Total: (529,507)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
CSC_2860

Inspektoriati shėndetėsor, gadishmshmėri gjatė sezonit turistik

Inspektorati Shtetėror Shėndetėsor ka mbledhur ditėn e sotme strukturat lokale tė saj me qėllim prezantimin e komponentėve dhe proēesit tė ngritjes sė institucionit tė porsakrijuar. »»


Obeziteti, mėnyrat pėr ta ndihmuar fėmijėn tė bjerė nga pesha

Obeziteti, mėnyrat pėr ta ndihmuar fėmijėn tė bjerė nga pesha

01.02.2010 00:04 - Kategoria: Shendeti

Obeziteti, mėnyrat pėr ta ndihmuar fėmijėn tė bjerė nga pesha


Shpeshtėsia e obezitetit nė fėmijė sa vjen dhe rritet. Studimet e fundit tregojnė njė rritje dhe tė shpeshtėsisė sė mbipeshės. Nuk ekziston njė rrugė e shkurtėr dhe e thjeshtė pėr tė ndihmuar fėmijėn tuaj tė bjerė nga pesha. Prandaj nevojitet njė modifikim afatgjatė i mėnyrės sė jetesės dhe asaj tė ushqyerjes sė fėmijės, ēka kėrkon pėrfshirjen e tyre nė strukturėn e familjes. Por si mund tė tė realizohet kjo? Mė poshtė mjekėt pediatėr japin disa kėshilla.
Obeziteti
Obeziteti ėshtė njė sėmundje kronike qė karakterizohet nga rritja e depozitimit tė indit adipoz nė organizėm. Ai konsiderohet si shkaktari madhor i shumė patologjive serioze qė bėhen shkak pėr vdekje tė papritur. Nė gjuhėn mjekėsore shpesh herė pėrdoret termi obezitet malinj (morbid obesity) pėr tė karakterizuar obezitetin qė paraqet rrisk tė lartė pėr shfaqjen e njė sėrė sėmundjesh. Normalisht indi adipoz (kaloritė) pėrbėn burim energjie pėr organizmin dhe luan rol barriere mbrojtėse pėr organet e brendshme dhe lėkurėn. Ai ndodhet normalisht nė sasi mė tė lartė nėnlėkure, nė artikulacione dhe rreth organeve tė brendshme. Shfaqja e obezitetit shkaktohet si pasojė e prishjes sė disbalancės sė marrjes sė kalorive dhe humbjes sė tyre nė favor tė rritjes sė kalorive duke shkaktuar gradualisht akumulimin e tepruar nė organizėm. Faktorėt qė prishin kėtė disbalancė janė tė shumtė, por mė kryesorėt janė si mė poshtė.
Faktorėt
Faktori biologjik: nė disa pacientė metabolizmi i ulėt bazal bėhet shpesh herė shkak pėr shfaqjen e obezitetit. Faktori gjenetik: nė disa raste luan rol kryesor nė shfaqjen e obezitetit. Leptin proteina ėshtė njė proteinė e cila kufizon dhjamosjen. Nė shumė persona obezė janė vėnė re defekte tė receptorėve tė leptinės, duke u bėrė shkak pėr mosfunksionimin normal tė mekanizmave qė evitojnė dhjamosjen. Po ashtu, mėnyra e jetesės nė ditėt e sotme konsiderohet si faktor madhor nė shfaqjen e obezitetit. Konsumimi i tepėrt i kalorive dhe ulja e aktiviteteve fizike janė dy element qė rrisin sasinė e dhjamit nė organizėm. Gjithashtu dėmtimet e bėrthamave qė ndodhen nė hipotalamus dhe kontrollojnė urinė mund tė shkaktojnė obezitet me anė tė mekanizmit tė hiperfagisė (ndjenjė e shtuar e urisė si pasojė e dėmtimit tė mekanizmave frenues tė saj). Faktori hormonal: nė bazė tė studimeve tė ndryshme ėshtė vėnė re se aktiviteti i rritur endokrin i pankreasit, dhe hiperkortilozemia paraqesin rrezik dhe pėrbėjnė shkak pėr obezitet.
Rreziqet e obezitetit
Obeziteti shkakton njė gamė tė gjerė disfunksionesh dhe patologjish nė organizėm, duke u bėrė shpesh herė shkak pėr vdekje tė papritur. Aparati kardiovaskular ėshtė ai qė preket dhe dėmtohet mė shpesh. Rritja e masės dhjamore nė zemėr bėhet shkak pėr shfaqjen e aritmive dhe arterosklerozės sė enėve tė gjakut. Kur arteroskleroza shkakton obstruksion te aa.coronare rezultati mund tė jetė infarkti akut i miokardit qė mund tė jetė me pasoja fatale.
Diabeti i sheqerit si pasojė e rezistencės sė indeve nė periferi ndaj insulinės ėshtė tepėr i shpeshtė. Shifrat e pacientėve dibetikė, si pasojė e obezitetit janė bėrė tepėr alarmante. Dhe moshat e reja janė ato qė kanė filluar tė preken mė shpesh. Insuficienca respiratore ėshtė komplikacion tjetėr. Ajo karakterizohet nga vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe pėrgjumje qė mund tė ēojė deri nė koma. Nė aparatin gjenital te femrat shkaktohet mė shpesh amenorrea, kurse te meshkujt fenomenet e impotencės janė tė shpeshta. Tek tė dyja sekset obeziteti mund tė bėhet shkak pėr sterilitet. Nė lėkurėn e obezėve shpesh herė mund tė shfaqen eritema ose dermatite tė ndryshme. Ndėrsa nė traktin gastrointestinal fenomenet si konstipacioni dhe kolelitiaza dominojnė.

