Total: (548,820)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Pijet e gazuara krijojnė varėsi

Specialistėt sugjerojnė konsumimin e lėngjeve tė freskėta tė frutave, tė shtrydhur nga vetė ju, nė vend tė lėngjeve tė gatshme. Frutat pėrthithen nė mėnyrė tė rregullt nga sistemi tretės dhe na bėjnė mė shumė dobi. »»


Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog

Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog

11.12.2009 22:03 - Kategoria: Shendeti

Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund tju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën . Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do ti botojmë në ditët vijuese.

Dr. Avni Kryeziu,
internist-reumatolog
tel. 044 317 322
email: drakryeziu@hotmail.com

Internisti është Specialist i Mjekësisë Interne, lëmi kjo mjaft e rëndësishme dhe, pothuajse bazament i shkencave mjekësore, e cila merret me trajtimin e sëmundjeve të brendshme. Mjekësia Interne përfshin në vete 7 disiplina ose subspecialitete (kardiologjia, gastroenterologjia, hematologjia, endokrinologjia, nefrologjia, pulmologjia, reumatologjia), një ndër të cilat është pra edhe Reumatologjia.

Reumatologjia është disiplinë e re e Mjekësisë Interne, e cila studion sëmundjet reumatizmale përfshirë këtu artritet, fibrozitet, bursitet, ethet reumatike, sëmundjet sistemike të indit lidhor, disa gjendje klinike të quajtura parareumatike që shkaktohen nga sëmundje si ajo e sheqerit, sëmundjet malinje, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e sistemit tretës si dhe çdo situatë klinike që shoqërohet me dhembje dhe ngurtësim. Sistemet dhe organet që atakohen më së shpeshti nga sëmundjet reumatike janë nyjet, muskujt, fasciet, kockat, tetivat, nervat, enët e gjakut, por edhe organet vitale të sëmundjet sistemike të indit lidhor si truri, zemra, veshkat, mushkëritë, etj.

Si përfundim mund të themi se internisti - reumatolog merret me studimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve reumatizmale disa prej te cilave, i përmendëm më lartë.

Kam mpirje dhe ngërç të dorës së majtë, tre gishtat e fundit s"mundem t'i bashkoj. Ç"farë është kjo doktor

PËRGJIGJE:

Nga unazat e qafës, dalin rrënjët e nervave që e inervojnë dorën në tërë gjatësinë e saj1 deri te gishtërinjtë. Sikurse në regjionet tjera te boshtit kurrizor, edhe ne regjionin e qafës, mund të ndodhin patologji të shumta, një ndër të cilat është kompresioni ose shtypja e rrënjëve të nervave nga prolapsi i diskut ndërmjet unazor, edhe pse, kjo problematikë, në këtë, regjion është 100 herë më e pakët se sa në unazat e belit.
Në pyetjen tuaj, ju më keni dërguar të dhëna të pamjaftueshme për veten tuaj, siç është mosha dhe profesioni; të dhëna të cilat kanë shumë rëndësi në këto patologji. Sidoqoftë, me gjasë bëhet fjalë për lëndim ose komprimim të nervit që inervon atë pjesë të dorës (nervi ulnar), në nivel të rrënjëve e tij që dalin nga unazat e qafës ose kudo gjatë gjithë rrugës të cilën e përshkruan nervi. Ju duhet të bëni ekzaminimin e unazave të qafës për të parë gjendjen e tyre, si dhe ekzaminimin e nervave periferik të dorës (EMNG) dhe në bazë të rezultateve të fituara, të filloni mjekimin e duhur. Përshëndetje i nderuari dr. Jam një 46 vjeçare, kam dhimbje të madhe të këmbës së majtë. Dhimbja fillon prej mesit, poshtë këmbës deri te pulpi. Mjeku me ka thënë se kam ishias dhe unaza 4L DHE 5L e kanë zënë nervin e këmbës.
Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

E nderuara zonjë. Në të shumtën e rasteve, dhembjet qe i keni përshkruar, janë si pasojë e një kompresioni të rrënjëve të fijeve nervore në nivel të unazave të belit e që në të shumtën e rasteve, vijnë si pasojë e një prolapsi të diskut ndërmjetunazor, ose siç e quani ju, e zënë e nervit. Varësisht nga intensiteti i dhembjes dhe elementet tjera që e përcjellin dhembjen, siç janë, mpirja, mosndjeshmëria etj, si dhe gjetjet radiologjike, varet edhe trajtimi i mëtejmë i kësaj patologjie. Së pari, ju duhet të bëni ekzaminimin korrekt (CT ose Rezonancë Magnetike) të unazave të belit. Pastaj, varësisht nga rezultati, bëhet edhe trajtimi. Nëse kemi të bëjmë me shtypje të avancuar të nervit nga disku ndërmjetunazor, duhet konsultuar neurokirurgu për intervenim kirurgjik, pasi ky është mjekimi i duhur në këto raste. Nëse nervi nuk është i atakuar në masë të madhe, mund ta mjekojmë në mënyrë konzervative, pra duhet pushim, mjekim me barna si dhe fizioterapi (ushtrime fizikale). Gjithsesi në të gjitha rastet me dhembje të tilla, duhet bërë regjim shtrati, përcjellë me mjekim me ilaçe derisa nuk vendoset për mjekim tjetër eventual. Vajza ime është 4 vjeçe dhe vuan nga suspect artrit reumatoid.
Ç"duhet të bëj?

