Total: (508,127)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
infermier

Qindra pėrsėritės nė test pėr licencėn e infermierit, mamisė, fizioterapistit,

Rreth 1600 specialistė tė diplomuar nė fusha tė ndryshme mjekėsore do tė garojnė pėr tė fituar licencėn profesionale nė profilet pėrkatėse si infermierė, mami, teknikė laboratori, teknikė imazhierie, logopedistė dhe fizoterapistė". »»


Kompleksi i Edipit

Kompleksi i Edipit

28.11.2009 01:24 - Kategoria: Shendeti

Kompleksi i Edipit

Nė jetėn e pėrditshme mund tė vėrehet apo dėgjohet ngjashmėria e fėmijėve me prindėrit e tyre nė tipin "e bija i ngjan tė atit' dhe "i biri i ngjan nėnės', duke vendosur kėshtu njė pėrkatėsi somatike, kundrejt predisponimit tė ndjenjės dhe atij tė identifikimit pėrfundimtar. Kjo ngjashmėri ndryshe mund tė quhet edhe Kompleksi i Edipit.

I ashtuquajturi Kompleks i Edipit, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė shembull i veēantė i njė burgu tė njeriut neurotik. Nėse individėt frikėsohen tek ndeshen me problemin e dashurisė nė botėn e madhe, nuk do tė kenė shpėtim nga neurozat. Pėr shkak tė ndjenjės sė pasigurisė, ata kurrė nuk do tė vėshtrojnė pėrtej atyre pak njerėzve, me tė cilėt janė mėsuar. Ata frikėsohen qė nuk mund tė jenė tė aftė tė mbizotėrojnė mbi njerėzit e tjerė, siē janė tė mėsuar tė mbizotėrojnė nė rrethin e tyre familjar

Kompleksi Edipit e ka marrė emrin nga mitologjia greke, prej emrit tė mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me tė ėmėn e tij, pa ditur se kush ishin ata.

Pėr kėtė arsye, djali ka frikė dhe ankth nga i ati se ai do ta kastrojė (tredhė).
Pėr ta zgjidhur kėtė konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me tė atin dhe shtyp ndjenjat seksuale pėr tė ėmėn. Kjo ka tė bėjė me ata fėmijė qė zhvillohen nė mėnyrė normale, ndėrsa ata qė nuk kalojnė kėtė fazėn e idit dhe fallike si duhet, ky kompleks i pėrcjell edhe mė vonė, me komplikime tė ndryshme.

Viktima tė Kompleksit tė Edipit janė fėmijėt, tė cilėt janė tė llastuar nga prindėrit, qė janė edukuar tė besojnė se ēdo dėshirė e tyre ėshtė ligj dhe qė nuk kanė kuptuar kurrė se mund tė fitojnė dashuri nėpėrmjet pėrpjekjeve tė pavarura tė tyre jashtė kufijve tė shtėpisė. Kur rriten, kėta njerėz qėndrojnė tė lidhur me prindėrit. Nė dashuri nuk kėrkojnė njė partner tė barabartė, por njė shėrbėtor; dhe shėrbėtori, me mbėshtetjen e tė cilit ata janė mė tė sigurt, ėshtė prindi i tyre. Te njė fėmijė Kompleksi i Edipit mund tė shkaktohet kur nėna e llaston atė dhe e ndalon qė tė interesohet pėr njerėzit e tjerė dhe qė babai tė jetė mospėrfillės ose i ftohtė. Tė gjitha simptomat e neurozave japin njė pamje tė lėvizjes sė kufizuar.

Veē tė tjerash, Frojdi theksonte se pėrvoja bazė e tė pandėrgjegjshmes, pėrreth sė cilės gjithēka nga parimi duhet tė rrotullohej, ishte nė raport me figura prindėrore: inēestuozitet protofėminor ndaj nėnės, tė cilėn vogėlushi do tė donte ta dashuronte nė mėnyrė ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, qė e nėnshtron nėnėn, njė baba i ndier njėherazi si i plotfuqishėm, shumė i dashur dhe armik.

