Total: (509,410)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Dhimbjet sipas moshės

Pas moshės 30 vjeē Pas kėsaj moshe dhimbjet nė trupin e njeriut shtohen. »»


Sėmundjet e gjirit

Sėmundjet e gjirit

04.01.2010 22:03 - Kategoria: Shendeti

Sėmundjet e gjirit

Gjinjtė janė gjėndra qumėshti, ēifte, tė vendosura nė muskujt e kraharorit nė mes tė brinjės sė tretė dhe tė gjashtė. Deri nė moshėn 8-10 vjeēare zhvillimi i tyre ėshtė i njėjtė si te djemtė ashtu edhe te vajzat.

Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist

Pas moshės 8-10 vjeēare, pėr shkak tė veprimit tė hormoneve, tė cilat prodhohen nė vezore, te femrat vazhdojnė dhe zhvillohen ndėrsa te meshkujt pushojnė sė zhvilluari. Zhvillimi i tyre ėshtė nėn veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Nė gjinj vazhdimisht kanė veprim hormonet seksuale pėr ēka edhe madhėsia, fryrja dhe konsistenca e tyre ndryshon gjatė fazave tė ciklit menstrual.Madhėsia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorėt trashėgues. Gjinjtė tepėr tė mėdhenj, hipertrofik- mund tė arrijnė peshė nga 5-10 kg e mė shumė. Mund tė jetė i rritur vetėm njėri gji, por zakonisht janė tė dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhėnies gji pėr njė periudhė tė gjatė dhe shumė lindjeve tė cilat shkaktojnė lėshimin-ptozėn e tyre.

Ēfarė funksioni kanė gjinjtė? Cilat janė sėmundjet mė tė shpeshta?

Gjinjtė janė gjėndra qumėshti dhe ky ėshtė funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirėpo, pos kėtij funksioni, ato paraqesin njė ndryshim anatomik qė e karakterizon bukurinė e femrės. Si ēdo organ i organizmit tė njeriut qė mund t'i nėnshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtė e kanė kėtė mundėsi. Sėmundjet e gjinjve ndahen nė: sėmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Ēka janė sėmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janė shenjat e pezmatimit tė gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta pėrfshijė tėrė indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Nė mbi 90% tė rasteve shkaktarėt e infeksionit vijnė nga jashtė, sidomos gjatė periudhės sė lehonisė. Shkaktar mė tė shpeshtė janė: stafilokoket dhe streptokokėt. Kėto pezmatime paraqiten nė fund tė javės sė parė tė lehonisė. Shkaktarėt e infeksioneve futen nga jashtė nėpėrmes ragadeve (ēarjeve) pėr shkak tė higjienės jo tė duhur tė gjinjve. Shenjė e parė ėshtė dhembja e lokalizuar nė gjirin tė cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atė nė vendin ku ndodhet ky pezmatim. Mė vonė pos dhimbjeve, fillojnė tė paraqiten edhe shenjat tjera lokale tė inflamacionit si: skuqja e gjirit, tėrheqje e lėkurės sė vendit tė inflamuar dhe ėnjtje. Nėse nuk fillohet mjekimi menjėherė, pezmatimi avancon dhe kalon nė proces belbėzues ose absces. Nga shenjat e pėrgjithshme lehona ka ethe-temperaturė tė lartė dhe gjendje tė pėrgjithshme tė rėndė.

Ēka duhet tė bėjė lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jepet fėmijės gji gjatė kėsaj gjendjeje?

Qė nė fillim duhet t'i paraqitet mjekut mė tė afėrt, i cili do t'i pėrshkruajė barėrat pėrkatėse. Derisa tė mos ėshtė paraqitur te mjeku, ajo mund tė pėrdorė fasha tė ftohta dhe ndonjė bar simptopatik (pėr temperaturė dhe dhimbje), pastaj mjeku i pėrshkruan terapinė pėrkatėse me antibiotikė. Nėse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces) atėherė duhet tė bėhet njė prerje dhe tė largohet qelbi, por pėr kėtė vendos mjeku pėrkatės. Nuk mund t'i jepet gji foshnjės gjatė nė kėtė gjendje por laktacioni (mos humbja e qumėshtit) mbahet duke e mjelė gjirin deri sa ai tė mjekohet e pastaj mund tė vazhdohet me dhėnien gji edhe me gjirin qė ka qenė i sėmurė.

