojën përveç me ndihmën e supozitorëve të glicerinës. Me respekt, Valbona.

PËRGJIGJE:

Të përshëndes Valbonë.
Në fillim po ju them se e vlerësoj shumë mundin dhe dëshirën tuaj për të ushqyerit në gji. Së pari, nuk do të duhej të fajësoni veten fare. Unë mendoj se dështimi i gjidhënies qëndron në fillim kur gjidhënia ka qenë e dhimbshme (gjinjtë varrë) që ka ndikuar në mos futjen e foshnjës në gji (që është stimuluesi kryesorë për prodhimin e qumështit), pastaj mjelja e gjirit (më gjatë) me pompë gjiri proces ky i cili nuk mundet të zgjatë për një kohë të gjatë. Duhet ditur që stimulimi më i mirë i prodhimit të qumështit është thithja, por munden edhe faktorët psikik të ndikojnë shumë. Por, tani të ngjashme, por do ju propozoja Humana 1 ose edhe NAN 1. Përshëndetje.

 

Jam Albina nga Peja, 23 vjeçare. Jam nënë e djalit 2 vjeç. Më shqetëson fakti se ai nuk ka apetit të mjaftueshëm, andaj kisha pas dëshirë që nëse ka mundësi të më tregoni se me çfarë medikamenti t"ia kthej apetitin përpos Pikovit-it dhe Sanasol-it apo i ndihmojnë vetëm gjatë kohës së përdorimit. Ai ka 13 kg, është shumë i gjallë.
Ju falënderoj tej mase dhe ju përshëndes.

Përgjigje:

Përshëndetje Albinë.
Ndoshta do të ishte mirë t"i thoja disa fjalë për oreksin. Ky është një ndjenjë, dëshirë për ushqimin i cili shpesh nuk mund ta kontrollojmë. Në te ndikojnë shumë faktorë e një ndër ta si mjaft i rëndësishëm është faktori psikik apo shpirtëror. Te fëmijët rol të madh ka edhe karakteri i vet fëmijës e sidomos shprehitë e tij lidhur me ushqimin, lojën, gjumin etj. Oreksi mund të dobësohet e poashtu edhe të shtohet. Shtimi i oreksit me preparate multivitaminoze mund të ndodhë, por unë mendoj se më mirë është të gjendet arsyeja e dobësimit të tij. Sa i përket preparateve të tilla, ka shumë në treg dhe nuk do të veçoja ndonjërin prej tyre. Kjo le të jetë zgjidhja e juaj, por prapë them se ndoshta duhet të gjeni arsyen e këtij problemi (ushqimi jo i rregullt, aktiviteti i shtuar fizik dhe pa orar, gjumi jo i mirë, etj.). Përshëndetje.


Përshëndetje, doktoreshë e nderuar. Kam vajzën 20 muajsh dhe ende e kam në gji, mirëpo ushqim tjetër ha shumë pak. Kur ka qenë më e vogël, i kam dhënë me zor dhe ka qenë mirë me peshë, kurse tani është dobësua shumë dhe bëhet kaps, ka dhimbje të barkut, kurse gjate bërjes së nevojës ka gjakderdhje. Ju lutem më tregoni çka tç bëj, a t"ia ndaj gjirin krejt edhe pse nuk mendoj që është ky shkaku që nuk han, sepse unë punoj 8 orë në ditë, i kam dhënë vitamina të ndryshme, por kot.
Me respekt, Sanija.

Përgjigje:

Përshëndetje Sanije.
Mendoj se tani vajzës suaj nuk i duhet më qumështi i gjirit. Koha është që ushqimi kryesor të jetë ushqimi i llojllojshëm dhe i pasur me materiet e nevojshme ushqyese (proteina, karbohidrate, yndyra, minerale, vitamina, hekur) që do të ishte i mirë dhe sigurt ndikon në mbarëvajtjen e procesit të tretjes dhe jashtëqitjes së rregullt pa probleme. Do ju këshilloja të konsultoheni me gastroenterologun pediatër. Përshëndetjet e mija.


Përshëndetje Dr.Teuta. Kam një vajzë 3 muaj e gjysmë. Vajza ka lind me peshë 3.500 kg. por pas lindjes ka humb peshë shumë, 570 gr brenda 4 dite, sepse kam pas problem me gji dhe nuk ka pi si duhet. Në javën e parë kam filluar me i dhënë Bebelac (e detyruar dhe e shqetësuar për humbjen e peshës), por edhe gji njëkohësisht ka pi deri në dy muaj. Pas dy jave të lindjes, vajza e ka fituar peshën e lindjes dmth 3500 kg. Tash në 3 muaj e gjysmë i ka 7 kg. Para disa dite kam filluar me i dhënë edhe ushqim shtesë (dmth perime të qullëta), pak herët por qe disa ditë të fundit nuk po rri e qetë dhe mu duk se është e uritur e tash ka filluar pak me u qetësua. Në 24 orë pi qumësht 800 deri në 1200 ml. Zakonisht është shumë e qetë. Problem tjetër nuk ka pas. Nëse keni mundësi me më tregu se me çka duhem me vazhduar ushqimin dhe a është në rregull gjithçka a mos ka ndonjë gjë për me u shqetësuar. Të falënderoj shumë për ndihmën tuaj.
Zana

Përgjigje:

Përshëndetje Zanë.
Vlerësoj lartë njohurinë tënde, arsyeshmërinë e poashtu edhe pse jeni e vetëdijshme mjaft për hapat që keni ndërmarrë. Mendoj se keni pasur arsye për dhënie të formulës qumështore, por sa i përket ushqimit shtesë mendoj se keni filluar pak herët. Zakonisht preferohet me 5 muaj jetë, sepse trakti i tretjes në këtë moshë është më i përgatitur për këtë lloj të ushqimit. Filloni me qullna të holla pemësh dhe perimesh (mollë, lëng portokalli, banane, karota, patate, oriz i bluar) derisa foshnja juaj të adaptohet me ushqimin e ri edhepse unë ju kisha këshilluar të pritni edhe pak (deri 5 muaj ). Ushqejeni edhe më tutje me qumësht gjiri si dhe formulë shtesë. Përshëndetjet e mia.


