Total: (509,676)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fėmijėt ndikohen nga stresi qė nė barkun e nėnės

Fėmijėt ndikohen nga tė gjitha ndjenjat, si fizikisht ashtu dhe nga ana hormonale. Shqisat e fėmijės fillojnė tė zhvillohen qė nė javėn e tetė. Nė javėn e 16-tė ai fillon tė dėgjojė zėrat me dridhje qė vijnė nga jashtė. »»


Dr. sci. Ardita A. Devolli, Defektologe logopede

Dr. sci. Ardita A. Devolli, Defektologe logopede

28.11.2009 01:24 - Kategoria: Shendeti

Dr. sci. Ardita A. Devolli, Defektologe logopede

Dr. sci. Ardita A. Devolli
Defektologe – logopede
Tel. 044 123 449
logopedet@gmail.com 

Doktoreshë, fëmija im flet shumë pak, është i dhënë vetëm pas muzikës dhe TV. Dhe është vetëm 3 vjeç. Ka problem?
L. Duraku

PËRGJIGJE:

Fakti se fëmija juaj është në moshën tre vjeçare dhe akoma nuk fletë si bashkëmoshatarët tjerë është vërtetë shqetësues. Përcjellja e vazhdueshme e programeve televizive jo vetëm në moshën e tij por edhe në atë më madhore është tejet i dëmshëm në aspektin e zhvillimit të komunikimit verbal. Prandaj ju propozoj që sa më shpejtë të bëni një vizitë te logopedi. Djali im ka dy vjet e dy muaj dhe akoma nuk flet një fjalë.
Pres ndihmën tënde profesoreshë.
Njomza. F.

PËRGJIGJE:

E nderuara Z. Njomëza
Në letrën tuaj më keni shkruar vetëm se fëmija i juaj i ka dy vjet e dy muaj dhe akoma nuk fol asnjë fjalë, gjë që nuk mjafton për të ju ofruar ndihmën që kërkoni. Për ta bërë këtë më nevojiten edhe fakte të tjera lidhur me sjelljet e djalit tuaj. Nëse nuk e keni problem caktoni një termin në numrin tim të telefonit dhe ejani për një vizitë. Përndryshe, vizita është pa pagesë kështu që ejani sa më parë.


Jam një nënë e brengosur me djalin tim 7 vjeç. Ai bën shumë gabime të pazakonta në matematikë. Ai e zëvendëson të njëjtin numër me ndonjë tjetër disa herë. Është shumë i ngathët, i painteresuar, nuk i mban mend nunrat, i shkruan nga ana e kundërt? Çka të bëj që ai të përmirësohet?
”E brengosura”

PËRGJIGJE:

Në saje të përshkrimit që bëni mund të them se është fjala për paaftësinë lidhur me shkathtësitë matematikore e cila në logopedi njihet me emrin diskalkuli. Përndryshe kjo diagnozë zakonisht ndërlidhet edhe me paaftësinë e leximit dhe shkrimit në përgjithësi, kështu që kemi të bëjmë me një fëmijë dislektik. Me këtë fëmijë duhet punuar ngushtë prindi-mësuesi-logopedi. Nëse kjo nuk bëhet deri në moshën 9 vjeçare, atëherë me të vërtetë do jetë problem për djalin tuaj ta përvetësoj shkathtësinë e shkrimit dhe leximit në përgjithësi. Ju lutem, konsultohuni me logopedin më të afërt, apo caktoni një termin tek unë që të mund të ju ofroj një ndihmë më të madhe në drejtim të zhvillimit të shkathtësive të djalit tuaj. Vajza ime është pothuajse 8 muaj, tani as nuk ka folur një rrokje të vetme. A është kjo normale dhe kur mund të pritet që të fillojnë të shqiptojë ndonjë fjalë. Përndryshe, është e zhvilluar normalisht, thith gjirin dhe vazhdimisht rri duke buzëqeshur...
Paraprakisht ju falënderoj.
Driada

PËRGJIGJE:

E nderuara Driada.
Gjithnjë më bëjnë përshtypje të mira nënat të cilat brengosen për të folurit e fëmijëve të tyre që në moshë të mitur. Kjo për arsye se shumica e nënave, por edhe e baballarëve brengosen vetëm kur fëmija i tyre duhet të kyçet në sistemin arsimor, përkatësisht në shkollë.
Nëse vajza e juaj është zhvilluar normalisht nuk duhet të shqetësoheni për të folurit e saj, sepse ajo shumë shpejtë do të filloj ta bëj këtë. Provoni të ”bisedoni” me të me fjalë apo rrokje shumë të thjeshta, si p. sh. baba, mama, papa... Bëjeni këtë sa herë që të keni mundësi dhe do të shihni që brenda një kohe shumë të shkurtë ajo do të filloj të flasë përkrah buzëqeshjes së saj.