Si tė parandalohen proceset inflamatore ose pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rėndėsi higjienės sė gjinjve nė pėrgjithėsi dhe nė periudhėn e laktacionit (dhėnies gji) nė veēanti, tė mos futen mjete tė ndryshme nė gji ose para tė pastrohen duart para dhėnies gji fėmijės. Mundėsisht, thithat tė pastrohen para dhe pas dhėnies gji foshnjės. Nė rastet me ragade (ēarje) mirė ėshtė qė pas dhėnies gji thithat tė lyhen me njė yndyrė me antibiotikė psh. Hidrokortizon, Bivacyn, Stanicid etj. Nėse lehona ka shumė qumėsht dhe foshnja nuk mund ta thithė gjithė sasinė atėherė duhet qė pjesa e mbetur duhet mjelė dhe tė largohet.

Ēka ėshtė Mastopatia dhe me ēka manifestohet kjo sėmundje?

Kjo ėshtė njė sėmundje e gjinjve e cila ka shumė emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me njė hiperplazion (rritje) tė gjinjve, e cila mund tė pėrcillet me formimin ose jo tė cisteve nė parenkimin e gjinjve. Nuk ėshtė sėmundje malinje. Kjo ėshtė sėmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnė nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe tė pamartuara prej fėmijėrisė e deri nė pleqėri. Mė e shpeshtė ėshtė nga mosha 20 deri nė fillim tė viteve 60-ta tė jetės sė femrės.Sėmundja manifestohet me dhembje dhe fryrje nė njėrėn ose nė tė dy gjinjtė. Ankesat janė tė lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditė para menstruacioneve ose gjatė gjakderdhjeve menstruale. Nė disa raste edhe gjatė ovulacionit. Kur fillojnė menstruacionet, pengesat shpejt pushojnė e ndodh tė vazhdojnė deri tė kryhen menstruacionet. Gratė vetė palpojnė (prekin) formacione-nyje tė forta sidomos nė 1/4 e jashtme tė gjinjve. Mendohet se shkaktohet nėn veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femėrore).

Si mjekohet kjo sėmundje dhe a mund tė kalon nė sėmundje serioze malinje?

Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se dhėnia e preparateve me progesteron ka veprim tė mirė. Kohėt e fundit nga studimet qė janė bėrė ėshtė ardhur nė pėrfundim se disa lloje ushqimesh si pėrdorimi i tepėrt i kafesė, ēajit tė rusit ose Indisė, ēokollatės si dhe streset, luajnė rol me rėndėsi nė paraqitjen gjegjėsisht mosparaqitjen e kėsaj sėmundje. Duhet pasur kujdes nga se afėr 6% tė kėtyre grave me kėtė patologji mund tė kalojė nė kancer si dhe kujdesi i kėsaj moshe (40-60 vj) nga se nė kėtė moshė paraqitet mė sė shpeshti kanceri i gjinjve.

A janė tė shpeshtė tumoret e gjinjve te femrat dhe a duhet tė mjekohen tumoret beninjė dhe si?

Njė femėr, ndėr 5 gra preket nga njė tumor i gjinjve, prej tė cilėve 2/3 e rasteve janė beninje. Duhet tė mjekohen patjetėr nėse diagnostikohen ndonjė formė e tyre si formacionet cistike, ato duhet tė operohen ngase nė tė kundėrtėn mund tė kalojnė nė tumor malinjė.

Po tumoret malinjė a janė tė shpeshtė te femrat?

Nga tė gjitha sėmundjet malinje (ose me zė tė keq) te femrat, sė bashku me kancerin e qafės sė mitrės kanceri i gjinjve ėshtė ndėr mė tė shpeshtit. Statistikat ndryshojnė nga vendi nė vend. Gjatė jetės, 2-3% tė grave sėmuren nga kanceri i gjirit. Nga tė gjitha sėmundjet malinje 20-25% tė tyre i takon kancerit tė gjirit, ndėrsa nga numri i vdekjeve nga sėmundjet malinje deri nė 20% tė grave vdesin nga kanceri i gjirit. Sipas tė dhėnave mė tė reja, afėr 6% e popullatės sė femrave janė tė pėrfshira nga kjo sėmundje si dhe me njė tendencė rritjeje edhe nė 1% brenda vitit. Mirėpo kjo sėmundje sot falė mundėsive diagnostikuese, disiplinės dhe edukatės shėndetėsore tė vetė grave mund te zbulohet shume herėt.