PËRGJIGJE:

Vajza juaj nuk vuan nga Arthriti reumatoid, sepse kjo sëmundje nuk atakon moshat e reja por moshat e rritura, mbi 16 vjeç. Me siguri, në rastin tuaj, është menduar për Arthritin Juvenil Idiopatik, që është sëmundje e moshave nën 16 vjet. Në pyetjen tuaj, ju keni cekur fjalën ”suspect” që në gjuhën shqipe do të thotë ”e dyshimtë”, dmth., diagnoza e sëmundjes te vajza juaj, nuk është vërtetuar. Për t'i hequr te gjitha dilemat në lidhje me këtë, ju këshilloj të kontaktoni me ndonjërin nga reumatologët në QKUK dhe në konsultim me të, të bëni ekzaminimet e nevojshme për ta diagnostikuar saktë vajzën tuaj dhe për të filluar sa më herët mjekimin adekuat, sepse sa më herët që bëhet diagnostikimi, aq më i suksesshëm do jetë mjekimi dhe prognoza e sëmundjes. Përshëndetje i nderuari doktor. Kam dridhje të duarve, psh., kur të marr ndonjë send në dorë ose gotë uji. Po ashtu më dridhen edhe muskujt e këmbëve (jo kur eci) kur peshohem në njërën këmbë ose kur përkulem. Poashtu, nganjëherë kur takohem me këndo, ose aty ku ka shumë njerëz, më dridhet krejt trupi.
Ju lutem, më ndihmoni. Artani

PËRGJIGJE:
I nderuari zotëri Artan. Bazuar në të dhënat që i keni parashtruar ne pyetjen tuaj, mendoj që nuk bëhet fjalë për ndonjë problem reumatik. Me gjasë, këtu kemi të bëjmë me jo stabilitet psiko-motorik, andaj, ju këshilloj që ta vizitoni neorologun për të përjashtuar problemet eventuale organike dhe më pas psikiatrin, për të hulumtuar sferën psiko-emocionale tuajën. Vajza ime ka ujë në gju. Është 4 vjeçe. Çfarë duhet të bëj?

PËRGJIGJE:

Pyetja juaj është mjaft e shkurtër dhe nuk keni dërguar të dhëna të mjaftueshme mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore të vajzës suaj.
Lëngu në gju mund të grumbullohet nga shkaqe të shumta patologjike, qofshin ato lokale, (infeksioni i gjurit, lëndimi, etj.), dhe sistemike (sëmundjet e ndryshme infektive, specifike, sëmundjet e gjakut, të indit lidhor etj.). Sidoqoftë, ju duhet të lajmëroheni te mjeku, të bëni analizat e nevojshme laboratorike, si Rtg. dhe ultrazërin e gjurit. Nëse është e nevojshme edhe analizën e lëngut që merret direkt nga gjuri i vajzës dhe në bazë të rezultateve, të bëhet mjekimi adekuat. Problemi im është se nuk mund të eci për një kohë të gjatë, sepse kam një bllokim të kyçeve të këmbëve po ashtu edhe të duarve dhe nuk lëviz dot. Kjo më ndodh në momentet kur nuk kam ngrënë ushqim për disa orë. Ju falënderoj, shpresoj të marr një përgjigje nga ju.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje. Mosngrënia e ushqimit për një kohë të gjatë tek personat me shëndet normal, në disa raste, mund të shoqërohet me disa simptoma si molisje dhe lodhje trupore, marramendje dhe dhembje koke dhe ne rastet ekstreme , deri edhe ne alivanosje. Kjo ndodh për shkakun se organizmi i njeriut si tërësi dhe organet në veçanti, për të funksionuar normal, kanë nevojë për materie ushqyese, gjë që, në rastet e mongrënies për një kohë të gjatë, ato janë në sasi të pamjaftueshme, dhe për pasojë, shfaqen simptomat e lartpërmendura. Ndër materiet ushqyese është glukoza (sheqeri ) në mungesë të së cilës është i ndjeshëm, sidomos sistemi nervor. Ankesat që ju i keni parashtruar në pyetjen tuaj, nuk mendoj se kanë të bëjnë me mosngrënien e ushqimit por është një koincidencë që ju e ndërlidhni mandej me mosngrënie.
Ju duhet të bëni analiza të nevojshme që të hulumtoni ndonjë vatër infeksioni eventual ne organizmin tuaj, gjë e cila mund te reflektojë me dhembje dhe shtangim në nyje e që në gjuhen mjekësore, ne e quajmë arthrit rektiv. Doktor, një fëmijë 2 vjeç, a ka mundësi të ketë reumatizëm?