E nderuara dr. Ardita!
Jam 29 vjeçare dhe kam një problem që nga lindja. Unë nuk mund ta theksoj shkronjën rr. E kam vërejtur kur i kam mësuar shkronjat që nuk mundem ta theksoj. Në raste të caktuara ndihem shumë keq që vërehem në të folur, bile veç kur nuk kam mundësi se zakonisht i iku asaj shkronje. Ju falënderoj paraprakisht!
Lulja!

PËRGJIGJE:

E nderuara Lule.
Çrregullimet në artikulim shfaqen që në moshën e fëmijërisë. Tek disa njerëz ato eliminohen apo zbuten me kohë e tek disa të tjerë (siç është rasti i juaj), mbesin apo qëndrojnë gjatë tërë jetës. Ju këshilloj që të shkoni tek logopedi më i afërt për ta eliminuar këtë çrregullim. Shkronjën ”rr” do ta shqiptoni rrjedhshëm e pastër edhe përkundër moshës që keni.

Përshëndetje. Kam vajzën 6,5 vjeçe dhe tashmë 1 vit te ajo janë shprehur probleme të herëpashershme në të folur, posaçërisht bën zgjatjen e zanoreve (përderisa në këndim dhe recitim aspak nuk ka problem). Ky belbëzim shprehet më shumë kur ajo është ose nervoz apo kur është duke folur, ndërsa ajo është në qendër të vëmendjes nga të tjerët. Një fakt tjetër është se gjatë kësaj kohe, një periudhë ndoshta 3 mujore kur ajo krejt papritmas filloi të flas rrjedhshëm pa asnjë problem....e mahnitshme. Më tregoni, ju lutem se për çka bëhet fjalë në rastin tim...Edhe një informatë. Vajza ime ka filluar të flas qysh në moshën një vjeçare dhe kurrë nuk ka pasur probleme në shqiptimin e fjalëve deri para një viti.
Ju faleminderit në mirëkuptim

PËRGJIGJE:

E nderuara Z. Arsije.
Në artikullin që e kam shkruar te ”telegrafi” lidhur me belbëzimin, kam sqaruar hollësisht se çfarë është belbëzimi dhe si mund të paraqitet ai në moshën parashkollore.
Mendoj se në rastin e vajzës suaj të folurit e hershëm (që në moshën 1 vjeçare), e mbase edhe ndikimi i rrethit familjar për një të folme sa më të begatshme, ka ndikuar në shfaqjen e belbëzimit. Në përgjithësi, prindërit ndjehen krenar kur fëmija i tyre flet shumë dhe rrjedhshëm që në moshë fare të re, dhe duke harruar kohë pas kohe që ai është vetëm se një fëmijë i mitur kërkojnë më tepër e më shumë nga se kapaciteti i tij apo i saj mund të përballoj. Me fjalë të tjera, shpesh ndodhë që nga fëmija i tyre ata kërkojnë që të recitojnë vjersha të ndërlikuara apo të këndojnë këngë jo të përshtatshme për moshën e fëmijës. Gjithashtu, jo rrallë mund të ndodhë që kërkesat e tilla t"i parashtrohen fëmijës kur ai fare nuk është i gatshëm për to, p.sh. me rastin e vizitës së ndonjë të afërmi të familjes.
Përveç fakteve të cekura më sipër, nëse me fillimin e belbëzimit, prindi fillon me kritikat e tij ndaj fëmijës me fjalët: ”pse fletë kështu tani?”, ”përsërite edhe një herë fjalën që e the”, e të ngjashme, tek fëmija vetëm se shtohet dhe përforcohet belbëzimi. Normal që prindi vepron kështu vetëm e vetëm që fëmija sa më parë të kthehet në të folurit e rrjedhshëm, gjë që shpesh ndikon në të kundërtën. Fëmija që belbëzon është zakonisht shumë inteligjent. Ai ka dëshirë të flasë rrjedhshëm e bukur më shumë se prindërit apo rrethi i tij, por nuk di se si ta bëj këtë. Për këtë arsye, ekziston logopedi. Nëse keni mundësi konsultojeni logopedin më të afërt. Ndonjëherë mjafton vetëm një konsultë me të që fëmija të gjej prapë rrugën e të folurit të rrjedhshëm.


