Total: (540,889)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Mbroni fėmijėt nga obeziteti me anė tė "lojės"

Bėhet e ditur se "loja" ėshtė njė nga faktorėt shpėtues tė fėmijėve tė sotėm, tė cilėt kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės para televizorit apo kompjuterit duke i hapur rrugė obezitetit qė nė moshė tė vogėl. Obeziteti ėshtė njė problem i cili sa vjen e shtohet. »»


Dr. Rudi Kapshtica: Nga njė dhėmb i prishur kemi zbuluar sėmundje tė tjera

Dr. Rudi Kapshtica: Nga njė dhėmb i prishur kemi zbuluar sėmundje tė tjera

15.03.2010 00:32 - Kategoria: Shendeti


Pas njė problemi me zemrėn apo me veshkat mund tė qėndrojė njė dhėmb i prishur. Dhėmbėt shpesh harrohen nė diagnostikimin e njė sėmundjeje. Mjekėt rekomandojnė njė zinxhir vizitash e ekzaminimesh patologjike, por harrojnė vizitėn dentare. Rrallė njė pacient drejtohet tek dentisti i rekomanduar nga shqetėsime tė tjera. Zakonisht, derėn e dentistit e shikon kur ka shqetėsim akut, njė dhimbje dhėmbėsh. Ndoshta kjo lloj anomalie vjen edhe prej faktit, se shėrbimi dentar ėshtė tėrėsisht i privatizuar dhe jashtė skemės sė sigurimit. Si i tillė, edhe jashtė sistemit tė referimit. Mjekėt e Parėsorit rekomandojnė vizita nė mjekėt specialistė nė poliklinikat shtetėrore dhe tepėr rrallė nė klinika dentare. Porosia mė e mirė: Bėni vizita periodike pėr shėndetin dentar.

-Nė popull kem dy shprehje: Njėra qė thotė: “Mos i shiko kalit dhėmbėt”, qė do tė thotė se shėndeti (fuqia) nuk duket tek dhėmbėt dhe tjetra: “Shikoji dhėmbėt si rruazė”, pėr tė thėnė se ky njeri ėshtė i shėndetshėm. Cilat janė komentet tuaja si dentist mbi kėto dy pohime qė duan tė thonė lidhjen qė ka shėndeti i dhėmbėve me shėndetin e pėrgjithshėm?
Prishja e dhėmbėve apo sėmundjet e gojės shkaktojnė edhe shumė shqetėsime tė tjera. Prandaj, rėndėsi tė madhe ka profilaksia, e cila duhet nisur qė nė fėmijėri, sapo dalin dhėmbėt e para. Prindėrit, edukatoret nėpėr ēerdhe, nėpėr kopshte duhet tė jenė tė informuara pėr kėtė gjė dhe duhet tė insistojnė pėr higjienėn e gojės. Insistoj qė kjo duhet tė bėhet refleks tek fėmijėt, sepse duke u bėrė refleks nė fėmijėri, do tė vazhdojė gjithė jetėn.Kjo duhet tė koordinohet me edukimin qė duhet ti bėjnė edukatoret nė kopsht dhe prindėrit nė shtėpi. Kujdesi pėr dhėmbėt duhet tė institucionalizohet, Nė Australi ku kam jetuar disa kohė, kontrolli i gojės tek fėmijėt bėhej ēdo 2 muaj. Sa mė tepėr tė kanalizojmė kėtė rregull, aq mė pak do tė kemi probleme me gojėn nė moshat e rritura.
Sepse kėtu ka edhe njė problem tjetėr: Prishja e dhėmbėve nė fėmijėri dhe heqja e tyre, jo vetėm shkakton dhimbje tek fėmija, dhimbje tė cilėn duhet tė pėrpiqemi ta ndjejė sa mė vonė nė kohė dhe jo nė fėmijėri, por e keqja tjetėr ėshtė se psikoza e dhimbjes do ta pengojė, qė kur tė rritet tė shkojė tek dentisti. Pra,duhet tė bėjmė tė pamundurėn qė fėmijėt tė mos mėsojnė frikėn e dhimbjes sė dhėmbit. Qėllimi i masave profilaktike ėshtė qė sa mė vonė tė jetė e mundur, tė shtyhet heqja e dhėmbėve dhe mundėsisht njeriu tė arrijė tė jetojė me dhėmbėt e tij.