Përshëndetje doktoreshë, me vëmendje i lexova shumicën e përgjigjeve tuaja dhe ju përgëzoj. Pyetja ime është kjo: e kam djalin 2 muajsh, peshon rreth 8500, ushqehet vetëm me gji, a duhet t"i jap edhe diçka shtesë. Më duket që nuk po i mjafton, sepse pi gati çdo dy orë, a t"i jap edhe çaj apo ujë?
Me nderime.

Përgjigje:

Përshëndetje Edonë.
Uroj që të vazhdoni kështu edhe më tutje. Djali juaj ka një peshë të mirë dhe mbi të gjitha një nënë të kujdesshme. Ushqejeni me gji dhe nuk keni nevojë t"i shtoni as ujë dhe as ndonjë çaj (përveç në ditët e nxehta të verës nëse është nevoja). Ju përshëndes.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë, jam nënë për herën e parë kam vajzën 8 muaj e gjysmë. Meqë punoj 8 orë në ditë, vajza ime nuk ka mundësi që të ushqehet me gji, mirëpo e ushqej mbas orës 17.00 (d.m.th pasi të kthehem nga puna) dhe gjatë natës, ndërsa gjatë ditës ushqehet me supë me qull keksash dhe ngapak qumësht me shishe (Alpsko 1,6 %). Më intereson a duhet t"i jap edhe ushqim tjetër që është vitaminoz, meqenëse pesha e saj është 9.700 kg. Po ashtu, desha të di, se dhëmbët nuk i kanë dal ende. A është normale meqë i është forcuar mishi. Pres përgjigjen?

Përgjigje:

Përshëndetje Gjirokastër.
Mendoj se mirë jeni duke vepruar (gji dhe ushqim shtesë), por nuk ju kisha preferuar qumështin e paketuar (Alpsko dhe atë me yndyrë 1.6% ). Më mirë do të ishte, më e sigurt të merrni formula adekuate të qumështit për moshën e vajzës suaj. Në menynë ditore ju preferoj edhe produkte të qumështit (kos, djathë i butë) e poashtu edhe qullëra pemësh dhe perimesh. Supa të bëhet nga lëngu dhe mishi i zier (i miksuar si qull) me karota dhe patate ose oriz . Keksi i bluar t"i jepet si zamër (mes racioneve kryesore), i cili mund të përgatitet si qull me qumësht ose komposto pemësh psh. me mollë të zier dhe të shtypur mirë. Sa i përket daljes së dhëmbëve nuk keni se pse të brengoseni. Koha e daljes së dhëmbëve të parë është mjaft e gjerë (prej 5-6 muajsh e deri mbi një vit ndonjëherë) . Përshëndetje.

 

Përshëndetje doktoreshë e nderuar! Kam djalin 10 muajsh dhe nuk i kanë dalë akoma dhëmbët. A është për t"u brengosur? (Duke pasur parasysh se ka lind para kohe, java e 28-të). Faleminderit!

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Leta.
E shoh se jeni mjaft e brengosur, por unë do ju këshilloja që mos të bëheni merak.
Me gëzim pritet dhëmbi i parë. Kur do të dalë? Kjo kohë është për secilin fëmijë ndryshe, ndonjë do të mbetet pa dhëmbë deri në fund të vitit të parë, dikujt do t'i dalin me 8 muajsh, dikujt 6 muajsh. Të gjithë i takojnë normales. Shumicës fillojnë t'i dalin dhëmbët prej 6-8 muaj. por, shumë fëmijë nuk i takojnë kësaj ''skeme'', por prapë se prapë nuk ka vend për brengosje, sepse dhëmbë që dalin vonë nuk do të thotë se nuk është apo do të jetë kualitativ. Përshëndetje.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë.
Kam një djalë 8 muaj e gjysmë. Ka lind me peshë 3900 dhe gjatësi 50 cm dhe ka shtuar në peshë mirë, deri në moshën 4 mujore (arriti 7250). Në këtë moshë isha në pushim dhe atje ishte shumë i pa rehatshëm, flinte pak gjatë ditës, ndërsa natën flinte mirë. Në kontroll te mjeku vërejta se ai kishte shtuar shumë pak në peshë pas 3 jave, e ushqeja me gji dhe fillova edhe ushqim plotësues. Tani ka 8500 gr. E kontrolloj peshën e tij çdo 2 apo 3 jave. Ka pas raste që për 3 javë ka marrë vetëm 50 gr, gjatësia trupore dhe e kokës e njëjtë edhe pse mendoj që ka marr një sasi të mjaftueshme ushqim. Mjeku ka konstatuar që ai ka mungesë të hekurit dhe momentalisht i jap edhe pika për hekur.
Doja të dija pse ky ngadalësim apo luhatje e peshës, a mos është mungesa e hekurit fajtor?
Faleminderit. Ardita.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Arditë.
Fillimisht mund të ju them se djali juaj ka një peshë të mirë (perc. 45) dhe nuk mendoj se ka luhatje të madhe në peshë trupore. Me të vërtetë në lindje i ka takuar percentilës 75, por më pastaj (në muajin e 4-të) i ka takuar percentilës 50 e tani 45. Unë mendoj se është një lakore e mirë e rritjes ,por me rëndësi është ushqimi shtesë (i larmishëm me perime, pemë dhe proteine) ashtu që edhe Fe i ulët kur korrigjohet me preparatet e dhëna nga ana e mjekut tuaj, të mbahet në nivelin e duhur. Sa i përket pyetjes tuaj të ndikimit të nivelit të hekurit në luhatje të peshës, mendoj se nuk ka direkt ndikim, por kuptohet ushqimi shtesë jo adekuat do të ndikoj edhe në shfaqjen e anemisë e poashtu edhe në peshën trupore. Të përshëndes së pari doktoreshë dhe t"u kisha lut që të më shkruash diçka për neurodermitis, sidomos për shërimin e tij (a ka shërim?) si dhe për hemoglobinën e ulët tek fëmijët e vegjël.
Ju faleminderit. Ari.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Ari.
Sa i përket vlerave të hemoglobinës, ato kanë një diapazon normal prej 15-16.5 g% në ditët e para pas lindjes e deri 12.0 g% në moshën 1 vjeçe. Mosha 2-6 vjeçe 12.5 g%. Duhet ditur se këto vlera janë mesatarja e normales. Por, të kuptohemi se nuk janë vlerat e hemoglobinës të vetmet që mund të themi se kemi të bëjmë me anemi. Me rëndësi të madhe është vlera e hekurit në serum e poashtu edhe mjaft parametra të tjerë të cilët definojnë aneminë dhe llojin e saj. Prandaj ju propozoj të këshilloheni me pediatrin hematolog.
Sa i përket Neurodermatitit, konsultohuni me dermatologun. Përshëndetjet e mija.