Doktoreshë, a ka të drejtë policia të marr në pyetje fëmijët pa prezencën e prindërve. Vajza ime prej se është marrë në pyetje nga policia në lidhje me raportet tona familjare, ka frikë dhe shpesh belbëzon?
Pres mendimin tënd të sinqertë.
L.H.

PËRGJIGJE:

Besoj se jo vetëm policia por asnjë njeri në botë nuk ka të drejtë ta marrë në pyetje fëmijën lidhur me raportet tuaja familjare pa prezencën e prindërve apo të punëtorit social.
Unë sinqerisht mendoj se vajza e juaj duhet kontrolluar dhe diagnostikuar nga ana e logopedit lidhur me arsyet e vërteta që kanë sjell deri tek belbëzimi. Duhet shqyrtuar me kujdes si faktorët hereditar apo trashëgues, ashtu edhe faktorët e mjedisit siç është marrja në pyetje e vajzës suaj nga ana e policisë. Vajza ime ka 3 vjet e 4 muaj. Kur e pyes se a do diçka, nuk përgjigjet dhe vëmendjen e ka diku tjetër. Ndërsa kur diçka nuk do, me të vërtetë thotë: JO.
Rritja e saj më duket se stagnon, mirëpo me lëvizje arrin shoqet e veta. Më duket se është shumë e pasigurt në vete.
Lulja

PËRGJIGJE:

E nderuara Z. Lule,
Këto që tregoni në letrën tuaj lidhur me vajzën tuaj kanë të bëjnë me dy gjëra: ose vajza e juaj nuk dëshiron të flasë me ju vetëm sa për të qenë në qendër të vëmendjes, ose ekzistojnë faktor organik që ia pamundësojnë asaj të shprehurit normal.
Nëse vajza e juaj jeton në një mjedis familjar ku të gjithë ia plotësojnë dëshirat pa bërë ajo as përpjekjen më të vogël për ti shpreh ato përmes fjalëve, atëherë ajo nuk ka pse ta bëj këtë apo të flasë. Mirëpo, nëse ju si prind dyshoni se ajo stagnon apo ngecë në zhvillimin e saj krahasuar me moshatarët tjerë, atëherë patjetër duhet bërë një konsultë me logopedin tuaj.


Unë kam një vajzë 3 vjeç e cila bukur flet dhe ka një fond të mjaftueshëm fjalësh. Por, e kam një vërejtje sepse e përdorë shumë shkronjën sh, sidomos ne fillim të fjalës.
E kam edhe një hall tjetër. Djali është 7 vjeç. Lexon, imiton tingujt, zhurmat, ka vëmendje të të dëgjojë, por s"ka interesim të flasë. Për çkado që e pyesim përgjigjet tepër shkurtë, e nganjëherë edhe përton të përgjigjet. Ka nevojë disa here t"ia përsërisim pyetjen.
Shpresojmë se do marrim përgjigjet tuaja. Ju falënderojmë.

PËRGJIGJE:

Ju falënderoj dhe unë për pyetjet e parashtruara lidhur me fëmijët tuaj.
Sa i përket vajzës suaj, mendoj se është fjala për një dislali, përkatësisht çrregullim të artikulimit apo shqiptimit të tingujve, gjë që është normale për moshën 3 vjeçare të vajzës suaj. Ju lutem mos e korrigjoni të folurit e saj sepse mund të ndikoni pa dashje në shfaqjen e belbëzimit.
Ndërsa, sa i përket djalit tuaj më intereson të dijë se a keni qenë ndonjë herë tek logopedi, audiologu, psikologu apo ndonjë ekspert tjetër lidhur me diagnostikimin dhe rehabilitimin e tij. Djali i juaj ka një arsye të madhe pse nuk fletë në moshën 7 vjeçare, prandaj duhet konsultuar sa më shpejtë logopedin më të afërt me qëllim të eliminimit apo zbutjes së çrregullimeve në komunikim. Përshëndetje, kam vajzën e axhës 6 vjeç, e cila në shtëpi flet normal, ndërsa kur shkon në shkollë nuk flet fare me mësuesen sa që mësuesja i ka thënë se duhet të shkoj në shkollë speciale.
Edmondi

PËRGJIGJE:

Përshëndetje Z. Edmond
Më vjen mirë që interesoheni në këtë mënyrë për vajzën e axhës suaj.
Sa i përket të folurit të saj, mund të them se ajo mbase fletë pastër e rrjedhshëm në shtëpi por që këtë nuk e bën edhe në shkollë. Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme duke pasur parasysh ndarjen nga familja dhe fillimin e një jete plotësisht të re siç është kyçja në sistemin arsimor.
Sa i përket deklaratave të mësueses se ajo duhet të shkoj në shkollë speciale, jam e mendimit se për këtë vendos komisioni i posaçëm i shkollës apo i ministrisë së arsimit. Sot nuk ekzistojnë vetëm shkolla speciale, por edhe paralele speciale, klasë të bashkangjitura e të ngjashme. Prandaj, drejtohuni departamentit të arsimit të qytetit ku jetoni dhe bisedoni me ta lidhur me çështjen e arsimimit të vajzës suaj.
Përndryshe, për mua personalisht është me rëndësi që jo vetëm vajza e juaj, por të gjithë fëmijët e Kosovës të arsimohen sa më shumë, duke pasur parasysh konditat e secilit fëmijë në veçanti. Në fund të fundit, nuk është me rëndësi shkolla në të cilin shkon fëmija por dija e fituar në të. Jam 20 vjeç dhe kam probleme me të folur, belbëzoj kur fjalitë fillojnë sidomos me T... Një defektolog më ka këshilluar që të lexoj me zë të lartë, 3 javë. Pasi e kam bërë këtë, nuk kam vërejt ndonjë përmirësim. Cila është këshilla juaj? Flm.

PËRGJIGJE:

Nëse ju ka kontrolluar defektologu – logopedi, atëherë më çuditë fakti se si ka mundur të ju rekomandoj një lexim 3 javor me zë të lartë me qëllim të përmirësimit apo eliminimit të belbëzimit tuaj, duke pasur parasysh moshën tuaj 20 vjeçare dhe përvojën tuaj të gjatë me belbëzimin. Mendoj se kolegu apo kolegia që ju ka këshilluar këtë ose nuk e ka kryer drejtimin e logopedisë ose nuk ka përvojë të mjaftueshme praktike në këtë drejtim. Jo të gjithë defektolog janë domosdo logoped, pasi që ekzistojnë drejtime të ndryshme në kuadër të fakultetit përkatës.
Përndryshe, unë ju rekomandoj që të konsultoheni me një logoped lidhur me belbëzimin tuaj. Në moshën 20 vjeçare, belbëzimi nuk mund të eliminohet përmes një këshillimi apo një seance logopedike. Kërkohet një vullnet i madh nga ana e juaj dhe një punë e palodhshme e logopedit me përvojë që belbëzimi të zbutet apo të eliminohet në tërësi.

Kam vajzën 10 vjeçare e cila ka lind gjatë kohës së luftës. Tre muaj kam qëndruar në Maqedoni. Pas kthimit kam vërejt se me fëmijën nuk është diçka në rregull. Vajza ka pas problem me ijët, është shëruar, por ka mbet me zhvillim të vonshëm.
Ajo ka edhe probleme me të folur, shumë pak kontakton. Fjalët i thotë rrjedhshëm, por shpesh fjalën e parë apo të fundit e shqipton të përgjysmuar. Çka na këshilloni?
Ju përshëndes

PËRGJIGJE:

Më vjen keq që vajza juaj e paska pasur fatin që jo vetëm të lind gjatë luftës, por edhe të ketë probleme shëndetësore.
Sa i përket të folurit të saj, ju deklaroni në njërën anë se ajo shumë pak kontakton, e në anën tjetër se fjalët i thotë rrjedhshëm, por shpesh fjalën e parë apo të fundit e shqipton të përgjysmuar. Nga ky përshkrim i juaji mund të përfundoj se vajza juaj ose fletë fare pak (me fjali fare të thjeshta) ose belbëzon. Ju këshilloj që të caktoni një termin te logopedi më i afërt jo vetëm për diagnostikimin e mirëfilltë të vajzës suaj, por edhe për rehabilitimin e saj. Kam djalin 8 muajsh edhe ai vazhdimisht mban gishtin tregues në gojë. Ju lutem, a mund të më tregoni se mos fëmija im mundet të ketë probleme në të folur më vonë. Ndoshta nuk do të mund të shqiptoj të gjitha shkronjat, p.sh xh, s, z, etj. Flm për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:

Në përgjithësi, mbajtja e vazhdueshme e gishtit në gojë mund të jetë njëri nga faktorët që e pengojnë zhvillimin normal të të folurit të fëmijës. Njëra ndër pyetjet e zakonshme për prindërit përgjatë diagnostikimit të fëmijës është edhe kohëzgjatja e mbajtjes së gishtit, biberonit apo thithjes së gjirit. Të gjitha këto ndikojnë në pasivitetin e gjuhës së fëmijës dhe mund të sjellin deri tek çrregullimi i artikulimit të tingujve. Përshëndetje,
Kam një djalë 2.5 vjeç, është i zgjuar dhe kupton, flet normal, por shqetësimi im është se muajin e fundit nuk përgjigjet pa e thirrur disa herë. Nuk po mund të kuptoj se a është nga të lazdruarit apo mos ka probleme me dëgjim. Do theksuar se gjërat që i interesojnë më duket se i dëgjon mirë.

PËRGJIGJE:
Keni të drejtë që shqetësoheni për djalin tuaj, sidomos kur të kihet parasysh ndërrimi thelbësor i sjelljeve të tij. Nëse fëmija i juaj kupton dhe fletë në tërësi, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për dëmtime në të dëgjuarit e tij. Mirëpo, nëse të folurit e tij ka filluar të ndryshoj dhe përveç sjelljeve që ju i përmendet ka dhe të tjera, atëherë menjëherë duhet konsultuar logopedin.


Kam probleme me djalin që tashmë bën 3 vjet dhe nuk po flet...artikulon toj toj..am dada, me gjuhën e tij, por ende nuk po flet. Kupton jashtë mase, të dëgjon me vëmendje, reagon dhe kupton perfekt. Tash, së fundmi ia kemi bërë dhe analizën e PKU dhe Asperger.
Pres përgjigje, ju falënderoj. Respekt.

PËRGJIGJE:

- Keni plotësisht të drejtë të brengoseni për të folurit e djalit tuaj. Në moshën tre vjeçare fëmija duhet të flasë më shumë e më rrjedhshëm se sa disa fjalë të pakuptimta. Në përgjithësi, ekzistojnë dy arsye se pse fëmija në këtë moshë nuk fletë: e para se ai nuk ka nevojë për këtë nëse ju ia plotësoni të gjitha dëshirat pa ia dhënë mundësinë që ai të shprehet në mënyrë verbale, dhe e dyta nëse ekzistojnë faktorët organik apo të brendshëm të cilët ia pamundësojnë atij që të shprehet si bashkëmoshatarët e tij. Përndryshe, unë ju rekomandoj që ta sillni djalin tuaj tek unë për ekzaminime të mëtejme të të folurit të tij.


Jam një vajzë 22 vjeç dhe kam probleme me të folur. Mirë flas ama ka raste kur belbëzoj. Unë kam problem me shqiptimin e germës t,q,d, por jo gjithherë; shumë herë i shqiptoj mirë pa as një problem, por nganjëherë i përsëriti shumë në vete para se t"i. Megjithatë gaboj, jam shumë e merakosur, shumë nguroj të flas nga frika se po gaboj.

PËRGJIGJE:

- Nuk keni se përse brengoseni për të folurit tuaj. Me sa kam kuptuar nga letra juaj ju keni probleme me çrregullimin e rrjedhshmërisë së të folurit, përkatësisht me belbëzimin. Sa më shumë që të frikësoheni që do të gaboni apo do të belbëzoni aq më shumë do ta bëni këtë. Prandaj, keni më tepër vetëbesim se kjo nuk do të ju ndodhë apo konsultohuni me logopedin që këtë gjendje ta mbizotëroni një herë e përgjithmonë. Nëse janë probleme të vogla do të tejkalohen shumë shpejtë. Unë jam 13 vjeç, kam ndonjëherë pengesa gjatë të folurit. Gjatë këndimit nuk has në pengesa, sepse ushtroj çdo ditë për t"u çliruar nga belbëzimi im i vogël…
Pres mendimin tuaj doktoreshë.