PËRGJIGJE:

Sëmundjet reumatike janë të shumta, të shpeshta dhe mund të atakojnë të gjitha moshat, andaj, si rrjedhojë, edhe femija 2 vjeç, mund të ketë reumatizëm.

Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

endri
endri
12.12.2009 16:35

kam keputur mish.si mund ta sheroj


alban
alban
13.12.2009 20:00

pershendetje doktor, un kisha nje pyetje ,un kam nje hall,mua non stop me dhem krahu i majt,po ashtu nga njeher ana e shmajt e gjoksit,po ashtu shpina drejt me zemren,dhe pulsin e zemre kur jam ne qetesim e kam te ulet dej 47 ne minut,shum her ikum bo te gjitha analizat e zemres,te gjitha me kan dal mir,edhe ne eho ma kan kontrollu ,po ashtu edhe bicikleten e zemres ,te gjitha mir me kan dal,mjeket me thojn zemren e ki mir ,aun gjith kam problem,nuk po di mo qka me bo?ju lutem me ndihmoni me udhzoni qka te bej,ju faleminderit,pres pergjigjen tuaj


alban
alban
13.12.2009 20:03

PO ASHTU ME THER KRAHU I SHMAJT DEJ TE DORA DHE GISHTI I MADH I DORES MAJT ME PIET,DORA PO ASHTU ME THERR DHE ME DHEMB,TE GJITHA KONTROLLAT E ZEMRES I KOM BO ,TE GJITHA EM KAN DAL MIR,NUK PO DI MO QKA ME BO,AMUNDET ME KAN EDHE REUM?FLM


ardita
ardita
15.01.2010 15:20

ju pershendes jam ardita nga peja jam 32 vjeqare,kam mpirje ne kokė ne anen e majtė,me mpihet edhe dora dhe kemba majtė,poashtu kohepas kohe edhe gjuha dhe pjesa e majte e fytyres, ju lutem me ndihmoni se jam shumė e shqetesuar,a te shkoj te mjeku apo qka,vellau me keshilloj te bi nga pesha dhe te bej ushtrime apo vrapim ,qfar ilaqe(apo barera nayrore ,qajna) mund te perdori se po pritoj te shkoj njihere te mjeku se po me bombardojne me ilaqe ,ju falemnderojė ardita nga peja




02.03.2010 13:32

pershendetje doktor jam nje 50 vjecar kam dhimbje te forta te nyjeve,si ne bryla dhe ne nijet e kembeve,ju faleminderit,pres pergjigjen tuaj.


eri
eri
18.04.2010 19:17

ku ndodhet adresa e kryeziut


besa
besa
18.04.2010 19:19

a keni klinike private apo ndodheni ne ndonje spital ne tirane


lejla
lejla
27.05.2010 13:50

jU LUTEM PER NDIHME... Jam 24 vjece, kam nje shqetesim qe me mundon 1 vit... Me dhemb ana e djath e trupit, Kemba, Krahu, si dhe Koka nga pjesa e djath'te... ka filluar edhe syri i djatht te me demtohet gjate shtrengimeve te mbrendhsme.. Dhimbjet me kalojn njeher ne krah, njeher ne kembe edhe ne koke.. zakonisht, ne koke dhimbjet jane nga pjesa e veshit e deri ke syri... Me duket sikur mbrenda ne pjesen e djatht te trupiut tim hec nje gje... dhe me dhemb! NUK DI Ku te drejtohem, nga natyre jam dhe tip teper emotiv...


pranvera
pranvera
08.06.2010 21:52

pershendetje.jam pranvera 21 vjec.doja te dija mendimin tuaj rreth ketyre shenjave:ka rreth 2 vjet qe kam shqetesime me bajamet,kam marre mjekim dhe perkohesisht jane sheruar.nuk di te them paralelisht apo jo kam pasur dhimbje artikulare te levizshme.para 2 muajsh pata nje dermatit alergjik(psoriaze)e cila per 1 uaj kaloi.ne kulturen e fytit doli stafilokoku aerus,mora mjekim ciprinol por me dha simpto ma te traktit tretes.doktoresha ime thote qe skam pat reumatizmale por une dyshoj,se kam dhe angina pektorale te shpeshta.pres mendimin tuaj.faleminderit.