Përshëndetje doktoreshë. Kam një vajzë 18 muajsh, kur ishte 1 muaj e gjysmë, për shkak të mungesës së qumështit të gjirit, e kam ushqyer me shishe. Han edhe ushqime të tjera ngapak, por peshën e ka të dobët. Çfarë ushqimi më preferoni ju që ta ushqej që të fiton peshë më shumë. Vezët dhe kosi a ndikojnë në humbjen e peshës, sepse ajo i preferon dhe i han shumë.
Ju lutem më ndihmoni dhe më tregoni ushqimin më të mirë për shtimin e peshës së vajzës time.
Ju faleminderit shumë. Sara.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Sara. Në fillim do ju thosha se nuk keni dhënë mjaft të dhëna lidhur me ushqimin e përditshëm të fëmijës tuaj e poashtu edhe peshën trupore. Sa i përket mendimit tuaj se mos kosi dhe vezët ndikojnë në rënie të peshës, unë them se JO, por mirë do të ishte që ushqimi mos të kufizohej vetëm në këto dy produkte!


Përshëndetje doktoreshë. Kam një djalë 6 muajsh, në peshë është shumë mirë dhe në gjatësi, por dua një meny të ushqyerit për djalin (për të ngrenë i jap çdo gjë që gatuaj për ne, i jap miell orizi, supë (patate, kunguj, spec dhe me lëng mishi, i fus dhe pak rigon dhe majdanoz), por i jap dhe gji, por jo shpesh gjatë ditës se nuk kam dhe i jap gjatë darkës. I jap dhe fruta të përziera të plazmonit (që janë të përgatitura vet). Më thuaj, i bëj mirë.
Faleminderit. Suela.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Suela.
Unë mendoj se keni një qasje të drejtë ndaj mënyrës së të ushqyerit të fëmijës suaj. Por, kam një vërejtje lidhur me mëlmesa që i shtoni. Nuk duhet të përdorni (sidomos jo deri në moshën 1 vjeçe biberin, rigonin apo edhe erëzat tjera). Poashtu kujdes me kripën (shumë pak).
Përshëndetje.


Djali im kam 10 muaj dhe është tepër i gjallë, lëviz nga njëri kënd në tjetrin, rrëshqet shumë dhe nuk mashtrohet as me lodra. Nuk pushon fare, vetëm lëvizë edhe gjumin rehat se bën. Çfarë me propozoni? Arbnora.

PËRGJIGJE:

Tung Arbnore.
Në fillim do të ju pyesja se si është fëmija? I shëndoshë, i disponuar dhe a është fëmijë i përkëdhelur?
Unë mendoj se nuk ka kurrfarë të keqe kur fëmija shumë lëvizë, por mendoj se prindërit duhet të mundohen të bëjnë njëfarë rregulli apo orari që do duhej të përshtaten me orarin e fëmijës. Mos e kaloni orarin ditorë të gjumit, shëtitjes dhe lojës. Mos lejoni që fëmija juaj të imponoj dëshirën e tij në kohë pa kohë të lojës dhe shëtitjes. Unë mendoj se duhet të bëni ''orarin'' apo kohën e lojës, shëtitjes, ushqimit dhe gjumit të rregullt. Gjumi rrit fëmijën, por edhe gjumi është i rehatshëm nëse jemi me 'bark të ngirë' biem në shtrat me kohë.
Përshëndetje.


Përshëndetje doktoreshë. E kam vajzën e vëllait 7 vjeçe dhe i vjen erë shumë e keqe e gojës. E kemi kontrolluar te dentisti, ka bërë mjekimin e dhëmbëve të prishur, por prapë i vjen shumë erë e keqe në gojë. Edhe pse i rrimë gati në pastrimin e dhëmbëve, prapë e njëjta gjë.
Ju lutem na këshilloni

PËRGJIGJE:

Diellza.
mendoj se duhet të konsultoni edhe pediatrin gastroenterolog. Era e keqe nga goja mund të vijë edhe nga lukthi, por nuk duhet përjashtuar edhe konsultën e specialistit të ORL-së të shihet gjendja e mukozës së hundës, grykës. Do të duhej që tualeti i gojës të bëhet me rregull, por shumë me rëndësi është edhe ushqimi i rregullt.
Përshëndetje.


E kam vajzën 8 muaj e gjysmë dhe ka 8.100 gr, ka lindë me peshë 3600 dhe e gjatë 54 cm. Tash han deri në 4 porcione në ditë dhe pi qumësht me shishe, por nuk po shton në peshë, shumë po duket e dobët.
Çka më këshilloni?

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Reina.
Unë mendoj se fëmija juaj, sipas lakores së peshës, ajo është mirë në peshë (percentila e 50) edhepse në lindje ajo i ka takuar percentilës 75. Mosha 8 muaj, karakterizohet me ndryshime në aktivitetin e fëmijës (gjumë dite më rrallë, aktivitet më i shtuar, ushqim tjetër me shije tjetër nga ai i mëparshmi), prandaj unë mendoj se nuk keni vend për brengosje. Kryeni vizitat kontrolluese tek pediatri juaj.


