Total: (557,020)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fruti i parajsės

Hurma pėrmban shumė antioksidues dhe lėndė fitokimike, ndaj pakėson efektin e radikaleve tė lira tė krijuara nė trup. Radikalet e lira me kalimin e moshės nxisin shfaqjen e sėmundjeve, rrisin rrezikun e kancerit dhe ndikojnė negativisht nė shikim. Ky frut ėshtė i pasur me fibra. »»


5 mėnyra tė ushqyeri pėr njė bark tė sheshtė

5 mėnyra tė ushqyeri pėr njė bark tė sheshtė

09.03.2010 16:23 - Kategoria: Shendeti

Kėshilla nga dietologėt pėr tu dobėsuar me anė tė frutave dhe perimeveDisa ushqime ėshtė e kėshillueshme tė konsumohen vazhdimisht, e disa prej tyre mė rrallė sepse mund tė sjellin shėndet tė tepėrt. Gjatė ditės me anė tė ushqimit merren gati 3000 kalori dhe kėto bėjmė qė tė keni njė bark jo estetik. Por kaloritė mund tė kontrollohen. Disa ushqime pėrmbajnė mė tepėr kalori e disa mė pak. Nga studimet ėshtė vėrtetuar se gratė tė cilat konsumojnė 400 kalori mė pak se normalja dhe zgjedhin produkte sa mė tė ushqyeshme, kanė rrezikun mė tė lartė pėr obezitet sesa ato gra tė cilat hanė mė shumė, por nė variante sa mė tė ndryshme ushqimesh. Mungesa e varieteteve nė konsumimin e ushqimit rrit rrezikun e prekjes nga shumė sėmundje shėndetėsore shumė serioze, siē janė dy tipat e diabetit, sėmundjet e ndryshme tė zemrės etj. Por jo gjithmonė ėshtė e nevojshme tė praktikohet njė dietė me sa mė pak ushqime. Trajtimi i mbipeshės apo obezitetit duhet tė synojė rėnien e masės dhjamore tė depozituar nė trup. Dietat e shpejta, tė pakontrolluara shkaktojnė rėnien e masės muskulore dhe ruajnė tė paprekur masėn dhjamore. Nga ana tjetėr, dietat e pakontrolluara krijojnė nė organizėm njė suficiencė me pėrbėrės tė tjerė ushqyes, pėr tė cilat organizmi ka nevojė tė kryejė tė gjitha funksionet e tij jetėsore, ēka bėn qė tė shkaktohet mosfunksionimi korrekt i tij. Njė nga rastet e njė mėnyre tė tillė tė ushqyeri jokorrekt ėshtė edhe ideja e mospėrzierjes sė karbohidrateve dhe proteinave. Mjafton qė tė konsumohen pėrherė ushqimet e duhura, sipas njė strategjie tė caktuar pėr tė pasur njė trup sa mė perfekt dhe njė jetė sa mė tė shėndetshme.
1- Konsumoni fruta dhe perime
Ėshtė e shėndetshme qė tė konsumohen ēdo ditė sa mė shumė fruta dhe perime. Veēanėrisht portokallet. Shpeshherė konsumimi i drithėrave, brumėrave dhe sheqerit sjell njė mbingopje tė organizmit me karbohidrate. Prandaj kėshillohet tė konsumohem frutat dhe perimet tė paziera mirė, duke qenė tė pasura me vitamina dhe betakarrotėn, ato janė antioksidantė tė fuqishėm qė ndihmojnė nė uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janė tė pasur mė betakarrotėn, ndėrsa portokalli, kivi janė tė pasura me vitaminė K.
2- Merrni sa mė shumė selen
Minerali i selenit ėshtė njė ndihmės i mirė nė luftėn kundėr kancerit, obezitetit dhe mbipeshės. Personat tė cilėt kanė tė ulėt nivelin e selenit nė gjak apo antioksidantėve tė tjerė, kanė njė bel mė tė trashė se ata persona qė kanė njė nivel mė tė lartė seleniumi. Seleniumi gjendet te shumė ushqime, por ėshtė e vėshtirė tė dihet nėse konsumohen 55 mcg e rekomanduara nė ditė. Kėshtu seleni gjendet tė drithėrat, djathi dhe arrat.
3- Shtoni ushqimet e pasura me proteina
Tė hani njė ushqim sa mė tė pasur me proteina ju jep shumė energji. Por konsumimi i tepruar mund tė sjellė dhe mungesė kalciumi. Ėshtė e nevojshme qė 25 pėr qind e kalorive tė merret nga proteinat. Nėse ju konsumoni 2000 kalori nė ditė, 500 prej tyre duhet tė jenė proteina. Produkte tė nevojshme janė qumėshti, kosi, peshku, mishi etj.
4- Pini njė gotė verė nė ditė
Njė gotė verė nė darkė ėshtė shumė e shėndetshme, po ashtu nuk lejon tė kini njė bark tė fryrė. Studime tė ndryshme shkencore kanė treguar se njė gotė verė nė ditė ndihmon gratė pėr tė pasur njė mes tė hollė dhe njė trup perfekt.
5- Konsumoni yndyrnat e duhura
Disa studime kanė treguar se pėr tė pasur njė trup sa mė elegant duhet tė konsumohen yndyrna tė pangopura tė gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku nė forma vajore, yndyrnat Omega-6 qė gjenden te vaji i misrit, te vezėt etj. Produktet tė  cilat janė tė pasura me yndyrna tė shndėrruara dhe duhet tė eliminohen plotėsisht janė patatet e skuqura, dhjamėrat etj.

