Total: (548,980)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Pijet e gazuara krijojnė varėsi

Specialistėt sugjerojnė konsumimin e lėngjeve tė freskėta tė frutave, tė shtrydhur nga vetė ju, nė vend tė lėngjeve tė gatshme. Frutat pėrthithen nė mėnyrė tė rregullt nga sistemi tretės dhe na bėjnė mė shumė dobi. »»


Studimi, trafiku dhe smogu nuk na dėmton vetėm nervat, por, edhe zemrėn

Studimi, trafiku dhe smogu nuk na dėmton vetėm nervat, por, edhe zemrėn

01.02.2010 00:04 - Kategoria: Shendeti

Studimi, trafiku dhe smogu nuk na dėmton vetėm nervat, por, edhe zemrėn


Trafiku dhe smogu krijojnė zakonisht njė tėrheqje muskulore nė nervat e atyre qė ēdo ditė janė tė detyruar tė udhėtojnė pėr tė shkuar nė punė ose edhe thjesht pėr tė dalė. Por tani, sipas njė studimi tė ri, ai qė vuan dėme tė tilla nuk ėshtė vetėm sistemi nervor, po edhe zemra e madje thuhet se ka pasoja tė rėnda. Njė fakt i tillė ėshtė pohuar nga studiuesit e Agjencisė pėr Mbrojtjen e Mjedisit nė Karolinėn e Veriut nė SHBA, tė cilėt kanė vėnė nė provė zemrat e vullnetarėve tė shėndoshė tė moshės midis 18 dhe 35 vjeē. Pjesėmarrėsit ishin tė nėnshtruar me ekspozimin e njė pėrqendrimi tė veēantė tė grimcave ultrafine qė normalisht janė ato tė njėjta me ajrin e kontaminuar nga motorėt e veturave dhe kamionėve nė shumė qytete tė ndotura. "Ne kemi kėrkuar pėr tė shqyrtuar efektet specifike qė kėto grimca ultrafine ushtrojnė nė persona tė shėndoshė, pasi kėto grimca janė depozituar mė tė thellė dhe me efikasitet mė tė madh nė traktin e ulėt tė frymėmarrjes dhe mund tė kenė efekte pėrtej sistemit tė mushkėrive",- tha dr.James Samet, i cili koordinon studimin nė fjalė. Nė fund tė ekspozimit tė testit, Samet dhe kolegėt e tij, krahasuan efektet e ēdo ekspozimi me normėn e shėnuar nga inflamacioni dhe funksionimi i mushkėrive si edhe ritmin kardiak. Hulumtuesit kanė vėrejtur nė kėtė mėnyrė ndryshime tė normės sė rrahjeve tė zemrės dhe madje ka patur shenja trombotike dhe kardiovaskulare qė pėrfshijnė ndryshimet nė kontrollin e ritmit kardiak, duke e pėrkeqėsuar atė. "Ky studim ofron dėshmi tė tjera se ekspozimi ndaj grimcave tė vogla nė ajėr ėshtė i lidhur me ritmin kardiak tė ndryshuar dhe efektet protrombotike tė tyre mund tė jenė me interes tė konsiderueshėm",- pėrfundoi Samet.
Fėmijėt
Ndotja e ajrit nga pluhuri nė njė pjesė tė madhe tė qyteteve tė vendit mbetet sėrish nė shifra alarmante, edhe pse premtimet pėr ajėr mė tė pastėr pėr shqiptarėt vijnė ēdo ditė me doza tė larta, sikurse edhe niveli i ndotėsve. Kryeqyteti vazhdon tė jetė nė krye tė listės sė zezė tė ndotjes sė ajrit edhe nga matjet e ditėve tė fundit. Rreth 2,5 herė mbi normėn e lejuar ėshtė ndotja nga grimcat e pluhurit nė Tiranė. Fėmijėt janė kontingjenti mė i rrezikuar nga ndotja e ajrit nė kryeqytet. Sipas njė studimi tė Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), kryeqyteti ėshtė mė i ndoturi nga tė gjitha rrethet e tjera tė vendit dhe detyrimisht nė Tiranė ka mė tepėr persona qė vuajnė nga mushkėritė. Por gjatė vitit 2009, ndryshe nga studimet e tjera, ka rezultuar se mė tė prekurat janė mushkėritė e fėmijėve tė vegjėl. Specialistėt e ISHP-sė kanė specifikuar katėr sėmundje qė u shkaktohen fėmijėve nga efektet negative tė mjedisit tė ndotur, qė janė: sėmundjet respiratore tė fėmijėve (astma, alergjia); ērregullime tė zhvillimit mendor; tumore fėminore si dhe ērregullime endokrine. Ndėrkohė qė, probleme tė tilla shkaktohen edhe nga pirja e duhanit nė ambiente me fėmijė, si nė shtėpi, lokale etj. Specialistėt bėjnė tė ditur se prindėrit duhet ti shmangin fėmijėt nga ambientet publike, ku konsumohet duhani.
Rreziqet
Ndotja e ajrit sot ėshtė njė problem i madh nė gjithė botėn, por sidomos ai ėshtė bėrė mė i mprehtė nė vendet nė zhvillim. Urbanizimi i shpejtė, mos ndėrgjegjėsimi sa duhet i njerėzve pėr rrezikshmėrinė e ndotjes dhe varėsia edhe nga qymyrguri dhe nafta do tė thotė qė niveli i SO2 dhe LGP tė kenė ritme tė larta edhe nė tė ardhmen. Afro 1 miliardė njerėz janė tė rrezikuar ēdo ditė nga ndotėsit e ajrit. Njerėzit, nė jetėn e pėrditshme, nė mjedisin e shtėpisė, tė punės dhe atė tė pėrgjithshėm, ekspozohen ndaj faktorėve, qė jo vetėm nuk janė tė domosdoshėm, por janė tė dėmshėm pėr shėndetin e tyre. Ekspozimi ndaj tyre ėshtė pjesė e jetės, ndaj ėshtė e nevojshme tė njihen pėr tė ulur e shmangur efektet negative tė tyre. Nė morinė e kėtyre faktorėve, jo pak tė rėndėsishėm, janė ndotėsit e ajrit, qė kanė efekte tė dėmshme mbi njerėzit, kafshėt dhe bimėt. Meqenėse, veē efekteve dėmtuese tė pėrbashkėta, ata kanė dhe ato tė veēantat, po i trajtojmė nė mėnyrė tė shkurtuar, njė nga njė, gjashtė nga ndotėsit mė tė rėndėsishėm tė ajrit.