Përshëndetje doktoreshë. E kam vajzën 11 vjeçe, duart dhe këmbët gjithmonë i rrinë të ftohta. E kam pas te mjeku, më ka thanë se ka pagjakësi dhe nuk ka nevojë për analiza. Një kohë para 3,4 viteve, i patën rënë flokët përpara, tash dimrit i kanë rënë te qafa.
Ju lutem, më ndihmoni. Ju faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Albina.
Do mundohem t'i sqaroj dilemat tuaja. Akret (shputat dhe shuplakat) e ftohta mund jenë apo edhe mos të jenë shenjë e ndonjë sëmundje, sidomos në këtë moshë (ll vjeç). Mund të jenë problemet e enëve të gjakut (qarkullimit periferik), por kjo shoqërohet edhe me simptome tjera. Mundet të jetë si pasojë e anemisë, por këtë duhet vërtetuar (analizat laboratorike). Ndërsa, sa i përket problemeve të rënies lokale të flokëve do të ju këshilloja të konsultoheni me dermatologun.
Përshëndetjet e mija.


Përshëndetje. E kam djalin 2 muaj e 3 javë, pesha e lindjes është 4 kg, ndërsa tani ka 7 kg. Mua më brengos që vjell shumë dhe hedhë larg. A mundeni të më thoni se mos është diç shqetësuese. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Mira.
Së pari keni komplimentet e mija për kujdesin ndaj foshnjës tuaj. Nuk e di se a e ushqeni me qumësht gjiri apo me diç tjetër, por mund të ju them se pesha trupore aktuale e djalit tuaj është në percentilën e 90 (percentila e peshës së lindjes është 75). Pra, kemi një ngritje të shpejtë të lakores së peshës trupore. Mos po e teproni me të ushqyer?
Mendoj se nuk ka vend për brengosje sa i përket kthimit (vjelljes), sepse mendoj se e kthen tepricën e qumështit. Në anën tjetër, po qe se të kishte probleme gastrointestinale (më e shpeshta në këtë moshë është stenoza hipertrofike e pilorit) nuk do kishte foshnja juaj këtë shtim në peshë.
Por, prapë se prapë do ju këshilloja që foshnjën tuaj pas ushqimit ta mbani pak më lartë apo në kraharorin tuaj që të ''gogësijë '' dhe pastaj ta shtrini në krahun e djathtë (kjo ndihmon tretjen). Nëse ky problem vazhdon edhe më tutje, konsultojeni gastroenterologun pediatër. Përshëndetje.


Përshëndetje Dr. Shpresoj se jeni mirë dhe nuk jemi duke u lodhur. Kam një pyetje. Vajza ime ka 2 vite që ka lindë me qiellzë të çarë, ndërsa unë tani e kam kuptua se Dg. ime është Lupus. Po dyshoj se mos kam qenë unë shkaktare për lindjen e vajzës me qiellzë të hapur dhe a mundem t"i përballoj unë edhe një lindjeje dhe a do të kem probleme apo fëmija a mundet të më lind me probleme.
Shpresoj se do më kthesh përgjigjen. Gjithë të mirat dhe flm.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Blerinë.
Palatosciza, definohet si një defekt apo dështim i ngjitjes, bashkimit të buzëve dhe qiellzës. Kjo zakonisht ndodh në tremestrin e parë të shtatzënisë dhe ka faktorë të ndryshëm, por nuk kam dijeni se gjendja juaj me Lupus mund të ketë ndikuar. Njëherit nuk e di se çfarë forme të Lupusit keni dhe gjatë shtatzënisë (në fillim a keni përdorë terapi medikamentoze apo jo. Mirëpo, mirë që fëmija juaj është zhvilluar mirë (ndoshta edhe forma e scizës nuk është ndër format e rënda - komplete), por unë mendoj se nuk ka vend për frikë lidhur me fëmijën ardhshëm. Megjithatë, do ishte mirë konsulta e gjinekologut e rregullt dhe informimi i tij lidhur me terapinë medikamentoze që merrni (nëse merrni), sidomos në tremestrin e parë të shtatzënisë.
Përshëndetje.


Së pari të përshëndes juve që gjeni kohë për pyetjet tona. Jam nënë, për herë të parë kam djalin gati 11 muaj, peshon afër 12 kg. E kam pas me temperaturë, ka zgjatë tri ditë, herë pas here. Pediatri më tha se është i ngushtë, më këshilloi ta bëjmë synet. Çka më këshilloni ju doktoreshë e nderuar. Përshëndetje.

PËRGJIGJE:

Tung, Nora.
Pesha trupore e djalit tuaj tregon për një zhvillim mjaft të mirë (percentila e 95), por sa i përket gjendjes febrile (3 ditë) nuk mund të them asgjë, pasi që nuk keni dhënë të dhëna tjera. Mendimi i kirurgut të fëmijëve se duhet bërë cirkumcisioni (synet), sepse është '' i ngushtë'' më drejton se mos është bërë fjalë për ndonjë infeksion urinar, pasi që shpesh mund të ndodhë propozimin e kirurgut të fëmijëve.
Përshëndetje.


Jam 16 vjeçare, jam e dobët dhe nuk di se çfarë të përdori që të trashem. Të lutem më ndihmoni, më propozoni diçka për preokupimin tim, ju lutem.
Rajmonda

PËRGJIGJE:

Tung Rajmondë.
Nuk e di se çfarë peshe keni, por diçka është shumë me rëndësi në artin e të ushqyerit e kjo do të ishte marrja e gjitha materieve ushqyese (proteina, hidrate të karbonit, yndyrat, mineralet dhe vitaminat) që të kemi një mirëqenie në organizmin tonë.
Pesha trupore normalisht ka edhe një bazë gjenetike,konstitucionale, sociale dhe shumë me rëndësi ndikimi i karakterit dhe shprehive të vet personit (qasja ndaj ushqimit, oreksi dhe lloji i preferuar i ushqimit). Normalisht ushqimet kalorike rrisin edhe peshën trupore, pra të propozoj që menynë tënde ditore ta formoni ashtu që të jetë e rregullt (tri racione kryesore me zamra) si dhe produkte me më shumë kalori (secili produkt në ambalazh ka vlerat kalorike), kështu që mendoj se do të keni sukses . Tung. Përshëndetje doktoreshë, jam një vajzë 15 vjeçare dhe jam shumë e dobët, 35 kilogram peshoj. Ju lutem më propozoni ndonjë vitaminë apo ilaç që të trashem, ju lutem shumë. Dhe ju përgëzoj shumë për këtë punë që keni bërë.
Era.