Roli i vitaminave dhe kripėrave minerale nė dietė
Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin qė tė ruajė njė formė sa mė tė mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale qė janė shumė tė nevojshme pėr organizmin. Edhe pse duhen nė sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Ato veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndihmojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund tė magazinohen, ndėrsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Mjaft vitamina pėrmbajnė dhe lėkurat e frutave.

Si duhet ti "kombinojmė" ushqimet
Ka disa lloje ushqimesh qė duhet tė hahen tė shoqėruara me tė tjera, sepse kėshtu bėhen mė tė dobishme pėr organizmin tonė. Studimet e bėra kanė treguar se nėse konsumohen karotat e grira nė formė sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakėsohet sasia e kalorive qė merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinės qė ėshtė shumė e dobishme pėr trupin. Vitamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetėm nė prani tė yndyrnave. Mė pėrpara konsiderohej e papėrshtatshme tė bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po ti shtosh llojeve tė ndryshme tė brumėrave pak fasule, bizele apo thjerrėza plotėsohen mė mirė nevojat e trupit pėr proteina. Por ka dhe ushqime tė cilat kėshillohet tė mos konsumohen bashkė. Kėshtu kur djathi hahet bashkė me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrėt.

Pse uji pengon shėndoshjen
Njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė ne shpesh e harrojmė ėshtė uji. Ēdo njeri i rritur duhet tė pijė 1 litėr e gjysmė deri 2 litra ujė nė ditė nė varėsi tė peshės sė tij. Jo vetėm qė trupi ka nevojė pėr ujė, por uji gjithashtu pengon shėndoshjen. Njė njeri qė pi ujė nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė ditės, nuk ndien shumė uri. Ngrėnia e frutave dhe e zarzavateve tė freskėta, mundėsisht tė pa gatuara, pėrdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt nė dhjamė, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre tė gatuara, mėnjanimi i ushqimeve "tė shpejta" e tė skuqura, aktiviteti, etj., tė cilat ndihmojnė shumė nė rėnien e peshės. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė dihet se cilat ushqime janė tė dobishme, neutrale dhe cilat janė tė dėmshme pėr njė njeri nė bazė tė grupit tė gjakut qė ai njeri ka. Por uji mbetet njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm qė pengon shėndoshjen.

A janė dietat zgjidhja pėr t'u dobėsuar
Obeziteti dhe mbipesha janė probleme qė prekin njė numėr gjithnjė e mė tė madh tė njerėzve nė ditėt e sotme. Janė njė sėrė faktorėsh qė shkaktojnė kėtė problem, ērregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme tė metabolizmit etj. Por mbipesha nuk pėrbėn mė vetėm njė problem estetik, por shkakton shumė probleme nė lidhje me shėndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masės dhjamore nė pjesėn e barkut pėrbėjnė faktorė rreziku pėr shumė sėmundje si veshkat, diabeti, sėmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i kėtyre problemeve pėr tė shmangur pasojat e tyre nė lidhje me shėndetin bėhet vetėm nėpėrmjet njė dietė tė ekuilibruar, qė do tė thotė njė dietė qė duhet tė pėrmbajė tė gjithė ushqimet, por nė sasi tė caktuara sipas nevojave fiziologjike tė gjithsecilit. Rėnie e shėndetshme ėshtė rėnia graduale 4 deri nė 5 kile nė muaj.

Disa kėshilla pėr njė dietė tė shėndetshme:
1- Edhe pse frutat e thata nuk pėrmbajnė yndyrė dhe kalori, ėshtė mirė t'i konsumosh
2- Buka bėn pjesė tek karbohidratet tė cilat janė njė burim shumė i rėndėsishėm energjie pėr organizmin
3- Gjatė ditės duhet tė konsumohen tre vaktet kryesore: mėngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri nė tre vakte tė ndėrmjetme: paradite, pasdite.
4- Dietat e shpejta nuk janė zgjidhja e duhur pėr t'u dobėsuar
5- Ėshtė e shėndetshme tė pėrzihen karbohidratet me proteinat





Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!