-Ju si dentist keni vėrejtur shpesh raste tė vizitave periodike, pa njė shqetėsim tė gojės prej? Pra, a ėshtė krijuar tradita e vizitės tek dentisti, pa pasur dhimbje?
Shumė tė rrallė janė prindėrit qė i sjellin fėmijėt tek ne pėr tė bėrė njė rikontroll tė gojės. Ka dy kategori; Ėshtė kategoria e parė kur fėmija ka shqetėsuar veten e vet dhe familjen, ka p.sh. njė dhėmbė tė kariuar, dhe ėshtė e detyrueshme ardhja nė klinikė, ndėrsa jashtė kėtij detyrimi, njė kontroll njė herė nė 3-4 muaj, ėshtė shumė i rrallė. Prandaj, ne insistojmė qė tė ndėrgjegjėsohen prindėrit pėr shėndetin dentar tė fėmijėve
-Ju si dentist me pėrvojė 40-50 vjeēare, me siguri keni patur mundėsi tė shihni nė mėnyrė krahasuese nė kohė shėndetin e gojės tė lidhur me kulturėn shėndetėsore. Si ka qenė situata para 90-s?
Njėfarė ngritjeje pėrsa i takon kulturės shėndetėsore, ka. Qė nė sistemin e kaluar u fut fryma e kontrollit periodik tė gojės. Nėnat qė prisnin fėmijėn (nė barrė) ne i trajtonim me natrifluor, nė mėnyrė qė sasia e fluorit tė ishte e mjaftueshme edhe pėr dhėmbėt e nėnės. Kėto kripėra minerale tė mos lejonin deficite tek organizmi i saj, sepse fėmija nėpėrmjet kordonit lumbilikal i thithte njė pjesė tė tyre.
-Meqenėse jemi kėtu, a hasen raste, kur nėnat kanė probleme tė patrajtuara me gojėn dhe befas, pas njė shtatzanie tė planifikuar ose tė paplanifikuar vijnė tek ju, pikėrisht nė kėtė kohė kur nuk do tė ishte mirė tė ballafaqoheshin me tė tilla situata?
Raste tė tilla kemi patur shumė. Unė kujtoj edhe kohėn kur punonim nė shtet. Na vinin me robdishambėr qė nga materniteti ose nė pamundėsi pėr tė lėvizur, kur ishin nė rrezik aborti, na thėrrisnin ne nė maternitet. Atje bėnim heqjen e dhėmbėve ose ndonjė mjekim tjetėr. Ishin tė rekomanduara shqetėsimet qė kishin nėnat, ishin nė kartelėn e obstetri-gjinekologjisė. Por kėto diagnoza -njė dhėmb, njė rrėnjė, njė abces, njė granulomė... nuk ishin tė reja, ato ishin riakutizuar, por nuk ishin krijuar menjėherė gjatė barrės. Ndodh diēka. Nė momentet e barrės kur gjendja e organizmit mund tė rėndohet, kėto vatra riakutizohen. Kėto situata janė pasojė e kulturės shėndetėsore tė ulėt. Sot, rastet e tilla nuk na mungojnė, por janė tė rralla. Zakonisht, kur fetusi rritet pas muajit tė tretė, sasia e kripėrave minerale qė kėrkon, ėshtė mė e madhe dhe nė kėto raste kemi pasur disa procese, disa sėmundje tė dhėmbėve.
-A ju ndodh qė tė diagnostikoni pėrmes njė shqetėsimi dentar, njė problem tjetėr shėndetėsor, tė padiagnostikuar mė parė?