PËRGJIGJE:

Tung Era.
Unë do ju thosha të lexoni këshillën e dhënë Rajmondës . Kjo do të vlente edhe për ty. Tung.

Përshëndetje për doktoreshën. Unë kam vajzën 9 vjeçare dhe pak si shpesh leukocitet i ka të rritura, i dalin 9-10, ka nganjëherë infeksion urinar. Urinokultura i ka dalë mirë, por ka pas 2 herë infeksion të mishit të dhëmbëve. Kam dëshirë të di se për çka bëhet fjalë. Ju flm. Për përgjigjen.
Zejdiu.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija. Shihet se keni një orientim të drejtë lidhur me infeksionet dhe reagimit të organizmit ndaj tij. Sa i përket vlerave të leukociteve, ato janë të rritura në raste kur ekziston ndonjë vatër infeksioni në organizëm. Te rasti i vajzës suaj, numri i dhënë nga ana juaj (9ooo-lo.ooo) tregon për reagim të organizmit ndaj infeksionit urinar e poashtu ndaj infeksionit të gingivave (mishit të dhëmbëve). Këtu nuk mund të bëhet fjalë për rënie të imunitetit por, përkundrazi organizmi ka reaguar me ngritje të numrit të ''ushtarëve'' si quhen rruazat e bardha të gjakut apo leukocitet.
Kështu, unë mendoj se nuk keni pse brengoseni, por do të duhej të konsultoheni me stomatologun, gjegjësisht, specialistin e sëmundjeve të gojës dhe herë pas here të kontrollohen analizat e thjeshta të urinës. Shpresoj se keni ngelur të kënaqur me përgjigje. Përshëndetje.


Urime për rubrikën e mrekullueshme. Djali im është 5 muajsh dhe që kur ka lindur ka pas 1 hemangiomë të vogël në shpinë. Problemi qëndron në faktin se sa vjen dhe i rritet. Është e mbrojtur nga lëkura, pra nuk del në sipërfaqe. Mjekja ka thënë se deri në 1 vjeç do rritet dhe nëse nuk krijon probleme, nuk hiqet, sepse ikën vet deri në moshën 5 vjeçare. Unë vet e kem pas në buzë 1 hemangiomë dhe për 10 vjet nuk më krijoi asnjë problem, kurse në muajin e 8 të shtatzënisë m"u rrit shumë dhe pata gjakderdhje, kështu që e hoqa me ndërhyrje kirurgjikale dhe pse isha shtatzënë. Pyetja ime është, a kanë bazë gjenetike hemangiomat dhe sa të rrezikshme janë ato? Si duhet te veproj me fëmijën tim? Faleminderit.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje, Jola. Mendoj se jeni pak a shumë e njohur lidhur me hemangiomat. Këto janë ndryshime të vazave të gjakut (murit të tyre), të cilat janë të lindura dhe mund të trashëgohen (trashëgohet gjeni përgjegjës për ndërtimin e rregullt të murit të enëve të gjakut). Në rastin e djalit tuaj, mendoj se ajo duket se rritet (sipërfaqja më e madhe), por kjo do duhej të përcillej. Mirë do të ishte të konsultoheshit me kirurgun vaskular, i cili do të ju sqaron më mirë sidomos për trajtim kirurgjik nëse është nevoja. Përshëndetje.


Përshëndetje. Doktoreshë, vajza ime e cila ka 7.3 muaj, po më brengosë shumë për shkak të varësisë së saj totale ndaj qumështit të gjirit. Pesha e saj e lindjes ka qene 2950 gr, ndërsa gjatësia 50cm. Tani ajo ka 8100 gr dhe 73 cm. Vetëm një ose dy herë gjatë ditës ajo ha nga pak qull perimesh ose biskota të bluara nga 7 deri në 10 lugë (luga=5ml). Unë kam filluar punën pas pushimit të lindjes dhe jam shumë e brengosur për fëmijën tim. Ajo refuzon qumështin pluhur dhe të gjitha ushqimet e tjera që kanë shije të njelmët. Ju lutem për këshillë profesionale!
Ju falënderoj paraprakisht. Dina

PËRGJIGJE:

Përshëndetje, Dina.
Vajza juaj edhe në lindje ka qenë në një percentilë të mirë (perc), e poashtu edhe tani. Keni të drejtë pse brengoseni lidhur me daljen tuaj në punë, por sa i përket të ushqyerit në gji nuk keni nevojë shumë të brengoseni, sepse për derisa ju jeni në punë, vajza do të adaptohet (në fillim pak më vështirë) në ushqimin tjetër. Ju kisha këshilluar të filloni më parë (para se të filloni punën), që dhënien e gjirit ta zëvendësoni me ushqim të cilin vajza do ta merrte me ëndje (racionet që do duhej t"i merrte gjatë orarit tuaj të punës) ashtu që ngadalë të adaptohet në mungesën tuaj mandej. Nuk keni nevojë të jepni formulë qumështore nëse ende keni mjaft qumësht gjiri. Pas orarit të punës mund t"i jepni gji. Në menynë e saj ditore kyçeni edhe jogurtin, djathin e poashtu edhe qumështin e pasterizuar për të përgatitur qullin me biskota, griz apo edhe puding .Unë mendoj se me pak durim do të ja dilni, kështu që nuk keni nevojë të brengoseni. Keni një vajzë mirë të zhvilluar dhe të shëndoshë.
Përshëndetje.