Pėrbėrėsit e ajrit tė ndotur dhe efektet negative nė organizėm
Ozoni 03
Ozoni ėshtė njė gaz, i cili pėrbėhet nga tri atome oksigjen (O3). Ai nuk ēlirohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė ajėr, por krijohet nga reaksioni kimik mes oksideve tė azotit (NOx) dhe lėndėve organike tė avullueshme, tė cilat ndodhen nė dritėn e diellit. Ozoni ka tė njėjtėn strukturė, si ai qė ndodhet me km mbi tokė apo kur ėshtė afėr sipėrfaqes sė tokės. Pra, cilėsitė e tij tė "mira" apo tė "kėqija" varen nga lokalizimi i tij nė atmosferė. Ozoni i "mirė" ndodhet nė mėnyrė natyrale nė stratosferė, rreth 10 deri nė 30 milje mbi sipėrfaqen e tokės dhe krijon njė shtresė, e cila na mbron nga rrezet e dėmshme tė diellit. Ndėrsa prania e ozonit pranė sipėrfaqes sė tokės konsiderohet e "keqe". Lėndėt qė ēlirohen nga automjetet, ēlirimet industriale, benzina e avullueshme dhe tretėsit kimik, ashtu si dhe burimet natyrale, ēlirojnė NOx dhe LOA (lėndė organike tė avullueshme), ndihmojnė nė formimin e ozonit.
Problemet shėndetėsore
Ozoni mund tė irritojė rrugėt e frymėmarrjes. Simptoma tė tjera pėrfshijnė: teshtima, kollė, dhembje gjatė frymėmarrjes sė thellė dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė aktiviteteve jashtė shtėpisė. Njerėzit me probleme tė mushkėrive janė mė tė ndjeshėm, por, nėse ozoni ėshtė nė nivele tė larta, preken edhe njerėzit e shėndetshėm qė bėjnė aktivitet jashtė shtėpisė. Ekspozimi i pėrsėritur me ozon pėr disa muaj mund tė shkaktojė dėmtime tė mushkėrive. Ēdokush qė qėndron nė verė jashtė shtėpisė ėshtė nė risk, sidomos fėmijėt dhe njerėzit qė kanė shumė aktivitet nė ambientet e jashtme. Edhe nė nivele tė ulėta, ozoni afėr sipėrfaqes sė tokės shkakton njė sėrė problemesh nė mushkėri, duke pėrfshirė kėtu pėrkeqėsimin e astmės, uljen e kapacitetit tė mushkėrive dhe rrit ndjeshmėrinė ndaj sėmundjeve tė mushkėrive, si: pneumonia dhe bronkiti. Dėmtimet nė bimė dhe nė ekosistem
Ozoni nė sipėrfaqen e tokės ndikon nė aftėsinė e bimės pėr tė prodhuar e grumbulluar ushqimin, duke i bėrė kėshtu mė tė ndjeshme ndaj sėmundjeve tė ndryshme, ndaj insekteve, ndotėsve tė tjerė dhe motit tė ashpėr. Ozoni dėmton gjethet e pemėve dhe tė bimėve tė tjera, duke ndikuar nė shkatėrrimin e parqeve nėpėr qytete, parqeve nacionale, etj.