Kėshillat pėr fėmijėt
Pėrcaktoni qėllime realiste pėr fėmijėn tuaj
Fėmija juaj ėshtė ende duke u rritur dhe ndoshta ėshtė mė mirė ta ndihmoni atė ta mbajė peshėn se sa ta humbasė. Nė qoftė se gjatė zgjatjes, bebi nuk shton nė peshė, natyrisht ai do tė dobėsohet. Prandaj, njė rėnie nė peshė prej rreth 450 gram nė javė, pėr fėmijėt obezė, do tė ishte e kėnaqshme, pėr tė mos dėmtuar rritjen e fėmijės. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė fėmija juaj tė pėrshtatet me mėnyrėn e re tė jetesės.
Inkurajoni aktivitetet fizike
Ēdo lloj aktiviteti aerobik mund tė ndihmojė fėmijėn tuaj tė harxhojė kaloritė e tepėrta. Ecja sportive, marshimet, ecja me biēikletė, patina etj., janė mėnyra shumė tė mira pėr tė djegur kaloritė e tepėrta. Ju gjithashtu duhet ta inkurajoni fėmijėn tuaj tė bėjė njė jetė aktive, si pėr shembull: tė ngjitet nga shkallėt dhe tė mos pėrdorė ashensorin, tė ecė nė kėmbė dhe jo me makinė pėr te shtėpitė e miqve tė tij, etj.
Zgjidhni ushqime tė shėndetshme dhe tė ushqyeshme
Inkurajo fėmijėn tė hajė tre vakte jo tė bollshme dhe 2 vakte tė ndėrmjetme tė vogla, nė mėnyrė qė ai tė mos qėndrojė gjatė pa ngrėnė qė tė ndihet i uritur, ēka do ta zemėronte atė. Siguroji sasi tė bollshme frutash dhe perimesh dhe inkurajoje tė pijė ujė nė sasi tė bollshme. Njė portokall jo vetėm qė ka mė pak kalori se sa njė gotė me lėng portokalli, por duke pasur fibra, e ndihmon fėmijėn tuaj tė ndihet i ngopur dhe pėr rrjedhojė i kėnaqur. Jepi ushqime me pak yndyrė, si: qumėsht i skremuar, jogurt apo djathėra me pak yndyrė. Kokoshkat ose gjevrekėt janė njė zgjedhje shumė mė e mirė se patatinat, biskotat apo petullat.
Ndryshoni mėnyrėn e tė ushqyerit tė familjes
Inkurajo fėmijėn qė tė ushqehet vetėm kur ėshtė i uritur dhe mos ta shohė ngrėnien si aktivitet. Shėrbeji vaktet e familjes vetėm nė kuzhinė ose nė dhomėn e ndenjes, pa kryer asnjė veprimtari tjetėr, siē ėshtė tė parit e televizorit. Nė qoftė se fėmija juaj ha duke parė televizor, ai mund tė haje aq shumė sa tė mbingopet.
Provoni tė ndryshoni mėnyrėn e sjelljes
Njė "sistem shpėrblimi" mund ta ndihmojė fėmijėn tuaj pėr tė qenė mė i motivuar pėr tė zbatuar dietėn e tij. Pėr shembull: nė qoftė se ai pi ujė nė vend tė koka-kolės pėr njė javė, shpėrbleje atė duke e lejuar tė bėjė diēka qė i pėlqen apo duke i blerė njė lodėr. Asnjėherė mos e shpėrble me ushqime!
Kontrollojeni rregullisht te pediatri
Dėrgoje fėmijėn ēdo 2 javė tek mjeku pėr kontroll tė peshės dhe, nė qoftė se nevojitet, edhe pėr ekzaminim tė gjakut. Nuk kėshillohet peshimi i pėrditshėm, pasi ndryshimet ose jo tė peshės i shtojnė stresin fėmijės.
Pėrkraheni dhe mbėshteteni
Ėshtė mjaft e rėndėsishme qė gjithė familja tė ndryshojė mėnyrėn e ushqyerjes pėr ta ndihmuar atė. Sigurohu qė tė mos mbani ushqime tė mbetura nė shtėpi. Mbaj nė frigorifer karota, selino, fruta. Gatuaj ushqime tė shėndetshme dhe me pak yndyrė pėr tė gjithė familjen. Dhe mbi tė gjitha: mbėshtete dhe jepi kurajė. Studimi i ISHP-sė
Rreth 15% e fėmijėve janė mbipeshė dhe 3.8% obezė