E nderuara doktoreshë. Vajza ime e cila ka 3 muaj, dy javë pas lindjes ka qene e sëmurë prej bronkitit, pastaj i është përmirësuar gjendja, por tash sërish ka kollitje. E kemi vizituar pediatrin, ai i ka dhënë shurup të mëllagës, tretje fiziologjike, po ashtu mjeku tha se nuk guxon të përshkruaj antibiotikë pa i bërë fëmija 6 muaj. Ndërsa, një pediatër tjetër më ka thënë se bën të marr antibiotikë fëmija edhe pa i bërë 6 muaj. Pres përgjigjen tuaj doktoreshë.
Teuta.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija. Sipas të dhënave tuaja, shihet se foshnja ka qenë e shtrirë në repartin e Neonatologjisë dhe me siguri është trajtuar me terapi antibiotike adekuate. Prandaj, mendoj se nuk qëndron ajo se foshnja deri në muajin e 6 të jetës nuk guxon të marr antibiotikë. Por, edhe ordinimi i antibiotikut vetëm për një kollitje apo zënie të hundëve nuk do duhej të ndodh.
Kështu, unë do të përgjigjesha ashtu që, nëse foshnja me të vërtetë ka shenja klinike të infeksionit (simptomat, si temperaturë të lartë, mos dashje të ushqehet apo edhe disponim jo të mirë) e poashtu edhe analizat rutinore (hemogram, formulë leukocitare, CRP) nuk janë në kufi të normës, unë mendoj se nuk duhet hezituar dhënia e antibiotikut, por e shkruar nga mjeku adekuat (pediatri).


Përshëndetje. Kam djalin 20 muajsh dhe ha shumë ushqim të thatë dhe pastaj ka probleme me bark (kaps). Si mund t"i ndihmohet në këto raste.
Ju përshëndet Arlindi nga Ch.

PËRGJIGJE:

Përshëndetjet e mija. Në fillim do të doja të ju thosha se ushqimi i drejtë nuk është vështirë të realizohet. Me një mund shumë të vogël mendoj se do të arrini që fëmija juaj të fillon të Dr. Teuta Sejdiu Hasbahta, pediatër, neonatologe





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

nita
nita
16.12.2009 20:02

e nderuara dr teuta,kam vajzen 2 muajsh ne gji,deri tash kam pasur mjaft qumesht por tash e tutje nuk kam dhe kafilluar te me pakohet ndoshta keshtu dhe po deshtoj me gjidhenje.te lutem te me ndihmosh se qfare te bej qe te te vazhdoj prap me gjidhenje?TE PERSHENDES SHUEM NITA


fatmire gashi
fatmire gashi
28.01.2010 17:28

cili eshte ushqimi i preferuar per femiun 6 muajsh


fatmire gashi
fatmire gashi
28.01.2010 17:30

pershendetje per doktorreshen desha ta pys cili eshte ushqimi i preferuar per femiun pas moshes 0.6muajsh si ti pregatis ushqimin


fatmire gashi
fatmire gashi
28.01.2010 17:35

pershendetje per doktorreshen desha ta pus kam nje vajz 3 muaj e gjyse para ni muaji i kan dal disa puqra ne fytyr nganjeher i heken mirpo si ti kruan perseri i dalin
qka me preferoni ju doktorresh


avni
avni
30.01.2010 22:05

pershendetje.E nderuara doktoreshe kam nje vajze,2vjet e gjysme.vajza nuk behet rahat thot se ka dhimbje barku sidomos ne mbremje po ashtu edhe nuk han sa duhet.mbasi te han ajo thot se pom dhem barku.e kam vizituar tek pediatri aj me ka keshilluar ti japi nje sirup,dyshojke se ka buba ne bark.tash mbasi ka perdorur sirupin ne jashtqitje del si te bardht e ves ne form te qelbit.me keshilloni qfar te bej.


besire
besire
26.03.2010 21:31

quhem beisre kam vajzen 6 mujash e gjysem prej muajit te par ka problemem me kapsllekun,nuk e kam ne gji e ushqej me qumesht te hipp-it qe 2 muaj kam filluar ta ushqej i kam dhen fruteka te hipim kryesisht me pem tash kam filluar ti jap edhe sup te gjelit,edhe frutolino.nese vajza nuk e ben 24 or nevozen qan shum ne konsulltim me mjekun kam perdorur dhe ende e perdor nje lloj ilaqi >glicerol mikroclisma me kamomil>me fal nese e kam shenu emrin e ilaqit gabim edhe ka problemem me gjumin nuk fle shum vetem nga gjysem ore edhe naten nuk rahatohen te lutem me ndihmo te pershendes perzemersisht e pres pergjigjen


sara
sara
14.10.2010 13:30

pershendetje doktorresh , pata nje pytje, djalin e kam 3 muaj dhe e ushqej me gji, qe 2 dite ne feces ka disa fije te holla e te gjata 2-3cm, a mund te jen keto buba apo skrraja ne bark. falemnderit e pune te mbare


Enkeleda
Enkeleda
01.11.2010 20:12

Pershendetje!Kam nje djale 18 muajsh.Deshiroj te kem nga ju nje menu te detajuar te ushqimit qe duhet ti jap gjate dites, shoqeruar kjo dhe me oraret perkatese te cdo vakti. Problem ka gjumin,ka shume kohe qe nuk ben rehat naten,eshte shume i gjalle ne veprime,me peshen ka ecur normalisht dhe nuk ka pasur probleme me shendetin.Gjate dites i jap qumesht me kornflakes e te verdhe veze ne mengjes,pure frutash midis mengjesit e drekes,pure patatesh e perimesh te tjera ose gjelle familjare ne dreke,kos me banane e biskota zemer dhe miell orizi me qumesht ose drithra te tjera ne darke.Eshte e drejte kjo menyre ushqyerje?Po sheqeri duhet perdorur?Kornflakes eshte i demshem per kte moshe?