Rreth pesė vjeēėve, Kompleksi ”evolutiv” i Edipit duhet tė tejkalohet, nė qoftė se incesti i pandėrgjegjshėm drejt nėnės dhe dashuri-urrejtja pėr babanė, edhe kjo e pandėrgjegjshme, qėndrojnė, atėherė bėhesh neurotik, thellėsisht i plagosur psikikisht dhe mbetesh i tillė deri nė tejkalimin eventual tė bllokimit fėminor qė ka bllokuar zhvillimin normal tė psikikės drejt heteroseksualitetit dhe pėrtej familizmit fėminor.

Fėmijėt qė janė 'tė prapambetur' nė shkollė, burra ose gra qė nė moshėn 30 vjeē ose mė shumė ende nuk kanė njė punė, njerėz tė cilėt i shmangen problemit tė martesės, neurotikėt me fiksime qė vazhdimisht pėrsėrisin tė njėjtat veprime, njerėz qė vuajnė nga pagjumėsia, qė janė gjithmonė shumė tė rraskapitur pėr tė pėrmbushur detyrat e ditės.
Tek tė gjithė kėta bėhet i njohur njė kompleks inferioriteti qė i pengon ata tė bėjnė pėrpara nė zgjidhjen e problemeve te jetės.

Frojdi ka besuar se ēdo fėmijė nė mėnyrė simbolike duhet tė kalojė nėpėrmjet pėrvojave tė Edipit. Teoria e Frojdit ėshtė psiko-sociale pėr arsye se pikėnisja e kėtij qėndrimi lidhet me atė se ērregullimet lidhen me raportet ndėrpersonale.
Simptomat, po ashtu psikologjike-psikiatrike, konsiderohen si shfaqje tė sipėrfaqshme tė konflikteve tė thella tė pazgjidhura.
Po ashtu sipas psiko-dinamikės dhe psiko-analizės ērregullimet neurotike rrjedhin nga ndrydhja e pėrvojave zakonisht ose seksuale, ose agresive, tė cilat kanė lidhje me prindėrit.

Mekanizmi i ndrydhjes shfrytėzohet pėr mėnjanimin e frikės nga dėnimi ose nga humbja e dashurisė sė prindėrve.

1 - Meqė materiali shqetėsues kur nuk i afrohet egos, konflikti mbetet i pazgjidhur dhe si pasojė individi arrin njė shtrembėrim tė realitetit.

2 - Mekanizmi i ndrydhjes ėshtė mekanizėm i mbrojtjes.

Kėtu individi pėrdor shumė energji, tė cilėn do ta pėrdorte gjatė zhvillimit tė tij nga kalimi prej njė faze nė tjetrėn. Pėr shkak tė pėrdorimit tė tepėrt tė mekanizmave mbrojtės dhe mekanizmave tė tjerė, individi gjen disa pėrvoja dhe bėhet i paaftė qė tė pėrballet me shumė probleme nė moshėn madhore. Po ashtu, sipas psiko-analizės ērregullimi i sjelljes shkaktohet pėr shkak tė konflikteve tė pazgjidhura.

Frojdi mendonte se shumė ērregullime e deformime seksuale dhe shpirtėrore nė jetėn e mėvonshme, e kanė bazėn nė kėto komplekse, nė faktin se kėto kalojnė prej vetėdijes nė pavetėdije (ndėrdije) dhe atje ndrydhen, derisa njė moment nuk shpėrthejnė. Frojdi, lidhur me shtypjen e instinkteve thotė: "Ato nuk lejojnė t'i shtypėsh dhe ėshtė e kotė tė mendosh se kur i shtyp, ato ikin pėrgjithmonė. Mė sė shumti mund t'i ndrydhėsh, duke i kaluar nga vetėdija nė pavetėdije (ndėrdije)”.

Simotra tjetėr e Kompleksit tė Edipit ėshtė dhe Kompleksi i Elektrės, i cili manifestohet tek vajzat nė fazėn fallike dhe qė, po sipas Frojdit, qėndron nė ndjenjėn inferiore tė tyre ndaj djemve, pse nuk e kanė organin gjenital si tė tyre. Vajzat, zakonisht, fajėsojnė nėnėn e tyre pėr tė qenit femėr dhe e duan babain mė shumė, sepse ai ka organin gjenital si tė djemve. Ky konflikt, nė personalitetin e vajzės shtypet duke u identifikuar me tė ėmėn.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!