Nė cilėn moshė mund tė sėmuret femra nga kanceri i gjirit si dhe a mund tė sėmuren edhe meshkujt nga kjo sėmundje?

Nga kanceri i gjirit femra mund tė sėmuret nga rinia e hershme e deri nė fund tė jetės sė saj. Mosha mė e shpeshtė kur sėmuren femrat ėshtė nga mosha 40 deri nė moshėn 75 vjeēare. Sėmurėn edhe meshkujt, por sėmundja te burrat ėshtė mjaft e rrallė. Marrėdhėniet e paraqitjes sė kancerit tė gjirit tė burrat dhe gratė ėshtė 99:1 nė favor tė grave.

A dihet shkaktari i paraqitjes sė kėsaj sėmundje vdekjeprurėse dhe cilėt janė faktorėt tė cilėt e ndihmojnė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje?

Etologjia (shkaku) e sėmundjes nuk dihet. Mirėpo ka mjaft studime qė flasin pėr disa faktorė tė cilėt e favorizojnė si dhe disa tė tjerė tė cilėt e mbrojnė femrėn nga paraqitja e kėsaj sėmundje tė rrezikshme.
Faktorė kyēė janė hormonet seksuale tė vezoreve sidomos estrogjenet. Kėshtu femrat tė cilat nuk kanė lindur ose kanė pak lindje janė tė favorizuara nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje. Sėmundja mė e shpeshtė ėshtė te ato gra tė cilat menopauza (menstruacioni i fundit) ėshtė e vonshme dhe gratė, tė cilat kanė gjakderdhje tė rregullta menstruale deri pas moshės 55 vjeēare, sėmuren nga kanceri i gjirit 2 herė mė shpesh se te ato, tė cilat menstruacionet u pushojnė para moshės 45 vjeēe. Mėnyra e ushqyeshmėrisė, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme) sėmuren mė shpesh nga kanceri i gjirit se femrat me peshė normale. Edhe femrat, tė cilat ngelin shtatzėnė pėr herė tė parė pas moshės 30 vjeēare, mė shumė mund tė paraqitet kjo sėmundje se te ato qė fare nuk kanė lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa mė nė moshė tė shtyrė tė jetė shtatzėnia a parė. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.

Po duhani a ka ndikim nė paraqitjen e kancerit tė gjirit?

Kohėt e fundit nė Amerikė ėshtė shpallė njė studim pėr kancerin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim ėshtė ardhur nė pėrfundim se gratė, tė cilat pinė duhan aftėsia mbrojtėse e njė gjeni, i cili ka ndikim nė paraqitjen e kancerit tė gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianė haset nė mbi 50%. Janė tė rrezikuara sidomos, ato femra qė fillojnė tė pinė duhan herėt, si dhe ato, tė cilat pinė mė shumė se njė pako brenda ditės.

A ka faktorė tė cilėt e mbrojnė gruan nga paraqitja e kancerit tė gjirit, cilėt janė?

Rrezik mė tė vogėl tė paraqitjes sė kancerit sė gjirit kanė ato femra tė cilave u janė larguar vezoret para moshės 40 vjeēare. Rrezik mė tė vogėl nga paraqitja e kancerit t ė gjirit te femrat janė edhe menstruacionet e rralla pėr shkak tė shtatzėnive, dhėnies gji njė kohė tė gjatė si dhe te ato femra, tė cilat ngelin pa menstruacione herėt. Edhe shtatzėnitė e shpeshta e zvogėlojnė rrezikun nga paraqitja e kancerit tė gjirit te femrat. Ka edhe disa tė dhėna se shtatzėnia para moshės 25 vjeēe e zvogėlon mundėsinė e paraqitjes sė kancerit tė gjirit. Gratė, tė cilat kanė lindur para moshės 18 vjeēare kanė vetėm 1/3 e rrezikut pėr tu sėmurė nga kjo sėmundje, nė krahasim me gratė, tė cilat pėr herė tė parė kanė lindur pas moshės 35 vjeēare.