gresa
gresa
13.06.2010 18:52

pershendetje,kam 1 pyetje qe eshte nga onkologjia por nuk disha se ku te drejtohem.I dashuri im ka kancer ne pankreas qe esht 1 semundje trashegues. Ai e kuptoi kete kur vdiq babai i tij ne moshen 47 vjecare para 6 viteve. un jam personi par qe me ka treguar sepse as un deri tash se kam ditur. Ai per 6 vite me radhe ka pite alkool dhe cigare sepse ka dasht me shum te vdes se sa te jetoj. tash kerkon ndime nga une, kerkon qe te jetoj me te dhe une pranova por familja e tij se din per smundjen e tij dhe familja e tij e ka len qe te zgjedhe mes meje dhe atyrve. Ju lutem me tregoni se cka mun te bej pas gjith kesaj a mundet te jetoj 47 vite sa ka jetuar babai i tij pasi qe as un spo di si ti ndimoj. Ju lutem me ndimoni sa meshpejte se jam ne gjendje te keqe psiqike. Ju faleminderit.


Besnik Sejdiu
Besnik Sejdiu
17.06.2010 10:41

I nderuari Dr.Kryeziu,
Jam 32 vjeq, ka nje kohet te gjate 4-5 vite qe kam probleme me nyjet ne pergjithėsi. Fillimisht dhimbja u paraqit ne nyjen e krahut te djathtė ndersa 1-2 vite me vone ne krahun e majte e pastaj ne kembe tash kam dhimbje ne te gjitha nyjet e sidomos me ndryshimin e kohes/klimes dhimbjet theksohen shume dhe rezulton ne kufizim dhe dhimbje te madhe gjate shtrirjes se krahut ose kembes (gjunjėve). Kam pase nje lėndim te vogel para 7 viteve ne futboll ku e pata lenduar krahun/nyjen e djathtė mirepo ajo kishte kaluar e sheruar. Kam bere kontrollime te mjek te ndryshėm disa prej keshillave qe i kam marre jane ku i kam bere disa analiza te gjakut mirepo pa ndonji rezultat pozitiv per reumė( Pasi qe syshohej REUMA), pastaj analizen e strishės tė fytit per ndonji infeksion qe me kane thėnė qė mundė tė jetė shkaku i gjithė kėsaj mirėpo gjithqka ėshte ne rregull.! Ju lutem nese mundeni me drejtoni se ku,qka duhet te bėj me tutje??


kela
kela
24.07.2010 00:43

kam 7vjet qe vuaj nga reumatiza artrit.a ka ilace ne shqiperi per kete semundje?


nija
nija
02.08.2010 12:37

a mund te ket reum ne kafaz te krahrorit dhe a mundesh me pas pengesa ne frymarrje prej dhimbjes


kushtrim ahmeti
kushtrim ahmeti
17.08.2010 13:00

tungg
doktor jam nje 23 vjeqar kam dhimbje te kembes se majt te krahut te djatht dhe shpesh me gjuan dhimbja edhe ne mas koke dhimbjen ne kemb e kam te panderpreme i kam te ngushtuara unazat 4L 5L S1 PO ANALIZA E REUMES ME KA DAL 400 MJEKET E UNazave thojn se nuk jam per operim se nuk mundem ta kem gjeth ket dhimbje po ndoshta i kam kto dhimbje prej reumes




17.09.2010 19:18

jam nje nen e 4 femive behem shum shpesh nervoz me pihen kemba dhe dora pirja e gjuhes dhe me vjen plugshti kam gjum te parregullt kam qen te neuurologu me ka dhen te perdori loxeta ae sht kjo bar per qetsim apo per diqka tjeter e pres pergjigjjen tuaj




17.09.2010 19:18

jam nje nen e 4 femive behem shum shpesh nervoz me pihen kemba dhe dora pirja e gjuhes dhe me vjen plugshti kam gjum te parregullt kam qen te neuurologu me ka dhen te perdori loxeta ae sht kjo bar per qetsim apo per diqka tjeter e pres pergjigjjen tuaj


Morena
Morena
18.10.2010 14:44

Pershendetje i nderuar doktor.Mamit tim ka perreth 4 muaj qe i dhemb gjuri dhe tashme i ka kaluar ne pulpe poshte.Problemi eshte se asaj i dhemb duke ndenjur me shume sesa kur eshte ne levizje.Cfare mendoni se ka sepse nuk i ka pushuar per 4 muaj.Ju faleminderit,pres prgj.tuaj


mimoza
mimoza
21.10.2010 18:01

pershendetje jam26 vjeqare ka mpirje te krahut te djathtdhimbje shpine marramendje kokedhembje dhimbje gjoksi dhimbje nyjesh
ju lutem qfar mund te jet ku mund te konsultohem.me respekt mimoza