Aerosolet
Termi Aerosolet nėnkupton grimcat qė gjenden nė ajėr, si: pluhuri, bloza, tymi dhe aerosolet nė formė pikash. Grimcat mund tė pėrhapen nė ajėr pėr njė kohė tė gjatė. Disa grimca janė tė mėdha ose tė errėta, tė cilat mund tė shihen, si: bloza dhe tymi. Tė tjerat janė aq tė vogla, sa mund tė zbulohen vetėm me mikroskop elektronik. Disa grimca ēlirohen menjėherė nė ajėr nga burime, si: makinat, autobusėt, fabrikat, arat e lėruara, rrugėt e pashtruara, guroret apo nga djegia e drurit. Grimca tė tjera mund tė formohen nė ajėr nga ndryshimet kimike tė gazeve. Ato formohen nė mėnyrė indirekte kur gazet qė ēlirohen nga lėndėt djegėse veprojnė me dritėn e diellit apo avujt e ujit. Kjo ndodh gjatė djegies sė lėndėve tė ndryshme djegėse apo dhe gjatė proceseve industriale.
Efektet shėndetėsore
Shumė studime shkencore tregojnė se thithja e grimcave ēon nė manifestimin e problemeve shėndetėsore tė dukshme, duke pėrfshirė kėtu: pėrkeqėsimin e astmės; rritja e simptomave tė frymėmarrjes, si: kolla, vėshtirėsi e dhembje nė frymėmarrje; bronkiti kronik; funksion i ulur i mushkėrive; vdekje e parakohshme; dėmtimet nė shikim; prania e grimcave nė ajėr ėshtė shkaku kryesor i uljes sė shikimit apo e mjegullimit; dėmtimet estetike; bloza e tymi, njė lloj i grimcave, grumbullohet nė gurė dhe materiale tė tjera, duke i dėmtuar ato, duke pėrfshirė kėtu objekte tė rėndėsishme kulturore, si monumente dhe statuja. Monoksidi i karbonit CO
Ėshtė njė gaz pa ngjyrė e pa erė, i cili formohet kur karboni nė lėndėt djegėse nuk digjet plotėsisht. Ai ėshtė njė komponent qė ēlirohet nga motorėt e automjeteve, e pėrbėn 56 % tė tė gjithė CO qė ēlirohet. Kėshtu, pėrqendrimet mė tė larta tė CO ndodhen nė zonat qė kanė njė trafik tė ngarkuar. Kėshtu, nė qytete CO i ēliruar nga makinat arrin nė 8595 %. Burime tė tjera tė prodhimit tė CO pėrfshin proceset industriale (sidomos nė industrinė e metaleve dhe atė kimike), djegia e drurėve pėr qėllime ngrohjeje dhe djegia natyrale e pyjeve. Ndėrsa burimet e CO brenda ambienteve tė shtėpisė janė: sobat e zjarrit, sobat e gazit, tymi i cigares, vatrat e zjarrit dhe pėrdorimi i vajgurit. Nivelet mė tė larta tė CO nė ambientin e jashtėm janė nė muajt mė tė ftohtė tė vitit, sepse inversionet e ajrit janė mė tė shpeshta. Ajri i ndotur zihet nė grackė afėr sipėrfaqes sė tokės, nėn shtresėn e ajrit tė ngrohtė.
Efektet kardiovaskulare
Edhe nivele tė ulėta tė CO mund tė pėrbėjnė kėrcėnim pėr jetėn nė personat qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės, si: angina, bllokimi i arterieve ose sėmundje kongjestive tė zemrės. Pėr personat qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės edhe njė ekspozim i vetėm ndaj CO, edhe nė pėrqendrime tė ulėta, mund shkaktojė dhembje kraharori, ul aftėsinė e personit pėr tė kryer ushtrime fizike etj.
Efektet nė sistemin nervor qendror
Edhe njerėzit e shėndetshėm mund tė preken nga nivele tė larta tė CO. Njerėzit qė kanė pėrqendrime tė larta tė CO shfaqin probleme vizive, ulet aftėsia pėr tė punuar apo mėsuar, ulet shkathtėsia manuale dhe vėshtirėsohet paraqitja e detyrave komplekse. Nė nivele ekstreme, CO ėshtė njė helm e mund tė shkaktojė vdekjen. CO kontribuon nė formimin e smogut nė ajrin afėr sipėrfaqes sė tokės, e cila nga ana e saj shkakton probleme tė shumta me frymėmarrjen.

27 Janar 2010




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!