A ėshtė kancerit i gjirit sėmundje ngjitėse apo trashėguese?

Jo, dhe nuk ka frikė se kjo sėmundje mund t'i ngjitet personave tė cilėt e rrethojnė ose kujdesen pėr tė sėmurėn. Nuk mund tė thuhet me siguri se a ėshtė sėmundja trashėguese apo jo. Mirėpo, ka tė dhėna se sėmundja ėshtė paraqitur te disa gjenerata tė gruas sė sėmurė si gjyshja, nėna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes sė kancerit tė gjirit ėshtė 2-3 herė mė e shpeshtė te gratė tė cilat nė familje (gjyshja, nėna, motra) kanė pasur tė sėmurė me kancer tė gjirit, nė krahasim me ato gra, tė cilat nė anamnezėn familjare nuk kanė pasur tė sėmurė me kėtė sėmundje.

Cilat janė shenjat e paraqitjes sė kancerit tė gjirit?

Faza e fillimit tė paraqitjes sė kancerit tė gjirit nuk ka ndonjė shenjė karakteristike. Shpesh ndodh qė gruaja vetė tė zbulojė, prek disa ndryshime nė gjinj nė formė tė formacioneve tė forta nyjesh. Kėto zbulohen zakonisht gjatė larjes sė trupit. Mirėpo janė bėrė studime edhe te popujt mė tė ngritur nė kuptim tė edukatės shėndetėsore, dhe se nga koha e prekjes sė kėtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku sė paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynė kjo ėshtė edhe mė e vonuar pėr shkak tė edukimit shėndetėsor tė pa mjaftuar. Nė fillim kėto nyje, tė cilat preken janė tė veēuara dhe tė lira por me kalimin e kohės kėto bashkohen me indin pėr rreth dhe mė nuk janė tė lira. Nė disa raste hasen ndryshime nė thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lėkurės sė gjirit. Nė disa raste paraqitet rrjedhje e lėngut tė pėrzier me gjak nga gjiri.

A pėrhapet sėmundja edhe nė organe tjera?

Nė fillim procesi i kancerit tė gjirit pėrhapet nė tėrė gjirin nė drejtim tė kraharorit dhe lėkurės ashtu qė lėkura e gjirit merr njė dukje si lėvorja e portokallit. Sėmundja mund tė pėrhapet edhe me anė tė limfės dhe gjakut nė organe tjera si: vezore deri nė 30% tė rasteve, boshtin kurrizor, kocka, mushkėri, mėlēi, tru, etj.

Si caktohet diagnoza e kancerit tė gjirit?

Pėr diagnozė tė kancerit tė gjirit duhet tė merret mirė anamneza, si ajo familjare edhe ajo personale, tė vėshtrohen gjinjtė, tė preken-palpohen. Nga analizat duhet tė bėhet: kontrolli me ultratingull - sonomamografia sidomos te femrat e reja, pastaj mamografia - kontrolli me rėntgen, analiza citologjike e lėngut qė rrjedh nga gjiri, analiza citologjike dhe patohistologjike e materialit tė fituar me gjilpėrė ose me biopsi - operacion me rastin e largimit tė tumorit.

Kur duhet tė bėhen kontrollet me ultratingull dhe me rėntgen ose mamografia?

Mė sė miri ėshtė qė kontrolli me ultratingull - sonomamografia ose me rėntgen - mamografia duhet tė bėhet nė fazėn e parė tė ciklit menstrual, pra menjėherė pas menstruacioneve gjegjėsisht nga dita e 4 deri nė ditėn e 10-tė tė ciklit menstrual.

A ka mjekim dhe si janė rezultatet?

Kanceri i gjirit mjekohet. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nėse zbulohet me kohė, atėherė mjekimi ėshtė i plotė. Mjekimi kryhet nė institucione tė specializuara dhe atė nė fillim me rrugė operative duke e larguar tumorin sė bashku me indin pėr rreth (lumpektomi) ose tėrė gjirin (mastektomi) dhe pastaj mjekimi plotėsohet duke vazhduar me rrezatim, kemioterapi, terapi hormonale dhe terapi simptomatike biofosfate.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!