24.11.2010 15:20

desha tju pyes nese asto eshte 200 crf rf negativ a ka nevoj per terapi


NAZI
NAZI
30.12.2010 16:11

pershendetje Doktor kam dhimbje te her pas hershme ne krahun e majt,muskuli permbi ,her mbrapa krahut her ne fund te krahut shum ndryshon vendin dhimbja nuk kam dhembje shum te fort por sa per mos me te lan rehat du ate di qfar eshte


cyme
cyme
16.01.2011 18:37

I nderuari Doktor,pres nji pergjigje nga ju.Jam 55 vj.me profesion infermiere 37 vite,e martuar nėnė e 5 fenive,kam pasur dy akcidente te randa me lendime trupore ne gjymtyrt e poshtme,vumbje vedije 72 orė.Nė vitin 2003 ne ct,e rozonanc hirni diskale 2-3,4-5,5-7.ne unazat e qfės,kam pirje te durve,dhimbje koke te fort,tash qe 20 ditė temperatur,mundim,marre mendesh,kam nji anemi te let ku qe nji vit hemog.98-111,se.dyshifror 55,koles.6.5,e verteta esht se kam nji gjakderdhje nga zorra e trash dhe gjinekologjike,me brengos shum trajtimi im nga mjeket te cilet i kam vizituar.Ju faliminderit,pres pergjigjen tuaj.


Denis
Denis
19.01.2011 15:00

I nderuar doktor,
Une kam mpirje ne doren e majt, temperatur dhe ndonjeher edhe ndjesitje pas temperatures. Kam edhe dhimbje nga unazat e kurrizit pas nje peshe qe kam ngritur dhe qe nag ajo kohe kam thauja kete problem. Mirepo tani sa vije dhe theksohet. Ne fotogafimet e bere ne unaza me jane dal njera e ofruar e tjetra e larguar, mirepo edhe kemba e majt kur jma ulur ne ***rige me dhemb. Te lutem ēfar mund te beje per se paku te largoj kete. Sepse me dhemb edhe koka nganjeher.


Ani
Ani
08.03.2011 08:57

Pershendetje.Jam nje vajze 25 vjecare dhe ne kemben e djathte ne anesore,sa mbaron gishti i madh me ka dale nje nyje.A ka ndonje menyre per ta hequr ate?dhe a mund te di nga se shkaktohet?Ju faleminderit


NATASHA
NATASHA
01.04.2011 18:35

Pershendetje Dr.Kryeziu .Jam nje grua 39 vjece.Pozicionin e punes e kam ulur ne ***rige. Para nje viti u operova nga hernia diskale L4,L5. Pas operimit,tre muaj nuk levizja dot kemben e majte. Kisha nje dhimbje nga gjuri ne gjatesi deri te gishti i vogel. Pas kesaj bera nje rezonance dhe dola tek T11-12 hernie diskale e djathte.Ndryshime paraspinale sin. si dhe ne recesin lateral.Vazhdova me gjashte muaj mjekim ne anti flamator josteroid.Tani qe po ju shkruaj kam dhimbje ne kmben e majte,mpirje,dhimbje te dy kupave te gjunjve dhe ftohje te kembeve. Bera analizatdhe rezultati me doli si me poshte
Hb-127
SENDIMENTI-10
PCR-NEGATIVE
FR-NEGATIV
ASO-POZITIV
Kam perdorur:6 shishe me aloe vere , 5 tenoksikane ampula , diazepan dhe analgine.
PRES PERGJIGJE NGA JU PER MJEKIMET DHE JU FALEMINDERIT.


LINDITA
LINDITA
22.04.2011 02:00

Pershedetje i nderuari mjek.....jam 30 vjeqare..km dhimbje ne anen e majt nuk po mund ta dija a me vjen kjo dhimbje nga zemra apo na gjini do dita ma heret kisha vetem se djegje tash ka fillu te me therr...po ashtu kaam dhimbje edhe ne doren e majt jo qdo koh po dhimbja shkon dhe vjen... ju lutem me spjeggo sa kupton ngga pytja ime......me respekt Lindita...


egzon
egzon
02.05.2011 20:10

Pershendetje kam dhimbje nė nyje me ajen duart dhe me skuqen.Mė shtrengohen enet e gjakut pas nje kohe fillojn te qajen . por koh pas kohe me perseriten prap ne doren tjeter ose ne muskuj te kembeve.Ju lutem ma ktheni pergjigjen.