PËRGJIGJE:

Po, është e vërtetë se gjatë këndimit njeriu asnjëherë nuk belbëzon, kjo për faktin se vie deri tek zgjatja e zanoreve. Gjithashtu nuk vërehen pengesat as gjatë recitimit të një vjershe të mësuar mirë. Pengesat më së shumti hasen përgjatë të folurit spontan apo përgjatë të folurit emocional. Nëse ti në moshën 13 vjeçare e ke kuptuar se përgjatë këndimit nuk has në pengesa, atëherë mund të të them se ke shanse të mëdha që ta mundësh atë pa ndonjë problem të madh. Ushtrimet tuaja do të jenë edhe më frytdhënëse në bashkëpunim me logopedin.


Kur paraqitet belbëzimi? Kur duhet intervenuar për rehabilitimin e belbëzimit? Cilët janë faktorët që më së shumti ndikojnë në eliminimin e belbëzimit?

PËRGJIGJE:

Belbëzimi zakonisht paraqitet prej moshës 3 deri në 5 vjeçare, respektivisht në moshën parashkollore. Mirëpo, mund të paraqitet edhe më vonë si pasojë e lëndimeve të trurit.
Për rehabilitimin e belbëzimit duhet intervenuar sa më herët që të jetë e mundur. Fillimisht përmes këshillave e më pas përmes seancave logopedike.
Faktorët që më së shumti ndikojnë në eliminimin e belbëzimit janë: mosha e paraqitjes së belbëzimit, mosha e përfshirjes së klientit në trajtimin logopedik, etiologjia e belbëzimit, personaliteti i klientit, përkatësisht dëshira dhe vullneti i tij për eliminimin e belbëzimit.

Dr. sci. Ardita A. Devolli, Defektologe  logopede




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

blerta
blerta
23.12.2009 21:25

ju lutm si kish mundur te kontakti me ju kam vajzen 4.e gjyms akom sfel si asht e mundur derin ne kte mosh femia te mos flet le qe felt po kur i keroi diqka as qe kthen koken kur ka nevoi per diqka me merr per dore kam ber ca kuntrolla te gjith i ka dal ne rregull sistemt truroi ju lutem na ndihmoni pres pergjigjejn nga ju .


blerta
blerta
25.12.2009 18:21

ju lutm si kish mundur te kontakti me ju kam vajzen 4.e gjyms akom sfel si asht e mundur derin ne kte mosh femia te mos flet le qe felt po kur i keroi diqka as qe kthen koken kur ka nevoi per diqka me merr per dore kam ber ca kuntrolla te gjith i ka dal ne rregull sistemt truroi ju lutem na ndihmoni pres pergjigjejn nga ju .


anonim
anonim
27.01.2010 01:11

pershendetje un jam 20 vjecar jam nga maqedonia un kam pengesa ne shqiptimin e ketyre shkronjave S,SH.Z.ZH.Q.X.Q.C keto shkronja un i shqiptoi me an te hundes e jo me an te gjuhes si mund te me ndimoni ne cilen der te trokas sepse keto pengesa kan shum rol ne jeten tem nuk mund te studijoii per ket arsye ju lutem mereni parasysh ket mesazh ju faliminderit


moza
moza
07.05.2011 18:42

Miredita doktoresh e kam djalin e vellaut me probleme ne te folur ai eshte 4 vjeq ne fillim ska pasur probleme po qe nje vit i jane shfaqur keto probleme neve na kane thene se kjo eshte pasoje qe rri shume me moshat e medha femija por kemi filluar ta dergojme edhe ne institicione parashkollore para nje muaji iu larguan pengesat ne te folur por tashme ka filluar prap te kete problemme qka mendoni ju a eshte belbezim ky edhe si duhet te veprojme ne edhe deshta me ju pyet a jeni nga Kosova ju a do te kishm mundur me ia bere nje vizit tek ju


valbona
valbona
18.03.2012 22:13

pershendetje. po lexoja me kureshtje te gjitha shkkrimet por asnnje nuk kishte problemin tim. kam vellain 47 vjec qe ka kaluar iskemi cerebrale para 3 vjetesh dhe ka bere nderhyrje kirurgjikale qe eshte akoma ne jete. tani eshte mire megjithese gjysem i paralizuar por ajo qe me shqeteson akoma me shume eshte qe nuk arrin te flasi.nuk di cdo behet me te. duket sikur i ka humbur aftesia per te folurprandaj vendosa te kerkoj nje logopedist se ndoshta bejme diasa seanca sa per te kuptuar ***a. pres nje pergjigje nese keni pasur raste te tilla te meparshme.theksoj: vellai ka beere nje jete normaleme pare por nga iskemia cerebrale ka mbetur me pasoja dhe dua te di a mund te kete permiresim. faleminderit




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!