aurora
aurora
04.11.2010 22:27

pershendetje.Jam aurora kam vajzen 9 vjeqare i dhemb lukthi ne qdo moment,ju lutem a mund te me kishilloni se si mund te veproj


suela
suela
09.11.2010 15:59

pershendetje kam femijen 5 muajsh dhe kam filluar ta ushqej me ushqim qe prej 2 javesh por kam nje problem qe djali eshte shum kaps deri ne 4-5 dit qendron kaps dhe qan me te medhaja.te lutem me thuaj ca te bej se jam shum e shqetsuar.ju uroj gjith te mirat


lela
lela
31.03.2011 13:00

kam perdorur kuterid g shum kohe dhe me jan shfaqur disa pika te kuqe ne fytyr duket porsi alergji si mund ti parandaloj ato


bashkimi
bashkimi
15.04.2011 23:44

pershendetje jom nje djal nga gjakova kom bo sttrishen e fytit edhe mkan dal dy mikron kom marr disa barna edhe skom pas sukses tash jom tu marr ineksillin gjelpona se di sa kan efekt kom ne eshna dhimt ne gjunj edhe lodhje trupit nese ka munsi nje pergjigje flm tung


mervetja
mervetja
17.04.2011 23:58

ju pershendes ju kishna lut doktoresh jam nje nen i kam 3 vajza po jam e dobet kam pir llojlloj vitamina por pa efekt me kan than te pi nje lloj shurupi nga turqija quhet -sipraktin-a guxoj ta perdori ju lutem kthema pergjigjen ju faleminderit shum


mimoza
mimoza
24.04.2011 20:44

E nderuara Dr Teuta ju shkruaj nga diaspora.kam nje vajz 3 muaj dhe tash para disa ditesh kam zbukuar qe kam gjenderr tiroide nen funksion,dhe me kan thene qe mund te ket edhe vajza rrezik per jet qfar rreiziku mund te jet dhe a mund te evitohet ky problem.Pres pergjigjjen tende


NJOMZA
NJOMZA
12.07.2011 09:48

pershendetje Dr une jam nje vajz 25 vjeqe dhe peshoj 47 kg une smuna me shtu pesh gjithmon te njejten peesh e kam a esht i demshem shurpi shpraktin nga turqija per mne shtu pesh a esht i demshem edhe aka efekt


jeta
jeta
06.09.2011 14:06

pershendetje doktoresh,kam vajzen 2muajshe e 2 jave,deri me tani i kam japur vetem gji,sote e pata tek mjeku i saj,me tha qe taj bej disa analiza,analizat ja bera i dulen mire,shkaku i analizave ishte per qumesht,me tha qe te vazhdoj ti dho edhe qumshte formul,pesha kur ka lind ka qen 3.100 dersa tani i ka 4.600,por vajza ime spo e merr cucullen,si thua ti vazhdoj deri sa te mesohet qe ta merr cucullen apo nuk po i pelqen ky qumesht,si te veproj ju lutem me tregoni pres pergjigjjen tuaj ,me respekt jeta.


Tina
Tina
20.10.2011 18:27

Doltoresh djalin im eshte 5 muaj e 1 jav pesha e lindjes 2.780gram gjatsia 53 cm dersa tash peshon 6.550 ushqehet me hipp nje muaj e kom ushqy me qumshtte gjirit duke e nxjerr me pump djali ka pi uje te gjelbert edhe mka lind me vrim ne zemer a mundenii te me tregonii per vrimen per qumshtin a eshte qumsht i mir edhe per peshen qe e kaa ju lutem dokotresh si nene e re brengosem shum per sherimin e djalit pres pergjigjjen tuaj sa me shpejt


ariola
ariola
02.11.2011 10:33

pershendetje dhe pergezime...! doja tju pyesja ne lidhje me nderrimin e qumeshtit formula,femija im eshte 3 muaj e gjys dhe eshte ushqyer me humana 1 asnje ushqim shtese por tani me rekomanduan NAN 1 qe femija im e pelqen njesoj me sa duket por dua te di a ka ndonje problem nderrimi i formules??dhe ke nga perimet mund ti filloj dhe ne cforme?? apo eshte akoma i vogel? dua te them qe cohet shpesh naten per te pire dhe se i kam dhene pak dhe rradhe leng ***rote te perzier me uje te zier a i ben mire??? femija 3 muajsh e gjys peshon 8 kg e gjys pa rrobe..pres me padurim te me shkruani sepse jam nene e re pa eksperience


azra
azra
08.11.2011 12:43

Pershendetje dc. kam vajzen 2 vjet e nje muaj peshon afer 12.5 kg. mee shqeteson pesha e saj edhe pse eshte femij shume aktiv. menyra e ngrenjes me shqeteson: ajo han vetem nese shikon ne llaptop ose tv. qumesht pin shume pak. me ndihmoni qe tja heq kete veti


rozana
rozana
16.11.2011 22:47

pershendetje doktoresh deshta tju pyes se a esht i demshem surupi Sipraktin? Pres pergjigjjen tuaj doktorresh .


merita arifi
merita arifi
23.11.2011 03:57

pershendetje doktoresh kisha pas deshir te me dnihmoni kam problem me vajzen 22muajshe ka lind 3 3og nuk ka shtuar kurr pesh me shum se 300g a ma pak pediatri me ka then se mir esht prej 8 muajsh nuk ka ngren shum pak vetem me zor edhe aton ma shum e ka vill ka 7 muaj qe ka mbet ne te njejten pesh10kgnuk shton pesh kam perdor shum lloj vitaminash por esht e kot se di qa me kishi kshillu jam shum e brengosur te lutem nje pergjigjje .


behari
behari
13.12.2011 10:51

jam 18 vjeqar dhe ja kom nis tu perdor spiraktin dhe dexason a jon te demshem kto dr.. nese ka munsi mem tregu


Erton Berisha, Ferizaj
Erton Berisha, Ferizaj
19.12.2011 20:30

Pershendetje e dashura doktoreshe jom nje nene nga ferizaj. kam nje djale 5vjet.per kete dhurate qe sot e kam i falenderohem zotit pastaj ty sepse ne vitin 2006e kam pas djalin ne spitalin neonatologji ku ka pas disa veshtersi me shendetin ;crp ndezje ne mushkri veshersi me frymarrje etj.si nene e re qe isha per her te pare u tmerrova shume sepse nje dr qe e pranoi djalin tim me tha se 99% e ki te vdekur 1%e ki te gjalle.!eh ate nate u luta shume nga zoti qe t`ma shpetonte.ti erdhe te nesermen si engjell dhe me mundin tend(me emrin e zotit) shpetove djalin tim.jom e lumtur dhe falenderoj se pari zotin pastaj ty e embela doktoreshe.mua si nene me ke dhene kurajo e fjale te embla,me veper ke shpetu jeten djalit tim me fal se ndoshta e teprova mburrem qe ka kosova doktorresh si ty.