Po, ndodh dhe jo rrallė. Kjo shtrohet nė anėn tjetėr nė situatat e komplikacioneve qė japin dhėmbėt. Sėmundjet e gojės, veēanėrisht tė dhėmbėve japin shqetėsime nėse lihen pa mjekuar. Komplikacionet i japin nė organet e tjera. Shpeshherė na kanė ardhur nė klinikė pacientė qė vuajnė nga njė temperaturė subfebrile (qė rri tek 37-37.5). I kemi ekzaminuar, kanė marrė mjekim, ka kaluar edhe problemi i temperaturės febrile. Por jo rrallė, janė vizituar tek patologėt, kanė bėrė disa analiza, nuk u ka dalė shkaku dhe vetėm rastėsisht kur kanė ardhur pėr njė vizitė dentare, ėshtė zbuluar se pėrshembull, dhimbja e kokės e diagnostikuar si migrenė, vinte nga njė dhėmballė. Ka edhe mjekė tė aftė e tė kujdesshėm, qė nuk harrojnė tė rekomandojnė pacientėt edhe tek stomatologu.
-Po, keni tė drejtė, sepse shpesh mjekėt rekomandojnė vizita nė specialistė tė tjerė, por lėnė jashtė vėmendjes vizitėn dentare...
kemi parė plot raste kur nga njė rrėnjė e mbetur, njė granulomė qė fle dhe qė me rrugėn hematogjene (tė gjakut) nxjerr toksina, pacienti ka pasur shqetėsime nė zemėr. Tė gjithė personat qė ndiejnė shqetėsime nė zemėr, njė ndėr dyshimet duhet ta kenė pėr sistemin dentar. Sepse pėr infeksionet e dhėmbėve, shqetėsimet nė zemėr dhe nė veshka janė mė tipiket. Por njė ekzaminim tregon edhe njė sediment tė rritu. Prandaj, ėshtė e rėndėsishme qė ekzaminimet patologjike tė kompletohen me ekzaminimin stomatologjik. Do tu jepja njė kėshillė kolegėve tė mi: Qė tė pėrcaktohet saktė njė diagnozė, krahas gjithė ekzaminimeve tė tjera, duhet tė mos harrojnė edhe ekzaminimin stomatologjik.
-Doktor, tek njė pjesė e popullatės ekziston njė fobi jo thjesht nga dhimbja, por edhe nga njė arsye e mbishtuar: Frika nga mikrobet, sidomos nga infeksione tė rrezikshme pėr jetėn. Pėr kėtė arsye shumė njerėz shtyjnė vizitėn tek dentisti...E shihni tė shtuar kėtė merak nė popullatė nė gjithė kėto vite pune?
Ky ėshtė njė shqetėsim i drejtė, qė ndoshta nuk ka ekzistuar shumė vite mė parė nė popullatė, kur nuk kishin hyrė sėmundje vdekjeprurėse si SIDA. Kjo situatė kėrkon nga dentisti qė ka hapur njė klinikė, tė ketė ndjenjėn e humanizmit mė tė zhvilluar se ndjenjėn e biznesit. E quaj me vend merakun e njerėzve qė duan tė shohin dentistin me doreza, me maskė dhe tė marrė siguri se mjetete janė tė sterilizuara. Unė po ju them, se vėshtirė tė gjesh mjek stomatolog, qė tė mos ketė kaluar verdhėzėn. Kėtė e ka marrė ndoshta nga pacienti, por kėtu ai mund tė bėhet bartės pėr ta pėrcjellė tek pacienti. Shpesh i them pacientit kur bėj intervent (ndėrhyrje), tė shohė shirigėn e papėrdorur, tė pahapur dhe shpesh mė thotė: “Nuk ka problem”. Por si nuk ka problem?! Ka qė ēke mė tė, se merr sėmundje qė e paguan me kokė. Pėr kėtė arsye mjekėt stomatologė duhet tė bėjnė njė kujdes tė jashtėzakonshėm dhe bashkė me ta njė vėmendje tė shtuar edhe nga pacientėt.