Rreth 15% e fėmijėve shqiptarė janė mbipeshė dhe 3.8% obezė. Sipas njė studimi tė Institutit tė Shėndetit Publik, rezulton se mbipesha dhe obeziteti, sidomos tek moshat e vogla, mbetet sfidė pėr shėndetin publik, si pėr efektet potenciale, ashtu dhe ato psikike. Tė dhėnat e studimit tregojnė se rreth 15.2% e fėmijėve janė mbipeshė dhe 3.8 % e tyre, obezė. Specialistėt e shėndetit publik pohojnė se obeziteti ėshtė mė i dukshėm tek fėmijėt e zonave urbane nga ato rurale. Kėshtu, pėr ēdo fėmijė obezė nė fshat gjendjen 4 fėmijė obezė nė qytet. Interesante janė krahasimet e obezitetit tek fėmijėt nė shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit, numri i fėmijėve mbipeshė nė shkollat jopublike ėshtė 2 herė mė i lartė se nė shkollat publike. Bazuar nė tė dhėnat e studimit, ky raport ėshtė mė i lartė pėr fėmijėt obezė nė shkollat respektive. Nė studimin e ISHP-sė u pėrfshinė rreth 4 000 nxėnės tė klasave tė ciklit 9-vjeēar tė shkollave publike dhe jopublike nė 12 qarqe tė vendit. Objektivi i tij ishte krijimi i njė banke tė dhėnash mbi situatėn epidemiologjike tė gjendjes sė ushqyerjes sė shėndetshme tė grup-popullatės, me qėllimin specifik, modifikimin e sjelljeve ushqimore jo korrekte. Nisur nga tė dhėnat e studimit, specialistėt pohojnė se vėmendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes sė obezitetit tė moshės fėminore, pasi trajtimi i obezitetit tė instaluar ėshtė shumė i vėshtirė, ndėrsa mundėsia e tė qenurit i rritur obez ėshtė shumė i lartė. Po kaq i vėshtirė ėshtė dhe korrigjimi i zakoneve tė gabuara ushqyese nė moshė tė rritur, tė cilat janė fituar qė nė fėmijėri. Obeziteti pėrbėn rrezik potencial pėr zhvillimin e sėmundjeve kardiovaskulare, por dhe pėr ato psikike, etj. 28 Janar 2010




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!