Kadrije Kolshi
Kadrije Kolshi
19.05.2011 10:34

Dr Kryeziu keni pershendetje nga kanada rastesisht me shkoj mendja te shiqoj permes kompjuterit per nje reumatolog ne kosov,arsyeja pse vendosa me te shkru asht nana ime jeton ne kosov ka shum dhimbje te kamve durve ka problem me nyje gjithashtu ka edhe ostioporosis
ju lutem me tregoni se a keni ambullant tujen qe nana ime te ket nji vizit nga ju.
Pytja tjeter asht se qka mendoni ju per barnen (oxycilin pain medic)qe ktu shum perdoret per dhimbje ju pershendes dhe ju uroj suksese ne punen e jua nga kanada .


Fatmir
Fatmir
29.06.2011 19:44

Kam dhimbje ne Krahun e majt dmth mas shpine si dhe ne shpin ne mes te 2 Krahve! Doktoret kan ardh ne perfundim se kam reum si dhe probleme me lukth qe kam pas dhe kam me te vertet?


zgjimi
zgjimi
17.07.2011 23:30

pershendetje doktor une si ta them doktor gjujt me dhembin shum merdhi shum gjat ndryshimit te kohes ne pranver po edhe ne vjesht per dimer spoflasim se jasht zakonisht shum narth une mendoj qe kam shum reum po edhe kur jam afer gje sendev te metalta afer i ndje dhe meniher kam dhimbje dhe merdhi,q me kshilloni ju doktor


liridona
liridona
19.08.2011 12:04

um jam nan e ni fmije prej lindjes kam probleme me me shpin si dhe me kemb kur jam e shtri shum me veshtersi rrotullohem nga dhimbjet e shpines ne pjesen e djatht te shpines e kam nje dhimbje afer mushkrive ose me sakt ne bri ajo dhimbje o shum e madhe kur te kry ndonje pun qe o pak ma e rand nuk mund te ndreqem nje ko mir ne kemb dhe nese eci shum kom lodhje ne kemb dhe dhimbje po ashtu nese nuk ndalem pak muk me mbajn kembet a o problem me unaza apo nuk e di qka qafa me dhemb po ashtu edhe kryt me dhemb shum shpesh te ndonje mjek nuk jom kan ende per shkak se nuk po di ku mu drejtu tu kiha lut mem tregu per afersisht se ku o problemi im


Kristian
Kristian
24.08.2011 17:00

Pershendetje!Kam nje problem me mpirjen e gishtave te dores si te majtes ashtu edhe te dores se djathte,ose me sakte te tre gishtave te fundit.Gishtat nuk mund ti perkul dhe mollzat i kam shum te mpira.Jam 47 vjec dhe nuk merem me ndonje aktivite.Ju falemiderit!


Kristian
Kristian
24.08.2011 17:02

Pershendetje!Kam nje problem me mpirjen e gishtave te dores si te majtes ashtu edhe te dores se djathte,ose me sakte te tre gishtave te fundit.Gishtat nuk mund ti perkul dhe mollzat i kam shum te mpira.Jam 47 vjec dhe nuk merem me ndonje aktivite.Ju falemiderit!


nuri
nuri
08.09.2011 21:18

deshta ni pytje kam qka mkishe rekomandu ti si mjek me perdor un per dhimbt tzemres po kam kapercime shum therje tzemren po kam shpesh kur tum therr zemra mshtirret zeri si tia bej a kishe mundur mem treegu diqka tltuem


nuri
nuri
08.09.2011 21:45

pershendetje doktor desha tbej nje pytje un jam e smur qe 8 vite nga zemra kam vizituar shum mjek kam ber analiza ultrazerin e zemeres e kam ber shum her dhe e vetmja qe me kan then esht se kam kapercime shum te shpeshta ne te rrahurat e zemres para dy viteve kam pas problem me valvulen e zemres dhe pas disa kohe mjkeu me ka then se kan filluar permismet po tash prap po kam dhimbje pom dyket prap me esht shfaq ai problem , qesht e verteta un prej qe e kam hequr mitren gjithmon kam pasur problem me shendet kam shum mundim ndjersitem shum nervozohem shum shpejt si tja bej qka me kishe rekomanduar ti zr.mjek


pres pergjigjen tuaj.Nuria


enis
enis
02.11.2011 23:12

mirdita i nderuar deshta te pyes se ku qendron problemi nga se me mpihen kembet dhe dora e majte qe tri jav prej unazave nuk ankoj as nga dhimbje jo skam dhimbje vetem se mpirje qfar mendon se eshte mosha ime eshte 21vjet?


enis
enis
03.11.2011 22:48

Pershendetje
desha te pyes per nje gje jam 21 vjeqar qe tri jav me qendrojn kembet te mpira por nuk e dij pse nuk kam dhimbje te mesit apo dikund tjeter as problem me unaza as nga pesha te rendaa por nese kishit mundur te me ndihmonit qka mendoni se mund te jet nga te ftohtit apo qka?dhe a dini ndonje lloj terapie per kete pasi tabletat sme kan ndihmuar as inekcionet flm per mirkuptim.