Parimi im ėshtė ky: Pėrderisa njė pacient tė vjen nė klinikė, ai tė ka dhėnė nė dispozicion tė mjekimit kohėn e tij, besimin e tij, trupin e tij ta ka besuar ty dhe po ashtu edhe tė ka paguar. Tė gjitha kėto janė baras me njė seriozitet nė punė dhe njė pėrkushtim nė tė gjitha drejtimet.

Tė mirat dhe tė kėqijat e shėrbimit dentar para dhe pas 90-s

“Para 90-s, Tirana ka pasur rreth 250 mjekė pėr fshat dhe qytet. Ēdo lagjje kishte klinikėn e vet, ēdo shkollė, po ashtu, dhe fshatrat. Unė kam mbaruar UT qė ishte 5-vjeēare pėr mjek stomatolog. Ne nė atė kohė kishim klinikėn qendrore nė dispozicion tė praktikės sė fakultetit, plus u hap edhe klinika tek Medreseja. Ne kryenim pėrveē praktikave mėsimore nė kėto klinika, edhe vizita nė lagjen 4 dhe 5, qė ishin gjysma e Tiranės. Nė atė kohė, qytetarėt nuk shkonin dot nė klinika tė tjera, sepse nuk mund tė merrnin shėrbim. Ne aplikonim nėn drejtimin epedagogėve tanė, mjekė tė vjetėr tė nderuar, qė sot nuk rrojnė. Pėrsa u takon aparaturave dhe medikamenteve, ishin pak tė mangėta atė kohė. Nė vend pėrveē allēisė sė bardhė nuk kishim tjetėr, prisnim nga jashtė. Ndėrsa sot, me teknologjinė e re kanė hyrė edhe laboratorė mė kualitativė. Nė sektorin e terapisė ishte vetėm njė ose dy turbina. Kurse tani tė gjitha aparaturat janė me turbina me xhiro tė shpejta, me freza diamanti. Kėto janė disa avantazhe qė ka shėrbimi i sotėm, por ka edhe anė negative. Stomatologėt qė dalin, kanė nevojė pėr njė bazė praktike, sepse teorikisht mund tė jenė shumė mirė, por praktikisht, me ato qė kam dėgjuar dhe nuhatur, janė tė mangėt. Nėse do ta konsideronim fakultetin njė fabrikė, kjo fabrikė pa pacient nuk ka lėndė tė parė. Sepse ėshtė ndryshe tė shohėsh njė abces tek pacienti e ndryshe nė libėr apo filma. Praktika ėshtė e domosdoshme dhe sot kjo ėshtė e mangėt”. Prekja e dhėmbėve me duar mund tė shkaktojė abces -Njerėzit prekin shpesh pjesėt e fytyrės, hundėt, sytė, dhėmbėt me duart qė kanė takuar duar tė tjera, qė kanė prekur paratė etj. A pėrmbajnė kėto veprime ndonjė rrezik pėr ngarkesė mikrobike tė rrezikshme pėr gojėn?
Sigurisht. Jo vetėm prej ngarkesės mikrobike, por edhe prej grimcave dhe avujve kimikė. Gjithė kjo dendėsi pluhuri mund tė pėrmbajė avuj gazrash qė nė njė moment tė caktuar, kur depozitohen nė mukozėn e gojės, nė mishrat e dhėmbėve, nė faqe, buzė, gjuhė, ka mundėsi qė, kur gjejnė edhe njė portė hyrjeje, pėrshembull, nga njė plagosje e mishrave tė dhėmbėve, tė gjuhės etj, japin probleme. Prekja me duar tė palara mund tė japė njė abces, njė stomatit, mund tė japė njė irritim tė tė gjithė mukozės sė gojės. Mundet qė pacienti tė ketė njė higjienė personale tė mirė, por duke pėrdorur solucione, alkool, etj, avujt e tyre dėmtojnė dhėmbėt, dėmtojnė mė sė pari smaltin.