labinoti
labinoti
21.12.2011 18:23

pershendetje doktoresh kam nje vajz 3 muj7 dit ka 6.5 kg eshte e gjat 63 cm naten nuk po na flen deri von edhe po kan si shum pak kem pas neper vizita po desh me te pyt a kisha mujt me fillu me bebelak edhe kur me ja dhon edhe sa her ne dit flm


aferdita
aferdita
20.01.2012 19:39

eju pershendes se pari dhe desha t;ju bej nje pyetje kam djalin tash dy muaj dhe e ushqej me gji por nuk ma merr gjirin dhe une zakonisht e nxerri me pomp desha tju pys a osht diqka rrzik per gjinjet dhe a preferohet keshtu ju pershendes dhe kaloni mir


Bukurije
Bukurije
09.03.2012 12:58

Pershendetje dokotoresh ,kam vajzen 5 muajshe qe nje muaj po i jam ushqim shtes si oriz pluher,qullera te pemeve dhe qumesht pluher mirepo edhe gji me shum naten sepse nuk po emerr gjirin diten ndersa un brengosem sepse njeri gji nuk ka qumsht e tjetri po si duhet te veproj a mos eshte rrezik diqka per beben me pi veq prej njerit gji pershendeyje


kosovare
kosovare
20.03.2012 17:00

kam vajzen 9 muaj,pesha e lindjes ishte 3kg,tashe peshon 9 kg a eshte normale kjo peshe jam e shqetsuar,qe kure i mbushi 8 muaj e kam larguar nga gjiri tash pin qumshte vetem 500ml ne dite dhe ushqehet pem perime,qull orizi ,supe dhe keksa,ju lutem me ktheni nje pergjegje


ardita
ardita
31.03.2012 14:31

perdhendetje doktoresh jam ardita dhe kam nja vajz 1 majsh ka lindur me pesh 2.800 gram pastaj ka humbur dhe 300 gram doktori me ka preferuar te perdori qumshin pre humana por un vazhdoj ta usheqej edhe me gji nuk osht qe nuk kam gjii po doktori me tha qe nuk esht mjaft i shendetshem gjiri im pas pordorimit te qumshtut humana vajza ime ka shutar edhe 750 gram qmendoni ju te vazhdoj te perdor qumshtin apo ta ndaloj po nqs me thua te vazhdoj ateher mas sa kohe me duhet te ndrroj qumshtin dhe te vazhdoj te marr pre humana 1 ?? ju faleminderit per mirkuptim


jeta
jeta
03.04.2012 21:40

pershendetje mjeke e nderuar.kam nje vajz kir ka lind ka pas 3430gr dy muaj e gjysmė e ka ushqyer me gji pastaj mjeku e ka kostantuar se nuk kam mjaft qumsht sepse vajza gjithmon deshironte te pij pa u ndal dhe kam filluar me qumėsht artificial por kurr ska fituar mir ne pesh dhe keshtu ka qen edhe me gjidhėnje ne muajin e par te lindjes ka fituar vetem 800gr pastaj kur kam filluar me qumesht artificial gjithmon ka fituar me pak ndonjeher per 1muaj ka fituar vetem 400 gr per1muaj.me 4 muaj kam filluar ta ushqej me qullera dhe ka pas 6kg kurse tash me 7 muaj ka 6670gr d.m.th per 3 miaj ka shtuar vetem 670gr. te lutem e nderuara mjeke me the pergjigjen dhe me trego a esht kjo normal apo mos vajza ime e ka ndojn semundje.pershendetjet e mia falemind


hava
hava
08.04.2012 21:40

pėrshendetje doktoreshė quhem hava unė ekam nje vajz 14 muajsh qe nje muaj e me teper kam pasur probleme me ta edhe me heret skam pasur kur probleme deri tasht por kur po eqes ne shtrat me flejt ajo po flen ne bark edhe kėmbet e mbledhura gjunjet iben bashk edhe kan as ste len me prek deri sa te zen gjumi vet e nuk flen shum mu po mamerr menja qe ka buba ne bark sekam pas kerkund me kontrrolu deshta me dit qka me ba un


zelka
zelka
17.04.2012 16:20

kam shum pak kile per te shtuar a mund te perdori sipraktin dhe tableta dekort 0.75mg (ushqehen ne menyr te rregullt dhe majftushem mirpo nuk mund te shtoj as edhe 1 kg) pres
pergjigje


nora
nora
29.04.2012 15:04

pershendetje doktoresh jam nora nga gjermania kam nje vajz tash i mbush 6 muj peshon 7,200 gram gjatsia 78 cm ashtu shum mir me shendet nuk esht smuar sa nje her vetem dashta me dit asht pesha edhe gjatsia normal se mu po me duket qe peshon pak flm permirkuptimin


nora
nora
29.04.2012 15:25

pershendetje dokoresh jam nora nga gjermania kam nje vajz edhe nja vaj mbush 6 muaj ka lindur me pesh 2,800 gr dhe gjatsi 51 cm tash peshon 7,200gr dhe gjatsi 58 cm a asht pesha norml se mu me duket qe peshon pak


nora
nora
29.04.2012 15:30

pershendetje dokoresh jam nora nga gjermania kam nje vajz edhe nja vaj mbush 6 muaj ka lindur me pesh 2,800 gr dhe gjatsi 51 cm tash peshon 7,200gr dhe gjatsi 58 cm a asht pesha norml se mu me duket qe peshon pak


nita
nita
04.07.2012 16:26

pershendetje doktoresh,kam nje pyetje per ju nese ka mundesi?kam nje vajz ka 11jav para nje muj ja kena ba urinokulturen edhe i ka dal eschria coli ka marr antibiotik 10dit tash e kena ba apet analizen apet e ka a asht diqka rrezik apo?nese mundeni a ktheni pergjegjien ju lutem




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!