UKĖ
UKĖ
04.01.2012 22:24

persh.. per doktorin dhe gjith ashtu flm per kshillat tuaja. jam uka dhe jam ne moshe 29 vjeqare.kam problem me boshtin kurizor dhe unazat e belit dhe qafes. gjat ter kohes kam dhimbje te kokes dhe mpirje te kembes se djatht dhe gjith ashtu kam marra mendje,jam konsulltua me neurologun ma ka caktuar nje terapi 3 ditorshe dhe kam bere ate por pa efekt,tasht kam shum dhimbje te kokes dhe qafes ,me jan perhapur dhe ne krahror dhimbjet e mdha dhe ne mesin e kurizit gjith ashtu...a mendoni ju se ket me ka ardhur nga puna qe kam kryer ne perendim kur kam punuar deri ne vitin 2009 nje pun shum te rend fizike qfar me preferoni ju?? falemenderit nga ju nese me gjeni ni zgjidhje se qfar te bej dhe qfar eshte mase miri per mua..


Hikmete
Hikmete
09.01.2012 14:49

Doktor jam 58 vjeqare dhe vuaj nga kemba kam dhimbje te shumten e kohes therje e gjitha kjo ne gju, pastaj une e leviz ne pozita te caktuara kam qen te mjeku me ka then se me ka humb yndyra ne gju qfar me rekomandoni per te ndaluar dhimbjen ,nuk kam shum zgjidhje nuk edi sepse kur eci shoqerohem me therje qfar mendoni si mund te kurohem , perdori barera qe mi ka rekomanduar nje mjek barera si :tabl JOintace ,tabl Movalis, Diclo jet , fastum gel dhe omega 3.Me ktheni pergjigje.


Ramiz Seniku
Ramiz Seniku
25.01.2012 14:05

Jam 42 vjeqar,kam problem me dhembje shpine ku behet lidhja e krahroreve,kjo dhembje manifestohet me tempertaur te kraheroreve,kam mpirje te duarve herė-herė,naten e bejė nje gjumė t'keq,spse me shume e ndjej dhembjen naten se sa diten ,edhe kur kam dhembje me te shumta edhe syt me djegin nga pak ,ka kohė te gjatė qe ankoj Prej kesaj dhembje,i kam bere 7 lloje te analizave dhe te gjitha me kan dalur mirė,
edhe fotografimin e unazave te shpines, te gjitha jan ne rregull.
NEse keni MundesiMe jepni ndonje keshillė??PRES PERGJIGJE NGA JU/??


Remzija
Remzija
27.01.2012 11:37

KAm dhembje te Trupit Qka mund te jet kjo ?


lili
lili
16.02.2012 10:43

pershendetje doktor,desha te bej nje pytje,ju lutem me ndihmoni,kam dhembje te kembeve nga gjuri e deri te gishtrinjet,kam mar injeksione te reumes per momentin nuk po me kujtohen emri i injeksioneve,por asgje nuk kan pasur efekt,gjith naten nuk mundem te flej,nuk mundem te i le nje vend vetem me duhet qe ti leviz non stop ju lutem me ndihmoni nuk e di qfar te bej dhe ku te drejtohem,me respekt ju faleminderit,per pergjigjen tuaj...


Fazile
Fazile
26.03.2012 18:33

Pershendetje ..Doktor desha te pyes per problemin tim me frymarrje qe kam ..me fyt kam problem dhe koh pas kohe kur me shfaqet problemi nuk mund te bej gjume ne ate ane... kam bajamet ne fyt dhe shoh qe me paraqesin problem shum ... pasoj e fytit qe kam nuk mund te marr frym mir ... te lutem te ma kthesh pergjegjen ...


Albina
Albina
01.04.2012 18:22

Pėrshendetje Doktor.Mami im ka mpirje te dy duarve.Problemi i saj ėshtė se nga mpirja nuk mund ti shtrij duart mir dhe ne ato momente nuk mund te bejė asgjė.Ju faleminderoj dhe pres pėrgjigjjėn tuaj sa mėe shpejt.Me respekt Albina


mimoza
mimoza
05.04.2012 09:59

pershendetje doktor, une kame nje hall, mu um dhamin gjunjet pjesa e majt afer zemres si djegsim, kame mpirje te gishtave te dores edhe te kamve zakonisht naten, edhe ka ni here um ndoh sikur diqka ne fyt um pengone me marr fryme lirisht, sikur e kame ni top te vogel brenda.nese muni me me nimu ju faleminderit. nese bane pergjigjen me ma dergu ne add.