-Doktor, ēfarė ėshtė smalti i dhėmbėve dhe kur nis tė prishet ai?
Smalti ėshtė mburoja, shtresa e parė e dhėmbit dhe ėshtė i pėrbėrė prej prizmash qė janė tė bashkuar me njė lėndė interprizmatike. Smalti i dhėmbėve qė tė prishet, duhet tė ketė njė shkak. Prishja ėshtė pasoja. Shkaku vjen nga shumė arsye: Sė pari ėshtė flora mikrobike e cila depozitohet nė smaltin e dhėmbit nė njė vend qė ka kushte tė favorshme; temperaturėn, lagėshtirėn, ngrohtėsinė, errėsirėn dhe terrenin ushqimor. Dhe goja i ka kėto kushte, pavarėsisht se gjendrat e pėshtymės bėjnė njėlloj pastrimi. Smalti prishet nga higjiena e dobėt e pacientit. Lėngjet e nxehta dhe tė ftohta ndikojnė kur smalti ka nisur tė dėmtohet dhe ėshtė bėrė njė portė hyrjeje pėr diferencimet e tė ngrohtit dhe tė tė ftohtit. Edhe ushqimet acide e prishin. Djegėset, erėzat me sasi tė madhe bėjnė keq pėr smaltin. Lėngjet e frutave nuk u duhen dhėnė fėmijėve, absolutisht tė panevojshme. Frutat janė mėse tė mjaftueshme, sidomos molla dhe dardha janė pastruese shumė tė mira tė dhėmbėve. Molla e mban nė aktivitet gingivėn.Por sigurisht, nėse mishrat e dhėmbėve i ke tė sėmura, ajo do tė shkaktojė gjakderdhje.
-Pse sheqeri prish dhėmbėt?
Nuk ėshtė vetėm sheqeri, por duke folurn pėr ndikimin e tij, ėshtė veēanėrisht shkatėrrues tek fėmijėt e vegjėl qė rrinė duke ngrėnė sheqerka dhe lėpirėse tėrė ditėn. Ēokollatat janė tė mira, por goja me tė ėmbla gjthė kohėn shkakton zhveshjen e dhėmbit, e bėn shumė sensibėl smaltin. Edhe pacientėt qė punojnė nėpėr pastiēeri, janė tė sėmurė nga dhėmbėt dhe mishrat e dhėmbėve prej avujve tė sheqerit. Po ashtu, smaltin dhe mishrat e dhėmbėve i dėmtojnė edhe avujt e plumbit.
-Por kripa ēfarė ndikimi ka?
Pjesėt e tepėrta nuk janė tė nevojshme. Tepricat njė pjesė eliminohen, njė pjesė depozitohen nėpėr dhėmbė si gurėza. Organizmi duhet tė marrė aq sa duhet pėr nevojart jetėsore. Nė kulturėn botėrore kam gjetur shprehjen: “Ruaju nga tri tė bardhat: sheqeri, kripa dhe droga”. Kėtė e kam dėgjuar nė Amerikė.
-Duhanpirėsve pse u nxihen dhėmbėt?
Nga nikotina. Sepse pavarėsisht se si e pi duhanin, e mban tymin apo e nxjerr, nikotina tretet nė ptialinė, njė sekrecion i gjendrave tė pėshtymės. Hidhni njė bisht cigareje nė ujė dhe shihni ēfarė ngjyre do tė marrė uji. E njėjta gjė edhe me pėshtymėn. Unė shoh tek pacientėt qė mė vijnė, pirje nė mosha shumė tė reja. Duhanprirja dallohet tek dhėmbėt.
-Doktor, kemi dėgjuar pėr efektet magjike” tė disa zbardhuesve tė dhėmbėve. Nė cilat raste arrijnė dhėmbėt tė zbardhohen?
Nėse pacienti nuk tregon kujdes pėr higjienėn e gojės, aty depozitohen kripėra tė kalciumit, gurėza qė u themi. Tek njerėzit qė kanė higjienė tė mirė tė gojės dhe nuk janė duhanpirės ose pirės tė duhanit, kėto gurėza janė cipa tė bardha. Ato ulin mishin e dhėmbėve. Nėse pini duhan ose alkool, pijet janė shpesh tė ngjyrosura, atėherė kėto gurėza ngjyrosen me ngjyrė tė errėt. Ka zbardhues qė mund tė vijnė tek ngjyra origjinale qė ka smalti i dhėmbėve, nėse nuk ėshtė dėmtuar. Por jo gjithnjė zbardhen. Siqoqoftė bėhet njėfarė zbardhjeje nga cipat yndyrore qė veshin dhėmbin. Kanė hyrė edhe nė vend disa solucione qė pretendohet se i zbardhin dhėmbėt. Nė fakt, ata nuk i zbardhin, vetėm sa i lyejnė. Ka njė solucion qė lyen dhėmbėt dhe i heq shtresėn shumė tė hollė tė smaltit, e bėn dhėmbin shumė sensibėl. Mbi tė shtron njė cipė tė bardhė e cila ngurtėsohet. Por kjo ėshtė provizore. Mund tė kalojė dy javė- tri javė, njė muaj maksimumi dhe hiqet. Kjo ėshtė njėlloj si lyerja e flokėve, por ėshtė lyerje dhėmbėsh.
-Doktor, pse disa njerėzve nuk u dalin dhėmballėt e syrit dhe a janė ato gjithnjė tė panevojshme?
Dhėmballėt e syrit dalin me vėshtirėsi, hiqen me vėshtirėsi dhe mjekohet plaga me vėtirėsi. Sepse kėto dalin nė kėndin e nofullės, nė maksilė (nofulla e sipėrme) ose mandikul (nofulla e poshtme). Nė bazė tė shumė grafive qė shoh, nė disa raste, duke mos pasur vend, dhėmballa ėshtė e detyruar tė dalė nė anėn e faqes ose shumė rrallė nė anėn linguale (tė gjuhės). Dhe ėshtė e shtrirė horizontalisht. Kėto hiqen nė 90% tė rasteve. Por nė rastet kur njė nofull ėshtė shumė e zhvilluar dhe ka vend pėr kėtė dhėmballė, sidomos nėse ėshtė hequr dhėmballa 6 apo 7, (dhėmballa 8 ėshtė e fundit), nėse do tė vendoset njė urė, kjo dhėmballė ndihmon pėr ta mbajtur. Disa njerėzve nuk u del fare dhėmballa e syrit, sepse nuk ka vend ose ėshtė njė folikul dentare e mangėt. Zakonisht kėto ose mbeten nė nofull ose dalin shtrembėr dhe shtyjnė dhėmbėt e tjerė. Ka raste kur hiqet 7-ta dhe kjo ka tendencė tė dalė. Rekomandoj heqjet, por kur ėshtė e nevojshme, sepse mund tė jetė e shėndetshme ose mund tė duhet, kur pėrpara saj ėshtė njė dhėmballė me pikėpyetje me njė infeksion nė majėn e rrėnjės, qė nesėr pasnesėr, po tė riaktivizohet ai infeksion, tenton pėr ta hequr. Nėse dhėmbėt hiqen dhe nuk zėvendėsohen, ndodh njė deformacion i nofullės, dhėmbėt zgjaten. Protezat nė xhep ose filxhan, nofulla atrofizohet Shumė njerėz pasi kanė vėnė njė protezė nė gojė, presin qė ta kalojnė gjithė jetėn me tė. Tė tjerė, e vėnė atė vetėm nė momente “jubilare” ndėrsa pjesėn tjetėr tė kohės e mbajnė protezėn nė filxhan ose nė xhep.