ssb
ssb
13.04.2012 09:11

I nderuar dr.ju pershendes dhe deshriroj te ju bej nje pyetje.
Pse sverdhen gishtat e dores dhe thehen thonjet, qka dmth kjo,edhe pse nuk e pi duhanin nji femer ka sverdhje te theksuar te gishtave dhe po i thehen thonjet.pres pergjigjjen nga ju.
me respekt


arjan beqiri
arjan beqiri
28.04.2012 15:56

pershendetje dr. avni jam 29 vjeqar jam nag vien kom prevu mete kontaktu edhe ne telefon mir po podel linja dikun tjeter krejt dashta mete pyt poankoj prej duarve edhe pjesa e majt ner sjetull me dhemb shum po edhe pjesa e gjyksit prej midist gjyksit e deri ner sjetllen e majt i kam ba analiza krejt mika qit mir , perveq kiselinen ne lukth edhe boshtin kurrizor domethan prej midisit te shpines deri te gjafa nal e kom te shtramuar si ne form te s boshtin kurrizor po jam ka i baj masazhat po nuk pome ndimoj fare maher nuk jam njersit kurr po tash njersitem dit per dit ne nersjetlla ne te dyja anet po edhe kur voziti nuk muj mashum se 50 min deri ne 1 or me vozit se kam shum shtres e kam ndjenjen sikur kur te kam infrak ne gjyks edhe ne nersjetell te majt po edhe ne gjum kur bije me pihen dur tersisht po edhe kur i mbylli syt me fjet me vjen per te zgjuar sikur trishtim kshtu qe zgjohem me shum panik nuk muj te bej 2 minuta gjum kisha dasht te me japish nje kshill tu kisha lutur si qysh nuk kam pergjigjje kam shtres ne aroplan ne kerr edhe ne auto bus kshtu qe nuk po mundem as familien me vizitu ne ks kam pas rast vdejke mamin ne ks i ka pas 3 kancera keshtu qe kam vujt me te 2 vjet por spat sukses edhe ndrroj jet e tu kisha lut shum qe te me tre gosh qkfar te bej qe te jam prap nermal kjo me ka ndoth prej vdekjes se mamit nuk jam rahat kurr me faliminderit dr,avni


luan
luan
07.05.2012 16:57

me rrin e mpir ana e majt te noulla dhe me shkon ka syri dhe me mbushet si me ajer e kam ba ct para 2 viteve mir me ka than dhe kjo me ndodh ato dit kur nuk pij duhan me se shumti dhe mas veshi ka ana e majt me mpiet mollzat me fryen me duket ne mengjes analizat e gjakut i kam ba kam problem nganjeher me mushkri ne frymarrje her pas here kam ba edhe ct e mushkrive


dorina
dorina
24.06.2012 02:22

Pershendetje i nderuar dr,burri im kur flen thot se naten ka ngerqe ne krah ose ne kemb pas disa minutave i kalon veq i ndhodh shpesh, eshte 45 vjeqar,pres pergjigjjen tuaj...


Rohimja
Rohimja
09.07.2012 00:13

Pershendetje inderuari doktor .Kam problem me leng ose Uji ne gju dhe zog te kembes se majt ne gju kam nzjerr 2 her uji skam ma probleme por tash me mblidhet ne zog te kembes dhe kam dhimbje zakonisht naten tash ka fillu edhe kamba djathtpoashty jan te ajura dhe ndi dhembje aka mundsi mem ndihmu mendoni keshill te faleminderit


Rohimja
Rohimja
09.07.2012 00:47

Pershendetje doktor kam ni pytje zojt e kembes ikam te ajur dhe 2 her kam nzjerr uji ne kemben e majt ne zog te kembes ju lutem me kshilloni qfar te bej kam dhimbje dhe ku te drejtohem


dona
dona
30.07.2012 12:23

doktor,tash von me kan thene se kam ethe reumatike per te cilat edhe kam qene te mjeku si ketu si ne Shqiperi(spitalin amerikan)ne Maqedoni (spitali sistina).
-ne fillim me jan enjtur dhe me kan dal disa si pucra te kuqe ne duar ku mjeku kujdestar ne spital me ka thene q kam alergji,ku me pas edhe jam mjekuar per alergji te cilen nuk ekisha pasur por kishte qene nga fyti.kam pasur kontrolle ne Prishtin por asgje me pas kam shkuar ne Shqiperi dhe mjeket em kan thene q kam ethe reumatike dhe me kan dhene barna te shumta ku njera prej tyre edhe me ka shkaktuar fryrje te melqis.mjeku tani mi ka terhequr te gjitha dhe me ka thene kur ke dhimbje mund te pish diklofen.mirpo tani prap kan filluar te me enjeten duart dhe te me dalin pucrat e kuqe ne duar.deshta te iu pyes a eshte me mir ti heq bajamet apo si themi ne gjuhen popullore krenikt?apo te vazhdoj te marr injeksione apo te beje kontrolla tjera.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!