Njė ndėr shkaqet e sėmundjeve tė mukozės sė gojės janė edhe protezat totale, qė kanė njė kohė shumė tė gjatė qė mbahen si dhe higjiena e keqe e gojės. Kėto janė dy shkaktarėt kryesorė tė skuqjes ose ēarjeve tė mukozės palatinale dhe ēarjes sė cepave tė buzėve. “Kam pasur disa raste, kur pacientėt kurohen nė spital nga alergji tė ndryshme, pupla, polen, etj, dhe nė fakt, pacientja nuk e ka pasur prej tyre, por e ka pasur alergjinė nga proteza. Mund tė alergjizojė edhe proteza e re. Kjo ndodh kur sasia e polimerit dhe monomerit, dy substancat qė pėrzihen dhe bėjnė brumin e kuq ku montohen dhėmbėt nė protezė, (kjo pėrzierje qė vjen nga jashtė), mund tė jetė e papranueshme pėr njė organizėm tė caktuar. Nė kėto raste, duhet tė elimonohet kjo protezė dhe bėhet njė tjetėr ose me skelet metalik ose me rezinė transparente qė ėshtė kundėr alergjizimit. E rekomandoj, qė pas ushqimit, protezat tė lahen, sepse sado-sado pastėr ta mbash, prapė aty ka mbetje. Aq mė tepėr qė shumė substanca ushqimore treten nė sekrecionet e gjendrave tė pėshtymės. E dyta, protezat nuk mbahen pa afat.- Kėshtu tregon mjeku stomatolog, dr. Kapshtica- Njė mjek nė Amėrikė mė ka pyetur: “Ju sa kohė i mbani protezat totale?” Unė, pėr tė mos u ndier i fyer pėr gjendjen e popullit tim, i thashė: “I mbajmė nja 6-7 vjet”. Por atje i bėjnė pėr ēdo tri vjet, sigurisht kjo varet edhe nga ndryshimet qė ka pėsuar organizmi, kur ėshtė dobėsuar, kur ka ndonjė frakturė tė nofullave, kur janė hequr disa dhėmbė etj. Ka raste qė njerėzit ndihen komodė me protezėn apo pėr arsye ekonomike, nuk i ndėrrojn, thotė Dr. Kapshtica.
I pyetur se a duhet tė ndėrrojnė shumė proteza gjatė jetės sė tyre, ata qė i kanė vendosur nė moshė tė re, doktori pėrgjigjigjet: Proteza nuk mund tė pėrshtatet qė nga mosha e re nė moshė tė vjetėr, sepse edhe organizmi ndryshon, shėndoshet, dobėsohet. Ndėrsa pyetjes se a ėshtė e nevojshme vėnia e protezės pėr dy dhėmė tė munguar, ai i dha kėtė pėrgjigje: “Mirė ėshtė qė tė gjthė njerėzit, tė kompletojnė gojėn me dhėmbė, qoftė edhe ata qė kanė hequr 2-3 dhėmbė lart apo poshtė, pėr arsye se, goja duhet tė jetė nė unitet- Nofulla e sipėrme me nofullėn e poshtme. Nėse ke mė pak dhėmbė, do tė pėrdorėsh mė pak dhe ata do tė punojnė mė shumė, do tė lodhen mė shumė. Edhe tė ngrėnėt kėrkon njė lloj kulture. Sė pari duhet tė hash ngadalė, dhe duhet qė ushqimin ta zbutėsh mirė, qė stomaku tė bėjė punėn kimike, jo punėn mekanike. Nuk i lihet atij puna e dhėmbit. Nėse nuk ėshtė e kompletuar goja, stomakut i mbetet tė bėjė edhe njė pjesė tė punės sė dhėmbit. Njerėzit qė i kanė hequr dhėmbėt, duhet ti mbajė protezat nė gojė, jo nė vazo, nėse nuk i mbajnė dot, proteza mund tė korrigjohet. Por nėse e mban nė gotė me ujė apo nė xhep, kocka vjen e atrofohet, nuk ėshtė nėn ngacmimin e forcave. Ėshtė si tek sportisti.






Burimi: Ballkan Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!